Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

“DJEMA , RUANI VETEN NGA IDHUJT " (1 Joani 5-21).

July 3, 2025 at 10:07 am, No comments


Nga Katekisti: Miron Çako


Njeriu duke qenë një qenie fetare e kërkon Trashendenten. Por kur njerëzit, edhe pse të krijuar sipas ikonës së Perëndisë si qenje intelektuale (Zan.1,26), u mashtruan nga djalli, babai i gënjeshtrës dhe njerivrasës që nga fillimi (Joan.8,44) duke rënë në mëkatin fillestar (Zan.3,6-7) e humbën orientimin drejt vizionit të qartë të Perëndisë, u errësuan në arsyetimin e tyre dhe ranë në idhujtari.

Idhujtaria është të besuarit në një qenie, individ, objekt, apo rite të krijuar nga fantazia, frika dhe veçanërisht nga mashtrimet demoniake, që i`u shfaqeshin njerëzve si "zota". Njerëzit i`u shërbenin sikur ata janë Zoti i tyre dhe i shihnin, ato qenje, individ, apo objekte dhe rite si sigurues të mbrojtjes, lumturisë dhe shpresës së jetës njerëzore.

Idhujtaria është mohimi dhe fyerje ndaj Zotit Trashedent dhe Imanent që të çon autamatikisht në demonolatri (në adhurim demonësh), ashtu si na thotë psalmisti :“Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj (demon), por Zoti ka bërë qiejt” (Psalmi 96-5). Apostull Pavli e vazhdon kritikën për idhujtarinë duke e lidhur me kultin e demonëve, tu bësh fli idhujve do të thotë tu bësh fli demonëve: “Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët” (1Korintasve.10,20).

Njeriu edhe pse mëkatoi në fillim nuk e humbi tërësisht arsyen e tij si qenie intelektuale. Ai kishte mundësi që nga arsyeja e errësuar përsëri ta njhte Perëndinë që është një, por me vetëdashje pranoj të mashtrohet nga djalli dhe fantazia e tij, sepse si pasojë e rënjes ishte i prirur në rebelim dhe në mëkat.
Kështu krijuan zotat e personalizuar që i përligjnin dhe përjetësonin pasionet e tyre mëkatare. Të tilla ishin si perëndia i epshit me Afërditën, i verës dhe i dehjes me Dionisin, i luftës dhe hakmarrjes me Mërkurin, e të tjerë zota pa fund aq sa pasione njerëzore ka, dhe kështu gjithë bota ishte e mbushur me idhuj dhe tempuj kushtuar tyre.

Për të gjithë këtë mashtrim dhe marrëzi kolektive na flet edhe Bibla në shumë libra të saj veçanërisht tek Libri Urtësisë: “Vërtet të pakuptim prej natyre ishin të gjithë ata njerëz që nuk e njohën Perëndinë, njohja që prej të mirave që shihen nuk ia dolën ta kuptojnë Atë që është, që, duke i parë veprat, nuk e njohën Mjeshtrin (Zotin). Por, o zjarrin, o erën, o ajrin e hollë, o kupën qiellore ose ujët e ose dritëdhënësit e qiellit i mbajtën për zota, zotërues të botës. Nëse, të mahnitur nga bukuria e tyre, i kanë mbajtur për hyjni, duhet ta dinë se sa më i mirë nga ato është Zotëruesi i tyre: sepse, i krijoi Ai që është, zanafilla dhe Autori i vetë bukurisë. Nëse i ka habitur fuqia dhe veprimtaria e tyre, duhet ta kuptojnë se sa më i fortë se ato është Ai që i krijoi ato: sepse prej madhërisë dhe bukurisë së krijesave mund të njihet me krahasim Krijuesi i tyre.

Por të tillët s'meritojnë vetëm një qortim të lehtë, a ndoshta gabojnë në mënyrë duke kërkuar Perëndinë se dëshirojnë ta gjejnë duke jetuar në mes të veprave të tija mundohen t'i depërtojnë, i besojnë pamjes së jashtme pasi sendet që shohin janë të bukura. Porse mjerisht as këta s'mund të arsyetohen: nëse qenë të aftë të kenë aq dijeni sa që të shqyrtojnë gjithësinë, si vallë s'e patën më lehtë ta zbulojnë Krijuesin e të gjithave?Por të mjerë janë ata - dhe shpresojnë në gjëra të vdekura - që i mbajnë për zota veprat e duarve të njerëzve, ar, argjend të punuar me mjeshtri, figura kafshësh, gurë të pavlerë, të gdhendurin me dorë mjeshtërore” (Urtësia 13,1-10).

Apostull Pavli ju drejtohet kombeve: “Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua…e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amin.”(Rom.1,21-25).

Kjo është arsyeja që njerëzit mbas rënies u bën paganë dhe politeistë duke besuar në shumë perëndi dhe duke krijuar shumë fe dhe rite të panumërta. Prandaj politeizmi ose multifetarizmi që vazhdon deri më sot tregojnë se njerëzimi ka rënë në idhujtari dhe e kërkon Zotin në një rrugë të gabuar, ndryshe nga ajo që zbuloi Perëndia Atë nëpërmjet Fjalës dhe Birit të tij (Joani,1.9-10) dhe Shpirtit të Shenjtë.(Joani 16-13)

Perëndia një qenie Hyjnore në tri persona, ose Trinia e Shenjtë: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, ndërhyri për të korrigjur këtë anomali fetare, që fyente dinjitetin hyjnor por njëkohësisht mashtronte,përçante njerëzit mes zotave të tyre dhe talleshin dhe viktimizoheshin nga demonët.

Në Bibël na tregohet se si Perëndia edhe pse i la njerëzit e lirë në zgjedhjen e tyre të gabuar përsëri nga dashuria e tij ndërhyri dhe iu shfaq një njeriu me emrin Abram (1900 vjet pr K) që jetonte në Haran të Babilonisë dhe e nxit të largohej nga vendi dhe idhujt e shtëpisë së atit të tij .(Zanafilla.12)

Nga Patriarku Abraham, Isaku dhe Jakobi (Izrael), u krijua një popull i ri, populli i Izraelit që qëndroi për 430 vjet në Egjipt, vëndin e idhujtarisë dhe magjisë. Zoti i nxori me dorën e tij të fuqishme nga Egjipti nëpërmjet profetit Moisi dhe ju shfaq atyre me madhështi në Malin Sina duke bërë Beslidhje me ata dhe ju kushtetutën Hyjnore, Dekalogun.

Tek Dekalogu (10 porositë) urdhërohen qartë kundër idhujtarisë: "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje. Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh (Eksodi.20,2-5).

Po ashtu tek ligji Përtërirë na përsëritë urdhërin: “Me qenë, pra se nuk patë asnjë figurë ditën që Zoti ju foli në Horeb nga mesi i zjarrit, tregoni kujdes të veçantë për shpirtërat tuaja, me qëllim që të mos shthureni dhe të mos gdhendni ndonjë shëmbëlltyrë, në trajtën e ndonjë figure: paraqitjen e një burri apo të një gruaje, paraqitjen e një kafshe që është mbi tokë, paraqitjen e një zogu që fluturon në qiell, paraqitjen e çdo gjëje që zvarritet mbi dhe, paraqitjen e një peshku që noton në ujërat poshtë tokës; sepse duke ngritur sytë në qiell dhe duke parë diellin, hënën, yjet, të tëra, domethënë tërë ushtrinë qiellore, ti të mos nxitesh të biesh përmbys përpara këtyre gjërave dhe t'u shërbesh, gjërave që Zoti, Perëndia yt, u ka dhënë tërë popujve që ndodhen nën të gjithë qiejtë; por Zoti ju mori dhe ju nxori nga furra e hekurt, nga Egjipti, për të qenë populli tij, trashëgimia e tij, ashtu siç jeni sot”(Ligji i Përtërirë 4,15-20)

Por edhe pse ligji është kaq i prerë kundër idhujtarisë përsëri populli i Izraelit, i ndikur nga idhujt e Egjiptit dhe djalli, ra në idhujtari në këmbët e malit Sina duke ju falur një demi të gdhendur nga vetë populli (Eks.32,1-8).

Profetët gjithmonë shprehnin indinjatën e Zotit për idhujtarinë e Izraelit që adhuronte idhujt e kombeve, madje duke e quajtur atë një kurvëri me idhujt mbrapa të cilëve fshihen demonët, ashtu si profeti Jezekel thotë: “Kështu thotë Zoti, Zoti: “Duke qenë se paratë e tua janë shkapërderdhur dhe lakuriqësia jote është zbuluar në kurvërimet e tua me dashnorët e tu dhe me tërë idhujt e tu të neveritshëm dhe për shkak të gjakut të bijve të tu që u ke ofruar atyre, ja, unë do të mbledh tërë dashnorët e tu me të cilët ke bërë qejf, të gjithë ata që ke dashuruar bashkë me ata që ke urryer; do t`i mbledh nga çdo anë kundër teje dhe do të zbuloj para tyre lakuriqësinë tënde, me qëllim që ata të shohin gjithë lakuriqësinë tënde. Do të të gjykoj si gjykohen gratë që shkelin kurorën dhe ato që derdhin gjakun dhe do të sjell mbi ty gjakun e tërbimit dhe të xhelozisë” (Jezekeli.16,36-38)

Jo vetëm Izraeli por edhe kombet qortoheshin nga profetët që të vinin në vete dhe ti braktisnin idhujt, ashtu si profeti Isaia qorton: “Mblidhuni dhe ejani, afrohuni bashkë, ju që keni shpëtuar nga kombet! Nuk kanë mend ata që mbajnë një shëmbëlltyrë prej drurit të gdhendur prej tyre dhe i luten një perëndi që nuk mund të shpëtojë”(Is.45, 20).

Njerëzimi duhet të vinte mendjen në punë dhe të pranonte se është një Krijues i vetëm që meriton adhurim, ashtu si na flet vetë Zoti me gojën e profetit:"Para meje asnjë Zot nuk është krijuar dhe pas meje nuk do të ketë asnjë" (Isaia 43, 10).

Idhujtaria është përcaktuar si ndotje shpirtërore, morale dhe shkaktare e shumë fatkeqësive, natyrore, kombëtare, familjare dhe personale, sepse :“Shpikja e idhujve ka qenë fillimi i fëlligështisë dhe zbulimi i tyre solli prishjen e jetës. Nuk kanë qenë në fillim as nuk do të jenë përgjithmonë. Erdhën në botë prej kotësisë njerëzore, prandaj edhe zhdukjen e kanë të caktuar...Kështu jeta njerëzore lejoi të zihet në kurth, sepse njerëzit, fli të fatkeqësisë ose të tiranisë, ia dhanë Emrin e Perëndis gurit e drurit” (Urtësia.14, 12-21)

Për këtë idhujtari si izraelitët edhe kombet që nxisnin xhelozinë e Zotit u ndëshkuan në mënyrë shëmbullore me uri, luftra, pushtime, shkatërrime dhe katastrofa natyrore.

Edhe në Beslidhja e Re që bëri Perëndia (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë ) me Kishën Orthodhokse Katholike dhe Apostolike (Veprat e Apostujve 2) përsëri vazhdon përpjekja për ti shpëtuar njerëzit nga idhujtaria, sepse; “u kthyet nga idhujt te Perëndia, për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë e të vërtetë”(1Selanikasve.1-9)

Mësimet apostolike ndalonin të krishterët të merrnin pjesë në festa pagane, në flijme idhujsh dhe ushqime idhujsh, ashtu si apostull Pavli shkruante: “Por në qoftë se dikush ju thotë: ''Kjo është nga flijim idhujsh'', mos hani, për atë që ju paralajmëroi dhe për shkak të ndërgjegjes, sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''. (1.Korintasve.10;25-30).

“Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: ''Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im”(2 Kor 6,16). Prandaj: “dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti, dhe mos prekni asgjë të ndyrë, dhe unë do t'ju pranoj"(2.Korintasve 6,17)

Idhujtaria është e patolerushme dhe duhet braktisur si kusht i panegocjueshëm për të hyrë në Mbretërin e Perëndisë: “Prandaj, të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria” (1.Korintasve 10,14).

Sipas mësimit apostolik, idhujtaria klasifikohet së bashku me mëkatet e tjera të vdekshme të mishit si: “kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë”(Galatasve 5 19-21)

Ai që mbetet në idhujtari dhe vdes si i tillë mbetet jashtë Mbretërisë së Zoti: “Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën”(Zbulesave.22,15).

Ata fatkeqësisht nuk mund ti shpëtojnë ndëshkimit të përjetshëm të ferrit: “Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.” (Zbulesa 21-8)

Kisha Apostolike në të cilën vazhdon lufta e pamëshirshme mes Zoti Jisu Krisht dhe botës së mëkatit, përjeton një histori, ku është i pranishëm tundimi që njerëzit të bien gjithmonë në idhujtari për të adhuruar «shëmbëlltyrën e Egërsirës» (Zbulesa 13-14).

Edhe pse krishterimi për kaq shekuj mëson kombet ti braktisin idhujt dhe ti shërbejnë Perëndisë së vërtetë (1Selanikasve :1-9) përsëri idhujatria është një sëmundje infektive që nuk zhduket, por momentin që gjenë terren dhe kushtet e favorshme menjëherë shfaqet duke sëmurur shpirtrat, ndyrësuar vëndin dhe demonizuar njerëzit.

Idhujtaria është një tundim i përhershëm dhe shfaqet në trajta të ndryshme sapo hiqet dorë nga shërbimi ndaj Zotit dhe njeriu bëhet skllav i gjithfarë zotërinjsh, të krijuar prej vetes dhe inspirimit demoniak.

Në kohën që po jetojmë ka ende shumë individ, grupe fetare, popuj që besojnë dhe ju falen idhujve, në tempuj , mbajnë statuja, piktura, hajmali, bëjnë rite pagane, madje ato po na rishfaqen me shumë zell dhe esteri nga e kaluara dhe koha e sotme quhet neopaganizëm .

Përveç idhujve primitiv sot ka idhuj të rinj "modernë" që fatkeqësisht janë bërë idhujt global të këtij brezi apostat dhe imoral, si paraja , seksi , gastronomia, armët, ose njerëz si sportist , këngëtar , poltikan, etj.

Prapa këtyre idhujve të vjetër, primitiv edhe modern fshihet një mosnjohje e Zotit unik i Trinisë së Shenjtë (Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë) i cili është i vetmi që meriton besimin dhe adhurimin, ndryshe nga idhujt që janë shumë dhe azgjë ,prandaj:
“Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur; çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi” (Jakovi 1 ;16-17).

Kështu : “Djema, ruani veten nga idhujt”(1 Gjn 5, 21).


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • GABIMI I MADH QË BËJNË NJERËZIT
    15 Jul, 2025
  • “POR FRYMA THOTË QARTË SE NË KOHËT E FUNDIT DISA DO TË LARGOHEN NGA BESIMI , DUKE JU KUSHTUR VËMËNDJE FRYMËRAVE MASHTRUESE DHE DOKTRINAVE DEMONIAKE .” (1 Tim. 4:1)
    14 Jul, 2025
  • Homelia VIII mbi Ungjillin sipas Mateut
    14 Jul, 2025
  • IDHUJT E SOTEM
    3 Jul, 2025
  • “DJEMA , RUANI VETEN NGA IDHUJT " (1 Joani 5-21).
    3 Jul, 2025
  • LODRAT DHE IDHUJT QË PO DEMONIZOJNË KËTË BREZ TË PABESË
    1 Jul, 2025
  • SI DUHET TË BASHKËJETOJMË FETARISHT ?
    28 Jun, 2025

Shkrime nga Katekisti Miron Çako

Publikimet e vitit 2025

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako