Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

PSE GRUAJA NUK DUHET TË VESHË RROBA BURRASH, PËR MË TEPËR NË TEMPULLIN E ZOTIT.

December 12, 2025 at 1:57 pm, 1 comment

Picture2-1.png

Nga Katekisti: Miron Çako


Në çdo vend të rëndësishëm publik, event apo takime me personalitete ka patjetër rregulla, protokolle të detyrueshëm edhe të veshjes që mundësojnë pjesëmarrjen korrekte dhe pa penalizime, aq më tepër kur ne hyjmë, qëndrojmë dhe bashkëveprojmë në Tempullin e Zotit ose në Shtëpinë e Perëndisë sa më shumë duhen të zbatohen këto rregulla të veshjes së përshtashme.

Rregulla ose protokollet e veshjejeve nuk janë çështje risie, por janë të vendosura prej shekujsh nga Perëndia dhe këto gjenden në Shkrimin e Shenjtë. Ato nuk mund të ndryshojnë pavarësisht mendësisë sonë personale apo edhe modës të përgjithshme por janë të mirëpërcaktuara : “Gruaja të mos veshë rrobat e burrit dhe burri të mos veshë petkun e gruas, sepse kush bën gjëra të tilla është i neveritshëm për Zotin, Perëndinë tënd.” (Ligji i Përtërirë 22:5).

Ligji hyjnor për veshjen që ju dha në fillim Izraelit monoteist edhe pastaj kombeve kishte qëllim që veshja të ishte jo vetëm mbulesa e lakuriqësisë së trupit, por edhe një dinjitet që e dallon njeriun nga kafsha, një status shoqëror, por edhe ruajtja e dallimit mes roleve gjinore, të mashkullit dhe femrës.

Ky ligj kishte si qëllim edhe parandalimin e praktikave pagane, të cilët nuk shqetësoheshin për lakuriqësinë e tyre, madje lakuriqësia ishte status shoqëror tek paganët , psh egjpitasit, por edhe se disa kombe përreth Izraelit përdornin veshjen e gjinisë tjetër në rituale fetare pagane duke përfunduar nëpër orgjira perverse.

Ligji synonte t’i mbronte izraelitët nga imitimi i këtyre praktikave pagane që nxisnin denatyralitetin dhe perversionin, prandaj mosndarja e qartë e rrobave të burrave nga ato të grave mund të krijonte konfuzion në identitetin gjinor.

Prandaj sipas Biblës veshja ishte e lidhur ngushtë me indetitetin gjinor dhe mardhënjet shoqërore. Në në kohët e hershme edhe pse rrobat si për burrat edhe gratë ishin të detyrueshme për mbulimin e të gjithë trupit nga koka të këmbët, një tip fustani, përsëri ato në dizenjimin e tyre kishin ndryshim si për nga stilizimi, ngjyra, funksioni, përcaktuese të njeriut të krijuar sipas ikonës së Perëndisë në mashkull edhe femër ( Zanafilla 1-27).

Më vonë në evolucionin e veshjes kemi ndryshime të theksuara të rrobave të ndryshme të grave edhe burrave, tek gruaja mbizotërojë fustani mbulimi i i gjithë trupit, kurse për burrat dolën gjysëm fustanellat, tirqet, pantallonat, kjo edhe për funksionin më praktik të burrit, në punë angari, ose edhe në luftra.

Sipas ligjit hyjnor në Bibël, veshja e ndryshme nuk kishte lidhje vetëm me indentitetin gjinor, por Ligjet e Dhiatës së Vjetër theksonin se njerëzit e Perëndisë duhet të ishin të “veçuar”edhe në veshje.

Dallimi në veshje ishte një shenjë e identitetit të tyre shpirtëror. Simbol i pastërtisë dhe shenjtërisë që ata duhet të kishin në tempull.

Kur ata shkonin për adhurim duhet të kishin rrobat e lara dhe të përshtashme që tregonin respekt për paraqitjen e tyre para Zotit në Tempull.

Edhe pse sot në një mendësi rebele për të thyer çdo normë, kod etik apo edhe funksional të veshjes, si për meshkujt edhe femrat, ku dallimet gjinore në veshje po sfumohen deri në njehësim, miksim, si në veshjet uniseks, përsëri ligji hyjnor nuk ka ndryshuar dhe është i qartë dhe nuk lejon asnjë devijim nga rregulli i Krijuesit, aq më tepër kur jemi në tempull për adhurim .

Edhe pse sot ka nga disa të krishtërë me një mendësi liberale dhe theksojnë se kjo ishte një urdhëresë e lidhur me kulturën dhe identitetin e Izraelit në atë periudhë, kurse sot veshja moderne është shumë e ndryshme dhe nuk ka ndarje të rreptë si në lashtësi ndryshe për burrat dhe ndryshe për gratë, përsëri ndërgjegja universale e Kishës e shprehur në frymëzimin dhe mësimet e shenjtorëve na thonë të kundërtën.

Por nqs ne i referohemi etërve të shenjtë përgjatë historisë së kishës deri më sot, do shikojmë se ligji nuk është i përcaktuar vetëm për Izraelin edhe për kohën e tyre, por për çdo kohë edhe për të gjithë ata që i besojnë edhe binden Zotit biblik.

Apostull Pavli thotë që gratë duhet të shfaqen në tempull me kryet e mbulura: “Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia. Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij. Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar. Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t'ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.” ( Korinthasve 11;3-6).

Mësimi i Apostullit të kombeve na thotë qartë se jo vetëm koka e mbuluar e gruas ndryshe nga burri që nuk të mbulohet në adhurim , po ashtu kuptohet se edhe veshja e gruas ishte po ashtu e ndryshme nga ajo e burrave sidomos në tempull.

Kisha Apostolike ka qënë e preokupuar me këtë çështje dhe ka kanone të mirëpërcaktuara,psh në Sinodin e Trullos (QUINISEXT) në Kanon 62 flitet kundra përdorimit për maskat, karnavalet dhe veshjet e kundërta gjinore: “Ne i përjashtojmë dhe i shkëpusim nga Kisha ata që marrin pjesë në tallje të pahijshme dhe valle të turpshme, si edhe burrat që vishen me rroba grash dhe gratë që vishen me rroba burrash.”

Ky kanon nuk flet vetëm për festa pagane apo karnavale, por përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë ndalimin e veshjes së kundërt gjinore, dhe e trajton si diçka që shkel rendin moral dhe rregullin kishtar.

Ky është kanoni sinodal më i qartë mbi çështjen e veshjes mashkull–femër në traditën orthodhokse.

Po ashtu Sinodi i Gangrës (shek. IV) preokupohet për veshjet e ngatërruara mes burave edhe grave. Ky sinod dënon veprimet e disa asketëve ekstremistë që shkatërronin rendin shoqëror dhe përdornin veshje të pashoqe, duke fshirë dallimin e rregullt gjinor.

Kanoni 13 na thotë: “Nëse ndonjë grua, nën pretekstin e asketizmit, heq veshjet që i takojnë grave dhe merr të tjera të papërshtatshme, qoftë e anatemuar.”

Ky është një nga kanonet më të rëndësishme pas Trullos, sepse i referohet veshjes së papërshtatshme te gratë, flet për braktisjen e veshjes së tyre femërore, dhe vendos anatema.

Ky kanon përdoret në traditën orthodhokse si argument kundër veshjes që zhduk dallimin gjinor. Po ashtu gjatë historisë së Kishës shumë shenjtorë janë preokupuar dhe kanë dhënë qëndrimin e tyre të frymëzuar nga Ligji dhe Fryma e Shenjtë për veshjet përkatëse të burrave edhe grave mes besimtarëve:

1. Shën Gjon Gojarti shekulli i 4 kur bën komentim mbi (Ligjin e Përtërirë 22:5 ) na thotë: “Gruaja që imiton burrin në veshje, në mënyrë të padenjë shkel ligjin e Zotit. Në tempull duhet hyrë me turp, modestí dhe me veshje të përshtatshme për gjininë që ka dhënë Perëndia.”

2. Ai gjithashtu thekson dhe është kundër veshjeve uniseks që i shikojmë sot rëndomtë: “Veshja që përzien gjinitë është ç’orientim dhe prish rendin e krijuar nga Perëndia.”

3. Po ashtu Shën Vasil i Madh shekulli i 4, një ligjëvënës edhe kanonist i madh i Kishës Katholike Apostolike shkruan për rregullat morale që futet edhe veshja :“Gruaja që ndryshon veshjen e saj për të ngjarë burrit, e bën këtë jo me thjeshtësi, por me mendjemadhësi dhe pa turp. Kjo nuk është e pranueshme para syve të Kishës.”(Rregullat morale – “Moralia”)

4. Shën Klementi i Aleksandrisë po ashtu shkruan duke pasur të njëjtin frymëzim si Shën Joan Gojarti: “Nuk i lejohet gruas të veshë veshje burrash, as burrit veshje të grave, sepse kjo e përmbys rregullin e natyrës dhe e çon shpirtin drejt çrregullimit.”

5. Shën Epifani i Qipros: “Veshja e burrit mbi gruan është e ndaluar, sepse kjo është rrënja e shumë gabimeve dhe mashtrimeve shpirtërore.”

6. Shën Kozmai nga Etolia shekulli i 17, ati i madh që ripërtëriu besimin dhe doktrinën e Krishterë orthodhokse në Ballkanin e pushtuar nga osmanët, u predikonte grave të visheshin me thjeshtësi dhe sipas traditës së krishterë, duke thënë shprehimisht: “Nuk i ka hije gruas krishtere të veshë veshjet e burrit. Kjo e tërheq mallkimin e Ligjit të Zotit.”

Nga jeta e Shën Kozmait na tregohet për një fshatit ku gratë kishin filluar të vishnin rrobat e burrave për punë dhe madje shkonin ashtu edhe në kishë. Shën Kozmai u tha:“Kjo gjë sjell mallkimin e Ligjit. Gruaja në kishë duhet të jetë me veshjen e vet, jo me atë të burrit.”

7. Shën Nektari i Egjinës shekulli XIX, po ashtu ishte i të njëjti qëndrim orthodhoks.

Në kujtimet e murgeshave të manastirit të Shën Triadhës përmendet një rast kur një grua erdhi e veshur me veshje burrash (pantallona dhe këmishë mashkullore). Shën Nektari i tha: “Bijë, tempulli është vend shenjtërimi; veshja jote duhet të jetë e denjë dhe të tregojë që je grua.”Ai nuk e largoi, por e këshilloi me butësi dhe ajo e mori këshillën.

8. Shën Paisi Agjoriti shek. XX po ashtu është shumë i qartë për këtë: “Kur gruaja vesh rroba burrash, humbet bekimin e modestisë femërore.”

Në jetën e Shën Paisi Athonitit (nga libri “Shën Paisi Athoniti – Jeta dhe mësimet”) na tregohet se një grua kishte ardhur në një pelegrinazh e veshur me xhinse dhe xhaketë burrash. Ajo u afrua për bekim, Shën Paisi i tha me shumë butësi: “Bijë, nëse do bekim, duhet të ruash bekimin e modestisë. Gruas nuk i ka hije të vishet si burrë.” Ai nuk e qortoi me ashpërsi, por e bëri të kuptonte se veshja e papërshtatshme i zhvesh gruas hirin dhe e vë në siklet shpirtin. Shën Paisi shton se: “Në kishë duhet të hyjmë me veshje që tregojnë respekt për misterin dhe për veten tonë.”

9. Shën Porfiri i Athonit ose Kavsokalivit shekulli XX, po ashtu ka të njëjtin opinion duke e parë veshjen e burrave tek gratë si të papërshtatshme edhe të palejueshme: “Veshja e papërshtatshme na largon shpirtërisht nga periudha e lutjes; tempulli kërkon qetësi, pastërti dhe dinjitet.”

Madje shenjtori nuk e toleron as tek vajzat e vogla këtë ngatërrim veshje, kur e pyetën Shën Porfirin një çift prindërish: “A lejohet vajza jonë e vogël të veshë pantallona?” Dhe ai iu përgjigj me këto fjalë: “Çështja që po më pyesni është zgjidhur në Shkollën e Mesme, pra në ligjin e Dhiatës së Vjetër, që thamë se vlen edhe sot. Zoti e ruajti atë. Duhet ta dimë këtë. Ne jemi besnikë dhe duhet t'i përmbahemi. Sepse ligji i Zotit, fëmijët e mi, është standardi i jetës. Nëse nuk i mbajmë urdhërimet e Zotit, është si të bëjmë gjëra që janë në kundërshtim me standardet tona. Çfarë është ky kufizim? Nëse vëmë më shumë gjëra se sa mban kjo tavolinë, atëherë do të thyhet. Pra, ka disa kufizime për njeriun. Standardi i Perëndisë për njeriun është që nuk duhet të vishni rroba që janë të gjinisë tjetër. Nuk lejohet. Prandaj edhe pse disa mund të kenë një përqasje më liberale për këtë situatë, ku gratë veshin rroba burrash që e shikojmë edhe brenda tempullit, ne si orthodhoks që nuk deviojmë, as majtas as djathtas, duhet të mbështetemi tek Ligji i Zotit, dhe tek mësimet Eterve të Shentë, kanonet kishtare.

10 Po ashtu Shën Gabriel i Samtavros (Gjeorgjia) kishte të njëjtin qëndrim. Nga libri “Holy Fool of Christ – St. Gabriel the Confessor”, përshkruhet një rast kur një grua hyri në tempull me pantallona të ngushta, si ato të burrave në manastir. Shën Gabrieli i tha: “Vajzë, Zoti të ka dhënë hijen e butë të femrës. Mos e humb me veshje që nuk i përkasin gjinisë tënde.” Ajo më pas kërkoi të rrëfehej dhe ndryshoi veshjen.

11 Nga historiku Etërve të Shenjtë të Manastirit të Optinës na tregohet kjo ngjarje: Një grua hyri me një pallto të rëndë mashkullore dhe pantallona në manastir. Njëri prej etërve i tha: “Nuk është çështje mode, por e zemrës së përulur. Veshja që ndërhyn në rendin e gjinisë sjell ngatërrim dhe e largon njeriun nga hiri.”

Duke e përmbledhur është më se e qartë se në tempull gruaja nuk duhet të veshë rroba burrash, kuptohet edhe anasjelltas, sepse kjo përqasje e gabuar shkel rendin natyror të vendosur nga Zoti, mashkull -femër, burrë edhe grua, sepse veshja është shprehje e gjinisë, kjo sjell edhe probleme morale dhe shpirtërore mes besimtarëve.

Veshjet e përziera është një praktikë pagane e ndaluar nga Ligji Hyjnor dhe prish atmosferën e shenjtërisë në kishë dhe sjell ngatërrim edhe tundim.

Prandaj është mirë që këto ligje hyjnore t’i zbatojmë në jetën e përditshme, por sidoemos në tempull në shtëpinë e Perëndisë, mos tolerojmë për veten, tek fëmijët, por edhe tek të tjerët që nga padija ose edhe nga indiferenca apo edhe fryma liberale dhe uniseks vijnë në kishë me rroba që nuk i përshtaten gjinisë përkatëse.

Po ashtu nuk duhet të heshtim me indiferencë, as të fyejmë të tjerët, por me mirësi duhet t’i sqarojmë ashtu si na tregohet nga kjo histori e treguar nga Jerondeshë Makrina e Volosit: “ ...Nëse dikush vjen në manastir me veshje jo modeste, duhet t’u flasim me dashamirësi, sepse mund të jenë thjesht të paditur. I thashë një vajze që erdhi në manastir me pantallona: “E dashur, nuk lejohet kjo lloj veshjeje. Unë të kërkoj mirësisht që të veshësh një fund. A nuk thuhet në profecitë e Shën Nilit se kur do t’i shihni grate të veshin pantallona e burrat veshjet e grave, atëherë fundi i botës është afër?” “Oh, vërtet? Nuk e dija këtë”, tha vajza. Dhe vazhdova: “Kur të shkosh në manastir, vish fund”. Dhe ajo m’u përgjigj: “faleminderit që më the”. Vajza e kuptoi dhe u largua e lumtur. Në këtë mënyrë duhet t’u flasim njerëzve, pa i qortuar, sepse shpeshherë janë më shumë të paditur. Si besimtarja që mendonte se ishte më e hijshme të vishte pantallona në mënyrë që të mos ekspozoheshin këmbët. Ajo më tha: “I jam shumë mirënjohëse atij që më tha se nuk duhet të vishem me pantallona, sepse nuk e dija që ishte shumë e rëndësishme për shpirtin tim”. Nuk i vë faj të gjorës se nuk kishte gjetur asnjëherë dikë që t’ia bënte të ditur këtë gjë. Pra nëse ka diçka që duam ta korrigjojmë, le ta bëjmë me dashuri e dashamirësi. Siç thotë Shën Nektari: “Një fjalë e folur duhet të jetë e ëmbël si mjalti dhe prekja e një motre duhet të jetë e butë si pambuku. Mos fol ashpër, sepse ashpërsia e pengon hirin e Perëndisë”. Atëherë do të jemi si murgeshat e vjetra, si jerondeshat e vërteta.” Çfarë gjërash të mrekullueshme lexojmë në jetët e shenjtorëve si Shën Melanisë, Makrinës, Irini Krisovalanti, Jerondeshës Makrina e Volosit.

Të krisherë orthodhoks është mirë që kishat tonë ti mbajmë të shenjtë , sipas shenjtërisë që i takon , me ligje e moral të krishterë , kjo e shprehur sidoemos edhe në veshjet e përshtashme e besimtarëve, si përcaktuese e gjinisë edhe jo provokuese,sepse edhe pse dikush mund të veshi roba të stilizuara për gjininë përkatëse mashkull edhe femër , ato nuk duhen të ngjitura pas trupit dhe të nxjerin lakuriqësinë sepse ky është një skandal që kanonet kishtare e dënojnë.

Sinodi i Laodikesë (shek. IV)

Ky sinod ka disa kanone që flasin për veshjen e padenjë dhe ndalimin e sjelljeve jo të hijshme gjatë shërbesave.

Kanoni 27 “ Nuk i lejohet askujt në Kishë të paraqitet me veshje të pahijshme apo me ekspozim të trupit.”

Ky është një parim i përgjithshëm për modestinë dhe veshjen e nderuar në tempull.
Kanoni 30 : “Gratë që veshin gjëra të papërshtatshme duhet të qortohen.”
Ky kanon nuk përmend konkretisht pantallonat ose rrobat e burrit, por trajton çështjen e veshjeve të papërshtatshme dhe të pahijshme brenda mjedisit të shenjtë.
Kanoni 96 – Për zbukurimet e tepërta dhe veshjet e turpshme
“ Për gratë që paraqiten me forma të turpshme dhe të pahijshme.”

Ky kanon ndalon çdo veshje që:provokon,zhvesh trupin,ose shkel modestinë.

Prandaj jo vetëm për ata që janë brenda kishës , besimtar praktikant por edhe ata që janë jashtë kishës si pagan, ateistë , gnostikë, antikrisht kur duhet të hyjnë brenda në tempujt e shenjtë të krishtera duhet t’i mësojmë t’i binden këtij rregulli edhe kur duan të jenë thjesht vizitor të çastit, sepse kisha nuk është as muze, as teatër, as një lokal , apo pasarel, as edhe vend promovimi i agjendave uniseksit , por shtëpia e Perëndisë ku është e mirë përcaktuar edhe në veshje gjinia mashkull edhe femër me modesti dhe moral njerëzor.

Kurse atyre që na kundërshtojnë nga jashtë apo edhe nga brenda ne u themi me mirsjellje pa kompromis fjalët e apostull Pavlit: “Por në qoftë se ndokush mendon të kundërshtojë, ne s'kemi zakon të tillë, as kishat e Perëndisë”.( 1 Korintasve 11 -16)


1 comment - PSE GRUAJA NUK DUHET TË VESHË RROBA BURRASH, PËR MË TEPËR NË TEMPULLIN E ZOTIT.

123 - December 15, 2025 at 12:20 am
123

Leave a reply







Recent Posts

  • PSE GRUAJA NUK DUHET TË VESHË RROBA BURRASH, PËR MË TEPËR NË TEMPULLIN E ZOTIT.
    12 Dec, 2025
  • Krishti, Biri i Perëndisë !
    2 Dec, 2025
  • Homelia XV mbi Ungjillin sipas Mateut ( Pjesa e tretë )
    2 Dec, 2025
  • Bukuria e Vërtetë dhe Kotësia e Ndërhyrjeve Estetike sipas Shenjtorëve !
    1 Dec, 2025
  • ATDHEDASHURIA , NË KËNDVËSHTRIMIN BIBLIK
    28 Nov, 2025
  • Homelia XV mbi Ungjillin sipas Mateut ( Pjesa e dytë )
    25 Nov, 2025
  • Homelia XV mbi Ungjillin sipas Mateut ( Pjesa e parë )
    21 Nov, 2025

Shkrime nga Katekisti Miron Çako

Publikimet e vitit 2025

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako