KË DUHET TË DËGJOJMË – PROFETËT E ZOTIT APO KONSPIRACIONISTËT E BOTËS?!

Gjithmonë njerëzit janë shqetësuar për të ardhmen në të sotmen, sidomos kur ajo duket e pasigurt për të nesërmen.
Pse?
Zoti, Perëndi, duke qenë përtej kohës dhe hapësirës së krijuar si Transhendent, por edhe brenda tyre si Imanent, e shikon botën dhe vepron në të në dy rrafshe që nuk ngatrohen mes tyre.
E dyta: Ai, si i kudondodhur dhe brenda kohës e hapësirës me praninë e Tij Hyjnore me omniprezencën , ecën përkra me njerëzit dhe krijesën dhe ndikon dhe ndërhyn në të gjitha ngjarjet dhe situatat për t’i ndryshuar ato në interes të mirë për njerëzimin dhe botës sipas gjithëdijes së përsosur dhe vullnetit të pagabueshëm.
Këtë njohuri hyjnore për të ardhmen, Perëndia i gjithëdijshëm ua zbulon edhe krijesave mendore, si fuqirat shpirtërore (engjëjt), por edhe njerëzve (profetëve).
Prandaj, në hebraisht fjala (nāvî), që do të thotë “zëdhënës”, përkthehet si profet, sepse Zoti ka vendosur fjalët e Tij në gojën e profetit, dhe kështu ai bëhet goja e Zotit. Ashtu siç thuhet në Ligjin e Përtërirë (18:17-19)
“Kurse ai që profetizon, u flet njerëzve për ndërtim, për nxitje e përdëllim” (1 Korintasve 14:3)
Kështu, të gjitha profecitë dhe profetët e mëdhenj e të vegjël të Dhiatës së Vjetër dhe madje edhe ata të paganëve, gjetën përmbushje të përsosur në ardhjen historike të Birit dhe Fjalës së Perëndisë, të bërë njeri në personin e Jisu Krishtit.
Krishti tashmë përmbushi të gjitha profecitë në Vetveten e Tij, ashtu si Ai, i ngjallur prej së vdekurish, i qorton dishepujt për mosbesimin e tyre tek profetësitë biblike që flisnin qartë për, kryqëzimin, vdekjen dhe ngjalljen dhe triumfi i Tij mbi djallin, mëkatin dhe vdekjen në botë:
Vetë Krishti, si Biri dhe Fjala e Perëndisë, si Transhendent përmbi botën dhe si Imanent brenda në botë, ka profetizuar për ngarjet deri në fundin e botës dhe për fillimin e një bote tjetër, të një qielli të ri dhe një toke të re (Zbulesa 21:1). Të gjitha këto gjenden tek Ungjijt sinoptikë (të ngjashëm) dhe në mënyrë më të detajuar në librin profetik dhe eskatologjik të “Zbulesës”, që fillon me këtë fjalë hyjnore si prolog:
Dhe përfundon, pas 22 kapitujsh, me këto fjalë si epilog:
Edhe pse profetët para Krishtit dhe vetë Zoti Jisu Krishti na profetizuan të gjitha deri në fund të kohës, përsëri “hiri i profecisë” nuk është larguar nga Kisha si Trupi i Krishtit dhe Ai është Kreu i saj( Efesianët 1- 22-23), prandaj edhe Apostulli Pavli e rendit profecinë si hir në veprim:
Tek libri (Veprat e Apostujeve) na flitet për këtë hir të Shpirtit të Shenjtë që u jepej neofitëve ( të sapopagëzuarve): “Dhe, kur Pali vuri duart mbi ta, Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta dhe ata folën në gjuhë të tjera dhe profetizuan.” (Veprat e Apostujve 19:6)
Si shikohet profeti në Kishën Katolike Apostolike Orthodhokse
Ashtu siç këshillojnë edhe shenjtorët:
Karakteristika e një profeti, ose e atij me hir profetik hyjnor, është se ai është patjetër i bashkuar me Krishtin nëpërmjet besimit orthodhoks dhe Mistereve të Kishës. Ai flet të vërtetën me paqe dhe dashuri, pa esteri , frikë, pa mburrje dhe pa imponim. Ai e udhëzon njeriun drejt pendimit dhe shpresës në Krishtin, dhe gjithmonë e shikon historinë nën kujdesin e Providencës Hyjnore, sepse fjalën e fundit e ka Perëndia.
Madje edhe kur profetizojmë me të vërtetë të ndikuar nga Shpirti i Shenjtë por nuk jetojmë sipas porosive të Zotit Jisu Krisht ne jemi përsëri dhe dënohemi si armiq të Krishtit ashtu si edhe Kajfa profetizojë si kryepriftë, por ai mbeti armiku i Zotit: “Edhe një nga ata, Kaiafa, që ishte kryeprift i atij viti, u tha atyre: Ju nuk dini asgjë. As nuk mendoni se është mirë për ne të vdesë një njeri për popullin, edhe të mos humbasë gjithë kombi.Edhe këtë nuk e tha prej vetes së tij, po duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jisui kishte për të vdekur për kombin. Edhe jo për kombin vetëm, po edhe që të mbledhë në një bijtë e shpërndarë të Perëndisë. Që atë ditë pra morën vendim në këshillë që ta vrasin.” ( Joani 11;49-53)
Por, nga ana tjetër, profecitë nuk duhet shpërfillur. Sepse po të ishte ashtu, Perëndia nuk do t’i kishte zbuluar ato gjatë shekujve, prej gojës së shenjtorëve të ndryshëm, të cilëve u kishte dhënë dhuntinë e profecisë. Nga dashuria, Zoti na i zbulon këto gjëra që të jemi të zgjuar, të paralajmëruar, të përgatitur dhe që të ndihmojmë edhe të tjerët, ashtu si Apostull Pavli na shkruan “Mos i përbuzni profecitë” (1 Thesalonikasve 5:20).
Ashtu si ndolli me Profetin Jona që edhe pse i detyruar nga Zoti profetizojë për shkatërimin e Ninivës për 40 ditë ( Jona 3-4), përsëri Zoti nuk e shkatëroj ninivitët se ata u penduan dhe agjëruan si njerëzit edhe kafshët ( Jona 3;6-9) dhe : “ Kur Perëndia pa atë që bënin, domethënë që po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perëndia u pendua për të keqen që kishte thënë se do t'u bënte dhe nuk e bëri”( Jona 3-10): “Por kjo nuk i pëlqeu aspak Jonas, i cili u zemërua. Kështu ai iu lut Zotit, duke thënë: "Ah, o Zot, a nuk ishte vallë kjo që unë thoja kur isha akoma në vendin tim? Prandaj ika në fillim në Tarshish, sepse e dija që je një Perëndi i mëshirshëm dhe plot dhembshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe që pendohesh për të keqen e hakërruar.Tani, pra, o Zot, të lutem, ma hiq jetën, sepse për mua është më mirë të vdes se sa të rroj". ( Jona 4;1-3)
“Kjo është arsyeja pse ne jemi të përfshirë në këtë përpjekje profetologjike për të shkaktuar lindjen e pendimit, dhimbjes dhe frikës së Perëndisë. Lavdi Perëndisë, duket se diçka është arritur. Unë shpresoj dhe besoj në skenarin e dytë, sepse ka klerikë e laikë që luten e pendohen.A duhet të ketë një fushatë shpirtërore lutjeje, pendimi dhe kreshmimi që do t’u kundërvihet ngjarjeve të ardhshme?” (Mitropoliti Neofit)
Që në Dhiatën e Vjetër, Zoti paralajmëron popullin e Tij për ta:” Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim një gjë për të cilën unë e kam urdhëruar ta thotë ose që flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet".Dhe në se ti thua në zemrën tënde: "Si do të bëjmë për të dalluar fjalën që Zoti nuk ka thënë?".Kur profeti flet në emër të Zotit dhe kjo gjë nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi të bëjmë me një gjë që Zoti nuk e ka thënë; e ka thënë profeti me mendjemadhësi; mos ki frikë prej tij".“ (Ligji i Përtërirë 18:20–22)
Këta profetë të remë janë cilësuar si njerëz me doktrinë edhe mësimë jo autentike, por të gënjeshtërt, këta quhen heretikë , por edhe ata me zbulesa gënjeshtare dhe këta quhen mashtrues , ose me gjuhën e sotme konspoiracionistë fetar.
Ata humbasin besimin te Fryma e Shenjtë që udhëheq Kishën dhe e zëvendëson atë me një frymë dyshuese dhe teori konspirative të “fshehta”. Ata thonë se: “Kisha e rreme po ju mashtron, unë kam të vërtetën e fshehtë.”
“Heretikët thonë se kanë njohuri të fshehta, se e vërteta nuk u është dhënë të gjithëve, por vetëm pak të zgjedhurve. Kështu ata e ndajnë Trupin e Krishtit.” Shën Irineu i Lionit (shek. II)
Prandaj kur mendojmë se kisha është thjeshtë njerëzore dhe jo hyjnore atëhere kjo është rrënja e çdo konspiracioni fetar.
Shën Pais Agjoriti thotë: “Mos shih djallëzi në Kishë, por forco besimin tënd në Krishtin që e udhëheq Kishën.”
Edhe vetë Krishti paralajmëron në mënyrë të qartë për këtë rrezik:
Ajo që ju kërkohet besimtarëve orthodhoks klerik dhe laik është një mëndje e përulur edhe të pranojnë me bindje zbulesat hyjnore dhe profecitë që i janë besuar Kishës nga Krishti dhe shenjtorët , ndryshe kur kërkojnë të hulumtojmë përtej mundësive dhe kufijve që janë jashtë Kishës Apostolike Katholike Orthodhokse dhe dokrinës kishtare, aty lind gënjeshtra dhe konspiracioni fetar, sepse jo vetëm mëndja njerzore e ka të pamundur të zbulojë të vërtetën e plotë e fshehur në misterin hyjnor , por edhe kur është ky kërkim për dije profetike me pasion egoistë që të shohin përtej dritës hyjnore, dmth dijes prej së larti që na është toleruar sipas hirit të shohim sa mundemi dhe na duhet , në këtë lojë dhe qorsokak futet edhe djalli që është cilësuar babai i gënjeshtrës ( Joani 8-44) , prandaj heretikët edhe konspiracionistët fetar janë me dashje pa dshje të krishtërë dhe profetë të remë, dhe mashtues të mashtruar, ashtu si Krishti paralajmëron :
Prandaj shenjtorët na këshillojnë për këtë tundim që na rezikon të gjithë:
Etërit e shohin “kuriozitetin fetar” dëshirën për të ditur më shumë se ç’ka zbuluar Zoti dhe shenjtorët e tij si rrezik shpirtëror që çon në konspiracione e herezi një mashtrim i trashëguar nga heretikët e vjetër.
Por le të sqarojmë edhe konspiracionin laik .
Në shekullin e XIX kur teoritë evulocioniste dhe ateiste tronditën opinionin publik për krijimin teistë sipas Biblës ( Zanafilla 1;1-31)dhe njerëzit vunë në dyshim të vërtetën hyjnore që përhapën në botë nga apostujt e Krishtit që në shekullin e parë, ashtu si Ai i urdhërojë : “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë: dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen''. (Mateu 18-20), filluan në këtë kohë të shfaqen edhe konspiraciostët laik.
Asgjë nuk mund të krijohet nga hiçi, edhe një konspiuracionizëm , ka një bazë të vërtetë, por nuk është e gjithë e vërteta , por gjysma të vërteta dhe kjo e bënë më të vështirë situatën , sepse kur miksohen fakte të vërteta me hamendësi ose trillimi të gënjeshtra është e vështirë pastaj për ti çmontuar dhe ndarë nga njëra tjetra.
Konspiracionisti ashtu si heretiku edhe profeti i remë , sepse është njeri që flet jo nga drita hyjnore që ndriçon çdo gjë edhe e bënë dritë, sepse : “të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë” (Efesianëve 5:11–13) dhe kjo të bënë ta thuash të vërtetë pa frikë dhe ta përballos të keqen me shpresë , por ata duke qëndruar në gjysëm errësira, në atë zonën gri, flasin nga frika dhe dyshimi dhe e shikojnë edhe komentojnë gjithçka si plan të fshehtë, si kurth të errët, dhe harron se Zoti është Zot i historisë.
Në shekuj, Kisha i ka dalluar këto dukuri të konspiracionit si fryt të tre gjërave kryesore:
2. Krenarisë shpirtërore: kur njeriu kujton se di më shumë se Kisha dhe i interpreton profecitë sipas mendjes së vet;
3.Mashtrimit demoniak: ku djalli, si “gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës” (Gjoni 8:44), përpiqet të shtrembërojë të vërtetën, që njeriu të humbasë besimin dhe të ndahen nga uniteti i Kishës.
Konspiracionisti vuan nga sëmundja e krenarisë ndien dhe se ai e di të fshehtën që të tjerët nuk e dinë,kjo bënë që të ndahet nga Zoti sepse Ai u kundërvihet krenarëve (Fjalët e Urta 15:25),dhe atëhere kaonspiracionisti nuk përhap më shpresë tek Zoti , por duke qënë plotë ankth për veten , kur flet përhap frikë, mosbesim dhe përçarje,dhe nuk ka paqe në zemër, sepse s’e ka fokusin tek Zoti, por tek njerëzit keqëbërës dhe fatkeqësia .
Profeti i Zotit apo ai që flet me hirin e profetësisë për zbulesë edhe qortim, korrigjim , kur flet frymëzohet nga Fryma e Shenjtë .Ai flet me përulësi dhe dashuri . Çon njerëzit drejt pendimit dhe dritës hyjnore .Ka paqe të brendshme edhe mes tragjedisë .Beson në Providencën e Zotit dhe se fjalën e fundit e ka Zoti i Gjithëdishëm, i Gjithëfuqishëm dhe Gjithëmëshirshëm .
Sipas Etërve të shejtë Zoti zbulon të vërtetën për shpëtim, jo për frikësim,si një dritë në erësir për shpresë dhe thirrje për kthim te Zoti, kurse në të kundrtën konspiracionizmi është errësirë e mendjes që harron Krishtin.
Shën Paisi Agjoriti:
Shën Porfirios Kavsokaliviti :
Konspirasionistët pa kuptuar bëhen vegla të djallit sepse djalli do që ta bëjë të vërtetën qesharake dhe që njerëzit mos ti kushtojnë vëmëndjen e duhur, por ta nëvletësojnë dhe ai përdorë konspiracionistët që të thonë gjëra, fakte, data , që nuk ndodhin edhe njerëzit pastaj zhgënjehen dhe kur dëgjojnë të vertetën Hyjnore thënë nga goja e profetëve të Zotit, ata të zhgënjyer thonë: “ të gjithë janë njësoj, mos i japim rëndësi”.
Për Kishën Orthodhokse vëtëm Zoti Jisu Krishti është e vërteta apsolute që thotë ''Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje. (Joani 14:6) dhe Ai na profetizon në mënyrë eskatologjike nëpërmjet Ungjillit , Profetëve , shenjtorëve të Kishës Apostolike , sepse jashtë Kishës, nuk mund të ketë të vërtetë të plotë edhe detyrimisht nuk ka shpëtim.