Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • SHKRIMET E VITIT 2026
      • SHKRIMET E VITIT 2025
      • SHKRIMET E VITIT 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Recent Posts

  • APOSTULLI, Efesianëve 4:17-25
    25 Sep, 2026
  • APOSTULLI, Galatianëve 4:22-27
    23 Sep, 2026
  • APOSTULLI, Efesianëve 1:22-2:3
    21 Sep, 2026
  • Pjesëmarrja në dhimbjen e të tjerëve
    21 Sep, 2026
  • APOSTULLI, Efesianëve 1: 7-17
    18 Sep, 2026
  • APOSTULLI, Efesianëve 1:1-9
    18 Sep, 2026
  • APOSTULLI, Galatianëve 6:2-10
    18 Sep, 2026

Pjesëmarrja në dhimbjen e të tjerëve

September 21, 2026 at 11:27 am, No comments


Kur njeriu vuan për të afërmin e tij, në njëfarë mënyre edhe Perëndia preket dhe gëzohet, sepse ky njeri, me dashurinë që ka, bëhet i afërt me Të dhe merr prej Tij ngushëllim hyjnor. Përndryshe, nuk do të mund ta përballonte dhimbjen për tjetrin.

— At, si mund ta ndiejmë dhimbjen e të tjerëve?

— Kur edhe ti ke një dhimbje, mendon për dhimbjen e tjetrit, vendosesh në vendin e tij dhe vuan më shumë për të. Pra, dhimbja jote të ndihmon të kuptosh dhimbjen e të tjerëve. Dhe kur e pranon me durim dhe me besim dhimbjen tënde, atëherë mund t’u japësh ngushëllim edhe atyre që vuajnë.

Gjithsesi, është ndryshe të dëgjosh se dikush është sëmurë dhe ndryshe është të sëmuresh vetë. Atëherë e kupton më mirë të sëmurin. Unë dëgjoja të flitej për “kimioterapi” dhe mendoja se ishte diçka si “terapi me lëngje”, domethënë se të sëmurët me kancer trajtoheshin me lëngje e ushqime natyrore! Ku ta dija? Tani, megjithatë, e kuptoj se çfarë mundimi është.

— At, kimioterapia është më e vështirë se rrezatimi?

— Më e vështirë? Të gjitha janë të vështira, edhe rrezatimi, edhe kimioterapia... Më e vështira është se të heqin oreksin. Ndërsa duhet të ushqehesh mirë, nuk mund të hash fare. Dhe mjekët të thonë: “Duhet të hash”. Po si të hash, kur të gjitha këto ta presin oreksin dhe të lënë pa fuqi?

Kur bëja rrezatimet, edhe pse më digjte trupi nga etja, nuk mund të pija fare ujë. Më vinte të vjellja dhe ndieja neveri edhe ndaj ujit.

— At, sikur ta kishit bërë operacionin pak më herët...

— Çfarë dobie do të kishte ta bëja më herët?

Unë nuk lutem që dhimbja ime të kalojë, sepse kështu bashkëndjej me njerëzit që vuajnë në botë. I kuptoj më shumë ata që janë në dhimbje dhe marr pjesë në vuajtjen e tyre. Për më tepër, edhe mua kjo më sjell dobi shpirtërore. Lutem vetëm që të kem pak fuqi për t’u shërbyer dhe për të ndihmuar të tjerët. Por, mbi të gjitha, le të bëhet vullneti i Perëndisë.

Kur ke një problem me shëndetin dhe nuk je i preokupuar vetëm për veten, atëherë, në njëfarë mënyre, mund t’i lutesh Perëndisë që t’ua përmirësojë gjendjen shëndetësore edhe të tjerëve. Por edhe ai që nuk ka një dhimbje të vetën, le të vuajë të paktën për ata që vuajnë.

“Ta marr dhimbjen tënde”, thoshin banorët e Farasës; domethënë: “Ta marr barrën tënde, vuajtjen tënde, hidhërimin tënd”.

— Atë, në ç’mënyrë e merrnin dhimbjen e tjetrit?

— Me dashuri. Kur dikush thotë me të vërtetë, me dashuri: “Ta marr dhimbjen tënde”, atëherë e merr përsipër në zemrën e tij. Por, nëse e merr, më pas duhet shumë durim, shumë burrëri shpirtërore dhe shumë forcë për ta përballuar. Disa njerëz vijnë dhe më thonë: “Atë, dua të marr dhimbjen tuaj”.

Disa e thonë këtë nga trimëria dhe dashuria, por disa të tjerë, që janë tepër të frikësuar, nuk e dinë çfarë po thonë. Me shqetësimin më të vogël vrapojnë te mjeku dhe dekurajohen lehtë. Dhimbjen e tyre të vogël nuk mund ta përballojnë dhe thonë se duan të marrin dhimbjen time!

Më mirë është të mësojnë të durojnë dhimbjen e tyre, të pranojnë me besim dhe me zemër të mirë atë që Perëndia lejon në jetën e tyre dhe të mos kërkojnë gjoja nga dashuria që të marrin sëmundjen e tjetrit.

Sepse, nëse Perëndia do ta lejonte një kërkesë të tillë dhe ata do të harronin se vetë e kishin kërkuar, do të fillonin të ankoheshin dhe madje mund të revoltoheshin edhe kundër Perëndisë.

Dashuria e vërtetë, pra, nuk është thjesht të dëshirosh të marrësh mbi vete vuajtjen e tjetrit me fjalë. Dashuria është të lutesh për të, të vuash bashkë me të, ta ndihmosh sa mundesh dhe të lutesh që Perëndia t’i japë forcë, durim dhe ngushëllim.

Në këtë mënyrë, dhimbja e tjetrit bëhet edhe për ne një thirrje për dashuri, lutje dhe shërbim ndaj vëllait tonë.

Shën Paisi i Malit të Shenjtë


No comments

Leave a reply







  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako