Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Homelia VII mbi Ungjillin sipas Mateut

June 23, 2025 at 2:59 pm, No comments

Shen_Joan_Gojarti_thenie_te_ndryshme-4-2.jpg


HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT

Homelia VII - Mateut 

"Dhe, mbasi mblodhi të gjithë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, i pyeti se ku do të lindte Krishti. Dhe ata i thane atij, në Betlehem të Judesë".

A e shihni sesi bëhen të gjitha gjërat për të dënuar Judenjtë? Si mundet, që për aq kohë sa Ai ishte larg syve të tyre, zilia nuk i kishte pushtuar ende dhe ata i lexonin dëshmitë e Tij me të vërtetën; por kur panë lavdinë që vinte nga mrekullitë, një frymë mërie i pushtoi dhe që prej atëherë e tradhtuan të vërtetën.

Megjithatë, e vërteta u lartësua përmes të gjithave gjërat, dhe fuqia u mblodh më shumë për të, madje edhe nga armiqtë e saj. Shihni për shembull pikërisht në këtë rast, sa të mrekullueshme dhe sa përtej pritshmërive janë rezultatet e siguruara në fshehtësi. Sepse të dy, si barbarët ashtu edhe hebrenjtë mësojnë njësoj diçka më shumë për njëri-tjetrin dhe mësojnë njëri-tjetrin. Kështu, judenjtë, nga ana e tyre, dëgjuan nga dijetarët se një yll e kishte shpallur Atë edhe në tokën e Persianëve; dijetarët, nga ana e tyre, u informuan nga judenjtë se këtë Njeri, të cilin ylli e shpalli, edhe profetët e kishin bërë të njohur që nga kohërat e lashta. Dhe toka e kërkimit të tyre u bë për të dy, si një rast për të paraqitur udhëzime më të qarta dhe më të përsosura; dhe armiqtë e së vërtetës janë të detyruar edhe kundër vullnetit të tyre të lexojnë këto shkrime në favor të së vërtetës, dhe të interpretojnë profecinë; edhe pse jo të tëra. Pasi folën për Betlehemin dhe se si do të dalë nga prej saj, Ai që që do të sundojë Izraelin, ata nuk vazhduan të shtojnë më pas atë që vijon, nga lëvdata të tepruara dhe të pasinqerta, ndaj mbretit. Dhe çfarë ishte kjo? Se "Daljet e tij janë prej lashtësisë, prej kohëve të përjetshme".

“Por përse”, mund të thotë dikush, “nëse Ai vinte prej andej, pse Ai jetoi në Nazaret pas lindjes, dhe e bëri të pakuptueshme profecinë? Jo, në fakt ai nuk e bëri profecinë të pakuptueshme, por e shpalosi atë edhe më shumë. Për vetë faktin, që ndërsa nëna e Tij kishte vendbanimin e saj të vazhdueshëm në një vend, Ai lindi në një vend tjetër, kjo tregon që gjërat janë bërë nga një përkujdesje Hyjnore. 

Dhe për këtë arsye, më lejoni të shtoj, ai nuk u largua prej andej menjëherë pas lindjes së Tij, duke u dhënë mundësinë atyre që ishin të prirur të ishin kërkues që ti shqyrtonin të gjitha gjërat me saktësi. Sepse në të vërtetë kishte shumë gjëra për t'i shtyrë ata në një hetim të tillë, të paktën nëse do të kishin qenë të gatshëm t'u kushtonin vëmendje atyre. Kështu, me ardhjen e dijetarëve, i gjithë qyteti ishte në zhurmë, dhe së bashku me qytetin edhe vetë mbreti, dhe profeti u paraqit, dhe u thirr një gjykatë me autoritet të lartë; dhe shumë gjëra të tjera gjithashtu u bënë atje, të cilat që të gjitha këto ungjillor Llukai i tregon hollësisht. Të tilla ishin ato që kanë të bëjnë me Anën, Simeonin, Zakarian, engjëjt dhe barinjtë; të gjitha gjërat e cilat për ata që janë vëmendshëm ishin të mjaftueshme për të dhënë shenja për përcaktimin e atyre që kishin ndodhur. Sepse, nëse dijetarët, të ardhur nga Persia, nuk do të ishin të paditur për vendin, aq më tepër ata, vendbanimi i të cilëve ishte, do të njiheshin me këto gjëra.

Dhe Ai u shfaq nga fillimi me shumë mrekulli, por kur ata nuk do të shihnin, Ai u fsheh për një kohë të shkurtër, që të shfaqej përsëri nga një fillim tjetër më i lavdishëm. Sepse nuk ishin më dijetarët, as ylli, por Ati nga lart që e shpalli Atë në lumin e Jordanit; dhe Shpirti i Shenjtë që erdhi gjithashtu mbi Të, duke folur me zë mbi kokën e Atij të sapo pagëzuar; dhe Joani, me gjithë qartësinë e fjalës, lajmëroi kudo në Jude, derisa vendet e banuara dhe të braktisura u mbushën me atë lloj doktrine; dhe dëshmia gjithashtu e mrekullive, dhe toka, deti dhe gjithë krijimi, dhanë një zë të qartë në favor të Tij. Por në kohën e lindjes, ndodhën kaq shumë gjëra që ishin në heshtje për të treguar Atë që kishte ardhur. Kështu, me qëllim që judenjtë të mos thoshin: "Ne nuk e dimë se kur lindi, as se ku është lindur", të gjitha këto ngjarje në të cilat ishin të përfshirë dijetarët u realizuan nga Providenca e Perëndisë dhe gjithë pjesa tjetër e gjërave që ne kemi përmendur; kështu që ata nuk do të kishin asnjë justifikim për t'u shfajësuar, që nuk kishin mësuar për atë që kishte ndodhur.

Por shënoni gjithashtu saktësinë e profecisë. Sepse nuk thotë: "Ai do të qëndrojë në Betlehem”, por "Ai do të vijë nga atje". Kështu që edhe kjo ishte një temë profecie, Ai thjesht lindi atje.

Por disa prej tyre, megjithëse, duke qenë të turpëruar, thonë se këto gjëra janë thënë për Zorobabelin. Por si mund të kenë ata të drejtë? Sepse sigurisht "daljet e tij" nuk ishin "prej kohëve të lashta, prej kohëve të përjetshme". Dhe si mund të përshtatet ky mësim me atë që thuhet në fillim: "Nga ty do të dale Ai": Zorobabeli nuk ka lindur në Jude, por në Babiloni, prej nga u quajt edhe Zorobabel, sepse e kishte origjinën atje. Dhe të gjithë ata që dinë gjuhën e sirianëve e kuptojnë atë që them.

Së bashku me atë që është thënë, gjithashtu koha që ka kaluar që prej këtyre gjërave është e mjaftueshme për të vendosur dëshminë. Sepse çfarë thotë ai? "Ti nuk je më i vogli ndër princat e Judës", dhe shton shkakun e përparësisë, duke thënë: "Nga ty do të dale Ai". Por askush tjetër nuk e ka bërë atë vend të njohur apo të shquar, përveçse vetëm Atij. Për shembull: që nga ajo lindje, njerëzit vijnë nga skajet e tokës për të parë grazhdin dhe vendin ku lindi. Dhe këtë profeti e paratha me zë të lartë që në fillim, duke thënë: "Ti nuk je më i vogli ndër princat e Judës", pra midis udhëheqësve të fiseve. Me këtë shprehje ai përfshiu edhe Jerusalemin. Por as kështu ata nuk i kushtuan vëmendje, ndonëse përparësia kalon tek vetë ata. Po, dhe për shkak të kësaj, profetët në fillim nuk flasin askund aq shumë për dinjitetin e Tij, aq sa prekin benefitet që u përftuan prej Tij. Prandaj, kur Virgjëresha po mbante foshnjen, iu tha: "Do t'ia vësh emrin Jisu", dhe jep arsyen duke thënë, "sepse Ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre." Edhe dijetarët nuk thanë: "Ku është Biri i Perëndisë?", por thane "Ai që është lindur, Mbreti i Judenjve". Dhe këtu përsëri nuk thuhet se: "Prej teje do të dalë" Biri i Perëndisë, por "një Guvernator, që do të kujdeset për popullin tim Izrael."

Sepse ishte e nevojshme të bisedoja me ta në fillim, duke u nisur me një ton me mospërfillje shumë të madhe, provoni se ata do të ofendohen; dhe kjo për të predikuar në veçanti atë që lidhej me shpëtimin e tyre, që në këtë mënyrë ata të mund të fitonin më shumë. Sidoqoftë, të gjitha dëshmitë që citohen fillimisht dhe për të cilat ishte koha menjëherë gjatë kohës së lindjes, nuk thonë asgjë të madhe, as të lartë në lidhje me Të, as të tilla si ato që pasuan shfaqjen e mrekullive; sepse këto flasin më qartë në lidhje me dinjitetin e Tij. Për shembull, kur pas shumë mrekullish fëmijët po i këndonin himne Atij, dëgjoni atë që thotë profeti: "Nga goja e foshnjave dhe e gjithë atyre që janë në gji ke përsosur lavdërimin." Dhe gjithashtu thuhet "Unë do të shqyrtoj qiejt, veprat e gishtave të tu"; që nënkupton se Ai është Krijuesi i universit. Dhe dëshmia gjithashtu, e cila u dha pas ngjitjes në qiell, shfaq barazinë e Tij me Atin; duke thënë kështu: "Zoti i tha Zotit tim: Ulu në të djathtën time." Dhe Isaia gjithashtu thotë: "Ai që ngrihet për të sunduar kombet e tjera, tek Ai do të kenë besim kombet e tjera".

Por si thotë ai se Betlehemi "nuk është më i vogli ndër princat e Judës?" sepse jo vetëm në Palestinë, por në të gjithë botën, fshati është bërë i dukshëm. Sepse, deri tani ai u fliste hebrenjve; prandaj edhe shtoi gjithashtu: "Ai do të kujdeset për popullin tim Izrael". E megjithatë Ai u kujdes për gjithë botën; por siç kam thënë, Ai dëshiron të mos shkaktojë shqetësim ende, duke zbuluar atë që ai ka për të thënë në lidhje me kombet e tjera.

Por si ndodhi, mund të pyesë dikush, që Ai nuk u kujdes për popullin hebre? Unë them, së pari, se kjo gjithashtu është kryer: sepse me termin Izrael në këtë vend, ai në mënyrë figurative nënkuptonte ata që besuan në Të nga mesi i judenjve. Dhe Pavli, duke e interpretuar këtë, tha: ''Sepse nuk janë të gjithë Izraelitë ata që janë nga Izraeli, por ata që kanë lindur nga besimi dhe nga premtimi. Dhe nëse Ai nuk është kujdesur për të gjithë, ky është faji i tyre. Sepse, kur ata duhej ta kishin adhuruar së bashku me dijetarët dhe të kishin përlëvduar Perëndinë që kishte ardhur  në një kohë e tillë, duke hequr të gjitha mëkatet e tyre (sepse atyre nuk u tha asnjë fjalë për gjykimet e vendosura ose për llogaritë që duheshin dhënë, por për një Bari të butë dhe me urtësi); ata nga ana e tyre bëjnë veç të kundërtën, trazohen dhe shkaktojnë zemërim, dhe vazhdojnë pa ndalim të bëjnë përpjekje pa fund..

3.Pastaj Herodi, mbasi i thirri fshehurazi dijetarët, i pyeti ata me vëmendje kur kishte dalë ylli:"

Përpjekja për të vrarë atë që lindi, ishte jo vetëm një akt i marrëzisë ekstreme; duke qenë se ajo që ishte thënë dhe ishte bërë, ishte e mjaftueshme për ta frenuar atë nga ndonjë tentativë e tillë. Sepse ato ngjarje nuk ishin sipas mënyrës së njeriut. Një yll, dua të them, që thërret dijetarët nga lart; dhe barbarët që bëjnë një udhëtim kaq të gjatë, për të adhuruar Atë që ishte i shtrirë me shtërpenj dhe në një stallë; dhe profetët që qysh prej nga koha e lashtë, paralajmërojnë paraprakisht të gjitha këto;- këto dhe të gjitha të tjerat që ishin të ngjashme ishin më tepër sesa thjesht ngjarje njerëzore; por megjithatë asnjë nga këto nuk e frenoi Herodin. Sepse një gjë e tillë është ligësi. Ai bie në konflikt me veten dhe përpiqet gjithmonë për gjëra të pamundura. Dhe vini re marrëzinë e tij të plotë. Nëse nga njëra anë ai i besonte profecisë dhe e konsideronte atë të pandryshueshme, ishte fare e qartë se ai po përpiqej për gjëra të pamundura; nëse ai përsëri nuk besonte dhe nuk priste që ato thënie të realizoheshin, ai nuk duhej të kishte frikë dhe nuk do të alarmohej, as nuk do të kishte krijuar ndonjë komplot në lidhje me këtë. Kështu që në çdo mënyrë veprimet e tij do të ishin të tepërta.

Dhe kjo erdhi gjithashtu nga marrëzia më e madhe,  që të mendonte se dijetarët do të vlerësonin më shumë atë sesa Fëmijën që lindi, që për hir të të Cilit kishin bërë një udhëtim kaq të gjatë. Sepse nëse, përpara se ta shihnin Atë, ishin aq të zjarrtë nga dëshira për Të; pasi ta kishin parë me sytë e tyre dhe të vërtetonin  profecitë, si shpresonte Herodi t'i bindte që dijetarët ta tradhtonin Fëmijën e vogël për të?

Megjithatë, pavarësisht se të shumta ishin arsyet për ta frenuar atë për veprimet e tij, ai bëri përpjekje; dhe pasi "thirri në fshehtësi dijetarët, ai i pyeti ata." Sepse ai mendoi se hebrenjtë do të interesoheshin në favor për fëmijën dhe ai kurrë nuk mund të priste që ata të devijonin drejt një çmendurie të tillë, sa të ishin të gatshëm ta dorëzonin tek armiqtë e Tij, Mbrojtësin dhe Shpëtimtarin e tyre, dhe Atë që kishte ardhur për të shpëtuar kombin e tyre. Për shkak të kësaj ai të dy i thërret fshehurazi dhe kërkon kohën jo të lindjes së Fëmijës, por të yllit: duke shënuar kështu objektin e ndjekjes së tij në mënyrë që të përfshijë shumë më tepër se ai. Sepse ylli, mendoj, duhet të jetë shfaqur shumë kohë më parë se lindja e foshnjes. Ishte një kohë e gjatë që dijetarët duhej të kalonin në udhëtimin e tyre. Prandaj, me qëllim që ata të mund të paraqiteshin menjëherë pas lindjes së Tij (ishte e përshtatshme që Ai të adhurohej me shtërpenj, që të shfaqej natyra e mrekullueshme dhe e çuditshme e gjithë gjërave), ylli, shumë kohë më parë, e bën veten të dukshëm. Ndërsa nëse në momentin e lindjes së Tij në Palestinë, dhe jo më parë, do të ishte ylli në Lindje, dijetarët, duke harxhuar një kohë të gjatë në udhëtimin e tyre, nuk do ta kishin parë Atë me shtërpenj në momentin e mbërritjes së tyre. Për sa i përket vrasjes së fëmijëve "nga dy vjeç e poshtë", le të mos habitemi; sepse zemërimi dhe frika e tij, për hir të një sigurie më të madhe, shtoi më shumë moshën, që të mos shpëtonte askush.

Kështu që i thirri, pra, dhe u tha: ''Shkoni dhe kërkoni me vëmendje Fëmijën e vogël dhe kur ta keni gjetur Atë, më lajmëroni që të vij edhe unë ta adhuroj Atë''.

A e sheh marrëzinë e tij ekstreme? Përse, nëse ti i thua këto gjëra me sinqeritet, përse do të pyesësh në fshehtësi? Por nëse duke synuar për të komplotuar kundër Tij, si nuk mund ta kuptosh nga vetë fakti që ata u pyeten në mënyrë të fshehtë, që ndoshta dijetarët do të mund ta perceptonin mashtrimin? Por siç e kam thënë tashmë, një shpirt i zënë rob nga çdo ligësi bëhet më i pandjeshëm se gjithçka.

Dhe ai nuk tha: "Shkoni dhe mësoni për Mbretin", por "rreth Fëmijës së vogël", sepse ai nuk mund të duronte dot as ta thërriste Atë me emrin e pushtetit të Tij.

4. Por dijetarët nuk kuptojnë asgjë nga kjo, për shkak të respektit të tyre të jashtëzakonshëm (sepse ata kurrë nuk mund të kishin pritur që Herodi të kishte kaluar në një ligësi kaq të madhe dhe do të ishte përpjekur të krijonte komplote kundër një periudhe ungjillore kaq të mrekullueshme): dhe ata largohen duke mos dyshuar për asnjë nga këto gjëra, por nga ajo që në vetvete parashikonte gjithçka që do të ndodhte në pjesën tjetër të njerëzimit.

"Dhe, ja, ylli, që ata panë në lindje, shkonte para tyre."

Por prandaj ishte vetëm e fshehur, që  duke humbur udhëheqësin e tyre, ata mund të detyroheshin të bënin pyetje për judenjtë dhe kështu çështja mund t'u bëhej më e dukshme të gjithëve. Pasi që ata kanë bërë pyetje dhe kanë pasur armiqtë e Tij për informatorë, u shfaqet përsëri atyre. Dhe shënoni sa e mrekullueshme ishte renditja; se si në radhë të parë pas yllit populli i Judenjve dhe mbreti i pret dijetarët, dhe ata sjellin profecinë për të shpjeguar atë që ishte shfaqur: por edhe më pas, pas profecive, një engjëll i mori përsëri dhe u mësoi të gjitha gjërat; por për njëfarë kohe ata udhëtojnë nga Jerusalemi në Betlehem nën drejtimin e yllit; që kështu edhe ti të mund të mësosh se ky nuk ishte një nga yjet e zakonshëm, sepse nuk ka as një yll që e ka këtë natyrë. Dhe jo thjesht lëvizi, por "u shkoi përpara", duke i tërhequr dhe drejtuar në mes të ditës.

"Por çfarë nevoje ka më për këtë yll më tej" mund të pyesë dikush, "kur u konstatua vendi?" Në mënyrë që edhe Fëmija të mund të shihet. Sepse nuk kishte asgjë që të mund ta shfaqte Atë, pasi grazhdi nuk binte në sy, as nëna e Tij nuk ishte e lavdishme apo e dallueshme. Atëherë kishte nevojë për yllin që t'i udhëzonte ata drejt vendit. Prandaj ai rishfaqet kur ata dalin  nga Jerusalemi dhe nuk ndalon përpara se të arrijë te grazhdi.

Dhe mrekullia u lidh me mrekullinë; sepse të dyja ishin gjëra të çuditshme, si adhurimi i magëve, si dhe ylli që shkonte përpara tyre; dhe ishte e mjaftueshme për  tërheqjen e atyre që ishin bërë të gjithë prej guri. Sepse, nëse dijetarët do të kishin thënë, që ata kishin dëgjuar profetët të thoshin këto gjëra, ose që engjëjt të kishin biseduar me ta në fshehtësi, të tjerët mund të mos i besonin; por tani, kur pamja e yllit u shfaq lart, edhe atyre që ishin tepër të paturpshëm iu ndal goja.

Për më tepër, ylli, kur qëndroi mbi Fëmijën e vogël, qëndroi duke pritur përsëri: e cila ishte një gjë në vetvete e një fuqie më të madhe se sa i takon një ylli të thjeshtë, tani për t'u fshehur dhe tani për t'u shfaqur dhe të qëndronte pa lëvizur. Prandaj edhe ata morën një rritje të besimit. Për këtë arsye ata u gëzuan gjithashtu, që kishin gjetur atë që kërkonin, që ishin bërë lajmëtarë të së vërtetës, që jo pa fryt kishin bërë një udhëtim kaq të gjatë; pra, një dëshirë kaq të madhe kishin ata për Krishtin. Sepse së pari erdhi dhe qëndroi mbi kokën e Tij, duke treguar se Ai që lindi është Hyjnor; më pas duke qëndruar atje, i udhëhoqi ata ta adhurojnë Atë; duke qenë tashmë jo thjesht barbarë, por nga ata më të mençurit.

A e sheh, me sa përmbushje të shkëlqyer u shfaq ylli? Pse? Sepse edhe pas profecisë dhe pas interpretimit të krerëve të priftërinjve dhe skribëve, dijetarët ende e kishin mendjen e tyre drejt Tij.

5. Turp të vijë për Markion, turp për Pavlin nga Samosata, që refuzuan të shohin atë që panë ata njerëz të mençur, paraardhësit e Kishës; sepse nuk kam turp t'i quaj kështu. Le të turpërohet Markioni, duke parë që Perëndia adhurohet në mish. Le të ketë turp Pavli, duke e parë që adhurohet si të mos ishte thjesht një njeri. Për sa i përket qenies së Tij në mish, ajo e para nënkuptohet nga shtërpenjat dhe grazhdi; përsa i përket mos adhurimit të tyre si një njeri të thjeshtë, ata e deklarojnë këtë, duke i ofruar Atij, në atë moshë të papjekur, dhurata të tilla që duhej t'i ofroheshin Perëndisë. Dhe së bashku me ta le të turpërohen edhe hebrenjtë, duke e parë veten të pritur nga barbarët dhe magët, ndërsa ata vetë nuk bëheshin as të tillë aq sa të vijnë pas tyre. Sepse në të vërtetë, ajo që ndodhi atëherë ishte një paraqitje e gjërave që do të vijnë, dhe që qysh nga fillimi u tregua se kombet johebrenj do të parakalonin kombin e tyre.

"Por si ndodhi," mund të pyesë dikush, "që jo në fillim, por më pas, Ai tha: "Shkoni dhe bëni dishepuj nga të gjitha kombet"? Sepse ngjarja ishte e një lloji, siç thashë, e së ardhmes dhe e një lloji të deklarimit paraprakisht të asaj që do të ndodhte. Sepse rendi i natyrshëm ishte që Judenjtë duhet të vinin tek Ai të parët; por meqenëse ata sipas zgjedhjes së tyre hoqën dorë nga përfitimet, rendi i gjërave u përmbys. Pasi as në këtë rast dijetarët nuk duhet të kishin ardhur para judenjve, as personat nga një distancë kaq e madhe nuk duhet të kishin parashikuar ata që ishte vendosur rreth qytetit, as ata që nuk kishin dëgjuar asgjë nuk duhet t'i kishin paraqitur ato që ishin ushqyer kaq shumë nga profecitë. Por ngaqë ishin jashtëzakonisht të paditur për bekimet e tyre, ata nga Persia i presin ato në Jerusalem. Dhe në të vërtetë kjo është ajo që thotë edhe apostull Pavli: “Ishte e nevojshme që fjala e Perëndisë t’ju shpallej ju më së pari; por, ngaqë ju e hidhni poshtë dhe nuk e çmoni veten të denjë për jetën e përjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve”. Sepse edhe pse më parë ata nuk iu bindën Perëndisë, më pas kur e dëgjuan atë nga dijetarët, me çdo kusht duhej të kishin nxituar; por ata nuk donin. Prandaj, ndërsa ata janë në gjumë, dijetarët vrapojnë më parë.

6. Le të ndjekim atëherë edhe ne magët, të largohemi nga zakonet tona barbare dhe të krijojmë distancë të madhe prej tyre, që të mund të shohim Krishtin, pasi edhe ata, nëse nuk do të ishin aq larg vendit të tyre, do të kishin humbur mundësinë për ta parë Atë. Le të largohemi nga gjërat e tokës. Sepse kështu edhe dijetarët, ndërsa ishin në Persi, panë veç yllin, por pasi u larguan nga Persia, panë Diellin e drejtësisë. Ose më mire të themi, ata nuk do të kishin parë as yllin, nëse nuk do të ishin ngritur me lehtësi dhe kënaqësi prej aq larg. Le të ngrihemi, pra, edhe ne; edhe pse të gjithë njerëzit mund të shqetësohen, ne le të vrapojmë në shtëpinë e Fëmijës së Vogël; edhe sikur mbretërit, edhe kombet, edhe tiranët ta na ndërpresin këtë rrugë, të mos na ndalojë dëshira. Sepse kështu do të zmbrapsim tërësisht të gjitha rreziqet që na rrethojnë. Meqenëse edhe magët, pa patur parë Fëmijën e Vogël, nuk do t'i kishin shpëtuar rrezikut që kishin prej mbretit. Përpara se të shihnin fëmijën e vogël, frikërat, rreziqet dhe telashet i ndiqnin nga çdo anë; por pas adhurimit të Fëmijës ka qetësi dhe siguri; dhe jo më me një yll, por një engjëll i pranon ata, pasi janë bërë priftërinj nga veprimi i adhurimit; sepse ne shohim se ata ofruan edhe dhurata.

Lëre, pra, edhe ti popullin hebre, qytetin e shqetësuar, tiranin gjakatar, madhështinë e botës dhe nxito për në Betlehem, ku është shtëpia e Bukës shpirtërore. Sepse edhe sikur të jesh bari dhe të vish këtu, ti shkruaj ja Fëmija i porsalindur në një han: edhe sikur të jesh mbret dhe të mos afrohesh këtu, rroba jote e purpurt nuk do të të sjelli asnjë përfitim në këtë rast; edhe pse ti je një nga dijetarët, kjo nuk do të të jetë pengesë për ty; vetëm ardhja jote le të jetë për të nderuar dhe për të adhuruar, jo për të përçmuar Birin e Perëndisë; bëje këtë vetëm me dridhje dhe gëzim, sepse është e mundur që të dyja të pajtohen në një. Por ki kujdes që të mos bëhesh si Herodi dhe të thuash: "Që të vij dhe ta adhuroj" dhe kur të vish, të kesh mendjen ta vrasësh. Në lidhje me këtë gjë, ata që i ngjajnë atyre, janë ata që marrin pjesë në mistere në mënyrë të padenjë: thuhet se një i tillë "do të jetë fajtor për trupin dhe gjakun e Zotit". Po; sepse ata kanë në vetvete tiranin që është i pikëlluar për mbretërinë e Krishtit, atë që është më i ligë se Herodi i lashtë, madje edhe më i ligë se Mammonai. Sepse ai dëshiron të ketë pushtetin dhe i dërgon ata që janë të tijtë të adhurojnë në dukje dhe duke vrarë ndërsa adhurojnë. Atëherë le të kemi frikë, se mos në çdo kohë, ndërkohë që kemi pamjen e lutësve dhe adhuruesve, ne tregojmë me vepra të kundërtën.

Dhe le të hedhim çdo gjë nga duart tona kur duhet të adhurojmë; edhe pse është flori ajo që kemi, le t’ia ofrojmë Atij dhe jo ta varrosim. Sepse, nëse ata barbarë ofruan ar për ta nderuar, çfarë do të ndodhë me ju që nuk i jepni as Atij që ka nevojë? Nëse ata burra udhëtuan aq larg për ta parë Atë të sapolindur, çfarë lloj justifikimi do të kesh ti, duke mos dalë jashtë nga rruga jote as edhe për një gjë të vogël, që të mund ta vizitosh Atë të sëmurë ose të lidhur? E megjithatë kur ata janë të sëmurë ose në pranga, edhe armiqtë kanë keqardhje; ndërsa keqardhja jote është mohuar edhe për Mirëbërësin dhe Zotin tënd. Ata ofruan ar, ndërsa ti mezi jep bukë. Ata e panë yllin dhe u gëzuan, ndërsa ti, duke parë Vetë Krishtin si një të huaj dhe pa veshje, nuk lëviz dot.

Kush prej jush, për hir të Krishtit, ka bërë një pelegrinazh kaq të gjatë, ju që keni marrë përfitime të panumërta, si këta barbarë, ose më mirë, këta më të mençur se filozofët më të zgjuar? Dhe pse them unë, një udhëtim kaq i gjatë? Jo, shumë nga gratë tona janë aq delikate, saqë nuk munden aq shumë sa të kalojnë një kalim rrugësh për ta parë Atë në grazhdin shpirtëror, përveçse nëse mund të kenë mushka për t'i çuar. Dhe të tjerë që janë në gjendje të ecin, preferojnë pjesëmarrjen e tyre këtu në punët e kësaj bote, e disa të tjerë në teatro. Ndërsa barbarët kryen një udhëtim kaq të madh për hir të Tij, përpara se ta shihnin Atë; ti as pasi e ke pare Atë, nuk dëshiron t'i imitosh barbarët, por vrapon të shohësh lojtarët në skenë. (Sepse prek përsëri të njëjtat tema, siç kam bërë edhe kohët e fundit. Dhe duke parë Krishtin të shtrirë në grazhd, ti e le Atë, që të shohësh gra në skenë).

7. Çfarë rrufeje nuk meritojnë këto gjëra? Sepse më thuaj, nëse dikush do të të çonte në një pallat dhe do të të tregonte mbretin në fronin e tij, a do të zgjidhje vërtet të shikoje teatrin në vend të atyre gjërave? E megjithatë edhe në ato pallate mbretërore nuk ka asgjë për të fituar; por këtu nga kjo tryezë buron një burim shpirtëror zjarri. Dhe ti e le këtë dhe vrapon në teatër, për të parë gra që notojnë duke çnderuar natyrën dhe duke e lënë Krishtin të ulur pranë burimit? Po, tani për tani, sikurse dikur, Ai ulet pranë burimit, jo duke folur me një grua samaritane, por me një qytet të tërë. Ose ndoshta edhe tani duke folur vetëm me një grua samaritane. Sepse as tani nuk është askush me Të; duke qenë se disa janë vetëm me trupat e tyre, e disa as me këto. Por megjithatë, Ai nuk tërhiqet, por qëndron dhe kërkon prej nesh të pimë jo ujë, por shenjtëri, sepse "gjërat e tij të shenjta ua jep të shenjtëve." Sepse uji që na jep nuk është nga ky burim, por është gjak i vërtetë; dhe është vërtet një simbol i vdekjes, por që është bërë shkaku i jetës.

Por ti, duke lënë burimin e gjakut, shkon tek burimi i djallit, për të parë një prostitutë duke notuar dhe për të pësuar mbytje të shpirtit. Sepse ai ujë është një det lakmie, që nuk mbron trupat, por që është një anije mbytëse shpirtrash. Dhe ndërsa ajo noton me trup të zhveshur, ti duke parë, je zhytur në thellësinë e lakmisë. Sepse e tillë është rrjeta e djallit; ajo fundos, jo vetëm ata që zhyten vetë brenda në ujë, por edhe ata që ulen sipër, madje më shumë se ata që zhyten në të; duke i mbytur ata më keq se Faraoni, që dikur u fundos në det me kuajt dhe qerret e tij. Dhe nëse shpirtrat mund të shiheshin, unë mund t'ju tregoja shumë që notojnë në këto ujëra, si trupat e egjiptianëve në atë kohë. Por, më e rëndë është se ata edhe atë gjë që është një shkatërrim i plotë e quajnë një kënaqësi, dhe ata e quajnë detin e shkatërrimit një kanal për një udhëtim të kënaqshëm. Megjithatë, me siguri dikush mund të kalojë i sigurt në Egje apo detin Toskan, sesa në këtë spektakël. Sepse në radhë të parë, gjatë një nate të tërë djalli i preokupon shpirtrat e tyre me pritjen e tij; pastaj pasi u tregoi objektin e pritur, i lidh menjëherë dhe i bën robër. Sepse mos mendo, sepse nuk je bashkuar me prostitutën, je i pastër nga mëkati; sepse për qëllimin e zemrës sate ti i ke bërë të gjitha. Sepse, nëse të kap epshi, ti e ke ndezur flakën më lart; dhe nëse nuk kupton asgjë nga ajo që bën, meriton një akuzë më të rëndë, sepse je një skandal për të tjerët, duke i inkurajuar ata në këto spektakle dhe ndot shikimin tënd, dhe së bashku me shikimin tënd, shpirtin tënd.

Megjithatë, le të mos shohim thjesht për të gjetur gabime, por ejani të kërkojmë edhe një mënyrë korrigjimi. Cili mund të jetë atëherë mënyra? Unë do t'ju këshilloja të konsultoheshit me gratë tuaja, që ato t'ju udhëzojnë ju. Është e vërtetë, sipas ligjit të Pavlit, ju duhet të ishit mësuesit. Por meqenëse ky rend është përmbysur nga mëkati dhe trupi është bërë lart dhe koka poshtë, le të marrim edhe këtë rrugë.

Por nëse të vjen turp të kesh një grua si mësuese tënde, largohu nga mëkati dhe shpejt do të jesh në gjendje të ngjitesh në fronin që të ka dhënë Perëndia. Sepse deri sa ti të mëkosh, Shkrimi të dërgon jo vetëm te një grua, por edhe te kafshët irracionale, dhe tek ato më të ulëtat. Është e qartë se kjo nuk është diçka kundër Shkrimit, por kundër atyre që tradhtojnë fisnikërinë e racës të tyre. Kështu do të bëjmë edhe ne gjithashtu; dhe për momentin do të lëmë në dorë të gruas tënde; por nëse e përçmon, ne do të të dërgojmë në shkollën e të egërve dhe do të të tregojmë se sa zogj, peshq, kafshë katërkëmbësh dhe rrëshqanorë janë më të nderuar dhe më të dëlirë se ti.

Nëse tani të vjen turp dhe skuqesh nga krahasimi, ngrihu lart në fisnikërinë tënde dhe largohu nga deti i ferrit dhe rrjedhja e zjarrit, pra po flas për pishinën në amfiteatër. Sepse kjo pishinë të fut në atë det dhe ndez po atë humnerë të flakëve. Pasi nëse "ai që shikon një grua duke pasur epsh për të, menjëherë pas kësaj ai ka kryer tradhti bashkëshortore". Përmbytja në ditët e Noeut nuk e shkatërroi aq plotësisht racën e njerëzve, aq sa këto gra notuese  mbytën me turp të madh të gjithë ata që janë atje, megjithatë ajo e Noeut ndalonte keqdashësinë e shpirtit; por kjo tjetra ka efektin e kundërt; ndërsa trupat mbeten, ajo shkatërron shpirtin. Dhe ju, kur është fjala për paraqitjen, pretendoni se e keni vendin e gjithë fjalës, pasi qyteti ynë u kurorëzua fillimisht me emrin e krishterë; por në garën e dëlirësisë, ju nuk keni turp të jeni pas qyteteve më të papërgatitura.

8. "Epo," thotë njëri, "dhe çfarë kërkon ti që të bëjmë? të pushtojmë malet dhe të bëhemi murgj?" Kjo më bën të psherëtijë me trishtim, që ju mendoni se vetëm murgjit janë të interesuar siç duhet për mirësjelljen dhe dëlirësinë; ndërkohë që Krishti i bëri ligjet e Tij të përbashkëta dhe njësoj për të gjithë. Kështu, kur Ai thotë: "Nëse dikush shikon një grua për ta dëshiruar", Ai nuk i flet vetëm për të vetmuarit, por edhe atij që ka grua; pasi në fakt ai mal ishte në atë kohë i mbushur me lloj-lloj personash të atij përshkrimi. Formo atëherë në mendjen tënde një imazh të atij amfiteatri dhe urreje atë, që është e djallit. Po ashtu mos e dëno ashpërsinë e fjalës sime. Sepse unë nuk  "ndaloj martesën" dhe as nuk e pengoj kënaqësinë tënde; por unë dua që këto të bëhen me dëlirësi, pa turp dhe fyerje dhe pa akuza të pafundme. Unë nuk e bëj ligj që ju të pushtoni malet dhe shkretëtirat, por të jeni të mirë, të kujdesshëm dhe të dëlirë, duke banuar në mes të qytetit. Sepse në fakt të gjitha ligjet tona janë të përbashkëta edhe për murgjit, përveç martesës; po përkundrazi, edhe në lidhje me këtë, Pavli na urdhëron që ta vendosim veten krejtësisht në një nivel me ta; duke thënë: "Sepse forma e kësaj bote po kalon", se "ata që kanë gra le të jenë sikur nuk kanë asnjë".

"Prandaj" (kështu thotë ai) "Unë nuk ju urdhëroj të zini pozicionet e majave të larta të maleve; është e vërtetë që do ta dëshiroja këtë gjë, pasi qytetet imitojnë gjërat që u bënë në Sodomë; por megjithatë, unë nuk ju shtyj për këtë. Qëndroni duke pasur shtëpi, fëmijë dhe grua; vetëm duke mos e fyer gruan tuaj, as mos i turpëroni fëmijët e tu, as mos sill në shtëpinë tënde ndotjen nga amfiteatri." A nuk e dëgjoni Pavlin duke thënë: "Burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja" dhe vendos ligje të përbashkëta për të dy? Por ti, nëse gruaja jote futet vazhdimisht në një asamble publike, je i ashpër në fyerjet ndaj saj; por ti veten tënde, duke kaluar ditë të tëra në shfaqje publike, nuk e konsideron të denjë për faj. Po, për çështjen e nderit të gruas tënde, je aq i rreptë sa shkon përtej nevojës dhe masës, dhe nuk i lejon asaj tërheqjet e domosdoshme; ndërsa për veten tënde, i shikon të gjitha gjërat si të lejuara.

Megjithatë Pavli nuk të lejon, ai i jep të njëjtin autoritet edhe gruas, sepse ai thotë kështu: "Burri le t'i japë nderin e merituar gruas." Çfarë lloj nderi është ky, pra, kur ti e shan atë në gjërat më të mëdha dhe ia jep trupin e saj prostitutave (sepse trupi yt është i saj); kur sjell trazira dhe luftëra në shtëpinë tënde, kur bën në pazar gjëra të tilla, që duke u treguar nga ti vete gruas tënde në shtëpi, e tërheq në turp, dhe i sjell turp edhe vajzës tënde nëse është e pranishme, dhe mbi të gjitha, pa dyshim edhe vetes tënde? Cilin shpëtim do të kesh, të lutem, duke parë, ashtu si je, me zell të madh, për gjëra që madje edhe për ti përmendur është turp; duke preferuar para së gjithash pamjet e tilla, të cilat edhe ti tregosh janë të patolerueshme?

Pra, për një kohë të caktuar, në mënyrë që të mos jetë tepër i rëndë, do ta përfundoj këtu fjalimin tim. Por nëse vazhdoni në rrugët e njëjta, do ta bëj thikën më të mprehtë dhe prerjen më të thellë; dhe nuk do të pushoj, derisa të kem shpërndarë teatrin e djallit dhe ta kem pastruar mbledhjen e Kishës. Në këtë mënyrë, ne do të çlirohemi nga turpi i tanishëm dhe do të korrim frytin e jetës që vjen, me hirin dhe dashurinë ndaj njeriut të Zotit tonë Jisu Krisht, të Cilit i përket fuqia dhe lavdia në jetë të jetëve. Amin.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Homelia VII mbi Ungjillin sipas Mateut
    23 Jun, 2025
  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako