Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

“POR FRYMA THOTË QARTË SE NË KOHËT E FUNDIT DISA DO TË LARGOHEN NGA BESIMI , DUKE JU KUSHTUR VËMËNDJE FRYMËRAVE MASHTRUESE DHE DOKTRINAVE DEMONIAKE .” (1 Tim. 4:1)

July 14, 2025 at 3:09 pm, No comments

518296047_2519919498371683_7648616504934735282_n.jpg

Nga Katekisti: Miron Çako


Ashtu si na thotë edhe profetësia Biblike fatkeqësisht po shohim se brezi sot ka një largim nga besimi monoteistë, i krishter dhe po ka një kërshëri të madhe për okultizmin, spiritizmin, magjinë dhe veçanërisht për rikthimin në fetë pagane ose fetë lindore aziatike, të cilat konsiderohen si fe mistike, antikrishte dhe demoniake.

Sot sidomos brezi i ri edhe në vende tradicionalisht shekullore të krishtera, po jepet shumë pas paganizmit, panteizmit, budizmit, induizmit dhe praktikave fetare të tyre si joga, tajkondo, etj, këto praktika që edhe pse reklamohen si sporte dhe madje certifikohen, janë rite të fshehta fetare ose veprime okulte të mirëfillta
Asgjë nuk del dhe shfaqet prej hiçit, por është shkak-pasojë. E gjithë kjo këshëri për paganizmin dhe okultizmin ka historikun e vet deri më sot .

Njerëzimi u krijua nga Krijuesi, Zoti Perëndi, si ikonë e Perëndisë (Zanafilla 1:26), një qenie mendore me trup fizik, për ta njohur Zotin dhe për ta adhuruar, madje edhe me mundësinë të bëhet i ngjashëm me Zotin (Zanafilla 1:26), si nga dija, lavdia, pushteti, pavdekësia.

Por kur njeriu u mashtrua nga djalli, i cili foli me njeriun përmes gjarprit, duke i thënë se nëse hani nga fruti i dijes, frut ky i ndaluar për t’u ngrënë (Zanafilla 2:16-17, dhe djalli nga gjarpëri ju tha : “Ju do të jeni si Perëndia, në gjendje të njihni të mirën dhe të keqen” (Zanafilla 3:1-5). Njeriu pasi e hëngri, jo vetëm që humbi pavdekësinë dhe u bë një qenie e vdekshme (Zanafilla 3:19), por humbi edhe dijen për të njohur Zotin dhe ra në idhujtari, në paganizëm, të mashtruar ata :” e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amin.” (Romakëve 1:25)

Paganizmi vjen nga latinishtja paganus, që do të thotë njerëz të prapambetur, të paditur dhe supersticiozë. Si term përshkruan një gamë të gjerë besimesh dhe ushtrimesh shpirtërore apo fetare të feve natyrore, si animizmi (besimi te kafshët) ose politeizmi (besimi në shumë perëndi).

Paganizmi u kundërshtua nga Abrahami (2160 pr K ): “Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi; dhe u quajt miku i Perëndisë.” (Jakobit 2:23)

Më pas u luftua nga judaizmi dhe ligji Mozaik (1446 para Krishtit), u diskreditua nga krishterimi në Evropë dhe më pas pothuajse në të gjithë botën nga viti (33 psK) , madje edhe përfundimisht nga perandori Theodhosi (379-395 pas Krishtit), i cili ndaloi paganizmin me ligj në Perandorinë Romake dhe shkatërroi tempujt paganë në të gjithë perandorinë .

Paganizmi, që kishte mbetur përtej perandorisë romake, mori goditje edhe nga myslimanizmi në shekullin e 7 pas Krishtit, që si një fe e re monoteiste luftoi idhujt e popujve arabë, që kishin mbetur politeistë, duke imponuar besimin në një Krijues dhe një praktikë fetare mbizotëruese, e quajtur islam.

Paganizmi u diskreditua edhe nga zhvillimi shkencor dhe teknologjik që nga pionierët e tij, duke arritur kulmin në fund të shekullit 18 dhe fillim të shekullit 19. Shkenca, e zhvilluar veçanërisht në vende monoteiste, zbuloi nga shkencëtarë besimtarë monoteistë ligjet e fizikës dhe materies si të krijuara nga një Krijues i Trashedent dhe i Imanent, hoqi frikën nga besëtytnitë dhe fenomenet natyrore që njerëzit e paditur pagan i konsideronin këto fenomene hyjni dhe u faleshin. Kështu, feja monoteiste dhe shkenca teiste çliruan njerëzimin nga supersticioni dhe nga zotat imagjinarë.

Prandaj si feja monoteiste edhe shkenca serioze kanë të njëjtin mendim të përbashkët se paganizmi, panteizmi i shoqëruar me idhujtari është i gabuar, i takon një periudhe të errët të padijes njerëzore dhe ëshët fyerje e dinjitetit njerëzor, i cili u krijua si ikonë e Perëndisë,( Zanafilla 1-26) jo për t’u sunduar dhe kontrolluar nga krijimi dhe krijesat shatzore , bimore , por që me mençuri dhe vizion ta sundojë dhe përdorë krijimin në interesin e tij dhe ta shenjtërojë me emrin dhe vullnetin e Zotit.

Po ashtu edhe fetë lindore aziatike si budizmi, induizmi, taoizmi, që ishin shekullore pr K , nga fetë monoteiste , judaizmi, krishterimi, myslimanizmi shiheshin si paganizëm, supersticion, mashtrim, demonolatri, por edhe nga shkenca ato konsideroheshin fe të verbra pa baza shkencore, që fenomenet natyrore i mitizonin në perëndira ose fuqi mistike impersonale të universit.

Rikthimi në paganizëm filloi në shekullin e XV me rrymën e Rilindjes në Evropën Perëndimore. Rilindja që do të thoshte “rishfaqje” në të gjitha zhanret e artit dhe kulturës si një risi për mendimin njerëzor , por në të vërtetë ishte vetëm një rishfaqje e filozofisë pagane që ishte mbuluar dhe lënë në harresë prej shekujsh, duke e rikthyer në skenën e jetës idetë, praktikat dhe personazhet mitikë paganë , të cilët e shikonin njeriun si qendrën e botës, pra : “Njeriu është masa “siç thoshte (Protagora, 490-421 pr K )

Kështu rilindja në mënyrë të rafinuar goditi teizmin dhe Zotin si qendër të krijimit dhe jetës shoqërore dhe nxori në qendër humanizmin, që nënkuptonte se qendra e botës është njeriu dhe aftësitë e tij për të eksploruar dhe kontrolluar botën.

Kjo frymë rebele rishfaqi teoritë pagane si natyralizmi, panteizmi,skepticizmi, hedonizmit, dhe i dha frymëzim teorive të tjera si deizmi, i cili thotë se: “Perëndia vërtet ishte shkaku i parë, por nuk kishte marrëdhënie të vazhdueshme me natyrën ose njeriun.”

Deizmi solli racionalizmin dhe në shekullin XVIII Iluminizmin, ose “Epokën e Arsyes.” Iluminizmi solli ateizmin në shekullin e 19-të dhe ateizmi krijoi komunizmin, nazizmim , fashizmin ,i cili bëri njeriun që qendër të botës dhe goditi në themel teizmin, duke konsideruar fenë si “opium për popujt” (Karl Marksi 1818-1883) dhe "Zoti vdiq" (Friedrich Nietzsche 1884 -1900).

Por dështimit , fashizmit , nazizmit dhe komunizmit ateist në fund të shekullit 20 u rishfaq. panteizmin, sepse njeriu si qenie fetare nuk mund të rrijë pa besim tek fuqitë mbinatyrore. Ashtu si thuhet: “Në qoftë se Zoti nuk do të ekzistonte, ne do ta krijonim atë.” (Volteri, 1694-1778)

Panteizmi do të thotë “gjithçka është Perëndi,” dhe u shpik si term në vitin 1705 nga studiuesi irlandez Joan Toland, i cili e përdori për sistemet filozofike që identifikonin Perëndinë me botën. Ai thoshte: “Perëndia është mendja dhe shpirti i universit.”

Panteizmi sot, edhe pse u rishfaq vrullshëm pas dështimit të ateizmit, nuk është i ri, por i vjetër, pagan, politeist dhe përsëri një shfaqje e moderuar e ateizmit, sepse të thuash “Perëndia është gjithçka dhe gjithçka është Perëndi,” edhe pse duket teiste, e shpërfytyron qenien hyjnore si person mendor dhe moral në një qenie impersonalë, të njësuar me natyrën, dhe tashmë njeriu mund t’i bëjë të vetat këto energji dhe të bëhet ai zoti i vetes dhe i botës, ashtu si predikojnë dhe performojnë fetë lindore si budizmi, induizmi, sufizmi, teozofia, etj.

Kjo tendencë që njeriu bëhet zoti i vetes në bashkëpunim me energjitë universale, është trendi i ri fetar i “Neë Age,” “Epokës së Re” e “Yllësisë së Ujorit,” të globalizmit dhe të sinkretizmit fetar (bashkimi i gjithë feve në një fe të re botërore), ku njeriu do adhurohet si perëndi, dhe koha njerëzit do jepen me dëshirë pas fuqive okulte, emergjencave impersonale të universit, alienëve nga kozmosi, koha pa moral deri në perversion , koha kur nuk dallim mes të mirës dhe të keqës se ato janë të përziera, se mira është e keqe edhe keqja është e mirë ,ku bisha dhe demonët janë miq të njerëzve , është koha e adhurimit të bishës të antikrishtit , koha e e çipimit ,e damkosjes me 666, e kontollit të mendje , e (Big Brother ) botëror , e tiranisë çnjerëzore që nuk ka njohur ndonjëherë njerëzimni dhe nuk do të njohë mëpas , koha kur momoteizmi dhe krishterimi do gaditen më ashpër se kurrë ndonjëherë me shumë martirë ( Zbulesa 5;9-11) , koha apokaliptike që paraprinë ardhjen e dytë të Zotit Jisu Krisht si gjykatës me drejtësi , i cili na parathotë : “Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera”( Mateu 24-33)

Patjetër që forcat e errëta të nëdheshme djallëzore kanë kohë që pregatiten për këtë kohë antikrishte, anti zot, ata kanë mbjellë arën e njerëzimit prej shumë degadash përpara me farën e keqe të egjrës , me idetë dhe fetë antikrishte , personazhet mitike pagane , përbindëshat ,mostrat, aljenët , demonët e çdo gjë tjetër dhe të gjithë këtë mjedhje të farës së keqe dajalli e kanë brë në mënyrë shumë stradegji dhe dinake ashtu si na thotë Krishti në ungjill : ''Mbretëria e qiejve i ngjan një njeriu që mbolli farë të mirë në arën e vet. Por, ndërsa njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë dhe iku. Kur më pas gruri u rrit dhe jepte fryt u duk edhe egjra.Dhe shërbëtorët e padronit të shtëpisë iu afruan atij dhe i thanë: "Zot, a nuk ke mbjellë farë të mirë në arën tënde? Vallë nga doli egjra?Dhe ai u tha atyre: "Këtë e ka bërë armiku". ( Mateu 13 25-26)

Këto mashtrues të mashtruar me programe të shumta i kanë injektuar me kohë këto gjëra djallëzore tek njerëzit, me anën librave , revistave , e filmave, lodrave , ato kopjuterike e çdo formë komunikimi dhe argëtimi , veçanërisht tek fëmijët dhe të rijntë , duke i kthyer me shumë dajllëzi të keqen në të “mirë” të dashur për njerëzit dhe kjo ka qasje pa e kuptuar e ka demonizuar shoqërinë sot.

Mos u çudisni për këtë!

Nuk do na dilte koha për tu marë me të gjthë programet edhe fushat , por le të anilozojmë në përmajtje disa persoanazhe të dizinjuar , animuar që janë shumë të dashur sot si për fëmijët ose të rijntë, të cilët argëtohen çdo ditë.

Po ti shikojmë me realizëm ato nuk janë gjë tejtër vetëm se personazhe mitike pagane të vjetra , ose demonë në trajta njerëzore që vazhdojnë ti gënjejnë dhe posedojnë njerëzit si në lashtësi , por sot me mënyra më të mirëpritura dhe argëtuese për njerëzit, duke përdor teknologjinë e përparuar për komunikim .

Le të marim disa personazhe që janë edhe më klryesorët .

1) Peter Pan; që është krijuar si personazh nga J.M. Barrie, një dramaturg dhe novelist skocez. Ai e krijojë edhe e prezantoi ; Peter Pan për herë të parë në vitin 1902, e më pas në një dramë të plotë në 1904. Kaq popullor u bë si subjekt sa më vonë ai u bë filmë i animuar dhe në shumë zhanre dhe sot është një nga personazhet më të njohura dhe më të dashur të shumë fëmijëve por edhe të rinjve të cilët u ritin duke u argëtuar me Peter Pan.

Peter Pan që është një djalë që nuk rritet kurrë dhe jeton në "Neverland", një botë magjike ku fëmijët mund të jenë të lirë nga rregullat e botës së të rriturve. Peter Pan vjen në botën reale dhe merr Ëendyn dhe vëllezërit e saj për t’i çuar në Neverland. Aty përballen me piratë, sirena dhe shumë aventura. Qëllimi i personazhit por edhe i vetë fabulës është që fëmijët të jenë të lirë nga përgjegjësitë, rebelë, me aventura e shmangies nga realiteti dhe është një metaforë për kalimin jo natyrshëm nga fëmijëria në moshën e ritur.

Por nga e ka marë autori këtë personazh “ simpatik” këtë djalosh me këmishë ngjyrë jeshile, që fluturon me krahë të këmbët, me këmëbët si të dhisë, dhe hynë nga oxhaku , dritaret ?
Ky personazh është huazuar nga paganizmi , nga “Pani” , një hyjni greke e natyrës, e maleve dhe pyjeve.Ai në mitologji por edhe në afreske përshkruhet si gjysmë-njeri, gjysmë-dhi, që luan fyell dhe endet i lirë nëpër natyrë, është simbol i diversionit, shthurjes, lirisë dhe instinkteve të egra.
Pra kush është realishtë “ Piter Pani “ miku dhe argëtuesi e fëmijëve?. Nuk është gjë tjetër vetëm një versiaon i djallit , ose demonit i pyjeve për paganët .
2) Winx; si personazh u shfaq për herë të parë në vitin 2004 në një serial televiziv që u bë shumë argëtues për fëmijët ( Winx Club) me animatori italian Iginio Straffi
Seriali ndjek aventurat e një vajze të vogël me emrin Bloom, që zbulon se është zanë dhe shkon në shkollën magjike Alfea. Ajo formon grupin (Winx Club) me zana të tjera: Stella, Flora, Tecna, Musa dhe më vonë Aisha. Ato përballen me armiq të ndryshëm në Dimensionin Magjik, sidomos me shtrigat Trix: Icy, Darcy dhe Stormy. Po ashtu në 2023 u njoftua një ribërje e animuar me titull Ëinx Club: (Magjia është Kthyer)

Autori për personazhin e Winx është frymëzuar nga paganizmi psh nga nimfat ose zanat e malit, oreadat ose orët e malit që janë pothuajse e njëjta gjë. Këto qënje mitike i kemi në folklorin e kulturave të ndryshme në botë dhe kanë formë e shpirtit, e përshkruar shpesh si metafizike, e mbinatyrshme ose paranatyrore.

Krishterimi i klasifikon këto si demonë që shfaqen në forma njerëzore dhe gënjejnë njerëzit dhe ti shkatrojnë, me sharmin e tyre edhe me fjalë joshëse si psh sirenat tek Odiseja .
Nuk duhet të çuditemi për këtë sjellje demoniake sepse djalli , demonët , marin trajta njerëzore madje: “Vetë Satanai shtiret si engjëll drite.” (2 Korintasve 11:14)

3) Dragon Ball ;si personazh është animur në vitin 1984 nga japonezi Akira Toriyama.Autori u frymëzua nga romani klasik kinez i shekullit të 16-të :Journey to the West ( Udhëtim në Perendim) .Seriali ndjek aventurat e protagonistit Son Goku nga fëmijëria e tij deri në moshën madhore ndërsa ai stërvitet në artet marciale të Azisë Lindore , duke përfshirë karate dhe Wing Chun kung fu.

Dragon Ball e kalon fëmijërinë e tij larg qytetërimit derisa takon një vajzë adoleshente me emrin Bulma , e cila e inkurajon atë të bashkohet me kërkimin e saj në eksplorimin e botës në kërkim të shtatë sferave të njohura si sferat e dragoit, të cilat thërrasin një dragua që plotëson dëshirat kur mblidhen.
Gjatë udhëtimit të tij, Goku bën disa miq të tjerë, bëhet burrë familjar, zbulon trashëgiminë e tij aliene dhe lufton me një larmi të gjerë keqbërësish, shumë prej të cilëve gjithashtu kërkojnë Sferat e Dragoit .Personazhet e Dragon Ball përdorin gjithashtu një shumëllojshmëri stilesh të arteve marciale që janë të shoqëruara dhe mandra ose formula magjike.

Sqarojmë se dragojtë edhe pse në mitologjinë aziatike por atë të mesopotamisë , egjiptiane , greke , romake, shikohet si një krijesë pozitive që i ndriçon dhe i ndimon njerëzit ,dragoji në teologjinë e e feve monoteiste dhe veçanërisht e krishterë është Luçiferi që u fut tek gjarpri dhe gënjeu njerëzit në kopshtin e Edenit ( Zanafilla 3;1-5)dhe quhet Levitanën ( dragua) dhe që fshihet në ujrat :Në Librin e Psalmeve na thuhet : “Me forcën tënde ndave detin dhe shtype kokën e përbindëshve të detit në ujërat.Copëtove kokat Levitanëve e dhe ia dhe për të ngrënë popullit të shkretëtirës. “Psalmi 73: 13-14, ose : “ Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta; e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t`u tallur në të.” ( Psalmi 103:25-26)

Profeti Isaia na thuhet se levitiani në ditën e fundit do të mundet përfundimisht nga Zoti : "Në atë ditë, Zoti do të ndëshkojë me shpatën e tij, të fortë, të madhe dhe të fuqishme, Leviatanin, gjarprin që ikën, Leviatanin, gjarprin që përdridhet; dhe do të vrasë dragoin që është në det." (Isaia 27: 1)

4) Yu-Gi-Oh! ( :Yū Gi Ō ) fjalë për fjalë do të thotë ( Mbreti i Lojërave ' ) është një seri japonezee shkruar dhe ilustruar nga Kazuki Takahashi .

Historia ndjek Yugi Mutou, një adoleshent i ndrojtur që zgjidh “Enigmën e Mijëvjeçarit”, një artefakt i lashtë egjiptian. Pasi e përfundon atë, trupi i tij bëhet mikpritës i një shpirti faraoni të lashtë, që njihet si "Yugi tjetër" ose "Dark Yugi". Ky shpirt sfidon kundërshtarët në Lojëra të Hijes, ku humbësi përballet me ndëshkime. Më vonë, fokusi kalon në lojën imagjinare me letra Duel Monsters, ku Yugi dhe miqtë e tij përballen me armiq që posedojnë artikuj të tjerë të Mijëvjeçarit dhe fuqi të errëta.

Autori Takahashi thekson se qëllimi ishte të transmetonte mesazhin që çdokush ka një forcë të fshehur brenda vetes, që del kur beson në vetvete dhe në miqësinë.

Yu-Gi-Oh! është thellësisht i frymëzuar nga Egjipti i Lashtë dhe duhet të dimë se sipas Biblës Egjipti quhet vëndi i magjisë dhe ishte vëndi ku magjia gëlonte ishte baza e fuqisë , kulturës e jetës . Këto rite formula dhe magjike u rizbuluan nga arkeologjia dhe përsëri po rishfaqen dhe njerëzit sot po kanë kërshëri për magjinë duke u mbështetur tek kultura dhe artefaktet egjiptiane.

5) Naruto; është një tetër personazh i animuar që ndjek jetën e Naruto Uzumaki, një djalë energjik dhe kokëfortë që ëndërron të bëhet Hokage – udhëheqësi më i fuqishëm dhe i respektuar i fshatit të tij: Konohagakure (Fshati i Gjetheve të Fshehura).Ai është një jetim, i përçmuar fillimisht nga banorët e fshatit sepse në trupin e tij është vulosur një bishë demon e fuqishme, Kurama( Dhelpra me Nëntë Bishta (Kyūbi).Naruto është simbol i këmbënguljes, miqësisë dhe besimit në vetvete, por fuqia e tij është nga bisha Kurama .

Kurama është një bishë legjendare me një fuqi shkatërruese. Është vulosur brenda Naruto-s që kur ishte foshnjë për të mbrojtur fshatin nga shkatërrimi.
Me kalimin e kohës, Naruto mëson të bashkëpunojë me Kurama-n, duke u bërë një nga luftëtarët më të fuqishëm në botë, kuptohet me fuqi magjike,ai lufton me 9 bishë legjendare, të quajtura Bijū, secila me një numër bishtash nga 1 deri në 9. Ata janë krijesa shumë të fuqishme shpirtërore që janë shpërndarë në botë dhe zakonisht vulosen brenda njerëzve të veçantë, të quajtur Jinchūriki.

Më vonë në seri, Naruto fiton fuqitë e të gjitha bishave, duke u bërë një ninja i nivelit hyjnor. Jinchūriki (人柱力) është një term japonez që përkthehet si:"Person shtyllë e fuqisë" ose “Njeri i vulosur me bishën."

Pra çfarë është Naruto dhe bisha që mban brenda , sipas Biblës dhe këndvështrimit të krishter , nuk është gjë tjetër veçse një ikonë e antikrishtit i cili do jetë një njeri mëkatar ku brenda tij do të ri djalli, bisha me të gjithë fuqinë e tij, ashtu si na thuhet te Zbulesa : “ Pastaj pashë një bishë tjetër, që ngjitej nga dheu, dhe kishte dy brirë që u ngjanin atyre të qengjit, por fliste si një dragua.
Ajo ushtronte gjithë pushtetin e bishës së parë përpara saj dhe bënte që dheu dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse.Edhe bënte shenja të mëdha, sa që edhe zjarr bënte të zbresë nga qielli mbi dhe në prani të njerëzve, dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave që i ishin dhënë për të bërë përpara bishës, duke u thënë banorëve të dheut t’i bëjnë një figurë bishës, që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë.Dhe iu dha t’i japë një frymë figurës së bishës, aq sa figura e bishës të flasë, edhe të bëjë që të gjithë ata të cilët nuk e adhuronin figurën e bishës, të vriteshin.( Zbulesa 13 11-15)

6)Pokemon; që është shkurtim për " pocket monster” (përbindësh xhepi). Pokemon u krijua nga Nintendo në Japoni në vitin 1996. Është një lojë me role që përfshin letra, Nintendo Game Boy dhe vizatime televizive. Letrat kanë fotografi të pokemonëve të ndryshëm mbi to - më shumë se 150 deri më tani.

Pokemonët supozohet të jenë "përbindësha" që kanë fuqi të veçanta dhe ndajnë botën me njerëzit. Ideja e lojës është që fëmijët të mësojnë se si të mbledhin sa më shumë pokemon të jetë e mundur, t'i stërvisin ata dhe t'i përdorin ata kundër pokemonëve të njerëzve të tjerë duke thirrur aftësitë e ndryshme të secilës krijesë pokemon. Pokemon mund të evoluojë dhe të kalojë nëpër nivele të ndryshme - 100 është më i larti. Pokemoni mostër ose përbindësh nuk janë gjë tjetër veçse demonë të animuar dhe loja me pokemonë është shumë e gabuar, sepse i kushtëzon fëmijën që luan lojën të pranojë parimet okulte dhe evolucionare.

Këtë na e tergojnë edhe perfomancat e ndryshme të pokemonëve si psh Haunter mund të hipnotizojë, të hajë ëndrrat e një personi dhe të shterojë energjinë e tyre. Abra lexon mendjet. Kadabra lëshon energji negative që dëmton të tjerët, shkakton gjumë të shpejtë. Gengar qesh me frikën e njerëzve. Nidoran përdor helm.

Fëmijëve u mësohet t'i përdorin këto krijesa për të bërë vullnetin e tyre duke thirrur karta energjie me ngjyra, luftime dhe komanda. Pjesa më e madhe e kësaj të kujton okultizmin dhe misticizmin e feve lindore.

Prandaj të lozësh ose të mbledhësh Pokemon edhe pse duket argëtuese nuk është gjë tjetër por një rit magjik, siç janë edhe hipnoza , teleportimin leximi i mëndjes apo supstanca helmuese të alkimisë edhe të thërrasësh emrat e demonëve për të arritur qëllimin një ritë i pastër magjik, ashtu si thuhet edhe në faqen e internetit të rregullave të pokemon : "Mbaj pokmonin tënd me vete dhe je gati për çdo gjë! Ke fuqinë në duart e tua, prandaj përdore!"

Shumë fëmijë po e marrin seriozisht këtë udhëzim dhe i mbajnë letrat e tyre Pokemon me vete kudo duke bërë padashur rite magjike dhe duke bërë si idhull që konkurron Zotin, kur bibla na thotë :” Të mos gjendet midis teje ndonjë ...merret me magji” ( Ligji i Përtërirë 18:10) dhe “Djema, ruani veten nga idhujt. “ (1 Joani 5-21). “Largohuni nga idhujtaria” (1.Korintasve 10,14)

7) Spider-Man; është një superhero i krijuar nga Stan Lee dhe Steve Ditko, i shfaqur për herë të parë në librin komik Amazing Fantasy #15 në vitin 1962. Identiteti i tij sekret është Peter Benjamin Parker, i rritur nga xhaxhai Ben dhe tezja May në Queens, Neë York.

Peter fiton fuqitë mbinjerëzore pasi kafshohet nga një merimangë radioaktive. Ai krijon kostumin e tij spandeks me temë merimange dhe pajisje teknologjike, si “qëllues rrjetash” që i lejojnë të qëllojë rrjeta artificiale për të lëvizur nëpër qytet dhe për të kapur armiqtë.Fuqitë e tij përfshijnë Forcë, shpejtësi, qëndrueshmëri dhe shkathtësi mbinjerëzore. Spider-Man është paraqitur në shumë media, përfshirë libra komikë, seriale televizive, filma me aktorë të ndryshëm, dhe filma të animuar.

Personazhi u konceptua për të qenë një superhero me të cilin adoleshentët të identifikoheshin, duke i dhënë atij sfidat e rritjes dhe të ndjenjave të vetmisë dhe pamjaftueshmërisë që tejkalohen nga fuqi mbinatyrore .

Disa versione të Spider-Man, si ai i "Venom" ose "Spider-Man Noir", janë paraqitur me ngjyra të errëta, simbole të çuditshme dhe elemente të frikshme që mund të krijojnë një perceptim të lidhur me diçka demonike. Maska dhe simbolet që shfaqin versionet e errëta të Spider-Man mund të kujtojnë simbole të kulturave pagane, maskat që kanë lidhje me okultizmin ose besime të tjera primitive, duke i dhënë një "lidhje" me satanizmin.Po edhe ashtu dora që hedh rjetën të kujton shenjë "al diabolo " të dua djall.
Spider-Man merr fuqitë e tij nga një shpërthim radioaktiv i një insekti, mirimange radioaktive , dhe ndonjëherë kjo mund të interpretohet si një lidhje me fuqi të errëta, sepse mirimanga ëshët simnbolike e botës së errët si e shikojmë edhe tek dita Halloëeen . Prandaj edhe pickimi nga merimanga për disa studjues mund të jetë një paralelizëm me konceptin e paktit me demonët.
Disa studiues të kulturës pop dhe mitologjisë kanë sugjeruar se figura e një personazhi që është një "përzierje" midis njeriut dhe një kafshe mund të ketë konotacione demonike.

8) Superman; është një superhero shumë i famshëm i krijuar nga Jerry Siegel (shkrimtar) dhe Joe Shuster (artist). U shfaq për herë të parë në librin komik Action Comics #1 më 18 prill 1938.Që atëherë është bërë një nga personazhet më të njohur dhe të dashur në botë që ka dalë në shumë forma mediatike si filma, shfaqje televizive, radio, libra, dhe videolojëra.

Emri i tij i vërtetë është Kal-El, dhe ai lindi në planetin imagjinar Krypton.Para se planeti Krypton të shkatërrohej nga një katastrofë, prindërit e tij (Jor-El dhe Lara) e dërguan në Tokë me një anije kozmike për ta shpëtuar.Ai ra në një fshat amerikan imagjinar të quajtur Smallville në Kansas, ku u gjet dhe u adoptua nga fermerët Jonathan dhe Martha Kent. Ata e quajtën Clark Kent.Ata kuptuan se Clark kishte fuqira mbinjerëzore dhe e mësonin ta përdorte fuqinë për të bërë të mirën.

Superman ka fuqi shumë të mëdha, forcë dhe shpejtësi jashtëzakonisht të fuqishme.Lëkurë që nuk dëmtohet lehtë (është pothuajse i paprekshëm),shikim me rreze X ,mund të shohë përmes objekteve, “rreze” ezjartë që del nga sytë, frymëmarrje shumë e fortë, që mund të ngrijë gjëra, ose të krijojë erëra të fuqishme.

Në pak fjalë, Superman është një alien i ardhur në Tokë, i rritur si një njeri i zakonshëm, me fuqi të jashtëzakonshme, i cili përdor këto fuqi për të mbrojtur njerëzit dhe për të luftuar të keqen toksore dhe qellore.

Edhe pse Supermeni duket si një persponazh pa influecë magjike si ato që përmndëm më sipër, përsëri ai na jep një mezazh materialistë, anti teistë, sepse universi egziston nga vetvetja , dhe humanistë , se shpëtimi njerëzve ju vjen nga supermeni ( mbinjeriu ).

Kjo është feja e re sot, Ufologjia që po i bind njerëzit e pabesë se Universi është i vetëkrijuar dhe se bota jonë shpëtohet nga aljenët ose super njeriu ose : “njeriu perëndi “.

Supermeni është një ikonë e antikrishtit i cili do shfaqet si njeri mbinatyrorë dhe që ka lidhje me fuqitë kozmike .

Vetë Zoti Krisht na paralajmërojë :”Sepse do të ngrihen krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrekulli aq sa t’i mashtrojnë, në mundet, edhe të zgjedhurit. Ja, unë ju paralajmërova. Pra, në qoftë se ju thonë: “Ja, është në shkretëtirë”, mos shkoni atje: “Ja, është në dhomat e fshehta”, mos u besoni. Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe duket deri në perëndim, kështu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut”. (Mateu 24:24-27)

Të gjitha këto personazhe që përmëndëm më sipër kanë një qëllim të dëmtojnë që në fëmijëri besimin në Zot dhe vlerat morale, të punës së ndershme, por të beshosh tek magjia , okultizmi , aleanca me forcat okulte dhe miksimi me kafshët , të besosh shpëtimin tek aljenët , super njeriu .

Kjo nuk është gjë tjetër vetëm një paganizëm i moderuar ose neopaganizëm që kërkon të përfundojë në ateizmë dhe aq më keq në demonizim , dmth adhurimin e bishës antikrishtit: ashtu si na thuhet në Bibël :” Askush të mos ju gënjejë kursesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes,kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi.A nuk ju bie ndër mend se, kur isha akoma ndër ju, jua thoja këto gjëra?Tani e dini atë që e ndalon atë që të shfaqet vetëm në kohën e vet.Misteri i paudhësisë në fakt është tashmë në veprim, duke pritur vetëm që të hiqet nga mesi ai që e ndalon tashti.
Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij. “ Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrrekullish të rreme, dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës, që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë!” (2 Sealanikasve 2;9-12)”

Interesi i antikrishtëve sot është të mashtrojnë në fillim fëmijët sepse në Fjalët e Urta na thuhet : "Stërvite fëmijën në rrugën që duhet të ndjekë, edhe kur të jetë i moshuar, ai nuk do të largohet prej saj" (Prov. 22:6)

Duke parë gjithë këtë kërshëri për personazhe mitik dhe magjik mumd të themi fatkeqësisht se fryma e antikrishtit që është sot në veprim ja ka arritur ta mashtroj dhe demonizojë këtë brez duke filluar me fëmijët dhe të rinjtë , ashtu siç është profetizuar nga Apostull Pavli :
“Por Fryma thotë qartë se në ditët e fundit disa do të largohen nga besimi, duke i kushtuar vëmendje frymërave mashtruese dhe doktrinave të demonëve” (1 Tim. 4:1).

No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • GABIMI I MADH QË BËJNË NJERËZIT
    15 Jul, 2025
  • “POR FRYMA THOTË QARTË SE NË KOHËT E FUNDIT DISA DO TË LARGOHEN NGA BESIMI , DUKE JU KUSHTUR VËMËNDJE FRYMËRAVE MASHTRUESE DHE DOKTRINAVE DEMONIAKE .” (1 Tim. 4:1)
    14 Jul, 2025
  • Homelia VIII mbi Ungjillin sipas Mateut
    14 Jul, 2025
  • IDHUJT E SOTEM
    3 Jul, 2025
  • “DJEMA , RUANI VETEN NGA IDHUJT " (1 Joani 5-21).
    3 Jul, 2025
  • LODRAT DHE IDHUJT QË PO DEMONIZOJNË KËTË BREZ TË PABESË
    1 Jul, 2025
  • SI DUHET TË BASHKËJETOJMË FETARISHT ?
    28 Jun, 2025

Shkrime nga Katekisti Miron Çako

Publikimet e vitit 2025

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako