Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • SHKRIMET E VITIT 2026
      • SHKRIMET E VITIT 2025
      • SHKRIMET E VITIT 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Recent Posts

  • Aroma e Hirit të Shpirtit të Shenjtë
    19 Nov, 2026
  • Mos gjykoni, që të mos gjykoheni
    18 Nov, 2026
  • Shën Nektari i Egjinës - Asnjë punë nuk është poshtëruese
    16 Nov, 2026
  • At Efrem Katunakioti - shembull i bindjes, përulësisë dhe durimit
    23 Oct, 2026
  • APOSTULLI, Efesianëve 4:17-25
    25 Sep, 2026
  • APOSTULLI, Galatianëve 4:22-27
    23 Sep, 2026
  • APOSTULLI, Efesianëve 1:22-2:3
    21 Sep, 2026

Mos gjykoni, që të mos gjykoheni

November 18, 2026 at 9:48 am, No comments

Mos gjykoni, që të mos gjykoheni

Shën Paisi i Malit të Shenjtë.


— O Atë, sot, gjatë përzgjedhjes së ullinjve, gjykova disa motra, sepse shihja që nuk e kryenin punën e tyre me kujdes.

— Përpiqu t'i lësh mënjanë gjykimet dhe dënimet e të tjerëve, sepse më pas do të të gjykojë edhe ty Perëndia. Po ti vetë, a nuk ndodh që ndonjëherë të fusësh ndonjë ulli paksa të prishur bashkë me të tjerët?

— Jo, o Atë, përpiqem të kem kujdes që të mos fus.

— Nëse Krishti do të bëjë një përzgjedhje kaq të rreptë me ne në Gjykimin e Fundit, jemi të humbur! Por, nëse tani i kapërcejmë gabimet e të tjerëve dhe nuk i dënojmë ata, atëherë do të mund t'i themi Krishtit: “O Krishti im, më lër edhe mua në ndonjë qoshe të Parajsës”!.

A ju kujtohet se çfarë shkruhet për një murg të pakujdesshëm, i cili u shpëtua, sepse nuk gjykonte të tjerët?

Kur i erdhi ora të ndërronte jetë, ai ishte shumë i gëzuar dhe paqësor. Atëherë, igumeni i tij, me qëllim që të përfitonin shpirtërisht etërit që ishin mbledhur nga qelitë përreth, e pyeti:

— Vëlla, si ka mundësi që nuk ke frikë nga vdekja, ndërkohë që ke jetuar në pakujdesi?

Dhe vëllai iu përgjigj:

— Është e vërtetë se kam jetuar në pakujdesi. Por, që nga dita kur u bëra murg, u përpoqa të mos gjykoja askënd. Prandaj, tani do t'i them Krishtit: “O Krishti im, unë jam një i mjerë, por të paktën këtë porosi Tënden: “Mos gjykoni, që të mos gjykoheni”, e kam zbatuar”.

— Lum ti, o vëlla! — i tha atëherë igumeni. — Sepse u shpëtove pa mundim.


No comments

Leave a reply







  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako