SI ËSHTË MË MIRË, TË FESTOHET DITA E LINDJES APO DITA E EMRIT?
Nga Katekisti: Miron Çako
Ditëlindja eshte dita ku përkujtojmë ditën kur lindëm nga barku i nënës dhe erdhëm në këtë jetë të përkohshme. Ajo është një ditë sa personale aq edhe familjare dhe festohet së bashku me prindërit që na lindën, vëllezërit dhe motrat që u lindën para ose pas nesh, po ashtu edhe me shoqërinë, që gëzohen së bashku me ne.
Kur jemi të vegjël nuk e ndjejmë shumë këtë shqetësim, sepse mendojmë se kemi shumë vite për të jetuar, por kur rritemi dhe plakemi, çdo ditëlindje na kujton se po afrohet dita që do të largohemi nga kjo jetë dhe sipas gjendjes sonë shpirtërore e përjetojmë ndryshe emocionalisht këtë ditë.
Sipas bestytnive pagane besohej se e vetmja mënyrë për t'iu shmangur këtyre shpirtrave, ishte që personi të qëndronte pranë familjes dhe miqve, të cilët largonin shpirtrat e këqij. Po ashtu, dhuratat që i jepeshin atij që kishte ditëlindjen shërbenin si sende që nuk lejonin afrimin e së keqes, prandaj në botë ka forma dhe rite të ndryshme të festimit të ditëlindjes.
Këtu ka një paradoks, sepse zakonisht për t'i kërkuar ndihmë dhe mbrojtje Zotit ndizet një qiri simbol i dritës hyjnore që ndriçon erësirn ku qëndrojnë shpirtrat e erta. Kjo dritë i shpërndan shpirtrat e këqinj dhe ju jep shpresë njerëzve, por në ritualin e ditëlindjes si në fikjen e qirijnve mbasi ke një dëshirë në mendje, paradoksalisht e shton erësirën dhe dëshira jonë i drejtohet asgjësë, ose më mirë erësirës ku qëndrojnë shpirtrat e këqinj.
Kisha Orthodhokse i mëson dhe i nxit besimtarët e saj të festojnë m shumë ditën e emrit.
Në ditën e festës së shenjtorit të krishterët mblidhen së bashku në Kishë për të adhuruar Perëndinë Triadik, Atin, i Cili me anë të Birit dhe Fjalës së Tij, të bërë Bir njeriu, Jisu Krishtit dhe hirit të Shpirtit të Shenjtë, e ka bërë këtë njeri shenjtor, d.m.th të ngjashëm me Perëndinë.
Dashuria për Perëndinë mbi veten dhe dashuria për të afërmin si veten bëri që ai i krishterë të ketë një vdekje të krishterë me paqe ose martirizim.
Kisha e nderon atë besimtar që përmbushi me shumë vetmohim fjalët që tha Zoti: “Bëhuni të shenjtë ashtu si Unë jam i shenjte” (I Pjetrit 1:16).
Prandaj dhe kur një fëmijë ose i rritur pagëzohet në Kishën Orthodhokse, merr një emër të ri, për të treguar se rilindi në Zotin, nga barku i Kishës (Kolimvithra) dhe merr emrin e një dhe mbrojtësi i besimtarit gjatë gjithë jetës.
Ndryshimit i emrit tek njerëzit e ka bërë vete Zoti Jisu Krisht, psh për apostujt. Simonin e qujti Petro, Lebeu u mbiquajt Tade (Mattheu 10.2-3).
Kisha i kujton shenjtorët jo në ditën e lindjes, por në ditën e vdekjes, sepse ajo është dita më e lumtur e jetës së tyre.
Atë ditë ata hynë në parajsën qiellore, në gëzimin e jetës së përjetshme.
Këto ditëlindje festohen nga Kisha Orthodhokse për të na treguar se me lindjen e këtyre personave u ndryshuan fatet e njerëzimit dhe ishin të bekura nga Zoti në mënyrë të veçantë, sepse edhe zënia e këtyre personave qe e veçantë dhe ndërhyrje speciale e Perëndisë.
Kjo ditë është një ditë e lëvizshme sepse ndryshon sipas datës së Pashkës për atë vit.
Prandaj, në ditën e emrit që është e shenjorit, ne marrim hir dhe gëzimin e shenjtorit dhe uratën e besimtarëve ashtu siç thuhet: “Ai që pranon të drejtin, në emër të drejtit, do të marrë shpërblimin e të drejtit” (Mattheu 10:41), sidomos kur jemi të pregatitur dhe kungohemi me Trupin dhe Gjakun e Krishtit, ku në të Cilin eshtë e bashkuar e gjithë Kisha triunfante në qiell dhe Kisha militante në tokë, dmth., Zoti, Hyjlindësja dhe shejntorët në qiell me besimtarët orthodhoks në tokë.
Prandaj, për besimtarin dita e emrit është më e madhe se dita e lindjes, jo vetëm në gëzim, por edhe në kuptim.
Të krishterët e parë nuk i jepnin rëndësi ditëlindjes .
Pavarësisht se Origjeni është i cilësuar si heretik për disa mësime të të tij të gabuara por ai ka qënë një frymëzuaes për shumë etër të shënjtë që morën të mirën nga Origjeni dhe jo herezitë , tek fjalët e tij për ditëlindjen shikojmë përpjekja e kishës së herëshme për tu shkëputur nga zakonet dhe bestytnitë pagane edhe për keqinterpretimin dhe rëndësinë e ditëlindjes.
Në fakt, të paktën hebrenjtë e mëvonshëm, i konsideruan festimet e ditëlindjes si pjesë të idhujtarisë.
Ne orthodhokset ne Kalendarin Liturgjik nuk i japim rendesi ditës kur lindën shenjtorët, madje edhe ata të mëdhenjtë, sepse ditëlindja e shenjtorit, si dhe e çdo te krishteri , është dita e vdekjes ne Krishtin.
Dhe ndërsa fëmija i vogël, duke dalë nga barku i nënës së tij, përshëndet jetën e re, kështu njeriu përmes vdekjes së tij, del nga barku i kësaj jete, për të përshëndetur jetën tjetër, jetën e përjetshme, lumturinë në Zotin.
Sipas këndvështrimit orthodhoks kur festojmë ditëlindjen ne i japim rëndësi vetes tonë duke e bërë qëndër kur në të vërtet qëndra e jetës tonë duhet të jetë Zoti dhe shenjtorët, prandaj orthodhoksët me mendim të përulur preferojnë të festojnë më shumë ditën e emrit që ve në qëndër shenjtorin dhe jo ditëlindjen që vë në qëndër veten tonë.
Një djalosh e pyet një priftë orthodhoks :- Atë, a duhet ta festojmë ne ortodoksët ditëlindjen apo jo?
Këto janë ditëlindje të pëlqyera nga Perëndia, sepse u ngjizën pa pasion, si Krishti, Hyjlindësja nga Hyjprindët Shën Joakimi edhe Shën Ana , por edhe Shën Joan Pagëzori që ishtë i mbushur me Shpirtin e Shenjtë që në barkun e nënës”. ( Luka 1-15)
Nëse lindja nuk do të ishte “mëkatare” dmth në kuptimin se ne të gjithë ngjizen me pasion dhe lindim me mëkatin stërgjyshor, atëherë foshnjat nuk do të pagëzoheshin nga Kisha Apostolike si ri , por ato pagëzohen sepse edhe nqs nuk kanë mëkate prrsonale kanë mëkatin stërgjyshor që i pengon të bashkëkohen me Zotin që është i Tërëshenjtë .
Prandaj është më mirë për ata që e respektojnë punën e Zotit për shpëtimin tonë, të festojnë ditën e tyre të pagëzimit e cila quhet rilindje shpirtërore, por që të mos mbetemi të vetmuar në festën e rilindjes, ditën e (pagëzimit) por që të bashkohemi me të gjthë komunitetin Kisha i ka dhënë më rëndësi ditës së emrit në të kremten e shenjtorit që i ka huazuar emrin.”
Fatkeqësisht sumë ditëlindje përfundojnë në mëkate pasionante, madje edhe fatkeqësi dhe tragjedi sepse mohohet Zoti ose nuk i jepet vëndi që i takon si Krijues i çdo qënje njerëzore në mënyrë personale (Jobi 10-8) dhe ai që bënë të mundur çdo lindje me sukses.
Psh për ditëlindje bëhen festa me shpenzime të shumta , dreka, darka , urime, dhurata, me shumë të afërm ,miq edhe shokë , kurse për ditën e emrit mjaftohemi me një qiri të ndezur më kishë , një urim thjesht si : “ ta gëzosh emrin” , apo një kafe apo karamele edhe kaq, kur tradita e krishterë është se në ditën e emrit mbas Liturgjisë bëhen dreka, darka me të shtëpisë për nder të shenjtorit që feston atë ditë dhe vizita nga të afërmit edhe miqtë tek ai që feston emrin e shenjtorit.
Të nderuar miq dhe vellëzër edhe motra në Krishtin, personalisht ju falenderoj kur më uroni “Edhe 100” për ditën e lindjes time në 22 prill.
Pse duhet ta përcaktojmë dhe kufizojmë ne kohën e jetës për të tjerët?
Mendoj se urimi më i mirë dhe më i përshtatshëm për ditëlindje, që nuk jemi të detyruar ta festojmë as ti ndalojme te tjeret ta festojne , është :"Të rrosh aq sa do Zoti dhe për Zotin", por personalisht do të më gëzonit më shumë po të më uronit në mirësin tuaj për ditën emrit,që e festoj në ditën e Shën Mironit të Kretës (8 Gusht), ashtu si urojmë ne të krishterët: "Për shumë vjet!