Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

SI TI SHPËTOJMË FËMIJËT NGA FRYMA REBELE E “LIRISË “.

September 19, 2025 at 1:04 pm, No comments
548803781_2579901645706801_4335499154292788676_n.jpg

Nga Katekisti: Miron Çako


Fatkeqësisht sot, fëmijët, gjithnjë e më shumë, po bëhen të pabindur ndaj prindërve të tyre. Në shumicën e rasteve nuk kanë respekt ndaj prindit, i thërrasin në emër dhe nuk i dëgjojnë. Sa më shumë rriten, aq më shumë ata rebelohen duke u bërë një problem serioz për prindërit e tyre dhe për shoqërinë.

Por kush e ka fajin për këtë, fëmijët?

Jo. Në radhë të parë e kanë vetë prindërit e tyre, sepse siç thonë; "fëmija ëshët pasqyra e prindit". Fëmija atë që sheh dhe dëgjon nga prindi, atë imiton në jetën e tij që kur është i vogël derisa më pas i bëhet zakon.

Nqs prindi është i paedukatë dhe me vese, edhe brenda në familje, po ashtu edhe fëmija nuk ka si të bëhet ndryshe, kësaj i thonë; "ç̧të mbjellësh do të korrësh".

Tek gjëndja e fëmijës, prindi, shikon frutin e punës së tij. “Kush mbolli grurë, grurë do korri dhe kush mbolli egjër, egjër do korri”.
Sot, prindërit "modern" janë bërë shumë liberalë në edukimin e fëmijëve duke i lënë një hapësirë lirie pa kufi, sepse sipas psikologëve të kohës kjo mënyrë lirie u zhvillon inciativën, madje as nuk duhen qortuar, sepse kështu ata ndrydhen dhe dëmtohet personaliteti i fëmijës.

Kjo lloj lirie jo vetëm i robëron fëmijët në egon e tyre, por robëron edhe prindërit nga fëmijët. Madje, sot, janë nxjerrë ligje nga shoqëria që e penalizon një prind, i cili guxon të qortojë fëmijën duke i dhënë një dackë, mjafton një telefon nga fëmija dhe prindi të përfundoj në polici dhe fëmija të livadhis si dëshiron, duke përjashtuar ato raste ku vërtet prindi e tepron me qortimin duke u bërë rrezik për jetën e fëmijës.

Patjetër duhet të jesh shumë naiv të të besosh se shoqëria, shteti e do më shumë fëmijën se prindi i tij.Kjo “liri” patjetër e ka një qëllim dhe ata që e frymëzojnë dhe e ligjërojnë duan të arijnë diçka.
Shën Pais Agjoriti na i sqaron këtë lloj “lirie” rebele ndaj fëmijëve:” Prindërit , që muk e kuptojnë disiplinën, i lenë tani fëmijët e tyre në një liri të shfrenuar dhe i bëjnë vagabondë të vegjël.Një fjalë, u thua, pesë të përgjigjen dhe me paturpësi!Ata mund të bëhen kriminel nesër. Sot po i zhvillosin fare fëmijët.

Liri” Mos i prekni fëmijët”. Dhe fëmijët thonë: “Ku do të gjejmë një regjigjim si ky”. Duan ti bëjnë rebel të vegjël, të mos u binden prindërve, mësuesve , të mos duan azgjë të mos duan azgjë. Kjo gjë i lehtëson në qëllimin e tyre. Po të mos i bëjnë fëmijët, si do ti bëjnë copa-copa gjërat ata pastaj?Dhe shikon pastaj të mjerët që janë pothuajse të demonizuar”.

Shikoni sa ndryshon ajo që mëson Shkrimi i Shenjtë, për edukimin e mirë të fëmijëve, nga ajo që mësojnë sot psikologët liberalë mos i prekni fëmijët.

“A ke fëmijë? Jepu mësim, e që prej rinisë mësoju ta ulin zverkun.

A ke vajza: Ruaju trupin dhe mos u trego me ato fytyrë butë".

"Kush e do djalin e vet, nuk i kursen thuprat me qëllim që një ditë të gjejë gëzim në të.

Kush e edukon si duhet djalin e vet do të ketë dobi prej tij, e do të mund të lavdërohet prej tijë".

"Mos jep tepër liri në rini e mos i përçmo gabimet e tija".

"Edukoje djalin e ki kujdes për të që të mos heqësh keq e të turpërohesh për shkak të tij" (Libri i Sirakut 27- 22; 30-1-11-13)

Sot, prindi e ka humbur autoritetin prindëror dhe nuk di si të edukojë fëmijët e tij, prandaj edhe fëmijët janë bërë rebel.

Arsyeja është se shumica prindërve, madje edhe me traditë të krishterë, sot kanë humbur marëdhënien me Perëndinë. Nqs një çift i martuar e përjashton Perëndinë nga jeta e tyre, dmth nuk kryen misterin e Martesës në Kishë dhe nuk mbetet i bashkuar me Zotin me lutjen e vazhdueshme dhe me Misteret si Pendim-Rrëfimit dhe Kungimit, ata kurrë nuk do përmbushin martesën e tyre si burrë e grua, por do dështojmnë në detyrën prindërore si baba dhe nënë, sepse Zoti thotë; "pa mua nuk mund të bëni dot asgjë" (Joani 15-5).
Po ashtu Zoti ju thotë prindërve, që kanë detyrën të rrisin dhe edukojnë fëmijët: “I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.” (Marku 10-14)
Kur prindi nuk beson në Perëndi, zakonisht edhe fëmija nuk do besojë, kështu që ligji i Zotit: “Ndero baba edhe nënë që të kesh jetë të gjatë mbi dhe që do japë Zoti Perëndia yt",( Dalja 20-12) nuk do zbatohet në atë familje.

Nga kjo do të humbasin të dy palët, prindi do të ndjehet i fyer, i poshtëruar dhe i abandonuar nga fëmijët dhe fëmija, në rebelimin e tij, do të shkatërrohet, sepse nuk do ketë as bekimin e Perëndisë, as uratën e prindërve.

Prandaj edhe fëmijët që sot nuk dëgjojnë rebelohen dhe demonizohen, sepse nuk kanë frikë Perëndie. Përgjegjës për këtë janë prindërit, të cilët nuk i edukuan fëmijët e tyre me besimin tek Zoti dhe nuk kultivuan tek ata: "Frikën e Zotit që është fillimi i diturisë".(Fjalët e Urta 1-7)

"Për sjelljen e keqe të fëmijëve në përgjithësi fajin e kanë prindërit. Nuk i shpëtojnë as këshillat, as disiplina, as rreptësia. Nëse nuk shenjtërohen prindërit, nëse nuk përpiqen, bëjnë gabime të mëdha dhe transmetojnë ligësinë që kanë përbrenda tyre. Nëse prindërit nuk jetojnë jetë të shenjtë, nëse nuk flasin me dashuri, djalli i mundon prindërit me kundërshtimin e fëmijve të tyre." (Shën Porfiri Kavsokaliviti).

Sot ka shumë prindër që kanë dështuar dhe janë dorëzuar në edukimin e fëmijëve, sepse pavarësisht se u flasin, fëmijët nuk i dëgjojnë më.

Nuk ju ka mbetur asgjë, vetëm të ankohën e të qahen për fatin e tyre të keq dhe zhgënjimin që edhe pse sakrifikuan për fëmijët e tyre, ata jua shpërblyen në këtë mënyrë.

Prindërit e dëshpëruar edhe pa shpresë presin ndonjë mrekulli, që mund ta ndryshojë gjendjen e tyre.

Mrekullitë ndodhin, por jo rastësisht, mrekullitë i bën Zoti, që ka fuqi të gjejë të humburin dhe të ngjallë të vdekurin, sepse: "Ato që janë të pamundura për njerëzit janë të mundur për Perëndinë". (Luka 18-27)

Por që të ndolli mrekullia e Zotit së pari, prindërit që kanë dështuar, për faj të tyre, në edukimin e fëmijëve, duhet të kërkojnë falje dhe të rrëfehen për gabimin e tyre, që Zoti t’i falë ata dhe të dërgojë hirin tek fëmijët që vuajnë nga gabimet dhe mëkatet e prindërve.
Së dyti, prindërit duhet t’u flasin fëmijëve të tyre për Perëndinë dhe ti drejtojnë në kishë tek Shtëpia e Perëndisë që aty t'iu shërohen plagët e rebelimit dhe të mësojnë të duan dhe ti binden Zotit dhe pastaj edhe të duan prindërit mbas Zotit.

Kur fëmijët nuk i dëgjojnë prindërit, sepse janë bërë shumë egoistë sa nuk pranojnë as autoritetin e Zotit, ata nuk duhet të dëshpërohen.

Ndoshta në të tilla situata është më mirë të pushojnë së foluri fëmijëve dhe ti flasin më shumë me lutje dhe lotë Zotit për fëmijët e tyre, ashtu si një atë shpirtëror këshillonte një nënë të dëshpëruar, e cila ankohej se i biri rebel nuk e dëgjonte për ato gjëra që ajo i thoshte edhe për besimin në Perëndinë që ai të ndreqej.

Ati shpirtëror e këshilloi: “Ti flisni më shumë Perëndisë (me lutje) për fëmijën tuaj dhe jo vetëm fëmijës për Perëndinë.”

Vetëm kështu mund ti shpëtojmë fëmijët nga kjo frymë rebele e " lirisë” që po i shkatëron.

No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Frytet e Shpirtit të Shenjtë !
    4 Oct, 2025
  • KU NA ÇON AXHENDA E INDETITETIT GJINOR (SHPREHJE GJINORE)
    1 Oct, 2025
  • Homelia XI mbi Ungjillin sipas Mateut
    30 Sep, 2025
  • Shpirti i Shenjtë: Drita dhe Forca e Jetës Ortodokse !
    30 Sep, 2025
  • FALJA: UDHËZIMI I SHENJTORËVE !
    25 Sep, 2025
  • Verbëria fizike vs verbëria shpirtërore !
    24 Sep, 2025
  • Homelia X mbi Ungjillin sipas Mateut
    19 Sep, 2025

Shkrime nga Katekisti Miron Çako

Publikimet e vitit 2025

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako