Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

LODRAT DHE IDHUJT QË PO DEMONIZOJNË KËTË BREZ TË PABESË

July 1, 2025 at 10:42 pm, No comments
IMG_6302.jpeg

Nga Katekisti: Miron Çako



Sa po hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok, prezantohesh me një lodër të re të quajtur LABUBU – trendi për verën 2025 – që po blihet si një lodër apo vendoset si aksesor për çanta firmato si Hermès, Louis Vuitton, Bottega Veneta, etj.

Ajo që duhet të na shqetësojë për këtë lodër të re nuk janë reklamat e marketingut në rrjetet sociale – sepse reklama është “shpirti i tregtisë” në këtë botë konsumiste – por misteri që mbart kjo lodër apo kukull, që po pëlqehet dhe po blihet kaq masivisht dhe  sipas mendësisë së turmës duke imituar njëri tjetrin , të gjithë duan ta kenë ose ta dhurojnë si dhuratë për fëmijë apo të rinj.

Nëse kërkon në Google, zbulon se LABUBU nuk është një kukull e zakonshme e tërheqëse, por një krijesë e veçantë me pamje të përzier: me veshë si lepuri, fytyrë që ngjan me majmunin, hunda si e maces  dhëmbë të mprehtë si peshkaqen apo përbindësh dhe trup i vogël me gëzof e bisht, që të ngjan njëkohësisht me një fëmijë të pafajshëm dhe një kafshë të egër.

Në lodrat e fëmijëve shpesh gjendet një përzierje mes njeriut dhe kafshës, për të ndihmuar fëmijët të njihen me kafshët dhe të miqsohen , por problemi me LABUBU-në është se nuk është vetëm një krijim artistik për argëtim si një lodër e rëndomtë– por diçka më serioze: një krijesë mitologjike nga përrallat nordike, të mbushura me figura nga bota e nëndheshme.

LABUBU-ja është dizajnuar për herë të parë në vitin 2015 nga artisti nga Hong Kongu, Kasing Lung, në ilustrimet e librit “Përbindëshat”.
Autori e përshkruan këtë krijesë si një elf zemërmirë por edhe i parashikushëm që mund të bëjë gabime  nga padija ose padashje dhe ky personazh është frymëzuar  nga folklori nordik. Lung thotë se që në fëmijëri, është ushqyer me këto përalla dhe përbindësha mitikë dhe i ka pasur për zemër dhe këto i nxitin fantazinë që ai ilustroij librin "Përbindëshat " edhe me LABUBUN.

Kjo krijesë më vonë u prodhua si lodër koleksionuese nga How2Work, dhe në bashkëpunim me Pop Mart dhe  në vitin 2019 u shpërnda në kuti “të verbra” (dmth. surprizë), ku klienti nuk e di pamjen dhe ngjyrën e lodrës deri sa ta hapë.

Kjo mënyrë intriguese e bëri lodrën shumë tërheqëse për koleksionistët, për VIP-at e sotëm të show biz dhe më pas për njerëzit e zakonshëm, përfshirë fëmijët, të cilët pëlqejnë surprizat dhe gjërat e çuditshme, sepse fantazia e tyre është pa kufi.
Sot trendi është “cute but weird” (i ëmbël, por i çuditshëm), dhe LABUBU-ja është bërë ikonë e këtij trendi.

Adhuruesit e kësaj lodre shprehen se nuk e shohin thjesht si lodër, por si një emocion të përzier – gëzim e trishtim – një ndjesi fëminore e humbur. E shohin si një shok që i lidh me fëmijërinë e tyre. Pra, për ta, është më shumë se argëtim: është mbrojtës apo sjellës gëzimi e humbur dhe shumë e blejnë dhe e hambajnë si hajmali me vete në çantë apo në shtëpi .

Mqns kjo lodër bo bëhet shumë popullore po krijohet ideja se duhesh ta kesh ta blesh  patjetër , përndryshe të mungon një gjë shumë e rëndësishme në jetën tënde .

Lodrat sot janë bërë fenomen global. Koleksionistët mbledhin figura si LABUBU, Pokemon, Dragon Ball, Peter Pan, Winx, Naruto, Spiderman, Superman, Batman etj si këto lodra dhe me to janë bërë libra , reklama , filma dhe janë bërë herojntë modernë dhe frymëzuesit për fëmijët dhe të rijtë.

Duhet të dimë se ndryshe nga lodrat klasike për argëtim me pamje njeriu dhe kafshë,të gjithë këta personazhe të dizinjuar si lodra  kanë  një karakteristikë të përbashkët; ato mbartin simbolikën e botës okulte,  të fuqive mbinatyrore që njeriu i sotëm dëshiron t’i zotërojë për vete me rituale magjike .

Këto figura janë të personalizuara me përmbajtje personazheve mitike: si elfa, përbindësha, dragoj që i përkasin botës së errët ose të nëndheshme.

Konkretisht, disa e shikojnë LABUBU-në si një ndër “kafshët e dashura të Luciferit” , apo si një imitim i demonëve  si Pazuzu, një demon i errësirës nga mitologjia mesopotamike.

Këto lodra kanë pamje të dyfishta: të bukura dhe të ëmbla në sipërfaqe, por me elemente të frikshme dhe mizore në brendësi. Këtë ndjesi e përcjell edhe LABUBU-ja: fytyra fëminore dhe e këndshme, por sytë ipnotizues dhe  dhëmbët e mprehtë dhe pamja kërcënuese të japin ndjesinë e një përbindëshi.

Mos u çudisni për këtë performancë të dyfishtë për personazhet  mitikë  sepse ashtu si na thuhet në Bibël  edhe vetë Satani kryetari i tyre paraqitet si engjëll drite” (2 Korintasve 11:14), por njëkohësisht shfaqet edhe si përbindësh që kërkon të përpijë si luanë i egërsuar cilin do ti afrohet” (1 Pjetrit 5:8)

Edhe shpërndarja e tyre në kuti të verbër ,surprizë, pra ku nuk e di çfarë do të marrësh dhe pret fatin tënd, ngjan me misterin e botës së fshehtë të errësirës, ku asgjë nuk është si duket.

Edhe pse hetimi i kësaj lodre si “demonike” mund të duket subjektiv dhe i ngjashëm me “inkuizicionin” ndaj lodrave të fëmijëve, përsëri  ajo që duhet të na shqetësojë është fakti që këto lodra (përmendur më sipër) janë kthyer në idhuj modernë për njerëzit.

Idhulli nuk është vetëm një statujë antike – por çdo objekt apo qenie që njeriu i jep vlerë mbinatyrore, fatsjellëse apo mbrojtëse. Idhujtaria është besimi i gabuar që krijon ndotje shpirtërore dhe morale, duke zëvendësuar Zotin me krijesa të imagjinuara ose me simbolikë demonike: “Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj (demonë), por Zoti ka bërë qiejt.” (Psalmi 96:5)

Solomoni i urtë ka thënë :“Shpikja e idhujve ka qenë fillimi i fëlligështisë dhe zbulimi i tyre solli prishjen e jetës.” (Urtësia 14:12-21)

Kur hiqet dorë nga besimi te Zoti, idhujtaria merr vendin dhe njerëzit adhurojnë krijesa të rreme, që i kanë krijuar nga frika, mashtrimi apo fantazia dhe bien në kurvëri shpirtërore me demonët.

Këto lodra që kanë performancë mitike, demoniake ose magjike nuk janë thjesht objekte argëtimi, ato krijojnë lidhje emocionale dhe ndikon në psikikën e fëmijëve. Ajo që përjetohet në fëmijëri mbetet në nënvetëdije dhe ndikon në formimin shpirtëror e mendor për gjithë jetën.

Fatkeqësisht, sot po rritet një brez që nuk beson më në Zot, por në magji, në lodra fatsjellëse, në simbole demoniake dhe në “adhurimin” e figurave të krijuara nga mashtrimi i djallit.

Kujdes djalli nuk vjen  si përbindësh që njerëzit ti friksohen pamjes së tij mostruoze , por si një lodër e bukur, apo me pamjen e një kafshe si erdhi nëpërmjet gjarprit në Eden dhe i gënjeu ( Zanafilla 3 ;1-7) sa edhe sot njerëzit i falen gjarprit dhe e kanë dragoin personazh pozitiv edhe në lodrat e fëmijëve .

Kjo është strategjia më e rrezikshme të shtiret si i padëmshëm, por në fakt të kafshon kur i jep dorën. Lodrat, pijet me emra si “Monster”, “Hell”, “Demon Energy”, filmat, muzika, veshjet me simbole okulte, rrjetet sociale me përmbajtje të errëta (Dark Web) – janë vetëm disa nga mjetet e demonizimit të këtij brezi.

Kjo nuk është imagjinatë është paralajmëruar qartë në Bibël:
“Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre.” (1 Timotheu 4:1-2)

Prandaj, prindër, bëni kujdes jo vetëm për ushqimin fizik të fëmijëve, por edhe për atë shpirtëror:
Çfarë shikojnë?
Me çfarë lodrash luajnë?
Çfarë lexojnë?
Çfarë ndjekin në rrjete sociale?

Sepse djalli dhe shërbëtorët e tij – satanistët dhe magjistarët – mbjellin sot farën e mashtrimit djallëzor si një lodër te fëmijët tuaj, që nesër të korrin një të rritur të demonizuar, i cili nuk do t’i dojë as prindërit e vet biologjikë.
Ku të gjithë së bashku do të jenë pjesë e një shoqërie të demonizuarish – si një shoqëri zombish që kanë humbur arsyen dhe dinjitetin njerëzor, dhe janë kthyer në kufoma mishore pa mendim dhe liri , vend ku banojnë demonët, të cilët i nxisin nga brenda njerëzit të urrejnë dhe të “hanë” njëri-tjetrin pa mëshirë.

Mos u çudisni për këtë, sepse është paralajmëruar në Bibël:
“Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre.”(1 Timotheu 4:1-2)

Kujdes me fëmijët tuaj, mbaji larg nga  lodrat demonike, të rinjë ruani veten nga idhujt  ( 1Joani 5-21) , njerëz mos lozni me djallin por kundërshtojeni me besim dhe emrin e Zotit , sepse djalli dhe demonët  nuk janë lodra me pellush për argëtim as përalla dhe mite siç duan tja u shesin,  por përbindësha  të lig të pamëshirshëm me urejtje dhe zemërim të madh për njerëzit të krijuar sipas ikonës së Perëndisë, aq më shumë në këto kohëra apokaliptike të fundit, prandaj  : " Mjerë ju banorë të tokës edhe të detit ,sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh , duke ditur se ka pak kohë" ( Zbulesa 12-12)



No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • GABIMI I MADH QË BËJNË NJERËZIT
    15 Jul, 2025
  • “POR FRYMA THOTË QARTË SE NË KOHËT E FUNDIT DISA DO TË LARGOHEN NGA BESIMI , DUKE JU KUSHTUR VËMËNDJE FRYMËRAVE MASHTRUESE DHE DOKTRINAVE DEMONIAKE .” (1 Tim. 4:1)
    14 Jul, 2025
  • Homelia VIII mbi Ungjillin sipas Mateut
    14 Jul, 2025
  • IDHUJT E SOTEM
    3 Jul, 2025
  • “DJEMA , RUANI VETEN NGA IDHUJT " (1 Joani 5-21).
    3 Jul, 2025
  • LODRAT DHE IDHUJT QË PO DEMONIZOJNË KËTË BREZ TË PABESË
    1 Jul, 2025
  • SI DUHET TË BASHKËJETOJMË FETARISHT ?
    28 Jun, 2025

Shkrime nga Katekisti Miron Çako

Publikimet e vitit 2025

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako