KU NA ÇON AXHENDA E INDETITETIT GJINOR (SHPREHJE GJINORE)

Nga Katekisti: Miron Çako
Siç e dimë qeveria kërkon të votojë në parlament një projektligj për barazinë gjinore, ku përveç gjinisë mashkull femër, ashtu siç është në ligjin aktual të kodit civil mbi barazinë gjinore, Nr. 9970, datë 24.07.2008,”, të vendoset edhe një gjini asnjanëse ose gjithëpërfshirëse ashtu siç dëshiron dhe ndjehet individi edhe pse natyralisht është i përcaktuar për gjininë sipas seksualitetit mashkull - femër përkatës që nga lindja .
Ky projekt ligj po kundërshtohet nga opinioni publik, grupime, organizata “konservatore” që pranojnë natyralisht vetëm dy gjini mashkull edhe femër, por edhe komunitetet fetare në vend, që në unison e kanë kundërshtuar këtë projektligj, sepse është kundra krijimit të Krijuesit, që sipas feve monoteiste njeriu është i krijuar seksualisht në mashkull edhe femër dhe automatikisht i ndarë në dy gjini mashkullore edhe femërore dhe duke u shprehur në një deklaratë të përbashkët për shyp na thuhet ndër të tjera se: “Ne, si komunitete fetare, theksojmë rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua. Për këtë arsye, kërkojmë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj, duke e lidhur qartë me gjininë e përcaktuar në lindje – burrë, grua, vajzë, djalë – në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit.” (Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë më 23 shtator 2025).
Ky projektligj po mbrohet sot nga grupime liberale ose LGBTI, të cilët nuk pranojnë natyralitetin seksual mashkull edhe femër po ashtu edhe gjinië respektive mashkull edhe femër dhe kërkojnë të pranohet ligjërisht që indetitetin gjinor nuk e përcakton, as Krijuesi, as natyra nga ku ata kanë ardhur, as mjekësia, por dëshira e individit.
Sot në vende ku ky ligj është votuar që lejon gjini te tjera alternative, numri i deklarime gjinore sipas ndjeshmërisë edhe dëshirës ka shkuar deri 72 që varjojnë nga ajo në dy gjini njëkohësisht, multi gjini, të përziera, pa gjini, ose si ndihet sipas mjedisit, nga estetika, sipas humorit, emocionit, sipas perjudhave, fluide, ankthit, sipas miqve të personit, gjini hapsinore, autizmi, natyrës, ngjyrave, përvojave, etj forma edhe emërtime gjinish, dmth “kutia e pandorës” është hapur tani dhe vështirë se mund t’i fusësh më në kuti të gjitha këto “gjini” që janë përhapur sipas dëshirës në mendjet e këtyre njerëzve “modern “.
Ai që futi opinionin e tij për të tjera gjini alternative ishte një mjek nga Zelanda e Re në Universitetin John Hopkins, John Money në vitin 1955 që futi termin gjini shoqërore, që përkthehet në anglisht si Gender, dhe nënkupton sjelljen seksuale që një person zhvillon pavarësisht nga organet riprodhuese që ka.
Ky konceptim i ri për ( Gender ) u nda nga kuptimi i gjinisë biologjike shekullor i cila është e përcaktuar natyralisht tek çdo qenie e krijuar binare me dy gjini mashkull edhe femër dhe vecanërisht tek njeriu, që përcaktohet në brendësi të trupit nga kromozonet në ADN dhe së jashtmi nga seksualiteti, mashkull edhe femër. Por sipas këtij mjeku edhe të gjithë atyre që e pasuan novacionin e tij, identiteti gjinor konsiderohet mënyra e brendshme dhe personale me të cilën personi vetë përjeton gjininë e tij, pavarësisht nga gjinia me të cilën ka lindur.
Konfikti mes konservatorve dhe liberalëve që personalisht në këtë situatë dua ta quaj, debati mes natyralistëve dhe denatyralistëve, është sipas natyralistëve se rolet gjinore janë të përcaktuara nga shoqëria për shkak të organeve seksuale riprodhuese sipas lindjes, por sipas denatyralistëve ky përcaktim është një pengesë për një shprehje e gjinisë shoqërore që nuk është e nevojshme të përputhet me atë natyralen, biologjiken ose të krijuar nga Krijuesi, pra kemi qëndrim dhe argumenta kontroverse mes hyjnores, natyrores dhe ateizmit, denatyrales.
Gjinia i referohet "karakteristikave të ndërtuara shoqërisht të grave dhe burrave - siç janë normat, rolet dhe marëdhëniet e dhe midis grupeve të grave dhe burrave. Ai ndryshon nga shoqëria në shoqëri dhe mund të ndryshohet."
Ata që e mbështesin këtë teori denatyrale përpiqen ta bëjnë natyrale duke mbështetur tek mutacionet genetike në natyrë në individë njerëzorë, që mund të lindin me probleme kongjenitale ose gjendje patologjike si hermafroditizmi, ku ekzistojnë vezore dhe testikuj njëkohësisht, me pamje të jashtme femërore/mashkullore ose pseudohermafroditizmi me prodhim të pamjaftueshëm të hormoneve dhe hipoplazi të organeve riprodhuese.
Një numër jashtzakonisht i vogël, vetëm 5% e të gjitha rasteve në shoqërinë njerëzore dhe trajtohen nga mjekësia dhe mbrohen nga shteti, por edhe nga feja kur është e lindur.
Ishte Richard Goldschmidt që në vitin 1917 krijoi termin "interseksualitet" për t'iu referuar një sërë paqartësish fizike seksuale. Caktimi i duhur i gjinisë për një të porsalindur të lindur me "hermafrodit" DSD është një emergjencë sociale e periudhës së të porsalindurve.
Por edhe pse këto vështirësi shfaqen tek interseksualët, natyra edhe pse ka një mutacion, përsëri kanë një organ seksual të jashtëm, dominant edhe ky përcakton gjininë, por në raste të tjera të tyre, sot analiza kromozoneve edhe hormoneve janë teknika shkencore që shikojnë prirjen gjinore të një foshnje, prandaj edhe këtu nuk kemi një gjë të pakapërcyeshme për percaktimin e indetiteti gjinor, por më shumë përdoret si një justifikim për të përligjur indetitetin, përcaktimin gjinor sipas dëshirës.
Sipas Shkrimit të Shenjtë që përbën themëlin e besimit të krishterë, njeriu është krijesa më e veçantë e Perëndisë Trinitare ( Ati , Biri dhe Shpirti i Shenjtë ) dhe i krijuar sipas i konës së Perëndisë edhe në ngjashmëri me Atë.
Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë i bërë njeri, e konfirmon këtë kur ai thotë për njerëzimin : “Që nga fillimi i Krijimit, Perëndia ‘i bëri ata, mashkull dhe femër’” (Marku 10:6).
Njeriu u krijua binar me dy sekse “mashkull e femër. Ai i bëri ata” (Gjeneza 1:27; 2:21) –dhe që të “shtohej dhe shumohej” (Gjeneza 1:28).Kështu,sipas doktrinës orthodhokse, seksualiteti i përket krijimit që Perëndia e quajti “shumë mirë” (Gjeneza 1:31) dhe në vetvete nuk është mëkatar.
Ndryshimet ndërmjet burrit dhe gruas janë reale dhe të pandryshueshme. Ato nuk kufizohen vetëm në ndryshimet biologjike apo fizike.
Nuk ka virtyte apo fuqira që i përkasin burrit dhe jo gruas; ose gruas dhe jo burrit. Ata janë thirrur së bashku në përsosjen shpirtërore drejt të vërtetës dhe dashurisë dhe në të gjitha virtytet hyjnore,që Perëndia i ka dhënë krijesave të Tij.
Kanonet kishtare që nga koha apostolike ndalojnë një armiqësi apo mospëlqim të gjinisë të dhënë nga Zoti sipas seksualitetit përkatës, prandaj: “Asnjë nuk lejohet të bëhet klerik nëse është mutiluar (kastruar); sepse ai është vrasës i vetvetes dhe armik i krijimit të Perëndisë.”( Kanoni 22)
Po ashtu edhe një kanon i Sinodit të Nikeas I (325 p K.):
E gjitha kjo tregon se nuk duhet bërë ndërhyrje si nga mashkulli apo edhe nga femra me ndërhyrje kirurgjikale ose edhe hormonale për të ndryshuar gjininë që është e përcaktuar nga seksualiteti, sepse kjo është një rebelim ndaj krijuesit dhe vetë krijimit njerëzorë si një dhuratë e Perëndisë që nuk duhet tjetërsuar apo shëmtuar.
Kisha lejon ndërhyrjen kirurgjikale apo trajtimin mjekësor hormonal, jo për të ndryshuar gjininë përkatëse, por për të nxjerrë në pah edhe korrigjuar atë gjini seksuale, hormonale që është primare tek një i lindur me probleme interseks DSD.
Gjithashtu, edhe Etërit e Kishës janë shumë të qartë edhe konsistent për përcaktimin gjinor sipas seksualitetit përkatës “Perëndia, me urtinë e Tij, i bëri të dy, ( mashkull edhe femër ) që njeriu të mos ishte i vetmuar, por të kishte bashkëpunëtor në jetën dhe trashëgiminë e saj.” ( Shën Vasil i Madh).
Pra në thelb, Orthodhoksia respekton trupin dhe gjininë si dhuratë hyjnore, ndërsa teoritë moderne për Gender shpesh e mohojnë këtë dhe çojnë në përçarje dhe dëm të jetës familjare dhe riprodhuese dhe konsiderohen, pasione, mëkate që janë kundër Krijuesit edhe krijesës, që dëmtojnë jo vetëm indivitin, por edhe shoqërinë njerëzore, sepse fusin konfuzion, keqorjentim, dëmtim të natyrales dhe promovim dhe jetësimit të denatyrores, perverses, duke humbur indetitetin gjinor dhe kontributin e tyre individual dhe shoqëror deri shndërrimin e njeriut pa gjini, i cili në të gjitha rastet është një indetitet i krijuar mashkull edhe femër i përcaktuar nga seksualiteti natyror i dhuruar, për bashkim martesor, riprodhim familjar dhe kontribut shoqëror.
Madje edhe në krijimin e ri në ngjalljen prej të vdekurish edhe pse trupat e ngjallur nuk do kenë nevojë për organe seksuale, sepse nuk do të riprodhohen më, pasi njerëzit do jenë si engjëjt (Mateu 12-25), ata nuk do ta humbasin indetitetin gjinor që ju dha trupërisht në jetën tokësore, por do vazhdojnë të jenë përjetësisht në Zotin si burrë edhe grua, ashtu si e shikojmë Zotin Jisu Krishtin dhe Tërëshenjtën Mari dhe shenjtorët edhe shenjtoret, sepse njeriu është i krijuar sipas ikonës së Perëndisë në persona jo të përgjhithshëm, por të veçanti si burrë edhe grua dhe sipas kësaj gjinisë mbetet i përjetëshëm si një mikro projekson i Perëndisë që është një për nga esenca ( homohusios ), por në persona të vecantë, (hipostaza) Ati , Biri dhe Shpirti i Shejntë.
Për Krishterimin sipas Krishtit nuk “njerëzimi në përgjithësi”, por vetëm njerëz konkretë, dhe Zoti edhe Kisha i thërret ata në emër ( Joani 10-3), po ashtu nuk ka një “mashkull” dhe “femër” abstraktë, pa gjini, sepse Zoti e krijoi njeriun mashkull edhe femër ( Zanafilla 1-27).
E gjithë kjo prirje për të mos pranuar gjininë është dhe trajtohet nga Kisha Orthodhokse si një sëmundje e mëkatit, të pavullnetshme, të trashëguara nga mëkatet prindërore, por dhe shoqëria mëkatare dhe për këtë situatë pasion apo edhe prirje denatyrale nuk është fajtor individi, por ai duhet të ndërgjegjesohet dhe duhet të luftojë me pasionet me ndihmën e Zoti edhe të Kishës nëpërmjet mistereve: Pagëzimi, Pendim, Rrëfim, Kungim dhe guidës së atit rrëfyes, sepse Kisha është dhe duhet konsideruar si një spital, ashtu si na tregon parabola e Samaritanit të mirë,( Luka 10 25 37), ku Krishti pikturon me fjalë njeriun e plagosur nga demonët që e merr në krahët e tij dhe e çon në han ( Kisha ) për kurim edhe shërim.
Shën Paisi thotë që të gjitha gjërat e trashëguara zhduken me shenjtërimin në kishë.
Shën Paisi i Malit të Shenjtë: “Kur e shohim Kishën si një spital shpirtëror dhe jo si një gjykatë, atëherë do t’i trajtojmë të tjerët me mëshirë. Të gjithë jemi pacientë në këtë spital, disa janë më mirë, disa më keq, por asnjëri nuk është i shëruar plotësisht.”
Prandaj edhe apostull Pavli qorton dhe inkurajon në Krishtin: “A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jisu dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.”( 1 Korintasve 6-9).
Prandaj indiferenca apo liberalizimi ndaj këtyre risive “moderne” është një gabim i madh, sepse sot duken si pa rëndësi dhe jo për të gjithë ky problem, por kur ato të ligjërohen dhe t’ju imponohen shoqërisë, fëmijëve, të rinjve në kopshte e shkolla, në mjedise publike, pastaj është shumë vonë dhe për kthim.