IDHUJT E SOTEM

Nga Katekisti: Miron Çako
Përveç idhujve primitiv sot ka idhuj të rinj "modernë" që fatkeqësisht janë bërë idhujt global të këtij brezi apostat dhe imoral.Nuk janë të rinj por sot kanë një shfaqje më të spikatur .
Një nga këta idhuj të sotëm është paraja.
Ata vrasin, gënjejnë, tradhëtojnë dhe çfarë nuk bëjnë duke e çuar për tokë dinjtetin njerëzor dhe shpërfytyruar qenjen njerëzore në çnjerëzore nga dëshirë për të pasur më shumë para, sespe besojnë se paraja është zoti që do ti shpëtojë, mbrojë dhe do tju sigurojë një jetë pa probleme. Por njerëzit gënjehen shumë, sepse paraja është një zot i rremë, një idhull i krijuar nga njerëzit , që nuk të regullon jetën por ta vështirëson madje të krijon shumë dhimbje, vdekje të parakoshme dhe humbje të shpirtit kur të kontrollon , ashtu si na thotë apostulli: “Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje”(Timotheu 6-10).
Një tjetër idhull i sotëm janë kënaqësitë.
Kënaqësia është një idhull dominues në këtë brez që njerëzve ju merr kohën edhe energjitë në vend që tja ofrojnë Zotit, si burimi i çdo të mire dhe kënaqësie të vërtetë, ashtu si thuhet tek psalmi: “Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate”( Psalmi 37-4).
Një nga idhujt e sotëm është gastronomia.
Sa të krishterë nuk vijnë në Liturgjinë e të djelës sepse do shkojnë të bëjnë pazar ose do të gatuajnë në shtëpi, kjo tregon se ushqimi dhe stomaku i tyre është bërë një idhull më i rëndësishëm se Zoti ashtu si na thotë apostulli: “sepse ata nuk i shërbejnë Zotit tonë Jisu Krisht, por barkut të tyre” (Rom.16-18): “Dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë” (Filipianët 3-19).
Pamja e jashtme (luku) është bërë sot një idhull.
Bukuria e vërtet ajo shpirtërore sepse ajo është e pavdekshme, për atë duhet të përpiqemi ta stolisim, me besim në Zotin dhe me mirësi, kurse ajo trupore është një bukurie e rreme, tunduese, egoiste dhe një idhull madje e kotë , ashtu si thuhet tek Fjalët e Urta :"Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend." (Fjalët e urta 11:22)
Edhe lakmia është idhujtari.
Një tjetër idhull i sotëm është forca ushtarake dhe pushteti politik.
Njerëzit e varin gjithë jetën tek buzët dhe propaganda e tyre shpesh e gënjeshtër, i adhurojnë politikanët. Por gabohen sepse në shumicën e rasteve zhgënjehen dhe e gjejnë veten të shfrytëzuar, të varfëruar, të vdekur nga idhujt e tyre partiak. Krishti e quajti mbretin Herod një dhelpër (Luka 13-32) dhe psalmisti këshillon: “Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund të shpëtojë. Kur fryma e tij ikën, ai kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken. Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij, që ka krijuar qiejtë dhe tokën, detin dhe gjithçka është në to, që ruan besnikërinë përjetë, që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve. Zoti çliron të burgosurit" (Psalmi 146 3-7).
Prandaj të krishter e sotëm ; ruani veten nga idhujt”(1 Gjn 5, 21).