Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

PSE TRUPAT E DISA SHENJTORËVE NUK PRISHEN ?

July 24, 2025 at 2:27 pm, No comments
IMG_6471.jpeg
Nga Katekisti: Miron Çako


Në Kishën Katholike Apostolike ka shumë thesare shpirtërore dhe fizike dhe këtu nuk e kam fjalën për suvenire me ar edhe argjend apo gurë të çmuar, por për thesare të vërteta të pa çmueshme që një ndër to janë lipsanet e shenjtorëve dhe veçanërisht trupa  të paprishur shenjtorësh .


Janë shumë lipsane shenjtorësh të paprishur në Kishën Orthodhokse , por le  ë përmëndim disa , psh  ai i  Shën Kristinës që nga shek III  , Shën Spiridhonit që nga shek IV , Shën Jerasimit  që nga shek  XVI, Shën Dionisit, Egjinas  shek XVI,  Shën Joan Rusit që nga shek XVII  e  shumë që gjenden në shpellën e Lavrës së Madhe një Kiev, e të tjera e të tjera në të gjithë  botën.


Dikush mund të dyshojë dhe të thotë me nxitim  , mos i besoni janë truke , apo janë  të ballsamosura si mumjet, por  ne orthodhoksët  ju themi atyre dyshuesve : “ eja edhe shiko “ (Joani 1-26) .


Pra  eja edhe shikoni o dyshues , këto trupa të paprishur shenjtorësh që janë të ekspozuara publikisht , dhe mund t’i prekni dhe mund t’i  ekzaminoni dhe do të  konstatoni , se ato nuk janë truke, as mumje që kanë brenda kimikate për mosprishje , por janë vërtetë  të paprishur natyralisht, por jo nga ligjet natyrore por nga  ato mbinatyrore , sipas urdhërit dhe dëshirës së Perëndisë Triadik.

Që ta kuptojmë sa më mirë këtë fenomen mbinatyror , duhet të dimë se që nga fillimi  njerëzimi gjithmonë i ka qëndruar kundra vdekjes , këtij misteri të frikshëm të ndarjes me dhunë dhe dhimbje të shpirtit nga trupi.


Të gjallët me sytë e trupit fizik nuk e shohin dot shpirtin kur del nga trupi,  sepse shpirti është jo material, por të gjallët  shohin trupin që kur ndahet nga shpirti e quajnë kufomë , dmth të vdekur , pa jetë , madje që shpejtë  fillon dhe dekompozohet frikshëm dhe me erë të keqe  dhe  kjo është  arsyeja që kufomën  e varrosin sa më shpejt të paktën mbas 24 orësh ose e shumta  deri në tre ditë.


Megjithatë njerëzit edhe para krishterimit  kanë besuar se shpirti rron  në jetën mbas vdekjes,  por kanë besuar  edhe në ringjalljen e trupave , prandaj edhe janë përpjekur t’i mbajnë trupat  të paprishura  me teknika e balsamimit, kimikate , si psh mumjet e Egjiptit , i cili duhet t'i datojmë që nga viti 4500 pr. Krishtit.

Sipas besimit egjiptian me mumjifikimin e trupit  bëhej e mundur që shpirti të vizitonte trupin; ky rikthim gjendet vazhdimisht i vizatuar mbi papiruset dhe fashat e mumjeve.


Nga gjetjet arkeologjijke është  parë që nga fillimi e deri në fund  se "Libri i të Vdekurve" është plot formula magjie që e ndihmojnë mumjen për t'u mbrojtur, dhe të vdekurin për t'u pranuar në jetën e përjetshme. Ja një nga këto formula: "Përshëndetje ty, Osiris, zoti im hyjnor! Vetëm prej teje jeta është e pavdirë, gjymtyrët e mi do të njohin jetën e përjetshme. Unë s'do të kalbem. Mua s'do më hanë krimbat. Nuk do të vdes. S'do të jem ushqimi i krimbave. Do të jetoj, do të jetoj. Rropullitë e mia nuk do të kalben. Sytë s'do të më mbyllen, fytyra do jetë ashtu siç e kam tani. Veshët s'do ndalojnë së dëgjuari. Koka s'do të ndahet nga qafa. Gjuha s'do më shkulet. Flokët s'do të më priten. Nuk do më rrafshohen vetullat. Trupi do më mbetet i pacënuar, nuk do të prishet, nuk do të shkatërrohet në këtë botë."


Por kjo teknikë e ballcamimit  ju mundësohej vetëm të pasurve kurse të varfërit varroseshin në rërë , afërsisht një metër në shkretëtirë dhe dekompozoheshin shpejt ose haeshin nga egërsirat , kështu sipas besimit egjiptian ata s’mund të mernin pjesë në lumturinë mbas vdekjes sepse nuk kishin trupa për jetën tjetër, kjo përbënte një shqetësim por dhe mundësi për spekullim , vjedhje të varreve të mëparshme.


Për krishterimin gjërat janë ndryshe , njeriu është një krijesë e krijuar nga Perëndia e përbërë me dy elementë: shpirt edhe trup ( psiko-somatike) .


Ai u krijua  të jetë i pavdekshëm jo vetëm shpirtërisht që nuk vdes se është esencë , mendore , por edhe trupi fizik nga balta ( Zanafilla 2-7) u krijua nuk mund të vdiste sepse shpirti ishte gjithmonë i bashkuar me trupin dhe i jepte jetë trupit.


Vdekja erdhi si një aksident për shkak të mëkatit fillestar , dmth te rebelimit të njeriut nga urdhëri Hyjnor : “Ha lirisht nga çdo pemë e kopshtit por mos ha  nga pemna njohje së të mirës e të së keqes , sepse ditën që do hash prej kësaj me siguri ke për të vdekur”( Zanafilla 9:17)


Vdekja e menjëhershme shpirtërore dmth ndarja e shpirtit të njeriut nga  Shpirti i Shenjtë solli automatikisht dhe degradimin, sëmundjen  dhe vdekjen e trupit.


Judaizmi dhe pastaj krishterimi nuk e ka parë trupin si armikun dhe burgun e shpirtit si e shikonin filozofët e antikitetit apo fetë lindore , por si banesë dhe bashkëpunëtorë, prandaj duke u inspiruar nga Shkrimi i Shenjtë edhe tradita judaike e ka respektuar kufomën dhe e ka varrosur sipas urdhërit të krijuesit: “ se ti je pluhur  je dhe në pluhur do të shkosh” ( Zanafilla 3-18)  dhe nuk është interesuar në pavdekshmërinë e trupit me anën të ballcamosjes si bën egjiptasit apo të tjerë popuj paganë, por e shikonte vdekjen një borxh dhe barazi për të pasur edhe të varfër dhe shpresonin ta tejkalonin me fuqinë e Zotit ashtu si na thuhet tek psalmi :

Metoda e ballcamosjes që si thamë më sipër aplikohej në Egjipt nuk realizoheshin tek judejntë , madje Krishterimi i dënoi dhe nuk i praktikoi tek besimtarët , psh në jetën e Shën Andonit të Madh, na thuhet se shenjtori  kërkontë që nxënësit e tij besnik t’ia varrosnin trupin mbas vdekjes poshtë në tokë  sa më thellë ,që të mos e gjenin dhe t’ia ballcamosnin sipas traditës egjiptiane, sepse ishte e gabuar dhe kundra  urdhërit hyjnor : “Dhe je dhe  në dhe do të shkosh” ( Zanafilla 3-18)  


Ndryshe nga mumjet  trupat e shenjtorëve edhe pse janë varrosur në dhe, ose  janë zhvarrosur pas një periudhë kohe, zakonisht sipas traditës të krishterë  tre vjeçare, ato janë gjetur të pa prishur, të plotë, madje sikur flinin, psh kur u zhvaros për herë të parë lipsani i paprishur i Shën Nektarit më 22 gusht në vitin 1953 në ishullin  Egjina, trupi kishte  mbi 30 vjet i varrosur , iu gjet që ishte i paprishur, pavarësisht kalimit të kohës. Trupin e tij e shqyrtuan mjekë dhe priftërinj. Pjesët e trupit, përfshirë duar dhe fytyrë, ishin të ruajtura mirë, pa shenja të dekompozimit. Ky fenomen u konsiderua një mrekulli dhe konfirmoi shenjtërinë e tij, duke çuar në kanonizimin e tij nga Kisha Orthodhokse që kremtohet si shenjtor  në datën 9 nëntor .


Ajo që të bënë përshtypje është se edhe pse këto trupa qëndrojnë në ambiente të hapura , trupi nuk dekompozohet por qëndron konstant në performancën e tij edhe pse kalojnë shekuj , si për shëmbull trupi  i paprishur i Shën Kristinës që nga shekulli i tretë.

Trupat e papsrishura të shenjtorëve  nuk vijnë erë kimikatesh as aromë  të rëndë  të një kufome , por në shumicën e rasteve vijnë aromë të mirë dhe lëshojnë miro , vaji aromatik mrekullibërës.

Madja këto trupa janë rezistentë edhe nga dhunimi që  jua është bërë nga njerëzit dashakeq dhe antikrisht , psh kemi rastin  kur turqit morën  lipsanin e paprishur të Shën Joan Rusit në Prokopio të Azisë dhe e hodhën në zjarr për ta djegur , lipsani edhe pse u hodh në mes flakësh nuk u dogj por vetëm u nxi nga tymi , ashtu si është edhe sot i plotë por i nxirë nga tymi në kishën e tij në Prokopio të Evias , Greqi.


Pse nuk prishen këto trupa të shenjtorëve ?

Në kishën ortodokse, nderimi për shenjtorët, të cilët me përpjekjet e tyre dhe me hirin e Zotit arritën të bëhen "perëndi sipas hirit", nuk i referohet vetëm shpirtrave të tyre besnikë, por edhe trupave të tyre të shenjtë, që u  shenjtëruan.


Apostull Pavli shkruan “ A nuk e dini ju se trupat tuaj janë tempulli i Shpirtit të Shenjtë dhe Perëndia banon më ju” ( I Korintasve 1-19)

Le ta analizojmë më me kujdes këtë fenomen:


E para; këto trupa nuk prishen sespe Zoti Jisu Krisht që vdiq si njeri ( Mateu 27-50) u varros ( Mateu 27 59-60) dhe në varr trupi i tij as u tret , as u prish, por në të tretën ditë u ngjall si Perëndi njeri ( Joani 20-19) dhe tani trupi i Tij  bashkuar përjetësisht me Birin dhe Fjalën e Perëndisë  është i hyjnizuar dhe i pavdekshëm  i ngjitur në të djathtë të fronit të Atit ,( Veprat 7 -56) ashtu si na thotë tek Zbulesa : “Unë jam i pari dhe i fundit dhe i gjalli, isha i vdekur, por jam i gjallë në jetë të jetëve” (Zbulesa 1-18).


Krishti  u jep trupave të shenjtorëve  hirin e mos prishjes si  trupit të vetë, ose ndryshe nuk i le të prishen sipas procesit të vdekjes , sepse kur do Zoti prishen ligjet e natyrës dhe për të vërtetuar fjalët e tija mbi vdekjen: “Edhe kushdo që rron e më beson, nuk do të vdesë për gjithë jetën” (Jn. 11:26).


Krishti po fliste njëkohësisht si për mos vdekjen si shpirtërore por edhe ngjalljen  trupore , që do ta marin njerëzit me ardhjen e dytë të Tij, dhe  që kjo e vërtetë teologjike , eskatologjike  të mos mbetet vetëm një retorikë fjalësh por një realitet i prekshëm edhe në këtë jetë  na tregon të me anën e këtyre  trupave  të paprishëm , që nuk janë kufoma, të mumifikuar , por shpesh tregojnë shenja jete, burojnë aromë  miro, madje lëvizin në arkivol, si psh lipsani i paprishur i Shën Spiridhonit në Korfuz, në një mënyrë krejtësisht të mahnitshme, ata që përkujdesen për lipsanin thonë se duhet t’ia ndërrojnë shenjtorit këpucët çdo muaj, pasi ecën vazhdimisht dhe i prishen papuçet që detyrohen tia zwvendwsojnw, pastaj papuçet e vjetra i presin në copa dhe i shpërndajnë në botë si bekim.


Pra në Krishtin vdekja si shpirtërore dhe trupore janë nulizuar , dhe trupat e paprishur të shenjtorëve e përforcojnë besën e jetës mbas vdekje dhe të ngjalljes trupore të atyre që kanë fjetur (vdekur) në Zotin, ashtu si e themi në Simbolin e Besimit: “ Presim ngjalljen e të vdekurve dhe jetën e ardhëshme të amëshuar. Amin”.


Këto trupa të parishura na tregojnë se me Krishtin vdekja si armiku kryesor i mbarë njerëzimit, është mundur plotësisht dhe pritet të  bëhet mbarë kozmik kur Krishti të vijë për herë të dytë me lavdi dhe kjo do paraprijë  ngjalljen e trupave ,  siç thotë dhe apostull Pavli:


“Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin, por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij. Pastaj do të vijë fundi, kur ai t'ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë, pasi të ketë asgjësuar çfarëdo sundimi, çdo pushtet e fuqi. Sepse duhet që ai të mbretërojë, derisa t'i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët e veta. Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja....Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: ''Vdekja u përpi në fitore''. O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote? Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji. Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jisu Krisht.( Korintasve 15 ;22-26 ;55-57 )

Pikërisht ky ishte shpërblimi i shenjtorëve që janë të gjallë në Zotin jo vetëm shpirtërisht ( Zbulesa 6-9) por edhe trupërisht (lipsanet e paprishura).


Madje ka disa shenjtorë që janë shpërngulur edhe me trup dhe jetojnë në qiell me Zotin jetën e Përjetëshme edhe para ngjalljes kozmike  të vdekurve, kjo iu lejua nga providenca hyjnore si një shpërblim i veçantë nga Zoti Jisu Krisht si psh Tërëshejnta Zonja Shën Mari , Shën Joan Ungjillori, Shën Simeoni i Marrë në Krishtin , apo edhe Shën Enoku ( Zanafilla  5-23)dhe Shën Ilia ( 2 Mbretërve 1-11) që i presin të vijnë me trupa  pak para ardhjes së dytë të Krishtit (Zbulesa 11- 3).


E dyta: Mos prishja e trupave tregon shenjtërinë e personit që arriti me besim  dhe me një jetë asketike të shejntërojë  në Krishtin dhe me anën e Shpirtit të Shenjtë nëpërmjet Mistereve të Shenjta, jo vetëm shpirtin por edhe trupin dhe trupi iu bë lipsan ose një enë hirmbajtëse  e Shpirtit të Shenjtë .


Vertetë vdekja ndau shpirtin e shenjtorit nga trupi por Shpirti i Zotit banon ende në ato trupa ashtu  si në trupin e Krisht dhe kjo mrekulli e tregon shenjtorin  të ngjashëm me Krishtin, jo vetëm shpirtërisht por edhe trupërisht  dhe këto janë shenja të dukshme të shenjtërisë dhe hyjnizimit të njeriut në Perëndinë Atë, me anë e Krishtit në Shpirtin e Shenjtë, ashtu si na thuhet në (Zanafillë 1 -26) :“Ta bëjmë njeriun  sipas shëmbëlltyrës sonë edhe i ngjashëm me ne”.


Shën Joan Damaskini thotë se zbritja e Frymës së Shenjtë në formë trupore ("si pëllumb", Lluka 4:22), kur Zoti po pagëzohej, tregon fillimin e pagëzimit tonë dhe nderon trupin, sepse edhe ai bëhet i Zotit me hyjnizimin e tij. Kështu që reliket e shenjta të shenjtorëve kanë hirin e Shpirtit të Shenjtë. Sepse shenjtorët, të cilët ishin plot me Frymën e Shenjtë kur ishin gjallë, e ruajtën atë edhe pas vdekjes.


Shën Simeon Teologu i ri na thoëtë : “Shpirti  që u bë  i denjë  që të marë  hirin detyrimisht  shenjtëron  gjithë trupin  e tij, brenda  pjesëve të cilit gjendët, kështu Hiri Hyjnor  siç shenjtëron shpirtin , shenjtëron edhe trupin. Kur shpirti shkëputet nga trupi  i tij , trupi gjendet me gjithë hyjnizimin e tij , dmth me hirin hyjnor”

E treta: Shpirti  Shenjtë që qëndron në këto trupa të paprishur  i kthen ato në kisha të gjalla ku njerëzit mund të vijnë edhe t’iu falen (proskinisin)  me respekt këto trupa të shenjta  i puthin dhe  kështu trupat e shenjtorëve trasmetojnë  hirin e Shpirtit  të  Shenjtë që ndikon tek shpirtrat dhe trupat e pelegrinëve , sa  ato quhen klinika shpirtërore.


Kjo ka ndodhur edhe në Dhiatën e Vjetër tek libri i (4 i  Mbretërve ), kur hodhën trupin i një të vdekuri në varrin e Profetit Elize , sapo trupi preku trupin e  Profetit u ngjall, personi.

Shën Grigor Pallamai thotë : “Ju falemi lipsaneve  të shenjta , sepse  nuk është hequr nga ata  fuqia shenjtëruese , ashtu  sikundër  nuk u largua  hyjnizimi  nga trupi zotëror, i Zotit gjatë tre ditëve të vdekjes së tij” .


Prandaj lipsanet e shenjtorëve  dhe ato të paprishura , bëjnë mrekulli, si psh kur  në 1673 murtaja goditi Korfuzin për herë të dytë, përsëri banorët e ishullit, u mblodhën në kishë, duke u lutur për ndihmën e Shën Spiridhonit dhe bënë litani me  lipsanin e tij të paprishur. Përsëri dritat misterioze u panë në kullën e kambanës, dhe imazhi i Shën Spiridhonit u vërejt duke ndjekur murtajën (për të cilën disa thonë se dukej si një fantazmë e zezë, të tjerët panë  një krijesë me krahë, gjysmë luani, gjysmë majmuni), dhe shenjti  duke e rrahur me një kryq, kur arriti në fortesën e Korfuzit, shenjti  e kishte vënë poshtë krijesën e murtajës duke gërvishtur një kryq në murin prej guri,  dhe e urdhëroi që të mos kthehej më, menjeherë murtaja nuk ishte më dhe njerëzit u shëruan dhe nuk u infektuan.

Kjo mrekulli kujtohet çdo vit në Korfuz dhe është pjesë e katër litanive të mëdha që bëhen me trupin e pa prishur të Shën Spiridhonit që nderohet si shenjtë i gjallë, mrekullibërës edhe mbrojtës i Korfuzit.


Mrekulli të shumta tregohen dhe nga shenjtoret e diteve tona, të cilet nuk e patën veprimtarine e tyre ne vendet me traditë Orthodokse, por ne vende ku me veprimtarine e tyre vendosen farën e besimit si në SHBA.


Një prej tyre është dhe Shën Joani Maksimoviç, Kryepeshkop i Shanghait dhe San Franciscos në SHBA. Ndonëse  shenjtori ndërroi jetë në vitin 1966, lipsani i tij gjendet i paprishur dhe sot e kësaj dite pranë Katedrales së  Tërëshenjtes në San Francisko.

Shumë mrekulli janë rregjistruar që në momentin kur janë hapur lipsanet e shenjtorit ne vitin 1993.


Njëra prej tyre dëshmon si lipsani i shenjtori ndihmoi një person me emrin Gregu, duke e çliruar nga një sëmundje që i kishte prekur gishtin.

Pasi Gregu kishte ndaluar ne katedralen e Tërëshenjtes në mënyrë që të nderonte lipsanin së bashku me një klerik, iu lut shenjtit që të gjente prehje nga kjo sëmundje që e kishte shqetësuar. Pasi nderoj lipsanin e paprishur dhe u lye me vajin nga kandili lipsanit , Gregu vazhdoi udhëtimin e tij.


Disa ditë me vonë, ai vështron që shqetesimi në gishtin e tij, ishte zhdukur.


E katra: mos prishja e trupit , kërkon të na thotë  rëndësinë e  trupit tonë  që duhet t’i japë, përkujdesje dhe mirëpërdorimin e duhur, por edhe nderimin mbas vdekjes ,sepse trupi është bashkëpunëtor   i shpirtit në të mira edhe në të këqija , prandaj do të kemi ngjallje edhe  trupore  jo vetëm të të mirëve por edhe të këqinjëve, besnikët në të ngjallur jete ku trupat e tyre do të jenë të pavdekshëm me një jetë të lumtur në praninë dhe bashkim me Zotin :”Atëherë të drejtit do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre (Mateu 13:43 ),kurse të pa besët dhe  mëkataret e  papenduar me trupa të nxirë dhe të shëmtuar  që do të jenë të pavdekshën, por për në vuajtjet e Ferrit dhe kjo është vdekja e dytë( Zbulesa 20-15) sepse ; “ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme” (Mateu 25:46).

Prandaj trupat tanë janë një pjesë kyçe e shpëtimit tonë, sepse pa trupin nuk mund të jetojmë në këtë hapësirë dhe kohë në këtë botë  edhe kjo mënyrë jetese  është e domosdoshme jo vetëm për rritjen e shpirtit deri në moshën e pjekurisë si atë të Krishtit , por edhe për koorigjim të mëkateve , sepse  nëpërmjet trupit vëmë në jetë pendimin e shpirtit tonë, sa kemi shpirtin në trup është i mundur pendimi  ,por edhe koorigjimi dhe shpëtimi deri  në çastin e fundit, ashtu si ndodhi edhe me hajdutin që sa ishte në agoni në trupin e tij të kryqëzuar përkrah Krishtit të kryqëzuar( Luka 23 --33), u pendua, rrëfeu Krishtin si Shpëtimtar edhe Zot dhe i kërkoj mëshirë dhe ai e shpëtojë, sepse Krishti i tha : Në të vërtetë po të them sot do të jesh me mua në Parajsë” ( Luka 23:43)


Po ashtu kemi edhe shumë raste të tjera në historinë e shenjtorëve  , që njerëzit kanë vdekur , por për shpëtimin e shpirtit  Zoti i Gjithëmëshirshëm i ka kthyer prap shpirtrat e tyre në trupa që ata të mund të pendoheshin edhe të rrefenin mëkatet dhe kështu të pësonin ndryshimin dhe të shpëtonin shpirtin.


Prandaj trupi është një bashkëpunëtor i mirë edhe i domosdoshëm për shpirtin dhe kështu meriton të nderohet , kjo është arsyeja që krishterimi nuk pranon, çnderimin , apo djegjen e trupave,  por varrosjen me dinjitet të kufomës , dhe nderimin e varrezave ( qimitirëve) duke pritur ngjalljen trupësore për gjykim , ashtu si na shkruan apostull Pavli : “ Sepse ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen” ( 2 Korintasve 5-10).


Jo të gjitha trupat e shenjtorëve mbetën të paprishur, dhe ky nuk është kriteri i vetëm për shenjtëri , kemi shenjtorë shumë të mëdhenj që iu janë  prishur trupi dhe kanë mbetur vetëm eshtra , ose kanë mbetur vetëm disa pjesë të paprishura , psh këmba e plotë e shën Anës shekulli i parë, dora e shën Katerinës shek III , veshi i shën Joan Gojartit sheku IV, etj.

Ka gjithashtu disa  trupa shenjtorësh qw kanë qëndruar të paprishur për disa kohë por më vonë me lejen e Zotit dhe dëshirën e shënjtorit janë prishur, psh trupi i shën Joan Gojartit që u  zhvarros mbas 30 vjetësh dhe ishte i paprishur , por pastaj u prish dhe sot kemi të paprihur vetëm veshin e djathtë dhe dorën e tij të paprishur .


Arsyet e mos prishjes së një lipsani  i di Zoti por ka edhe një logjik pse disa  prishen dhe disa mbeten të paprishura, sepse nqs të gjithë trupat e shenjtorëve që janë me miliona  do të rinin të paprishur do ishte e vështirë  ekspozimi dhe mbajtja e tyre .

Po ashtu mund të ketë edhe spekullimi nga njerëzit  , si psh në perëndim nga   heterodoksët,  që mbas skizmës shfaqin trupa të paprishur , por në të vërtetë  si është parë se  janë të paprishuara  me teknika ballcamimi dhe jo sipas hirit të Shpirtit të Shenjtë që është i plotë vetëm në Kishën Orthodhokse.

Prishja e trupave lejohet edhe që eshtrat e shenjtëruara dhe hirëmbajtëse të një shenjtori të mund të transportohen dhe shpërndahen si bekim në të gjithë botën dhe nqs janë martirë të vendosen  në altarët e kishave, ashtu si kemi lipsanet (eshtrat) e martirëve që janë të vendosura në çdo altar orthodhoks, vendi i shenjtë   ku kryhet Liturgjia Hyjnore.


Për këtë rast kemi historinë  e prishjes së lipsanit të shën Nektarit .

Në këtë ditë, të zhvarrimin të dytë të Shën Nektarios, më 3 shtator 1953, trupi i pa prishur  i Shenjtit tashmë ishte dekompozuar. Megjithatë, e njejta aromë si ajo që ndien ata që dëshmuan zhvarrimet e mëparshme pushtoi hapësirën e manastirit të vogël në mes të Eginës. Eshtrat e Shenjtorit u nxorën nga varri me një ceremoni madhështore u vendosën në një altar, siç i gjejmë edhe sot e kësaj dite në manastir. Në përkujtim të kësaj dite, u krijua kremtimi vjetor i mbledhjes së lipsaneve të tij të hijshme në datën 3 shtator.


Por "Ishte një grua e moshuar e pasur që ishte takuar me Hierarkun Nektar në manastir dhe ishte rrëfyetari i saj për disa herë. Tani ajo jetonte e vetme në Peru dhe qante ditë e natë që trupi i Nektarit ishte tretur. Dhe shpresonte që lipsani i tij do të mbetej i paprishur, si ai i Shën Dionisit në ishullin e vendlindjes së saj, atë të Zakinthit.

Ajo mendonte se kjo ishte një nderim për orthodhoksinë. Një natë, gruaja e moshuar e pa Nektarin të gjallë pranë shtratit. Ai i buzëqeshi me dashuri dhe ëmbëlsi. "Pse je kaq e mërzitur? e pyeti ai atë, pastaj shenjtori vazhdoi : "Unë i jam lutur Perëndisë që ta lejonte shpërbërjen e trupit tim. E bëri këtë për të gjithë të krishterët e devotshëm, për ngushëllimin e të cilëve pjesët e lipsanit do të dërgohen në mbarë Greqinë dhe në mbarë botën”. Gruaja e moshuar u zgjua e tronditur por e mbushur me mirënjohje teksa shikonte rrëfyetarin e saj të gjallë e që po bisedonte me të”.


Lejimi ose prishja e trupit të një shenjtori mund të konsiderohet  edhe  një bekim për shenjtorin edhe mbas vdekjes , psh që të mari të tjera shpërblime , si  trupi i Shën Savës së Serbisë që u dogj nga turqit , dhe me këtë mënyrë e lejoji Perëndia që  shenjtori të mari pas vdekjes edhe kurorëne martirit dhe hiri i lipsaneve të tij u përhapë në të gjithë vëndin si bekim edhe mbrojtje.


Edhe kur prishet trupi asgjë nga trupat tanë nuk humbet, por është aty në tokë edhe pret ringjalljen, aq më shumë lipsanet e një shenjtori,vetë Zoti Jisu  Krishti iu tha nxënësve : “ Sa për ju, madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kokës suaj janë të numëruara.” ( Mateu 10-30)


Pra mos prishja e një trupi nuk varet nga shenjtëria e një shenjti , por nga providenca hyjnore për qëllime më të larta dhe afatgjatë që ne nuk mund të mendojmë ose parashikojmë  si njerëz.

Ja çfarë na thotë Shën Paisi kur e pyetën : Jerond, a kërkoi Shën Spiridhoni nga Perëndia që lipsani i tij të qëndrojë i paprishur? Jo, si mund të ndodhë kjo? Shenjtorët nuk kërkojnë për gjëra të tilla. Me ekonominë hyjnore Perëndia i lejoi lipsanet që të qëndrojnë të paprishura që të ndihmojë njerëz. Dhe shikoni sesi e bëri këtë Perëndia me ekonominë e Tij! Sepse Kerkira, Kefallonia dhe Zakinthi janë afër Italisë dhe do të ishte e lehtë që njerëzit të josheshin nga papizmi, duke vendosur  një digë me Shën Spiridhonin, Shën Gjerasimin dhe Shën Dhionisin (të tre këta shenjtorë janë krejtësisht të paprishur dhe kryejnë mijëra mrekulli për banorët e këtyre ishujve dhe rrethinat. Në raste të panumërta këta shenjtorë e kanë mbrojtur Orthodhoksinë nga latinët dhe kanë forcuar besimin e njerëzve që të mos ta braktisin besimin e tyre orthodhoks për papizmin) “.


Por edhe kur trupi i një shenjtori është i paprishur, përsëri trupat ose eshtrat e tyre janë mbushura  me Shpirtin e Shenjtë që i ruan ata të paprishur, ose të shenjtëruara në pritje të Ardhjes së Dytë të Krishtit, ku me urdhër Perëndie do të marin trupa të transformuar nga Shpirti si i Krishtit mbas ngjalljes ashtu si na i sqaron Apostull Pavli në letrat e tija :


“Kështu do të jetë edhe ringjallja e të vdekurve; trupi mbillet në prishje dhe ringjallet në paprishje. Mbillet në çnderim dhe ringjallet në lavdi; mbillet i dobët dhe ringjallet në fuqi. Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymëror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymëror. Kështu edhe është shkruar: ''Njeriu i parë, Adami, u bë shpirt i gjallë; por Adami i fundit është Frymë që jep jetë.Por frymërori nuk është më parë, por përpara është natyrori, pastaj frymërori. Njeriu i parë i bërë prej dheu, është tokësor; njeriu i dytë është Zoti nga qielli.Siç është tokësori ashtu janë dhe tokësorët; dhe siç është qiellori, të tillë do të jenë edhe qiellorët. Dhe sikurse mbartëm shëmbëllimin e tokësorit, do të mbartim edhe shëmbëllimin e qiellorit.( 1 Korintasve 1 15 42-49)


“Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë.Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur.Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur, sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët;pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin.Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë.( 1 Selanikasve 4 ;13-18)


Duhet të dimë edhe këtë se kur trupi i një shenjtori është i pa prishur dhe shpërndan aromën dhe fuqinë e Shpirtit të Shenjtë është një bekim , por kur trupi i një mëkatari nuk prishet është mallkim dhe bëhet banesë demonësh , prandaj në të tilla raste Kisha Orthodhokse me lutjet e saja ndërhyn që të falet mëkati  i të ndjerit dhe trupi t’i prishet, ashtu si kemi shumë shëmbuj nga historia e Kishës dhe jetë shenjtorshwsh.


Le të përmendim disa raste , psh; “ në shek e 13 në kohën e Patriarkut heretik Joan Veko ku me  urdhër perandorak  i detyronte murgjit agjorit të bashkëmeshonin me heterodoksët romano-klatolik në bashkëmeshim . Në këtë kohë kemi shumë  klerik dhe murgj agjorit që nuk pranuan urdhërin e perandorit dhe patrikut heretik dhe u martirizuan nga latinët, por na përmendet edhe një rast ku disa jeromonak të Lavrës së Madhe , bashkëmeshuan me heretikët (papikët) dhe për këtë gjetën mallkim duke u bërë shembull për të tjerët . Ata u gjetën të vdekur , por  mbas vdekjes trupat e tyre mbetën të patretur, të fryrë , me fytyra të nxira të shpërfytyruara ,me mjekër si gjëmba dhe thonjë si skifteri , ishin pamje  të frikshme dhe vinin erë shumë  të keqe, për këtë  murgjit u detyruan t’i fusnin në një shpellë dhe ta  mbyllnin hyrjen e saj, shpellë që njhet deri më sot .


Nga jeta e shën Efremit shkruar nga Shën Paisi na tregohet kjo mrekulli.


“Simeon Karausoglu mbante mend që Joanis Karausoglu kishte një arë matanë Shën Gjergjit. Kur shkoi një ditë në arë, gjeti një mur rrethues të rrëzuar dhe rrëzë tij një kufomë të zhvarrosur. Kufoma ishte e patretur dhe dukej të qe e varrosur aty prej shumë vitesh, ngaqë veshja e saj ngjante me ato që përdoreshin qëmoti. Joani shkoi nxitimthi tek At Arseni dhe i tregoi i trembur për kufomën. Ati u nis menjëherë, i shoqëruar edhe nga fshatarë të tjerë.Sapo u afrua dhe kundroi të patreturin, Ati kërkoi të hapnin një varr dhe pastaj filloi të lexonte mbi kufomën. Kur u bë gati varri, e futën në dhe përsëri dhe u larguan. Gjatë kthimit, At Arseni u tha: "Mos u shqetësoni, pas tri ditësh keni për ta parë që do të tretet". Me të vërtetë, kur shkuan pas tri ditësh, dherat ishin ulur deri poshtë, sepse qenë tretur mishrat dhe patën mbetur vetëm kockat.”


Ose si na përmendet rasti kur u gjetën trupat e patretur të disa klerikëve, dhe kur episkopi u lut u njofua nga Zoti , se ata ishin dënuar kështu  sepse gjatë jetës së tyre i kishin lënë pas dore shërbesat e përditëshme fetare , episkopi mblolli klerikët dhe kërkojë që ata të jepnin fjalën se do të thonin ata shërbesat edhe për emrin e klerikëve të vdekur dhe kur mori miratimin e klerikëve dhe bëri uratën për prishjen, trupat u shkrinë në dhe .


Prandaj e përsërisim jo të gjithë trupat e paprishur janë të shenjtëruar , sikurse cituam më sipër,  sepse kemi trupa të paprishur , të personave  me fe antikrishti si psh  ku është raportuar se kishin trupa të parishur pasi janë zhvarrosur disa murgj budist, etj , këtu nuk kemi hirin e Perëndisë , por truqe  mashtruese por edhe vepra  të të ligut.


Prandaj, ky fenomen mbinatyror i mos prishjes së trupit  nuk përcakton apo nuk tregon gjithmonë se është shenjë e shenjtërisë, por kur vërtet  ky fenomen natyror është nga Zoti Jisu Krisht dhe e konfirmuar nga Kisha Apostolike është një shenjë e shenjtërisë dhe bekimit të veçantë të këtyre shenjtorëve , që na tregojnë faktikisht dhe trupërisht  fjalët e Krishtit , “Zotit të jetës” ( Joani  10-10)  që ka çelsat e Ferit dhe vdekje ( Zbulesa 1-18) që i tha Martës që dyshonte në ngjalljen e trupit të vëllait të saj Lazar katër ditë i vdekur  “ Jisui  i tha: ''Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?''( Joani  1125-26).


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Homelia IX mbi Ungjillin sipas Mateut
    29 Jul, 2025
  • Lutja,frymëmarrja e shpirtit!
    29 Jul, 2025
  • Liria në Krishtin!
    28 Jul, 2025
  • Dashuria,përsosmëri shpirtërore!
    25 Jul, 2025
  • PSE TRUPAT E DISA SHENJTORËVE NUK PRISHEN ?
    24 Jul, 2025
  • Përulësia!
    23 Jul, 2025
  • PSE GRUAJA NUK MUND TE BËHET PRIFTËRESHË?
    23 Jul, 2025

Shkrime nga Katekisti Miron Çako

Publikimet e vitit 2025

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako