Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • SHKRIMET E VITIT 2026
      • SHKRIMET E VITIT 2025
      • SHKRIMET E VITIT 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Recent Posts

  • Aroma e Hirit të Shpirtit të Shenjtë
    19 Nov, 2026
  • Mos gjykoni, që të mos gjykoheni
    18 Nov, 2026
  • Shën Nektari i Egjinës - Asnjë punë nuk është poshtëruese
    16 Nov, 2026
  • At Efrem Katunakioti - shembull i bindjes, përulësisë dhe durimit
    23 Oct, 2026
  • APOSTULLI, Efesianëve 4:17-25
    25 Sep, 2026
  • APOSTULLI, Galatianëve 4:22-27
    23 Sep, 2026
  • APOSTULLI, Efesianëve 1:22-2:3
    21 Sep, 2026

At Efrem Katunakioti - shembull i bindjes, përulësisë dhe durimit

October 23, 2026 at 11:40 am, No comments


Në vitin 1933, kur ishte vetëm 21 vjeç, i njohuri At Efrem Katunakioti mori vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij: të braktiste botën dhe të bëhej murg në Malin e Shenjtë Athos.

I udhëhequr nga besimi i patundur dhe besimi i plotë te Perëndia, ai mbërriti në një nga zonat më të largëta dhe më të ashpra të Athosit, në Kavsokalivia.

Atje, përmes provanisë së Perëndisë, ai u drejtua te Hesikastirioni asketik i Shën Efrem Sirianit. Aty jetonin tre jerondë, të cilët, sipas dëshmive të kohës, ishin tejet të rreptë dhe të ashpër.

At Efremi jetoi pranë tyre me bindje, përulësi dhe… durim. E theksojmë veçanërisht durimin, sepse jerondët e tij, për të cilët u kujdes dhe të cilëve u shërbeu deri në frymën e fundit të secilit, silleshin me të me një rreptësi të jashtëzakonshme. E trajtonin në mënyrë çnjerëzore. Nuk e thërrisnin kurrë në emër, por i drejtoheshin me fjalët më fyese dhe, jo rrallë, arrinin edhe ta godisnin.

Një ditë, si njeri që ishte, edhe ai u ligështua. I mbushur me indinjatë, vendosi të largohej. Megjithatë, duke mos dashur t’i besonte menjëherë mendimit të vet, vendosi që më parë të shkonte e t’ia rrëfente këtë mendim një ati shpirtëror në Manastirin e Shenjtë të Simonopetrës.

Me sinqeritet të plotë, ai i tregoi atit të tij shpirtëror gjithçka që kishte përjetuar dhe ia përshkroi ngjarjet ashtu siç kishin ndodhur. Pasi i rrëfeu të gjitha vuajtjet që përjetonte pranë këtyre njerëzve, në fund i tha:

- Atë, më jep bekimin tënd që të largohem e të shpëtoj nga këto vuajtje…

Ati shpirtëror, i cili kishte dhuntinë e dallimit të frymëve, mendoi për pak çaste dhe më pas iu përgjigj:

- Atë Efrem, nëse dëshiron të shpëtosh nga këto vuajtje, largohu; por, nëse dëshiron të shenjtërohesh, qëndro… Mendoje mirë dhe vendos.

At Efremi mendoi… dhe qëndroi.

Kështu kaluan plot 45 vjet.

I fundit ndër jerondët me të cilët jetonte, atë Nikifori, ishte më i ashpër se të gjithë të tjerët. Madje, në vitet e fundit të jetës, u sëmur dhe u bë edhe më i vështirë në sjellje dhe më agresiv.

At Efremi, besnik ndaj vendimit të tij, vazhdoi të qëndronte. Sepse pikërisht këtu qëndron burrëria e vërtetë në jetë: të kesh guximin t’i përballosh sprovat dhe të ngresh Kryqin që, me anë të provanisë së Tij, Perëndia ka lejuar të të jepet për shpëtimin e shpirtit tënd. Ai i duroi të gjitha si një Job i ri.

Në vitin 1973, kur jerond Nikifori ishte tashmë i dergjur në shtrat dhe po jepte shpirt, At Efremi qëndronte ditë e natë pranë tij, duke i shërbyer me përkushtim, ndërkohë që vazhdonte të duronte një “shi” të pandërprerë fyerjesh dhe poshtërimesh.

Pak para fundit, jerond Nikifori i tha:

- Ngrije pak trupin tim. Përkulu që të të them diçka…

At Efremi kaloi krahun pas shpinës së jerondit të tij të dergjur dhe uli kokën për t’i dëgjuar fjalët.

Papritur, fytyra e jerond Nikiforit ndryshoi. Ashpërsia iu zhduk dhe fytyra e tij mori shprehjen më të ëmbël e më të paqtë që mund të ketë një fytyrë njerëzore.

Me sa fuqi i kishte mbetur, jerond Nikifori kapi dorën e At Efremit dhe i tha:

- Biri im, ti nuk je njeri, ti je engjëll… Bekomë…

Pastaj i puthi dorën dhe dha frymën e fundit në krahët e tij.


No comments

Leave a reply







  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako