"Kush të dojë të vijë prapa meje, le të mohojë veten e tij edhe le të ngrerë kryqin e tij edhe le të më vijë pas." (Marku 9-34)

Kur dikush pagëzohet në Kishën Orthodhokse, qoftë fëmijë apo i rritur, prifti, që kryen shërbesën Misterit të Pagëzimit e të Mirosjes, merr kryqin, që nuni apo katikumeni që pagëzohet e ka sjell dhe e vendos mbi Ungjill. Më pas e bekon dhe ja vendos në qafë të sapopagëzuarit, duke thënë fjalët e Zotit: "Kush të dojë të vijë prapa meje, le të mohojë veten e tij edhe le të nrerë kryqin e tij edhe le të më vijë pas." (Marku 9-34)
Kryqi nuk është thjesht një figurë gjeometrike që ne e trajtojmë si bizhuteri ose thjesht një hajmali fatsjellës, por shenja e Birit të Njeriut, Krishtit që përçon tek ne hirin, energjit e Perëndisë kur besojmë dhe jetojmë sipas porosisë të Perëndisë .
Kryqin duhet ta mbajnë tempujt që të quhen kishë e Krishtit
Shenjën e Kryqit e mbajnë priftërijntë në rrobat e tyre që të bëhen të aftë t’i shërbejnë dhe të dallohen si shërbëtorë të Krishtit.
Tek kryqi orthodhoks Krishti është kryqëzuar me katër gozhdë, ndërsa tek ai latin me tre.
Në kryqet jo orthodhokse, Krishti paraqitet si një i kryqëzuar, që vuan dhe është në agoni si njerëzit e zakonshëm, që dënoheshin në kryq dhe kjo nuk është e pranueshme në lidhje me besimin tonë orthodhoks.
Djalli, armiku i Zotit dhe i besimtarit në Krishtin, gjëja që ka frikë dhe i trembet më shumë është emri Krishtit kur përmendet në lutje: "Zoti Jisu Krisht Biri i Perëndisë mëshirona", po ashtu edhe nga shenja e kryqit, sepse kur u kryqëzua në kryq Biri Njeriut, Zoti Lavdisë për ndjesën e mëkateve, djalli e humbi pushtetin mbi ne mëkatarët, që besojmë tek vepra shpëtimtare e Krishtit në Kryq.
Prandaj djalli dhe demonët kërkojnë t’i shmangen kryqit të Krishtit, duke nxjerrë herezinë nga heretikët se psh: "Kryqi është mjeti i torturës dhe nuk duhet nderuar, mbajtur apo bërë nga të krishterët".
Ose e vendosin në vënde të papërshtatëshme si pshtë nërpër rrugë ,poshtë këpucëve deri në tualete publike që njerëzit apo të krishterët të pavëmendshëm ta shkelin dhe ta përdhosin.
Djalli nuk është budalla, që të na thotë ne se unë jamë armiku juaj i përbetuar dhe dua që të të çarmatos nga arma, që të ka dhënë Perëndia, kryqin, duke e hequr atë, sepse vetëm kështu mund lehtë të të vrasë shpirtërisht e fizikisht, prandaj ai si babai i gënjeshtrës dhe njerivrasës që nga fillimi, përdor shumë dinakërira, që orthodhksët ta heqin kryqin vetë dhe pastaj t’i robërojë.
Kur të këputet ose të humbet, që organizohet nga djalli të thotë: "ska problem të rrish pa kryq derisa të blesh një tjetër.”
“Nuk është nevoja ta mbash në qafë, por vëre në vath ose në dorë.”
E shumë të tjera si këto dinakëri të tilla, që fatkeqësisht zënë vend në mendjet e të krishterëve, të cilët duke hequr vetë kryqin çarmatosin veten dhe kështu bëhen pre e lehtë e demonëve.
Dua t’ju tregoj tre histori të vërteta sesa e rëndësishme është mbajtja e kryqit:
2. Një prift më tregoi këtë ndodhi: “Isha i sëmurë e kisha djersitur dhe më bezdiste çdo gjë në trup, madje edhe kryqi në qafë. Thashë me vete ta heq kryqin se po më bezdis edhe ky tani. Kur e hoqa nga qafa pashë se rreth meje ishte mbështjell një gjarpër i trashë, që po më merrte frymë. U frikësova dhe menjëherë e kuptova se ishte djalli, që mori pushtet mbi mua se hoqa kryqin. Menjëherë e vura kryqin dhe pamja e frikshme dhe ndjenja e frikës mu larguan.”
Vetëm mbajtja dhe bërja e shenjës së kryqit në mënyrë publike është e mjaftueshme, që ne të pohojmë besimin tonë dhe të shpëtojmë ose e kundërta ta mohojmë dhe të humbasim.
Ai sot nderohet si neomartir i Kishës Orthodhokse dhe pohus i kryqit të Krishtit që është porta e mbretërisë të Zotit.
“Sepse kush të dojë të shpëtojë jetën e tij do ta humbasë; po kush të humbasë jetën e tij për punën time edhe të Ungjillit, ky do ta shpëtojë. Sepse ç’dobi do të ketë njeriu në fitoftë gjithë botën edhe të dëmtojë shpirtin e tij? Apo ç’do të japë njeriu për këmbyerje të shpirtit të tij? Sepse cilitdo që t’i vijë turp për mua edhe për fjalët e mia në këtë brez kurvar edhe fajtor edhe Birit të njeriut do t’i vijë turp për atë, kur të vijë në lavdinë e Atit bashkë me engjëjt e shenjtëruar. Edhe u thosh atyre me të vërtetë po u them juve, se janë disa prej këtyre që rrinë këtu, që nuk do të ngjërojnë vdekje, gjer sa të shohin Mbretërinë e Perëndisë të ardhur me fuqi".( Marku 8:35 :38)