Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

TA SHFRYTËZOJMË KOHËN SE PO NA IKËN.

October 28, 2025 at 1:11 pm, No comments

Nga Katekisti: Miron Çako

Në Olimmp që në shekullin e IV para Krishtit egziston një satatujë kushtur " Kohës", vepër e skulptorit Lisip.

Skulptura ishte e pa zakontë në pamje edhe titullohej:" Kap çastin e duhur".

Në këtë skulptur paraqitet një njeri me një tufë flokësh përpara edhe qeros nga pas që ecën në maj të gishtave .

Autori jo më kot e ka kompozuar kështu këtë skulpturë, ajo brenda saj fshe një mesazh gjithmon bashkëkohor.

Poeti Posidhipi për të shpjeguar domethënjen e saj shkroi një dialog të një vizitori me skulpturën e "Kohës" .

Vizitori e pyet skulpturën : " Kush je" ?

Skulptuara përgjigjet :

- "Jam koha që mposhtë gjithshka ".

Vizitori e pyet:

-"Përse ecën në majë të gishtave ?"

Skulptura përgjigjet:

-"Sepse gjithmon vrapoj edhe nuk ndalem".

Vizitori pyet:

-"Përse keni një tufë flokësh në ballë?

Skulptura:

- "Që të mund të më kapi kush të më takoj".

Vizitori:

-"Përse koka juaj është prapa qerose?"

Skulptura:

-Që të mos kenë mundësi të më kapin nga pas, sado që të përpiqen".

Kjo skulptur e thamë ka domethënje për të gjithë brezat edhe për sot deri në fund të kohës.

Koha është e krijuar dhe është dhurata e Perëndisë për ne njerëzit, që si një qenie psikosomatike (shpirt-trup) të vendosur brenda kësaj kohe dhe hapësire fizike (toka), të konceptohemi, të rritemi, të zhvillohemi sipas qëllimit dhe vullnetit të Perëndisë për shpëtimin tonë të përjetshëm.

Sipas mendimit Biblik koha është mister i dhënë njeriut vetëm në këtë jetë, që njeriu të mund ta përdorë atë për të mirën e tij brenda hapësirës ku ai jeton.

Koha nuk është diçka absolute e përjetshme.Ashtu si filloj për botën edhe për njerëzit, një ditë do mbaroj.

Fundi i kohës për ne është dita e vdekjes tonë, që mund ta quajmë porta për në gjendjen pa kohë, kurse për botën koha e fundit e saj është kur Zoti do vij për gjykim dhe pastaj nuk do ketë më kohë, sepse nuk do ketë as diell, as hënë as yje, që pëcaktojnë matjen e kohës.

Tek Libri i Zbulesës lexojmë:"Dhe qyteti (Parajsa e re) nuk ka nevojë për diell, as për hënë që të ndriçojnë në të, sepse lavdia e Perëndisë e ndriçon atë, dhe llamba e tij është Qengji (Krishti).(Zbulesa 21-23)

Mbas mbarimit të kohës ajo nuk kthehet më pas, që ne ta kapim dhe nuk kemi më mundësinë e përdorimit të saj, sepse vetëm në këtë kohë dhe hapësirë ku jetojmë tani, mund të ndryshojmë, të korrigjohemi, të na falen mëkatet me Misteret e Kishës Orthodhokse dhe të bëjmë vepra të mira besimi.

Shumë njerëz e shpërdorojnë kohën dhe nuk bëjnë atë që duhet brenda kohës së tyre që është relative.Vetëm kur ajo ju mbaron kujtohen për atë, por fatkeqësisht ajo nuk ju vjen më.

Në librin e Jerondikoit na tregohet se : "Kur ishte duke vdekur një i pasur që e kishte harxhuar kohën kotë edhe nuk ishte bërë gati për gjykimin e Perëndisë erdhën papritur demonët si kalorës të zinj që ti mernin shpirtin. Ai i tmeruar i`u thoshte me lot: " Më jepni edhe pak kohë deri në mëngjes sa të dali dielli".Demonët i thanë: "Tani që të perëndojë dielli yt u kujtove për kohën, ska më kohë për ty" dhe pastaj ja morën shpirtin për në Ferrin e përjetshëm.

Shën Pais Agjoriti thotë: Ata që janë në ferr luten tek Zoti tu japi vetëm 5 minuta kohë që të kthehen dhe këtë botë që të mund të pagëzohen ose rrëfehen për mëkatet e tyre që ti shpëtojnë mundimeve të përjetëshme të Ferrit por kjo nuk u jepet, sepse kishin shumë kohë që e shpërdoruan dhe nuk e shfrytëzuan për shpëtimin e tyre.

Prandaj apostull Pavli na thotë:"Shikoni pra si të ecni me kujdes; jo si të marrë, po si të urtë, duke shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të këqija" (Efesianëve 5:15-16)


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • ATDHEDASHURIA , NË KËNDVËSHTRIMIN BIBLIK
    28 Nov, 2025
  • Homelia XV mbi Ungjillin sipas Mateut ( Pjesa e dytë )
    25 Nov, 2025
  • Homelia XV mbi Ungjillin sipas Mateut ( Pjesa e parë )
    21 Nov, 2025
  • BESTYTNITË NJË MARRËZI, BLASFEMI DHE TALLJE DEMONIAKE !
    20 Nov, 2025
  • ATI SHPIRTËROR & PSIKOLOGU !
    15 Nov, 2025
  • Homelia XIV mbi Ungjillin sipas Mateut
    11 Nov, 2025
  • KË DUHET TË DËGJOJMË – PROFETËT E ZOTIT APO KONSPIRACIONISTËT E BOTËS?!
    7 Nov, 2025

Shkrime nga Katekisti Miron Çako

Publikimet e vitit 2025

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako