Gruaja muslimane e verbër
Një herë një grua e verbër muslimane, Fatma, ishte sjellë tek shën Arseni i Kapadokisë. Por e sollën të mërkurën, kur ai nuk dilte. Pasi trokitën shumë në derën e qelisë së tij, e lanë pranë pragut dhe u larguan.
Pas pak erdhi një grua me artrit në dorë dhe, duke ditur se të mërkurën dhe të premten shenjtori nuk priste njeri, mori dhe nga pragu i shtëpisë e vuri në dorën e saj të sëmurë dhe u bë mirë!
Kur e pa muslimanen e verbër, e pyeti se çfarë po priste. Fatma i tregoi arsyen e pritjes.
- Për çfarë je ulur dhe pret i tha. A nuk e di se dera nuk hapet të mërkurën dhe të premten? Merr dhe nga pragu i tij dhe fërko sytë. Kështu veprojmë këto dy ditë.
Fatma u habit nga ajo që dëgjoi, por gjeti pragun, mori dheun dhe fërkoi sytë. Menjëherë filloi të shikonte turbullt. Nga gëzimi i saj, ajo më pas mori një gur dhe po përplaste si e çmendur derën e Shën Arsenit. E hapi dhe duke parë se ajo ishte muslimane e pyeti se çfarë donte. I tregoi arsyen dhe shenjtori mori Ungjillin dhe e lexoi. Menjëherë iu kthye gjithë shikimi. Ajo pastaj, nga gëzimi, ra në këmbët e tij dhe e adhuroi me nderim, por shenjtori e qortoi dhe i tha:
- Nëse doni të adhuroni, adhuroni Krishtin që ju dha dritë dhe jo mua.