Mrekullia e Hyjlindëses Mari në jetën e Shën Serafimit të Sarovit!
Nga: Çenkuela Selenica
Kush ishte Shën Serafimi?
Shën Serafimi i Sarovit (1754–1833) është një nga shenjtorët më të mëdhenj të Kishës Ortodokse. Ai jetoi në lutje dhe heshtje të thellë në pyjet e Sarovit (në Rusi), dhe njihej për butësinë, dashurinë dhe shërimet që dhuronte me hirin e Perëndisë.
Ngjarja e mrekullueshme
Gjatë një sulmi nga hajdutët në eremitazhin e tij, Shën Serafimi u rrah aq rëndë sa që mbeti i përkulur për gjithë jetën. Megjithatë, ai nuk u ankua, por i fali sulmuesit. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai i lutej Hyjlindëses Mari, gjë që e bënte me përkushtim që fëmijë.
Në një rast, kur ishte në gjendje shumë të rëndë fizike, Hyjlindësja Mari iu shfaq personalisht në shpellën e tij së bashku me Apostujt Pjetër dhe Joan. Ajo i tha:
“ Ky është biri im dhe shërbëtori im!”
Pas kësaj vizite hyjnore, ai u forcua në trup dhe shpirt, dhe arriti të qëndronte 1000 netë me rradhë në këmbë në lutje mbi një shkëmb, duke thirrur:
“ O Zot, mëshiroje mëkatarin! ”
Kjo ishte një mrekulli jo vetëm fizike por edhe shpirtërore: Hyjlindësja e ringriti dhe e forcoi për t’u bërë një nga figurat më të ndritura të Kishës në kohët moderne.
Ikona e tij e dashur
Shën Serafimi mbante gjithnjë pranë një ikonë të Hyjlindëses Mari “ Treguese e Rrugës” (Odhigitria), dhe lutej para saj çdo ditë. Ai thoshte:
“ Ajo është Gëzimi im! ”
Kjo ikonë tani nderohet në manastirin e Divejevos, ku shumë njerëz kanë përjetuar mrekulli të ngjashme përmes lutjes përpara saj!