Homelia XIII mbi Ungjillin sipas Mateut ( Pjesa e parë )

HOMILY XIII. MATT. IV. I.
"Pas kësaj, Shpirti i Perëndisë e çoi Jisuin në shkretëtirë, për t'u vënë në provë nga djalli."
Pas kësaj. Kur? Pas zbritjes së Shpirtit të Shenjtë, pas zërit që u dëgjua prej lartazi të thoshte: "Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam i kënaqur". Dhe ajo që ishte e mrekullueshme, ishte nga Shpirti i Shenjtë; për këtë, thotë ai këtu, që e çoi në shkretërirë. Sepse meqenëse për mësimin tonë Ai bëri dhe iu nënshtrua të gjitha gjërave; Ai duron gjithashtu për t'u çuar atje në shkretërtirë dhe për të luftuar kundër djallit: në mënyrë që secili nga ata që janë pagëzuar, nëse pas pagëzimit i duhet të durojë tundime më të mëdha, të mos shqetësohet sikur rezultati të ishte i papritur, por të vazhdojë, të durojë gjithçka me fisnikëri, sikur të ndodhte në rrjedhën e natyrshme të gjërave.
Po, sepse, për këtë arsye, ti ke marrë armët, jo për ti pasur kot, por për të luftuar. Për këtë arsye, as Perëndia nuk i pengon tundimet kur ato vijnë, së pari për të të mësuar se je bërë shumë më i fortë; më pas, që ti të mund të jesh modest dhe të mos lartësohesh as nga madhështia e dhuratave të tua, tundimet kanë fuqi të të ndalojnë; për më tepër, në mënyrë që ai demon i lig, i cili dyshon për njëfarë kohe për braktisjen tënde prej tij, me anë të gurit të provës së tundimeve të mund të sigurohet se ti e ke braktisur plotësisht dhe ke rënë prej tij; së katërti, që në këtë mënyrë të bëhesh më i fortë dhe më i kalitur se çdo çelik; së pesti, që të mund të marrësh një demonstrim të qartë të thesareve që të janë besuar.
Sepse djalli nuk do të të kishte sulmuar, po të mos të kishte parë të nderuar më shumë. Prandaj, për shembull, që në fillim e sulmoi Ademin, sepse e pa të gëzojë një nder të madh. Për këtë arsye ai u vendos kundër Jobit, sepse e pa atë të kurorëzuar dhe të shpallur nga Perëndia i të gjithëve.
Si, pra, thotë Ai: "Lutuni që të mos bini në tundim". Për këtë arsye ai nuk të thotë për Jisuin që thjesht shkoi, por "u çua" sipas parimit të Ekonomisë; duke treguar me vijueshmëri se nuk duhet të vrapojmë vetëm nga vetja në këtë rrugë, por të tërhiqemi drejt saj dhe të qëndrojmë me guxim.
Dhe shikoni se ku e çoi Shpirti i Shenjtë Atë; jo në një qytet dhe forum, por në një shkretëtirë. Domethënë, Ai duke bërë kujdes të tërheqë djallin, i jep atij një avantazh jo vetëm nga uria e Tij, por edhe nga vendi. Sepse atëherë më së shumti sulmon djalli, kur sheh njerëz të lënë vetëm dhe pa shoqëri. Kështu bëri ai edhe me gruan në fillim, duke e kapur vetëm, dhe duke e gjetur të ndarë nga bashkëshorti i saj. Po ashtu, kur ai na sheh bashkë me të tjerët dhe të lidhur së bashku, nuk është aq i sigurt, dhe nuk bën sulme. Prandaj, për këtë arsye ne kemi nevojë më të madhe për të qenë gjithmonë të bashkuar, që të mos jemi të hapur për sulmet e djallit.
2. Pasi e gjeti Atë në shkretëtirë dhe në një shkretëtirë të pashkelur (sepse shkretëtira e tillë ishte, siç deklaron dhe Ungjillor Marku, duke thënë se Ai "ishte me kafshët e egra" (3), vini re sesi djalli afrohet me shumë mjeshtëri dhe ligësi; dhe për çfarë lloj mundësie ai pret. Ai nuk afrohet te Jisui gjatë agjërimit të Tij, por gjatë urisë së Tij; për të të mësuar ty se sa e rëndësishme është agjërimi dhe se si është një mburojë shumë e fortë kundër djallit. Sepse edhe për këtë arsye Ai agjëroi, jo se vetë kishte nevojë, por për të na mësuar neve. Pas ungjillit, njerëzit duhet të përkushtohen jo tek luksi dhe dehja, apo tek një tryezë e mbushur plot, por tek agjërimi. Kështu, siç mëkatet para ungjillit u sollën duke i shërbyer barkut, po ashtu si dikush që shëron një të sëmurë, i ndalon atij që të bëjë ato gjëra nga të cilat erdhi sëmundja, kështu edhe Jisui, pas ungjillit, solli agjërimin. Sepse Adami u dëbua nga parajsa për shkak të paqëndrueshmërisë së barkut, dhe për këtë shkak ndodhi dhe përmbyta në kohën e Noeut, kjo ndodhi, dhe gjithashtu erdhi shkatërrimi mbi Sodomën. Megjithëse kishte edhe akuza të tjera, rrënjët e tyre u rritën nga ky mëkat, siç edhe Ezekjeli tha: "Ja, kjo qe paudhësia e motrës sate Sodoma: ajo dhe bijat e saj jetonin në kryelartësi, në bollëkun e bukës dhe në luks". Kështu edhe hebrenjtë kryen ligësinë më të madhe, duke u shtyrë në shkelje nga dehja dhe delikatesa e tyre.
Për këtë arsye, Ai agjëron dyzet ditë, duke na treguar ilaçet e shpëtimit tonë; megjithatë nuk vazhdon më tej, për ta parandaluar, që nga ana tjetër, përmes mrekullisë së jashtëzakonshme të ketë dyshime në vërtetësinë e Ekonomisë së Tij. Sepse në këtë mënyrë, kjo nuk mund të ndodhë, duke parë se as Moisiu dhe Elia, që e parapëlqyen Atë, mund të arrinin deri në një kohë të gjatë të tillë, të forcuar nga fuqia e Perëndisë. Dhe nëse Ai do të shkonte më tej, kjo do të bënte që marrja e Tij e mishit tonë të dukej e paplotë për shumë njerëz.
Pasi kishte agjëruar katermbëdhjetë ditë dhe net
"Ai më pas ishte i uritur", duke i dhënë djallit një pikë për ta kapur dhe për tu afruar, që me konfliktin aktual të tregonte se si mbizotëronte dhe si ishte fitimtar. Po kështu bëjnë edhe nëpër gara: ku u mësohet nxënësve se si të mbizotërojnë dhe të mundin, ata angazhohen vullnetarisht në gara me të tjerët, për të pasur mundësinë që nëpërmjet kundërshtarëve të tyre të shohin dhe të mësojnë mënyrën sesi të mposhtin. E njëjta gjë ndodhi atëherë. Sepse duke pasur qëllim të Tij që ta afronte djallin deri kaq larg, Ai i bëri të njohur urinë e Tij dhe e priti afrimin e tij, dhe ashtu si Ai e priste atë, Ai e rrëzoi atë në tokë, një herë, dy herë, dhe tre herë, me një lehtësi të tillë siç e përballonte Ai.
3. Por që të mos humbim vëmendjen tonë nga këto fitore dhe të mos pengojmë përfitimin tonë, le të fillojmë nga sulmi i parë dhe të analizojmë secilin prej tyre me kujdes të plotë.
Kështu, pasi Krishti argjëroi dhe ishte i uritur, thuhet se: "Erdhi tunduesi, e pasi iu afrua i tha: "Nëse je Biri i Perëndisë, urdhëro që këta gurë të bëhen bukë".
Sepse, pasi kishte dëgjuar një zë që vinte prej lartazi dhe thoshte: ''Ky është Biri im i dashur'', dhe pasi kishte dëgjuar Joanin duke dhënë dëshmi kaq të madha për Të, dhe pas gjithë këtyre e pa Atë të uritur; atëherë djalli u hutua, dhe as nuk mund të besonte se Ai ishte një njeri i thjeshtë për shkak të atyre gjërave që ishin folur në lidhje me Të, por nga ana tjetër as nuk mund ta pranonte se Ai ishte Biri i Perëndisë, duke e parë Atë të uritur. Duke qenë i hutuar ai nxjerr tinguj të pasigurtë. Dhe njësoj si kur shkoi tek Adami që në fillim, ai shtiret për gjëra që nuk janë, që të mund të mësojë gjërat që janë; po kështu edhe këtu, duke mos ditur qartë misterin e pashprehur të Ekonomisë Hyjnore dhe kush mund të jetë Ai që ka ardhur, ai përpiqet të endë rrjeta të tjera, me anë të të cilave mendonte të mësonte atë që ishte e fshehur dhe e errët. Dhe çfarë thotë ai? "Nëse je Biri i Perëndisë, urdhëro që këta gurë të bëhen bukë". Ai nuk i tha Jisuit, sepse je i uritur, por nëse je Biri i Perëndisë; duke menduar për ta mashtruar Atë me komplimente ndaj Tij. Prandaj edhe ai heshti duke prekur urinë, që të mos dukej se po e pretendonte dhe e qortonte Atë. Duke mos ditur madhështinë e ekonomisë që po ndodhte, ai e konsideronte këtë si një fyerje për Atë. Prandaj, duke e lajkatur Atë me dinakëri, ai përmend vetëm dinjitetin e Tij.
Çfarë thotë pastaj Krishti? Për të ulur krenarinë e tij dhe për të treguar se nuk kishte asgjë të turpshme në atë që kishte ndodhur, apo asgjë tjetër që nuk ishte në përputhje me mençurinë e Tij; atë që tjetri e kishte kaluar në heshtje duke i bërë lajka, Ai e nxjerr përpara duke thënë: "Njeriu nuk jeton vetëm me bukë".
Kështu, Ai fillon me nevojën e barkut. Por, të lutem, vër re mjeshtërinë e atij demoni të keq dhe nga ku fillon luftën e tij, pa e harruar kurrë artin e tij. Siç e përzuri njeriun e parë dhe e rrethoi me mijëra të këqija, po me të njëjtin mënyrë këtu ai përgatit mashtrimin e tij, duke iu drejtuar lakmisë së barkut. Edhe sot, shumë njerëz të paditur flasin fjalë të këqija për shkak të barkut. Por Krishti, për të treguar se njeriu i virtytshëm nuk është i detyruar as nga kjo tirani të bëjë ndonjë gjëra të pahijshme, fillimisht ka uri, por pastaj nuk i nënshtrohet asaj që i është urdhëruar; duke na mësuar të mos i bindemi djallit në asgjë. Kështu, duke qenë se njeriu i parë në këtë mënyrë ofendoi Perëndinë dhe shkeli ligjin, Ai të mëson ty akoma më shumë: megjithëse ajo që Ai kërkon nuk është shkelje, nuk është e nevojshme as të bindesh.
Pse e quaj "shkelje"? Edhe nëse djalli na sugjeron diçka të dobishme, Ai thotë: "Mos iu kushto vëmendje atyre." Për shembull, Ai ndaloi gojët e demonëve që shpallnin se ishte Biri i Perëndisë. Edhe Pavli, në një rast tjetër, i qortoi ata me të njëjtën fjalë; megjithëse ajo që at thoshin ishte e dobishme, ai i turpëronte dhe pengonte planet e tyre ndaj nesh, duke i dëbuar, madje edhe kur ata predikonin doktrinat e shpëtimit, duke u thënë të heshtnin.
Dhe kështu, as në këtë rast Ai nuk pranoi atë që u tha. Por çfarë thotë Ai? "Njeriu nuk jeton vetëm me bukë." Kuptimi i kësaj është kjo: "Perëndia është në gjendje edhe me një fjalë të ushqejë njeriun e uritur". Ai sjell një dëshmi nga Shkrimi i lashtë, duke na mësuar se, ndonëse vuajmë dhe kemi nevojë, nuk duhet të largohemi nga kurrë nga Zoti ynë. Dhe nëse dikush thotë: "Ai duhej të shfaqte veten," do ta pyesja: për çfarë qëllimi apo arsye? Sepse ai që fliste nuk e kishte qëllimin që të besonte, por të provokonte besimin e tij në mënyrë të dyshimtë. Kështu, njeriu i parë u mashtrohet dhe u bind nga të njëjtit argumente, duke mos besuar vërtet në Perëndinë. Ai premtoi diçka të kundërt nga ajo që kishte thënë Perëndia, duke i mbushur ata me shpresa të kota dhe duke i çuar në mosbesim, duke i përzënë nga bekimet që kishin.
Por Krishti tregon se nuk pranoi as atëherë dhe as më vonë nga hebrenjtë, kur kërkonin shenja, duke na mësuar se, pavarësisht çfarë fuqie mund të kemi, nuk duhet të veprojmë kot dhe rastësisht; as kur nevojat na shtyjnë, nuk duhet t'i bindemi djallit.
4. Çfarë bën, pra, ky i mallkuar? I mposhtur dhe i paaftë për ta bindur Atë të kryejë atë që është duke i thënë, dhe kur e shtyn uria kaq e madhe, ai vazhdon në një gjë tjetër, duke thënë:
"Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë; sepse është shkruar: Ai do t'i urdhërojë engjëjt e tij për ty dhe ata do të të mbajnë në duart e tyre".
Çfarë arsye mund të ketë që në çdo tundim ai shton këtë pyetje, "Në qoftë se Ti je Biri i Perëndisë?" Pjesërisht për të njëjtën arsye siç bëri në rastin e mëparshëm, ai po ashtu bën edhe tani. Pra, ashtu siç ai atëherë e ofendoi Perëndinë, duke thënë, "Në ditën që do të hani, sytë tuaj do të hapen," duke synuar të tregonte se ata ishin të mashtruar dhe nuk kishin marrë asnjë përfitim; në të njëjtën mënyrë edhe tani ai po bën të njëjtën gjë, duke thënë, "Pa kuptim Perëndia të ka quajtur Bir dhe të ka mashtruar me dhuratën e Tij; prandaj, nëse kjo nuk është e vërtetë, na trego ndonjë provë të qartë se Ti je me atë fuqi." Pastaj, pasi Krishti kishte argumentuar me të me vargje nga Shkrimi, ai gjithashtu përdor një dëshmi nga profeti.
Por si veproi Krishti në këtë rast? Ai nuk u zemërua, as nuk u provokua, por me një butësi të jashtëzakonshme ai argumenton përsëri me të, duke iu referuar Shkrimit të Shenjtë dhe duke thënë, "Nuk duhet të tundosh Perëndinë tënd." Ky mësim na mëson se duhet të mundim djallin, jo me mrekulli, por me durim dhe durim të gjatë, dhe nuk duhet të bëjmë asgjë për dukje apo lavdi të kotë.
Por vër re pabesinë e tij, nga vetë dëshmia që ai sjell. Ndërsa dëshmitë e cituara nga Krishti ishin të përshtatshme dhe me rëndësi, të djallit ishin thjesht të kota dhe fjali të rastësishme, që nuk kishin lidhje me situatën në fjalë. P.sh., kur thuhet "do t'i japë engjëjve urdhër për ty", kjo sigurisht nuk është një këshillë e vlefshme që të hedhësh veten poshtë nëpër shkëmbinjtë, dhe gjithashtu nuk thënë për Krishtin. Megjithatë, Krishti nuk e nxjerr këtë në pah për momentin, edhe pse ka fyerje në mënyrën sesi djalli flet. Sepse Biri i Perëndisë nuk kërkon të tilla gjëra, por të hedhësh veten poshtë është sjellje e djallit dhe e shpirtit të errët. Ndërsa detyra e Perëndisë është të ngrejë edhe ata që janë në humbje. Nëse duhej të tregonte fuqinë e vet, nuk do të bëhej duke u hedhur poshtë rastësisht, por duke shpëtuar dhe ndihmuar të tjerët. Kështu, hedhja poshtë e vetes në greminë dhe në gropa, i përket djallit.
Por Krishti, edhe kur thuhen këto gjëra, nuk e zbulon ende veten, por bisedon si njeri me të. Për thëniet: "Njeriu nuk do të jetojë vetëm me bukë", dhe: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd", i përshtatej dikujt që nuk e zbulon shumë vetveten, por e përfaqësonte veten si një nga të shumtët.
Por mos u habit, nëse ai në bisedë me Krishtin shpesh herë kthehej mbrapsht. Sepse si boksierët, kur marrin goditje të forta, ata rrotullohen përreth, të përgjakur dhe të verbëruar; kështu edhe ai, i zbehur nga goditjet e tij të para dhe të dyta, fliste në mënyrë të rastësishme, duke thënë gjërat që i vinin në mendje, dhe vazhdonte me sulmin e tij të tretë.
5. "Dhe djalli i tha: “Unë do të të jap gjithë pushtetin e këtyre mbretërive dhe lavdinë e tyre, sepse mua më është dhënë dhe unë ja jap kujt të dua. Në qoftë se Ti, pra, duke rënë përmbys më adhuron, do të jetë krejt e jotja”. Por Jisui duke u përgjigjur, i tha: “Largohu pas meje, satan. Sepse është shkruar: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënd dhe shërbeji vetëm atij”.
Sepse, duke qenë se ai kishte arritur tani të mëkatonte kundër Atit, duke thënë se gjithçka që është e Atit ishte e tija, dhe po përpiqej ta bënte veten Perëndi, si krijues i universit; Ai e qortoi atë: por jo me vrull, por thjesht duke i thënë: "Shko që këtej, Satana!", gjë që në vetvete u tha në formën e urdhërimit më shumë sesa në formën e qortimit. Sepse, sapo i tha: "Shko që këtej", e bëri të ikte; meqë ai nuk solli kundër Tij asnjë tundim tjetër. Dhe si thotë Llukai, se "i dha fund çdo tundimi." Mua më duket se duke përmendur tundimin kryesor, ai kishte folur për të gjitha, sikur edhe të tjerët të ishin përfshiheshin në to. Sepse gjërat që përbëjnë substancën e të këqijave të panumërta janë këto: të jesh skllav i barkut, të bësh çdo gjë për kotësi, t'i nënshtrohesh marrëzisë së pasurisë, të cilat, në përputhje me rrethanat, djalli, duke e konsideruar atë, atë tundim që është më e fuqishme se të gjitha e lë në fund, dua të them për dëshirën për të pasur sa më shumë. Megjithëse që në fillim, ai po mundohej të vinte tek kjo, por përsëri ai e mbajti atë për të fundit, si me më shumë forcë se pjesa tjetër. Sepse në fakt, kjo është mënyra e tij e luftës, të zbatojë ato gjëra në fund, që duken më të mundshme për t'u përmbysur. Dhe kështu bëri edhe në rastin e Jobit. Prandaj, edhe në këtë rast, duke filluar me motive që duket se janë më të ulëta dhe më të dobëta, ai vazhdon me ato më të fuqishmet.
Atëherë si mund të arrijmë të fitojmë ndaj djallit? Në mënyrën që Krishti na mësoi, duke u strehuar tek Perëndia për mbrojtje; dhe as të jesh i dëshpëruar në zi buke, duke besuar në Perëndinë që është në gjendje të ushqejë edhe me një fjalë; as në mes të çfarëdo gjërash të mira që mund të marrim në tundim Atë që i dha ato, por të jemi të kënaqur me lavdinë që vjen nga lart, duke mos bërë llogari për atë që është nga njerëzit, dhe në çdo rast të përçmojmë atë që është më shumë se nevojat tona. Sepse asgjë nuk na bën të bëhemi rob të djallit më shumë se dëshira për të pasur më tepër dhe dashuria për pasuri. Dhe këtë mund ta shohim edhe nga ajo që bëhet tani. Sepse tani gjithashtu ka nga ata që thonë, "Do t'ju japim të gjitha këto, nëse bie poshtë dhe adhuron;" të cilët në natyrë janë njerëz, por janë bërë instrumentet e djallit. Sepse në atë kohë ai i afrohej Atij, jo vetëm me veten, por edhe me të tjerët. Siç po tregonte edhe Llukai, kur tha se "u largua prej Tij për një kohë;" duke treguar se më pas ai iu afrua Atij me instrumentet e tij të duhura.