Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • SHKRIMET E VITIT 2026
      • SHKRIMET E VITIT 2025
      • SHKRIMET E VITIT 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Recent Posts

  • APOSTULLI: Juda 1-25
    19 Jun, 2026
  • APOSTULLI: Romakëve 8:22-27
    18 Jun, 2026
  • APOSTULLI: Romakëve 8:2-13
    17 Jun, 2026
  • APOSTULLI: Romakëve 7: 1-13
    16 Jun, 2026
  • APOSTULLI: Veprat e Apostujve 11:19-30
    12 Jun, 2026
  • APOSTULLI: Romakëve 4:13-25
    11 Jun, 2026
  • APOSTULLI: Romakëve 4:4-12
    9 Jun, 2026

APOSTULLI: Efesianëve 5: 8-19

June 1, 2026 at 2:08 pm, No comments

694607140_3032297593629070_3575820293462957732_n.jpg

Nga: Çenkuela Selenica


Sepse dikur ishit errësirë, po tani jeni dritë në Zotin. Ecni si bij drite, sepse fryti i Frymës është në çdo mirësi, e drejtësi, e të vërtetë; duke provuar ç'është e pëlqyeshme për Zotin. Edhe mos u shoqëroni në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni.

Sepse ato që bëhen fshehurazi nga ata, është turp edhe të thuhen. Po gjithë sa qortohen nga drita bëhen të dukshme; sepse çdo gjë që bëhet e dukshme është dritë. Prandaj thotë: Ngrihu ti që fle, edhe ngjallu prej së vdekurish, edhe Krishti do të të ndriçojë. Shikoni pra si të ecni me kujdes; jo si të marrë, po si të urtë, duke shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të këqija. Prandaj mos u bëni të pamend, po nga ata që kuptojnë ç'është dëshira e Zotit. Edhe mos u dehni me verë, në të cilën ka plangprishje; por mbushuni me Frymë të Shenjtë, duke folur midis jush me psalme e me himne dhe me këngë shpirtërore, duke i kënduar e duke i psalur Zotit me zemrën tuaj.

Ky fragment nga Apostulli i Shenjtë Pavël drejtuar Efesianëve është një thirrje e fuqishme për jetën e re në Krishtin. Apostulli u kujton besimtarëve se dikur ata jetonin në errësirën e mëkatit, larg njohjes së Perëndisë, por tani, nëpërmjet Krishtit, janë bërë dritë. Ai nuk thotë vetëm se kanë marrë dritë, por se janë bërë vetë dritë në Zotin. Prandaj jeta e tyre duhet të pasqyrojë këtë realitet të ri. Drita e Krishtit shfaqet në mirësi, drejtësi dhe të vërtetë; këto janë frytet e pranisë së Shpirtit të Shenjtë në zemrën e njeriut.

I krishteri nuk thirret thjesht të shmangë të keqen, por të provojë çdo ditë se çfarë është e pëlqyeshme për Zotin, duke e bërë vullnetin e Tij kriterin e jetës së vet.

Apostulli paralajmëron gjithashtu që të mos marrim pjesë në veprat e pafrytshme të errësirës. Mëkati premton kënaqësi, por në të vërtetë nuk sjell fryt shpirtëror; ai lë zbrazëti, skllavëri dhe largim nga Perëndia. Prandaj besimtari nuk duhet të bëhet bashkëpunëtor i së keqes, por me jetën dhe shembullin e tij t’a nxjerrë atë në dritë. Drita e Krishtit ka fuqinë të zbulojë atë që është e fshehtë dhe t’a shndërrojë njeriun.

Për këtë arsye Apostulli thërret: “Ngrihu ti që fle, edhe ngjallu prej së vdekurish, edhe Krishti do të të ndriçojë.”

Ky është një apel për pendim, zgjim shpirtëror dhe ringjallje të brendshme. Gjumi shpirtëror është harresa e Perëndisë, ndërsa zgjimi është kthimi tek Ai me gjithë zemër.

Më tej, Pavli i fton të krishterët të ecin me kujdes dhe urtësi. Koha është një dhuratë e çmuar që nuk duhet shpërdoruar, sepse ditët janë të këqija dhe tundimet të shumta. Çdo moment mund të bëhet rast për shpëtim ose për humbje, prandaj njeriu duhet t’a përdorë kohën për vepra të mira, lutje, pendim dhe dashuri. Urtësia e vërtetë nuk qëndron në diturinë njerëzore, por në njohjen e vullnetit të Perëndisë dhe në bindjen ndaj Tij.

Në fund, Apostulli bën një krahasim të thellë:

“Mos u dehni me verë, por mbushuni me Frymë të Shenjtë.”

Dehja me verë errëson mendjen, dobëson vullnetin dhe e largon njeriun nga vetëkontrolli, ndërsa Fryma e Shenjtë e ndriçon mendjen, e pastron zemrën dhe e bashkon njeriun me Perëndinë. Mbushja me Frymën e Shenjtë shfaqet në gëzimin shpirtëror, në lutjen e vazhdueshme, në psalmet, himnet dhe këngët shpirtërore që burojnë nga një zemër e mbushur me hir. Kur zemra jeton në praninë e Perëndisë, ajo bëhet vetë një himn lavdërimi.

Mesazhi qendror i këtij pasazhi është i qartë:

Të lëmë pas errësirën e mëkatit, të zgjohemi nga plogështia shpirtërore, të ecim me urtësi dhe të jetojmë të mbushur me Frymën e Shenjtë, që e gjithë jeta jonë të bëhet dëshmi e dritës së Krishtit në botë!


No comments

Leave a reply







  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako