Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

RITI PAGAN I GABUAR PËR 15 GUSHTIN

August 15, 2025 at 9:58 am, No comments
IMG_6602.jpeg

Nga Katekisti: Miron Çako



Në 15 Gusht që nga shekulli i 4 Kisha Apostolike ka kremtuar: “ Fjetjen e Hyjlindëses Mari “ , ku në këtë të kremte kishtare  përmblidhen këto ngjarje të shejnta edhe mistike  , si  vdekja natyrore e Virgjëreshës Nënës së Zotit , varosja e  trupit të saj të tërëshejntë në Gjetsemani, ngjallja edhe shpërngulja e saj me trup edhe shpirt në qiell dhe kurorëzimi  si Mbretëreshë e qiellit dhe e dheut. (Zbulesa 12 -1)


Kjo është një festë për të gjithë të krishterët orthodhoks edhe festohet në të gjithë vëndet ku ka të krishterë me traditë shekullore  , dhe quhet edhe “Pashka e verës”.

Por ajo që dua të theksojë është se përveç traditave kishtare dhe lokale që mbështeten nga Kisha Apostolike Orthodhokse ka edhe disa tradita apo zakone pagane që fakeqësisht vazhdojnë edhe kryen ende edhe sot edhe nga të krisherët .

Paganët në këtë periudhë festonin pjellorinë e tokës edhe bekonin frutat e stinës së verës para vjeshtës ,festime gjatë të cilave organizoheshin lojëra  dhe  shumë argëtime me bestytni .

Një ndër to rituale që fatkeqësisht vazhdon edhe sot është, se që të kesh fat edhe një vjeshtë të mbarë duhet të futesh në det dhe  të shpëlajë dallga tre herë, kjo për të larë mëkatet dhe të nisësh vjeshtën me më shumë fat, rregulluar shëndetin , për të çelur fatin  e martesës , etj bestytni  si këto.

Keto rituale janë sa qesharake aq edhe të gabuara nga paganët të cilët u  marrosën edhe  ju  falen idhujve të pa shpirtë edhe të krijuara nga fantazia e tyre; "Sepse të gjithë perënditë e popujve janë idhuj, por Zoti krijoi qiejt” (1 Kronikave 16:25-26), po ashtu janë  edhe tallje e demonëve se: “Sepse gjithë perënditë e kombeve janë demon, por Zoti ka bërë qiejt” (Psalmi 96 -5)

Këto rite pagane nuk kanë të bëjnë fare me besimin e krishter , as me  të kremten e “Fjetjes së Hyjlindëses” por janë mashtrime , marrëzira , bestytni  qesharake dhe  për ata të krisherë që i bëjnë , është mëkat, fyerje e të kremtes mariologjike , e Hyjlindëses, e Zotit edhe një posedim dhe tallje demoniake , ashtu si apostull Pavli i shkruan të kristerëve të Korintit që nuk duhet të mernin pjesë në festa,  ritet pagane : “ Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka?Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë ( paganët) , ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët.Ju nuk mund të pini kupën e Zotit dhe kupën e demonëve; ju nuk mund të merrni pjesë në tryezën e Zotit dhe në tryezën e demonëve. A duam ne të provokojmë Zotin deri në xhelozi? A jemi ne më të fortë se ai?Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton.” ( I Korintasve 10  19-22)

Për ne të krisherët nuk ka fat por bekim nga Zoti Jisu Krisht  me ndërmjetimin e  Zonjës Hyjlindëse , engjëjve edhe shenjtorëve , edhe ky bekim nuk vjen në mënyrë magjike, por në sinergji , dmth në bashkëpunim me hirin e Shpirtit të Shenjtë , që buron nga Ati dhe dërgohet në botë nga Biri dhe e marim me besim , lutje , Misteret e Kishës , zbatimi i porosive , i kanuneve kishtare , festimi i të kremteve kishtare me kuptim dhe frymë të krisherë.

Të krishter mos bëni këto rite pagane por i përbuzni me neveri,  sepse mëkatet nuk na i lajnë valët e detit por gjaku i Krishtit (1 Petro 1 -19) dhe fati dhe shpëtimi nuk na vjen kur themi dëshira dhe zhytemi në ujin e detit duke kapërcyer dallgët , por kur bashkohemi me Krishtin me pagëzim , dmth me vdekjen edhe ngjalljen e tij, sepse : “A nuk e dini se të gjithë sa u pagëzuam në Jisu Krishtin, në vdekjen e tij u pagëzuam? U varrosëm pra, bashkë me të me anë të pagëzimit në vdekjen, që, siç u ngjall Krishti prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në jetë të re” (Rom. 6.3-4).

Nuk ka gjë më qesharake , të gabuar, dhe të mallkuar  që në këtë ditë të madhe të : “Fjetjes së Hyjlindëses” ti si krishterë, krishtere, nuk shkon herët në mëngjes në kishë për të marë pjesë në shërbesën e të kremtes dhe Liturgjinë Hyjnore ashtu si duhet sipas logjikës edhe  besimit dhe traditës tonë  shekullore , por  vërdhon në det dhe hidhesh pupthi nëpër dallgë duke thënë dëshira dhe pret magjinë që të veprojë ; "o tempo o
more" o kohë marrëzish.

Ndoshta do thuash se këto i bëjnë edhe të tjerët , por ata as të krishter janë dhe   as festat dhe traditat tona nuk i dinë;" madje u bënë të pamend  në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua" ... Duke deklaruar veten të urtë u bënë të marrë "... që e ndryshuan të vërtetëne Perëndis në gënjeshtër dhe adhuaruan  dhe i shërbyen krijesës në vënd të Krijuesit ,që është i bekuar për jetë, Amin ( Romakëve 1  21-24), prandaj   edhe  Zoti na urdhëron ; "dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti, dhe mos prekni asgjë të ndyrë, dhe unë do t’ju pranoj, dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm” (2 Kor. 6:17-18).

Nqs i keni bërë këto rite pagane për 15 gusht  mos i bëni më , pendohuni , rrëfehuni menjëhere  dhe i besoni jetën  tuaj dhe të fëmijëve, vetëm Zotit  dhe Tërëshenjtës Zonjës Shën Marisë  e cila e mbushur me Shpirtin e Shenjtë si një shëmbull për të gjithë tha  :''Shpirti im e madhëron Zotin,dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim, sepse ai e shikoi me pëlqim ultësinë e shërbëtores së tij; sepse ja, tani e tutje të gjitha brezat do të më shpallin të lume,sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha, dhe i Shenjtë është emri i tij!( Luka 1; 46-49)

Për shumë vjet me traditë dhe frymë të krishterë të kremten e 15 Gushtit:, “ Fjetjen e Hyjlindëses” ,“Pashka e verës” .Amin.

No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Frytet e Shpirtit të Shenjtë !
    4 Oct, 2025
  • KU NA ÇON AXHENDA E INDETITETIT GJINOR (SHPREHJE GJINORE)
    1 Oct, 2025
  • Homelia XI mbi Ungjillin sipas Mateut
    30 Sep, 2025
  • Shpirti i Shenjtë: Drita dhe Forca e Jetës Ortodokse !
    30 Sep, 2025
  • FALJA: UDHËZIMI I SHENJTORËVE !
    25 Sep, 2025
  • Verbëria fizike vs verbëria shpirtërore !
    24 Sep, 2025
  • Homelia X mbi Ungjillin sipas Mateut
    19 Sep, 2025

Shkrime nga Katekisti Miron Çako

Publikimet e vitit 2025

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako