Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • SHKRIMET E VITIT 2026
      • SHKRIMET E VITIT 2025
      • SHKRIMET E VITIT 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Recent Posts

  • Aroma e Hirit të Shpirtit të Shenjtë
    19 Nov, 2026
  • Mos gjykoni, që të mos gjykoheni
    18 Nov, 2026
  • Shën Nektari i Egjinës - Asnjë punë nuk është poshtëruese
    16 Nov, 2026
  • At Efrem Katunakioti - shembull i bindjes, përulësisë dhe durimit
    23 Oct, 2026
  • APOSTULLI, Efesianëve 4:17-25
    25 Sep, 2026
  • APOSTULLI, Galatianëve 4:22-27
    23 Sep, 2026
  • APOSTULLI, Efesianëve 1:22-2:3
    21 Sep, 2026

Shën Nektari i Egjinës - Asnjë punë nuk është poshtëruese

November 16, 2026 at 10:45 am, No comments


Në kohën kur Shën Nektari i Egjinës ishte drejtor i Shkollës Teologjike Rizarios, për një periudhë kohe, kujdestari i shkollës u sëmur rëndë. Kur doli nga spitali, mjekët e porositën që të mos punonte për të paktën tre muaj, sepse, në të kundërt, do të rrezikonte jetën e tij.

Një ditë, pasi kishte marrë disi veten, ai shkoi në shkollë dhe pa se gjithçka ishte e pastër dhe e rregulluar për mrekulli. E pushtoi një frikë e madhe. “Me siguri kanë marrë një kujdestar tjetër”, mendoi.

Të nesërmen shkoi përsëri dhe vuri re se gjithçka ishte sërish e pastër. Tashmë, i bindur se e kishin pushuar nga puna, vendosi të shkonte e të takonte drejtorin e shkollës.

Shën Nektari e priti me dashuri dhe i tha:

– Mos u shqetëso, biri im. Askush nuk do të të pushojë nga puna. Ti bëj ashtu siç të kanë porositur mjekët.

– Po kush do të kujdeset për pastërtinë, o Atë i shumënderuar, gjatë gjithë kësaj kohe?

– Mos u shqetëso për këtë, biri im. Gjithçka do të jetë e pastër, sikur të ishe ti vetë këtu.

Kujdestari u largua i gëzuar, por edhe kureshtar se kush do të kujdesej për pastrimin e ambienteve të shkollës gjatë gjithë muajve që do të mungonte.

Kur mbërriti në shtëpi, i lindi mendimi që të nesërmen të shkonte shumë herët në shkollë, për të zbuluar se çfarë po ndodhte.

Shkoi, por përsëri e gjeti shkollën krejtësisht të pastër.

“Nesër do të vij edhe më herët, që më në fund të shoh se çfarë po ndodh”, mendoi me vete.

Dhe ashtu bëri. Sapo nisi të zbardhte dita, mbërriti në shkollë. Por çfarë pa? Drejtori i shkollës, vetë Shën Nektari, kishte përveshur mëngët e kishte ngritur rason dhe, me një fshesë e një kovë në duar, po pastronte ambientet e shkollës, madje edhe banjot!

Kujdestari nuk mundi ta përmbante veten. Vrapoi drejt tij dhe i tha:

– O Atë i shumënderuar, si është e mundur që ju të kryeni një punë të tillë, kaq të rëndë për dinjitetin tuaj? Ju lutem, mos e bëni më këtë! Që nesër do të vij unë. Tani ndihem disi më mirë, por nuk dua që ju të bëni punën që është detyra ime ta kryej.

Atëherë Shën Nektari e mori për dore, e çoi në zyrën e tij dhe i tha:

– Biri im, asnjë punë nuk është poshtëruese. Perëndia e ka bekuar punën dhe bekon edhe ata që punojnë. Ti sapo ke dalë nga spitali dhe nuk je në gjendje të punosh. Nëse të pushojmë nga puna dhe marrim dikë tjetër për të pastruar shkollën, si do të jetosh ti? Nuk ke as pension, as të ardhura të tjera për të mbajtur veten. Prandaj po të ndihmoj në këtë nevojë që ke.

Por ki kujdes! Për sa kohë që jam gjallë, askush nuk duhet ta marrë vesh këtë gjë. Nëse dëshiron të mos të pushojë nga puna Këshilli Drejtues i shkollës, mos i trego askujt për këtë.


No comments

Leave a reply







  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako