SI DUHET TË BASHKËJETOJMË FETARISHT ?

Nga Katekisti: Miron Çako
Feja, që vjen nga besimi në një qënie mbinatyrore të vërtetë apo të krijuar nga mendja njerëzore , patjetër nuk është një problem vetëm personal apo familjar, por edhe shoqëror, sepse feja, duam apo s’duam ne, bëhet mënyrë jo vetëm të konceptuari psikologjikisht për trashendenten , hyjnoren, por edhe e të jetuarit personalisht, familjarisht por edhe shoqërisht, për atë që beson dhe praktikon në një fe përkatëse dhe kështu formëzohen shoqëri fetare me tradita të ndryshme, që ndryshojnë nga traditat e një tjetër grupimi fetar sipas besimit përkatës që ata kanë .
Kur një grupim fetar është i stacionuar në një ambient ose hapësirë shoqërore të veçantë, i rrethuar dhe i mbrojtur nga një tjetër grupim fetar, marrëdhëniet shkojnë pa probleme dhe pa konflikte fetare , por kur jetojmë me dashje ose pa dashje në një shoqëri multifetare , atëherë bashkëjetesa është një sfidë për vetë këtë shoqëri multifetare , sepse duhet të vendosen balancat e një bashkëjetese paqësore, që edhe pse grupimet fetare janë të ndryshëm dhe kundërshtohen fetarisht, përsëri shoqërisht duhet të zgjedhin ose të bashkëjetojnë në respekt dhe harmoni me njëri-tjetrin në kohë dhe në hapsirën ku jetojnë , ose të kundërshtojnë që të asimilojnë tjetrin, me proselitizëm , me dhunë , ose luftë fetare.
Kështu është shumë e domosdoshme gjetja sa më e mirë e formës së bashkëjetesës mes fetarëve të feve të ndryshme , që jetojnë , banojnë dhe punojnë në një territor , hapësirë dhe kohë të përbashkët.
E para, bashkëjetesa nuk duhet të shprehet si një tolerancë fetare e atyre që janë më të shumtë në numër, si një maxhorancë, ose atyre që janë dhe ndjehen të fuqishëm ekonomikisht , politikisht , kulturalisht ,ushtarakisht, ndaj atyre të një feje tjetër që janë në minorancë dhe shfaqen si më të dobët mes shoqërisë multifetare, sepse në këto raste nuk kemi më bashkëjetesë fetare, por një tolerim nga më i forti ndaj më të dobëtit, një lloj mëshire religjioze .
E dyta, për hir të bashkëjetesës fetare nuk mund të kemi një miksim fesh duke bërë një sinkretizëm fetar me sloganin e : “ Zoti është një dhe të gjithë fetë janë njësoj”.
Pse?
Kjo është e pamundur të bëhet nga Zoti, sepse në të gjtha fetë monoteiste, Zoti besohet si e Vërteta absolute dhe Dashuria e përsosur, që nuk mund të mashtrojë dhe nuk fut përçarje fetare mes njerëzve : “sepse ai u jep të gjithëve jetë, hukatje dhe çdo gjë;dhe ai ka bërë nga një gjak i vetëm të gjitha racat e njerëzve, që të banojnë në mbarë faqen e dheut, dhe caktoi kohërat me radhë dhe caqet e banimit të tyre,që të kërkojnë Zotin, mbase mund ta gjejnë duke prekur, ndonëse ai nuk është larg nga secili prej nesh.” ( Veprat e Apostujve17 ;26-27)
Ky politeizëm idhujsh ishte sa i gabuar aq edhe demoniak , prandaj në Bibël tek psalmet na thuhet : “Se gjithë perëndinat' e kombevet janë demon” (Psalmet 96:5)
Më konkretisht, në Shqipëri ne kemi dy grupime të mëdha fetare dominuese , besimin e krishter, që është i themelosur që në shekullin e parë nga apostujt e Krishtit, si një ndër ta apostull i kombeve Pavli, shekulli I ps.K. i cili shkruan për vete :"Kështu, qysh prej Jerusalemit e për qark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit." (Rom 15, 19)Krishterimi e ktheu Ilirin nga një vend pagan politeistë , në monoteistë duke që pjesë integrale e perandorisë së krishterë të lindjes edhe perëndimit .
Të krishterët duhet t’i qëndronin besnik Jisu Krishti që besohej dhe adhurohej si Biri i Zotit dhe Biri i Njeriut dhe sipas Biblës, thotë : “ Unë dhe Ati jemi një'” ( Joani 10-30) “ Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje.” (Joani 14-6)
24Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja''( Joani 8-24)
„Por atyre që besojnë dhe bëjnë çka është e drejtë dhe që besojnë në atë që i është dërguar Muhametit (si zbulesë) – e vërteta (që vjen) nga Zoti juaj –, atyre ia shlyen Zoti veprat e këqia dhe e shpie gjithëshka për ta në rregull.“ (47:2)
Në Kuran, All-llahu i kërkon Muhametit të kundërshtojë të krishterët që i besojnë Krishtit si Biri i Zotit si Zot dhe jo si profet ( pejgamer)
Në fillim këto dy grupime fetare, krishter dhe musliman ishin në luftë mes tyre në trojet shqiptare, sepse Islami u soll nga osmanët dhe shikohej si feja e pushtuesit dhe ata që konvertoheshin si tradhëtarë, që si apostat përfitonin nga pushtuesit duke u bërë edhe sundues i bashkëvëlezëeve të tyre, por kur prej shumë arsyesh dhe mënyra të imponuara ose zgjedhje të lira, shumë të krishterë u konvertuan në myslimanë, sidomos deri në shekullin e XVIII-të, lindi problemi i bashkëjetesës mes këtyre dy grupimeve, që edhe pse tashmë ishin dy fe të ndryshme , ata kishin të përbashkët gjakun, historinë dhe vendbanimin e tyre shekullor.
Në një farë mënyre shqiptarët bënë një lloj laicizmi të shoqërisë dhe arritën deri aty sa që për t’iu kundërvënë multifetarizmit , që keqpërdorej prej armiqve për ndasi duke i ashtëquajtur shqiptarët musliman dhe të krishterët grekë , dhe kjo me divizën armiqësore : “ përça e sundo”, nxorrën sloganin përbashkues :
“ Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqyptarit asht shqyptaria!”
Edhe pse kjo thirrje e Pashko Vasës duket si një kundërvënie të fesë dhe sot thëret si propagantë ateiste , mendoj se konteksti për kohën nuk ka qënë ateistë siç u keqpërdor nga ateizmi komunistë , por ka qënë një thirje për një formë bashkëjetesë shoqërore, duke mos e ngatërruar fenë dhe fetarët në çështje nacionale dhe kombëtare, ku në atë kohë kombi ishte në rrezik asimilimi nga armiqtë e vendit, që përdornin fenë dhe agjentët fetarë për interesat e tyre kundër Shqipërisë të pushtuar dhe të copëtuar.
Prandaj fetë, edhe pse ato kanë koncepte të ndryshme, mund të bashkëjetojnë në një kohë dhe hapësirë të përbashkët, me të gjitha benefitet e vendit, për të jetuar një jetë paqësore, pa ndikuar në jetën fetare të tjetrit, sepse feja edhe pse është e rëndësishme për një grup, nuk ka pse iu imponohet një tjetër grupi fetar , ose jofetar, në doktrinë edhe territor. Kurse marrëdhëniet shoqërore të përbashkëta si mbrojtja e territorit, dashuria për atdheun dhe kontributi i përbashkët për një jetë sa më sociale, është detyrim për të gjithë shtetasit, fetar ose jo fetar.
Kjo nuk është fe e Zotit.
Në këto raste të dhunshme fetare nuk kemi të bëjmë me fetarë , por me fanatikë, mashtrues të mashtruar , apo aq më keq, terroristë që e përdorin fenë në interes të egos dhe lakmisë së tyre shtazore ,djallëzore , prandaj ata vrasës fetare janë bijtë e djallit sepse duan dhe bëjnë dëshirat e atit të tyre.
Krishterimi autentik orthodhoks si doktrinë dhe praktikë nuk e mbështet kurrë luftën fetare, sepse Krishti e ndalon kategorisht atë kur Ai vetë e ndaloj Petron që donte ta mbronte Krishtin me shpatën , duke i thënë: “ Atëherë Jezusi i tha: ''Ktheje shpatën në vendin e vet, sepse të gjithë ata që rrokin shpatën, prej shpate do të vdesin.A kujton ti, vallë, se unë nuk mund t'i lutem Atit tim, që të më dërgojë më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh? Po atëherë si do të përmbusheshin Shkrimet, sipas të cilave duhet të ndodhë kështu?''( Mateu 26 ;52-54)
Thamë se ushtrimi i fesë detyrimisht është dhe përbën një pjesë të rëndësishme kulturore të një grupimi fetar, patjetër kjo është normale, interesante , kulturore dhe duhet të respektohet, por jo t’iu imponohet të tjerëve.
Dhe në qoftë se ndonjë jobesimtar ju fton dhe ju doni të shkoni, hani çdo gjë që t'iu vihet përpara, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes.Por në qoftë se dikush ju thotë: ''Kjo është nga flijim idhujsh'', mos hani, për atë që iu paralajmëroi dhe për shkak të ndërgjegjes, sepse “ toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban” .( 1 Korintasve 10: 23-28) .
Edhe kur në shekullin e VI-të u shfaq feja dhe ritet e fesë islame dhe islamizmi u bë një integrale e shoqërive multifetare, si krishter, judejn, pagan , të krishterët nuk merrnin pjesë dhe ishte e ndaluar fetarisht dhe kishtarisht që të kryenin ritet e fesë islame si lutjet apo dhe kurbanet e tyre. Mospjesëmarrja nuk do të thotë armiqësi shoqërore, por besnikëri ndaj fesë dhe besimit tënd , sepse:” Askush nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t’i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin” ( Mateu 6-24)
Për hir të bashkëjetesës paqësore ne mund t’i urojmë fetarët e një feje tjetër në festat e tyre fetare me urimin korrekt : “ Ta gëzoni festën tuaj”. Ky urim është sa njerzor edhe korrekt, sepse ne i respektojmë dhe i urojmë që ata gëzojnë në liri të plotë festën e tyre fetare, por vetë nuk jemi të detyruar të marrim pjesë në këtë gëzim fetar të tyre, sepse nuk i përshtatet doktrinës dhe praktikave tona fetare dhe kështu bashkëjetojmë, respektojmë, urojmë dhe nuk përzihejmë fetë dhe praktikat fetare të njëri tjetrit si një sinkritizëm të gabuar dhe dëmshëm për vetë fenë.
Kur jemi pjesë e një shoqërie të gjërë, e kemi më të lehtë të gjejmë gjëra të përbashkëta të bashkëjetesës pa ndikuar tek feja e njëri- tjetrit, por në martesë, kur dy persona bëhen një mish dhe një familje, bashkëjetesa fetare ka sfidat e veta që duhen mirëmenaxhuar.Prandaj këshillohet që,edhe pse çifti ka një besim të ndryshëm, nuk duhet t’ia imponojnë njëri- tjetrit , duke ia ndryshuar fenë me forcë, por t’a respektojë fenë e tjetrit pa rënë në kompromise fetare, edhe pse ata janë aq afër me njëri –tjetrin, nuk duhet të bëjnë një miskim fetar familjar ,sepse kjo është në dëm të vetë fesë së tyre.
Kjo është një çështje delikate që është trajtuar që në shekullin I-rë tek të krishterët që vinin nga familje pagane, dhe nëse dikush bëhej i krishterë nga bashkëshortët , atëherë rrezikohej bashkëjetesa familjare dhe prishja e familjes.
Këto raste që na përmend apostulli, ishin përjashtime vetëm për ato martesa mikse civile, kur një nga bashkëshortët besonte në Krishtin dhe tjetri qëndronte në paganizëm dhe për të mos u prishur martesa, ashtu siç ishte dhe në ligjin e Moisiut, që nëna dhe fëmija paganë duhen larguar nga familja dhe populli Jude, por Krishterimi i përqafoi të gjithë popujt , racat dhe gjinitë, në kohën e hirit Perëndia e lejoi bashkëjetesën dhe lindjen e fëmijëve në martesa mikse, sepse ata kanë mundësi nga prindërit e bërë të krishterë, të shenjtërohen në bashkim me Zotin.
Kështu edhe kur feja, si në familje dhe në një shoqëri multifetare, miksohet dhe thjesht ngatërrohet me festa shoqërore , atëhere vetë feja dëmtohet dhe degradon në argëtim pa përmabajtje, vetëm në të ngrëna dhe në të pira, dhe atëhere nuk ka më besim në një Zot apo edhe seriozitet fetar por : “Perëndia i tyre është barku i tyre dhe lavdia e tyre është në turp, ata mendojnë vetëm për gjërat tokësore.” (Filipianëve 3: 18-19)
Prandaj të jesh fetarë dhe t’a ushtrosh fenë lirisht, është e drejtë e lirive njerëzore, që duhet të mbrohet me ligj nga shoqëria ,shteti, por liria jonë mbaron ku fillon liria e tjetrit. Kështu në një shoqëri multifetare është e domosdoshme bashkëjetesa paqësore mes individëve dhe grupimeve fetare ,jo vetëm për një mbarëvajtje sa më normale shoqërore, por edhe si një vlerë e vetë fesë së vërtetë, që është dashuri për Zotin dhe të afërmin dhe kjo sjell paqe mes njerëzve, ashtu si apostull Pavli nxit të krishterët:“ Nëse është e mundur, për aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit.” (Romakëve 12 : 18) .