Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

NATYRA ËSHTË LIBRI I HAPUR NË TË CILIN SHIKOJMË MISTERIN E NJERIZIMIT TË ZOTIT.

December 16, 2025 at 1:20 pm, 1 comment
Picture3.jpg

Nga Katekisti: Miron Çako


Bota, natyra nuk ekzistojnë nga vetëvetja, por është krijuar nga Krijuesi Perëndia Triadik” në gjashtë ditët e krijimit,( Zanafilla 1), u krijua që t'i japë lavdi Perëndisë dhe t'i shërbejë njeriut të krijuar në fund , si ikonë e Perëndisë dhe që është kurora e krijimit botëror. (Zanafilla 1-26)

Natyra edhe pse e heshtur dhe pa gojë, flet gjithnjë me gjuhën e saj shumëformëshe për Krijuesin tek njeriu , ashtu si na thotë psalmisti : “ Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës. Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet; por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës” (Psalmi 19-2).

Madje, natyra përdoret nga urtësia e Zotit si një mjet katekizues edhe pedagogjik (Zanafilla 7-12 ) për njeriun që ra në padije dhe në mëkat për shkak të ligësisë së djallit që nxiti egoizmin dhe të mëkateve rebele të njeriut ( Zanafilla 3-6-7) dhe kur njeriu bie në nivel më poshtë se krijesa e paarsyeshme, aq sa humbet arsyen dhe adhuron krijesën në vend të Krijuesit që është i bekuar përjetë (Romakët1; 1-25).

Kështu, përsëri nëpërmjet qortimit të natyrës njeriu mund të llogjikojë dhe të drejtohet me adhurim tek Krijuesi dhe të korrigjoohet duke u penduar dhe të vijë në pajtim me Zotin ,veten dhe krijimin.

Natyra është e pa mëkatshme por vuan pa faj pasojat e mëkatit për shkak të njeriut rebel, duke lënguar nën mallkim (Zanafilla3 17-18)) dhe pret çlirimin përfundimtar nga Zoti, ashtu siç apostulli thotë: “Sepse dëshira e flaktë e krijesës pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi, me shpresë që vetë krijesa të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë. Sepse e dimë se deri tani mbarë bota e krijuar rënkon dhe është në mundim. Dhe jo vetëm kaq, por edhe ne vetë që kemi frytet e para të Frymës, vajtojmë në veten tonë, duke pritur flakët birërimin, shpengimin e trupit tonë” (Romakëve 8,19-23).

Perëndia nga dashuria e tij për njeriun nuk e braktis as atë edhe as krijimin e Tij. Sipas Planit Hyjnor që para se bota të krijohej, Ati Perëndi, dërgoi Birin, Fjalën e Tij dhe me anën e Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari dhe e bëri njeri si ne përveç mëkatit, dhe Ai lindi si një foshnjë në Bethlehem të Judesë 2023 vjet më parë, kjo mrekulli si shprehje dhe veprimi më sublim i dashurisë së Zotit për botën: “Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të Vetëmlindur, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij” (Joani.3,16-17).

Misteri i madh se si Biri i Zotit bëhet Biri i njeriut, një person (hipostazë) me dy natyra, hyjnore të pa krijuar dhe njerëzore të krijuar, të bashkuara, por jo të përziera dhe me dy vullnete njëkohësisht, hyjnore dhe njerëzore, ku ai njerëzori i bindet lirisht dhe pa pengesë hyjnorit, është kaq i madh sa asnjë mendje e logjikshme engjëllore dhe njerëzore nuk mund ta kuptojë plotësisht, por e shikon e mahnitur dhe me admirim dhe shpërthen me admirim në himnin adhurues si engjëjt në ditën e Krishtlindjes: “Lavdi Perëndisë në më të larta dhe mbi dhenë paqe dhe, mbi njerëzit mirëdashje”( Lluka 2:14)

Por jo vetëm krijesa logjike, mendore i jep lavdi Perëndisë Triadik engjëjt dhe njerëzit , por edhe natyra krijesa e pa llogjikshme i jep lavdi Zotit me gjuhën e saj shumëformëshe, të tingujve, ngjyrave, lëvizjes ashtu si na thuhet tek psalmi :”(Psalmi 148)

Ngjyrat patjetër janë një pasqyrim ose zbërthim i spektërit të dritës së bardhë të diellit që përbëhet nga shtatë ngjyrat ashtu si na shfaqen tek ylberi: vjollcë, e kuqe, portokalli, e verdhë, jeshile, blu dhe manushaqe.

Le të shikojmë kombinimin e ngjyrave në natyrë.Ngjyrat që gjenden me shumicë dhe me kombinime të përsosura në natyrë kanë simbolikën e tyre për njerëzit që nga kohët e lashta, por simbolikat e tyre u morën edhe u përdorën edhe nga Kisha Apostolike në artin ikonografik. Në artin ikonografik shumë herë ngjyrat e imazheve janë të panatyrshme ndryshe nga realiteti sepse ikonografia kërkon të na japi me anën e ngjyrave dhe simboleve një realitet të ndryshuar nga ai i pritshëm në atë të transformuar dhe të mbushur me jetën e Perëndisë. Kjo e ndihmonë shikuesin të kalojë në një dimension tjetër, të botës tjetër, shpirtërore. Pra, ngjyra nuk është thjesht një element dekorativ, por një fjalor që ndihmonë shikuesin të zbulojë mesazhet më të thella të imazhit.

P.sh. e bardha është një simbol i dritës dhe pastërtisë. E zeza simbolizon misterin, ngjyra blu freskinë dhe qartësinë, shpresën e gjelbra, lavdinë dhe shkëlqimin hyjnor e verdha, e kuqja flakën dhe ngrohtësinë e misterit, dhe bluja rrezet e dritës hyjnore.

Në personin e Zotit Jisu Krishtit dhe të Tërëshenjtës Mari ikonografia orthodhokse qëndron strikte jo vetëm në pamjen apo simbolet por edhe në kombinimet e ngjyrave në mantelin apo rrobën e tyre. Ngjyrat bazë janë e kuqja dhe jeshilja që anon edhe në blu. E kuqja është ngjyra e hirit Hyjnor, e natyrës hyjnore dhe dashurisë së zjarrtë të Perëndisë, sepse “Perëndia është zjarr që konsumon”(Heb.12:29) dhe jeshilja ngjyra e njeriut, e jetës biologjike, e shpresës. Krishti është i veshur gjithmonë me jeshile në blu, dhe brenda ka rrobë në ngjyrë të kuqe, d.m.th Zoti u veshë me njeriun duke marr natyrën tonë. E kundërta është me Virgjëreshën Maria, ajo është veshur me të kuqe pra me hirin Hyjnor, ashtu si e përshëndeti Kryeëngjëlli “Gëzohu Mari Hirplote, Zoti është me ty” (Lluk.1-28).

Edhe e kremtja e Krishtlindjes ka ngjyrat e saj bazë të kuqen, jeshilen dhe të bardhën. Ato na shprehin me gjuhën e tyre artistike mesazhin e Krishtlindjes që Jisu Krishti, Fjala e Perëndisë, “Dielli i drejtësisë” (Malakia 4-2) që simbolizohet nga e bardha, dhe Biri i vetëmlindur i Perëndisë, i lindur prej Atit përpara gjithë jetëve, dritë prej drite, Perëndi e vërtetë prej Perëndisë së vërtetë, që si Perëndi simbolizohet me të kuqen, dhe “që për ne njerëzit dhe shpëtimin tonë zbriti prej qiejve dhe u bë njeri prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari”, dhe ku natyra e tij njerëzore simbolizohet me ngjyrë jeshile.

Këtë kombinim ngjyrash e gjejmë veçanërisht edhe në disa lule që lulëzojnë në këtë periudhë si psh Euphorbia pulcherrima ose Aleksadriano, Poinsentia. Lulja njihet shumë si lulja e Krishtlindjes. Ndryshimi i intensitetit të dritës në muajin tetor dhe nëntor bën që kjo bimë të ndërrojë ngjyrën e gjetheve të sipërme nga jeshile në të kuqe. Lulja e vërtetë ndodhet në majën e biskut, është e grupuar dhe ka ngjyrë të verdhë.

Historia e saj daton rreth 200 vjet më parë kur ambasadori i parë amerikan në Meksikë, Joel Poinsett, e solli këtë lule me vete nga Amerika e Jugut në USA gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe që atëherë, me kalimin e kohës, Euphorbia u konsiderua edhe si lulja simbol i Krishtlindjeve, ose Ylli i Krishtlindjes. Madje ka edhe një traditë që tregon për një vajzë të vogël meksikane që kërkonte të çonte për Krishtlindje disa lule të tilla për dhuratë tek grazhdi në kishë, por kur ato u vendosën tek ikona e Krishtit foshnje u skuqën disa nga gjethet në majë duke dhënë imazhin e një ylli flakërues.

Jo vetëm kjo lule, por edhe shumë lule të tjera kanë një kombinim të tillë dyngjyrësh. Disa prej tyre janë: Aglaonema, Kaladium, Coleus (Plectranthus scutellarioides) bima e flamingos (Hypoestes phyllostachya) Tradescanthia (Tradescanthia spathacea),

Jo vetëm botanika, shkenca që merret me studimin e bimëve, na tregon për këtë fenomen të luleve që përmes kombinimit të ngjyrës së kuqe me të gjelbër në këtë periudh japin një imazh të mesazhit të Krishtlindjes, se Zoti u bë njeri për shpëtimin tonë një Person ( hipostazë ) me dy natyra hyjnore dhe njerëzore, por edhe astronomia që merret me lëvizjen e tokës rreth diellit dhe të planetëve na tregon për fenomene astronomike që ndodhin në periudhën e Krishtlindjes.

Kemi në këtë kohë solsticin e dimrit ku nata bëhet më e gjatë dhe arrin kulmin në 21 dhjetor dhe mbetet e pandryshuar deri në 25 dhjetor dhe pastaj dita fillon të mbisundojë mbi natën dhe tërhiqet duke i lënë më shumë vend dritës së diellit. Kjo ditë festohej nga paganët si dita e diellit “Natali Solis Invicti” festa dimërore kushtuar perëndisë së diellit në Perandorinë Romake e vendosur nga perandori Aureliano që nga viti (274 prK).

Kisha Apostolike e përkrahur nga Perandori Shën Kostandini i Madh vendosi që në këtë ditë të festohej Krishtlindja si “Lindja e Diellit të Drejtësisë”, Jisu Krishtit. Një dokument i lashtë, kronografik i vitit (354 psK), dëshmon për kremtimin e Krishtlindjes edhe në Romë më 25 dhjetor. Më vonë kjo ditë u pranua edhe në Lindje në Antioki . Krishterimi i hershëm duke kremtuar në ditën e diellit ditëlindjen e Atij që është Dielli i vërtetë, drita e botës, lindur pas natës së paganizmit, i jep një kuptim krejt të ri traditës pagane të lindjes së diellit të ri “Natalis Solis Invicti” që niste me solsticin e dimrit një fenomen astronomik që na jep mesazhin e Lindjes së Krishtit, sepse“Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve. Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi....Ai (fjala) ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë” (Joani.1:5,9).

Pavarësisht se ungjijtë nuk e japin ditën ose muajin ekzaktë të lindjes së Krishtit dhe dita kalendarike mund të jetë ose jo 25 dhjetori natyra me fenomenet e saj natyrore në këtë periudhë na jep këtë mesazh profetik: “Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mençurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive” (Isaia 9:6-7).

Ungjillori Joan e pa realizimin e kësaj profetësie dhe shkruan në Ungjilli e tij: “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë…. Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu. Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan, por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia. Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të Vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë” (Joani 1,1-14).

Ata që nuk duan të besojnë Lindjen e Krishtit, nuk kanë një justifikim sepse siç thotë apostull Pavli, Perëndia ua ka shfaqur atyre edhe me fenomene natyrore: “Sepse qëkurse u bë bota, të padukshmet e tij, fuqia e tij e përjetshme edhe hyjnia, duken qartë, duke u marrë me mend me anë të atyre që janë bërë, kaq sa ata të mos kenë se ç’të thonë. Sepse, ndonëse e njohën Perëndinë, nuk e lavdëruan si Perëndi, as nuk e falënderuan; por u bënë të kotë në mendimet e tyre, edhe u errësua zemra e tyre e paarsyeshme” (Rom.1:20-21).

Por edhe ata që e besojnë edhe duan ta festojnë lindjen e Krishtit sot nuk duhet të mbeten vetëm tek elementët natyrorë si “lulja e Krishtlindjes” apo dita e solsticit dimëror, duke festuar si paganë që adhuronin natyrën, pemët, bimët jeshile, diellin dhe zjarrin në të ngrëna e në të pira deri në orgji.Kjo mendësi dhe mënyrë e festuar është antikrishte edhe e mallkuar.

Por ne njerëzit e arsyeshëm duke studiuar Shkrimet e Shenjta dhe Traditën Kishtare të nxitur edhe nga natyra që na flet heshturazi le të shkojmë edhe ta takojmë në Misteret e Kishës Apostolike Foshnjës hyjnore, Birin e Zotit, Birit të njeriut, Diellit të drejtësisë, bimës e jetës të lulëzuar në mish të panjollë të Virgjëreshës Zonja Shën Mari, dhe për Krishtlindje ti japim Atij adhurimin dhe falënderimin logjik, ashtu si e meriton dhe na mëson Kisha Orthodhokse me himnologjinë e saj shumë të pasur teologjikisht:
“Ja Krishti Lind Lavdërojeni, Ja Krishti qiellit vjen dilni priteni. Ja Krishti mbi dhenë ngrehuni, Zotin pra e këndoni lart e mbi dhe, dhe me ngazëllime përhimnojeni me mall popuj dhe me Lavdi”.Amin.

1 comment - NATYRA ËSHTË LIBRI I HAPUR NË TË CILIN SHIKOJMË MISTERIN E NJERIZIMIT TË ZOTIT.

123 - December 18, 2025 at 9:36 am
O Miron , pse i ke bllokuar komentet ne artikujt e tu ? Nga se ke frike o "teolog i pagabueshem" ???!!! Vetem dogmat e kishes nuk diskutohen , te tjerat mund te diskutohen dhe te behen pyetje.Ne ungjill shohim se edhe vete Krishti lejonte njerezit madje edhe farisenjte te benin pyetje dhe diskutime dhe pastaj jepte pergjigjen e tij. Mos e di veten tende me te larte ???!!!

Leave a reply







Recent Posts

  • NATYRA ËSHTË LIBRI I HAPUR NË TË CILIN SHIKOJMË MISTERIN E NJERIZIMIT TË ZOTIT.
    16 Dec, 2025
  • PSE GRUAJA NUK DUHET TË VESHË RROBA BURRASH, PËR MË TEPËR NË TEMPULLIN E ZOTIT.
    12 Dec, 2025
  • Krishti, Biri i Perëndisë !
    2 Dec, 2025
  • Homelia XV mbi Ungjillin sipas Mateut ( Pjesa e tretë )
    2 Dec, 2025
  • Bukuria e Vërtetë dhe Kotësia e Ndërhyrjeve Estetike sipas Shenjtorëve !
    1 Dec, 2025
  • ATDHEDASHURIA , NË KËNDVËSHTRIMIN BIBLIK
    28 Nov, 2025
  • Homelia XV mbi Ungjillin sipas Mateut ( Pjesa e dytë )
    25 Nov, 2025

Shkrime nga Katekisti Miron Çako

Publikimet e vitit 2025

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako