Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • SHKRIMET E VITIT 2026
      • SHKRIMET E VITIT 2025
      • SHKRIMET E VITIT 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Njeriu shikon pamjen e jashtme, por Zoti shikon zemrën.

May 6, 2026 at 2:22 pm, No comments

694239660_2006456419944164_4145371909093775508_n.jpg Nga: Çenkuela Selenica


(Libri i 1 Samuelit 16:7)

Në jetën e përditshme, njeriu shpesh gjykon sipas asaj që duket: pamja, sjellja e jashtme, fjalët, pozita apo reputacioni. Por Perëndia nuk ndalet në sipërfaqe. Ai sheh atë që është e fshehur, mendimet, qëllimet, plagët dhe dëshirat më të thella të zemrës.

Kur profeti Samuel kërkonte mbretin e ri ndër bijtë e Jeseut, ai u mahnit nga pamja e jashtme e djemve. Por Perëndia zgjodhi Davidin, jo më të madhin apo më të fortin, por atë me një zemër të pastër dhe të përulur.

Kjo na mëson se vlera e vërtetë e njeriut nuk matet nga ajo që shihet, por nga ajo që është brenda tij.

Etërit e theksojnë fort këtë të vërtetë. Shën Joan  Gojarti thotë se “Zoti nuk kërkon bukurinë e trupit, por bukurinë e shpirtit.”

Ndërsa Shën Makari i Egjiptit mëson se zemra është vendi ku banon hiri i Perëndisë, por edhe vendi ku zhvillohet beteja shpirtërore.

Sipas Traditës Ortodokse, zemra nuk është vetëm ndjenjë, ajo është qendra e gjithë qenies së njeriut. Aty lind dashuria, besimi, por edhe mëkati. Prandaj, pastrimi i zemrës është qëllimi kryesor i jetës shpirtërore.

Vetë Zoti ynë Jisu Krisht thotë:

“Lum ata që kanë zemër të pastër, sepse ata do t’a shohin Perëndinë.”
(Ungjilli sipas Mateut 5:8)

Kjo do të thotë se vetëm ai që pastron zemrën nga hipokrizia, krenaria dhe mëkati mund të hyjë në një marrëdhënie reale me Perëndinë!

Shpesh ne përpiqemi të dukemi të mirë përpara njerëzve, por harrojmë se Perëndia sheh të vërtetën tonë të brendshme. Mund të fshehim shumë gjëra nga të tjerët, por asgjë nuk është e fshehtë për Të.

Prandaj, thirrja e këtij vargu është e qartë:
Të mos merremi vetëm me pamjen e jashtme, por të kujdesemi për zemrën tonë!

Sepse në fund, nuk është ajo që njerëzit panë tek ne që ka rëndësi,
por ajo që Perëndia pa në zemrën tonë.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • APOSTULLI - Veprat e Apostujve 27:1-28:1
    29 May, 2026
  • Kë të zgjedhim: talantin e Zotit apo "talantin" e Djallit?
    27 May, 2026
  • APOSTULLI: 2 Korinthianëve 4: (6-15)
    25 May, 2026
  • Provoni frymërat nëse janë nga Perëndia!
    22 May, 2026
  • Jini të zgjuar si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat!
    20 May, 2026
  • Lufta jonë nuk është kundër mishit dhe gjakut, por kundër forcave të errësirës!
    19 May, 2026
  • Kurioziteti për mëkatin Vs Kurioziteti për shenjtërinë!
    18 May, 2026
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako