Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • SHKRIMET E VITIT 2026
      • SHKRIMET E VITIT 2025
      • SHKRIMET E VITIT 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

A ËSHTË KORREKT URIMI PËR DITËLINDJE: “U BËFSH 100 VJEÇ?”

May 4, 2026 at 2:15 pm, No comments
684538789_2791835567846740_3162352381849356467_n.jpg Nga Katekisti: Miron Çako

Njerëzit e kanë zakon që të urojnë për ditëlindjen me sa më shumë përzemërsi me fjalë sa më të bukura dhe frymëzuese dhe një ndër urimet më të zakonshme dhe të shpejta për ditëlindje është: “U bëfsh 100 vjeç”, ose :" Edhe 100”.

Pavarësisht se është një urim frymëzues dhe shumica e ka si urimin e parë edhe më të shpejtë , por të vëmë re me kujdes, në vetvete duket se nuk është korrekt.

Pse?

Duhet të dimë se jeta jonë në këtë tokë dhe kohë të përkohshme realisht matet me frymëmarrje, deri në frymën e fundit dhe për faktin se ne nuk mund t’i masim dot frymëmarrje tona , sepse janë vështirë të numërueshme për ne njerëzit, atëherë ne masim jetën tonë me vite sipas kalendarit të kohës që i kemi shpikur vetë.

Jeta jonë nuk është një rastësi por është një dhuratë e Krijuesit, ashtu si na thuhet në Bibël :“Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.” (Zanafilla 2-7)

Perëndia duke qenë krijuesi i jetës dhe kohës, vetëm Ai e di kur do t’a përfundojmë jetën dhe kur ne do të nxjerrim frymën e fundit, d m th kur do të lejohet misteri i vdekjes që të bëjë ndarjen e dhimbshme të shpirtit nga trupi, sipas urdhërit hyjnor që iu dha njerëzve si qortim pas mëkatit:“Deri sa të rikthehesh në dhé sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh.” (Zanafilla 3-19)

Sipas Biblës njeriu u krijua nga Perëndia i pavdekshëm:“Pastaj Perëndia tha: T’a bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne” (Zanafilla 1-26).

Kështu atij iu dha mundësia si krijesë për të qenë i pavdekshëm si Perëndia, por vdekja erdhi si pasojë e mëkatit stërgjyshor (Zanafilla 3-18); “Sepse paga e mëkatit është vdekja.” (Romakëve 6-3)
Tek njerëzit e parë, meqënëse ishin krijuar me potencialin që të ishin të pavdekshëm në trup, përsëri edhe pse; “ vdekja hyri në botë nga zilia e djallit” (Urtësia e Solomonit 2: 23-24), përsëri ata jetonin shumë gjatë fizikisht.

Sipas Biblës, njeriu i parë Adami :“Jetoi 930 vjet pastaj vdiq” (Zanafilla 5-5). Edhe pasardhësit e Adamit jetonin mbi 900 vjet, por asnjëherë duke kaluar 1000 vjetët. Njeriu që ka jetuar më shumë në botë sipas Biblës ka qenë Jaredi, ai jetoi 962 vjeç dhe pastaj vdiq (Zanafilla 5-20).

Jetëgjatësia e njerëzimit favorizohej në atë periudhë edhe nga kushtet atmosferike të tokës, që përshkak të një mbulese ajrore kishte e gjitha një klimë tropikale në të gjithë sipërfaqen me bimësi dhe ushqim frutor shumë të pasur dhe energjetik për trupat e njerëzve.

Gjithashtu jetëgjatësia favorizohej edhe nga një atmosferë shumë e pastër dhe e oksigjenuar, madje mendohet të ishte katër herë më shumë e oksigjenuar se e kemi ne sot.

Ulja drastike e jetës së njerëzimit u bë nga Perëndia, mbas përmbytjes globale në kohën Noes (viti 1656-1657 mbas Adamit)
Zoti në indinjatën e tij vendosi që njerëzit të mos jetonin më shumë se 120 vjeç, sepse njerëzimi e konsumonte jetën trupore vetëm për mëkat, prandaj: “Dhe Zoti tha: Fryma ime nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish; ditët e tij do të jenë, pra, njëqind e njëzet vjet.” (Zanafilla 6-3)

Ky ishte kufiri maksimal që qeniet njerëzore mund të jetojnë me kushtet tokësore dhe atmosferike mbas katastrofës së përmbytjes globale, ku filluan stinët ; “të ftohtit, të nxehtit, vera, dimri” (Zanafilla 8-22), po ashtu edhe oksigjeni në ajër ra në mënyrë drastike, sepse përmbytja zhduku shumë nga bimësia e arlisur para përmbytjes.

Sipas Biblës, këtë kufi të moshës 120 vjeç e kanë kaluar vetëm disa njerëz të veçantë me bekimin e Perëndisë, si Abrahami; ai jetoi gjithsej njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet.” (Zanafilla 25: 7-8)
Gjithashtu dhe Isaku: “Isaku jetoi njëqind e tetëdhjetë vjet. (Zanafilla 35: 28-29)

Po ashtu Jobi që jetoi shumë gjatë dhe iu dyfishua mosha mbas provës që i lejoi Perëndia:“Mbas kësaj Jobi jetoi njëqind e dyzetë vjet dhe i pa bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij për katër breza. Pastaj Jobi vdiq plak dhe i ngopur me ditë.” (Jobi 42: 16-17).

Një traditë na thotë edhe për Shën Simeon plakun (Hyjmbajtësin) që priti Krishtin në Tempull, ai ishte shumë i vjetër, sa për atë thuhej se vdekja e kishte harruar dhe mendohej se ishte mbi 300 vjeç. Ai kur takoi dhe bekoi Krishtin foshnjë në Tempull, pastaj vdiq menjëherë (Luka 2: 25-32).

Ndoshta ka edhe të tjerë njerëz që kanë jetuar gjatë nëpër botë, por shumë të rallë. P.sh. kinezi Li Ching Yuen. Ai njihet si njeriu që jetoi më gjatë në historinë e njerëzimit. Thuhet se lindi në vitin 1677, dhe i dha lamtumirën kësaj bote në vitin 1933, duke jetuar plotë 256 vite.

Këto jetëgjatësi përtej kufirit që i shikojmë nga faktet biblike dhe analet e historisë janë përjashtime shumë të rralla në miliarda jetë njerëzish, sepse jetëgjatësia e njerëzimit nuk i kalon më shumë se 120 vjeç, sipas kriterit që vendosi Perëndia pas përmbytjes globale. (Zanafilla 7 ;10-24)

Madje, për shkak të mëkateve dhe prishjes së natyrës, jeta e njerëzimit përsëri ka pësuar një ulje drastike. Ky faktë na dëshmohet tek Psalmi 90, që është formuluar 1000 vjet para Krishtit.

Aty na thuhet: “Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë. Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t'u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje. Kush e njeh forcën e zemërimit tënd dhe mërinë tënde sipas frikës që duhet pasur prej Teje? Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.” (Psalmi 90: 9-12)

Në ditët e sotme edhe pse disa vende të botës kanë një mirëqenie ekonomike dhe kujdes shëndetësor të zhvilluar, që ka ndikuar që jetëgjatësisë mesatare të jetë rritur disi mbi 80 vjeç, përsëri qëndron aktuale kjo që thotë psalmisti, se jeta mesatare nuk është më shumë se 70 vjeç dhe deri në 80 vjeç me mundim.

Kështu ne vërtet urojmë që dikush të bëhet 100 vjeç , por zorë dhe shumë pak mund ta arijnë këtë kufi shekullor me gjëndjen e mëkatit dhe prishjen e ushqimit dhe natyrës ku është katandisur bota sot.

Kur e urova dikur për ditëlindje një mikun tim u bëfshë 100 vjeç, ai mu përgjigj me buzën në gaz; “ miku im po pse po më mallkon”.

Unë nuk e kuptova në fillim por kur lexova psalmin 90 ; “ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim” (Psalmi 90-10), atëherë i dhashë të drejtë , sepse jeta nuk varet me numër vitesh por me cilësi jete.

Njeriu është mirë të jetojë këtë jetë fizike të përkohshme sa të jetë me këmbë dhe me dorë, të jetë aktiv dhe produktiv, sepse kur jeta degradon dhe trupi shkon drejt plakjes ekstreme dhe nuk është produktiv, atëherë jeta kthehet në një vegjetim pa qëllim.

Vetë jeta fizike duket si pa kuptim, madje kthehet në barrë për veten dhe për të tjerët, prandaj edhe pse jeta në tokë është e dashur dhe e vlefshme në çdo minutë të saj, përsëri është mirë të mbarojë në kohën e duhur, ashtu si është dhe shprehja popullore ; “vdekja kapak floriri” ose ;“tre ditë në kokë e në gropë”.

Por, përsëri duhet të dimë se fundi i jetës trupore nuk është në dorën tonë, por në dorën e Perëndisë që ka krijuar jetën dhe kohën, prandaj ne duhet të presim me durim deri në ditën e fundit në frymën e fundit, sepse ashtu si fruti quhet i pjekur maksimalisht kur këputet vetë nga pema dhe bie në tokë , kështu është edhe jetën tonë trupore .

Njerëzit ngjajnë si “pemët” të ndryshme frutore të mbjellë në të gjithë tokën dhe që secili piqet në kohën e vetë pastaj këputet nga bahçevani ( Zoti) në kohën e vetë , prandaj edhe njerëzit nuk vdesin në një moshë të gjithë njësoj.

Prandaj Ai që na ka mbjellë e di se kur do na këputi nga jeta tokësore dhe ne nuk kemi asnjë të drejtë ti marrim jetën vetes apo të tjerëve para kohe duke bërë rolin e Zotit, sepse kjo është e dënueshme nga drejtësia hyjnore që e dënon këto veprime si krime kundër jetës, si vetëvrasjen ( autanazia), apo dhe vrasjen për të shpëtuar të tjerët nga mundimet e jetës.

Perëndia është Ai që e krijon jetën, Ai e dhuron, e menaxhon dhe vendos për fundin e saj, kështu ne njerëzit, edhe pse kemi dëshirë për të jetuar sa më gjatë për vete dhe për të tjerët, nuk mund të vendosim afate sipas dëshirës sonë, si p.sh. “Të rrosh 100 vjeç”, por duhet të themi me një mëndje ty përulur edhe kur urojmë për ditëlindje : Të roni sa do Zoti”!

Do thotë dikush se edhe po thamë “ edhe 100 vjeç” fjalë urimi është, nuk ka ndonjë gabim , nuk vjen e keqja nga fjalët .

Jo.
Sepse njeriu është krijuar sipas ikonës së Perëndisë dhe ai do përgjigjet për fjalët e tij.
Zoti Jisu Krisht na thotë: “Njeriu do të japë llogari për çdo fjalë të kotë që del nga goja e tij.”(Mateu 12-36)

“Çdo fjalë që del nga goja duhet t’a lëvdojë Atë” (Psalmi 34:1; 51:15; 71:8; 145:21).

Kur ne urojmë pa u menduar “U bëfsh 100 vjeç”, ne jemi duke gabuar pa kuptuar, madje bëjmë sakrilegj sepse ne po marrim atributin e Zotit si dhurues i jetës , vetëm Ai është sovrani i kohës dhe i jetës sonë, i Cili me gjithë diturinë dhe providencën e Tij hyjnore na përcakton se sa vite duhet të jetojmë në tokë.

Në Bibël na thuhet:“Nuk është për ju të dini kohët ose stinët që Ati i ka caktuar me autoritetin e vet” (Veprat e Apostujve 1-7).

Në këto fjalë të Krishtit tek nxënësit, që kanë të bëjnë me fundin e kohës së botës, ne marrim një mësim edhe për vitet e jetës sonë tokësore.

Ne si njerëz nuk jemi të aftë, as nuk na është lejuar që t’i njohim apo t’i përcaktojmë ditët e jetës as për veten aq edhe për të tjerët, sepse përsëri na thuhet në Bibël: “Ai i ndryshon kohët dhe stinët” (Danieli 2:21).

Prandaj duhet të kemi një mëndje të përulur dhe kujdes me fjalët që nxjerrim nga goja shpesh edhe kur urojmë me eufori, egoizëm dhe aroganc.

Shikoni si mëson Apostull Jakov për egoizmin dhe arogancën tonë që vendosim vetë për jetën tonë për nesër duke marë rolin e providencës hyjnore:” Dhe tani, ju që thoni: “Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë,”ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç’është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.Në vend që të thoni: “Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë.” Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.” ( Jakovi 4;13-16)

Tregohet edhe një histori e vërteëtë mes dy miqve. Ata vendosën se të nesërmen do shkonin në pazar, njëri tha shëndosh deri nesër , por tjetri me egoizëm u përgjigj; “ shëndosh pa shëndosh do shkojmë pa tjetër” . Por gjatë natës këtij edhe i vdiq nëna dhe i ngordhi pela . Kështu kur u takuan në mëngjes i tha shoku; “ mik hajde të ikim “, por ai i hidhëruar dhe i çoroditur nga halli që i kishtë rënë tha ; “nuk vij dotë se natën më ngordhi nëna dhe më vdiq pela “.

Kur urojmë fjalët tona duhen të jenë të përulura dhe të vërteta në Perëndinë , sepse jashtë Perëndisë ato janë arogancë edhe të gënjeshtra.

Një ditë do të gjykohemi nga Perëndia për ato që nxjerim nga goja si të gënjeshtra, sepse : “Larg qoftë! Perëndia është i vërtetë në çdo gjë, megjithëse të gjithë njerëzit janë gënjeshtarë! Sikurse është shkruar: që ti të dalësh i drejtë në fjalët e tua e të triumfosh kur të gjykohesh” (Romakëve 3:4).

Kështu që të jemi korrektë me Zotin, me veten edhe me tjetrin, mund të urojmë për ditëlindje: “Të rroni sa do Zoti”.

Por edhe diçka tjetër që jeta të jetë e vërtetë, duhet të jetë produktive, d.m.th. të bësh të mirën në jetë, sepse vetëm e mira ekziston, apo të gëzon dhe mbetet si një kujtim, por edhe që ka vlerë dhe vepron edhe mbas vdekjes.

E mira absolute është vetëm Zoti; ashtu na mëson Krishti: “Askush nuk është i mirë përveç njërit, dhe ai është Zoti” (Mateu 19:17), por edhe ato punë që bëhen në emër dhe me Zotin, sipas porosisë së Zotit, janë të mira dhe mbeten kurse të tjerat humbasin në hiç.

Krishti na thotë: “Ai që bën të vërtetën vjen në dritë, që të duken veprat e tij, se janë bërë në Zotin” (Joani 3:21).

Kuptimi është që veprat që bëhen në Zotin, me besim, sinqeritet dhe drejtësi, kanë vlerë të qëndrueshme. Ato nuk janë thjesht veprime të jashtme, por burojnë nga një lidhje me Zotin; prandaj “mbeten” për jetë, sepse: “Të lumtur janë të vdekurit që vdesin në Zotin… veprat e tyre i ndjekin pas” (Zbulesa 14:13).

Madje, pa Zotin, ne nuk mund të bëjmë asgjë të mirë, sepse Zoti Jisu Krishti na thotë: “Pa mua nuk mund të bëni asgjë” (Joani 15:5).

Prandaj urimi më i mirë për ditëlindje, për çdo kënd, edhe për veten, është: “Ta gëzoni ditëlindjen dhe të jetoni sa do Zoti, si do Zoti, me Zotin”, ose shkurt : “ Vite të bekuara “

Ky urim mendoj se është më korrekti dhe i lejon vetes dhe tjetrin shumë të mira që na vijnë nga Perëndia, sepse: “Çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi” (Jakovi 1:17).

Ky urim na përgatit si për veten dhe të tjerë njerëz të dashur që i urojmë, që kur të mbarojë koha e jetës mirë është të mos jemi vetëm përballë vdekjes por me Zotin që e mundi vdekjen dhe me ngjalljen e Tij të lavdëruar, ashtu si këndojmë për Pashkën: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali”.

Kjo është arsyeja që ne të krishterët dëshirojmë të jetojmë me vite të bekuara sa do Zoti , përgatitemi gjithë jetën që të kemi një fund të krishterë si do Zoti, me emrin e Zotit në gojë, me Misterin e Pendim Rrëfimit dhe me Kungimin, që pas frymës së fundit në paqe të fillojmë jetën e përjetshme bashkë me Zotin, engjëjt dhe shenjtorët, një jetë e lumtur që nuk do të ketë kurrë mbarim, prandaj tek Zbulesa na thuhet : “Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre. Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan”. Dhe ai që rrinte mbi fron tha: “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja”. Dhe më tha: “Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike” (Zbulesa 21:3–5).Amin.

No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • TRAJTIMI MJEKSOR PËR NDRYSHIMIN E GJINISË ËSHTË ANTI-ZOT DHE AXHENDË ANTIKRISHTE
    1 Jun, 2026
  • PUNA DHE PUSHIMI , SIPAS KËNDVËSHTRIMIT TË KRISHTERE !
    4 May, 2026
  • A ËSHTË KORREKT URIMI PËR DITËLINDJE: “U BËFSH 100 VJEÇ?”
    4 May, 2026
  • PSE KRISHTI HIPI MBI NJË GOMAR?
    5 Apr, 2026
  • A' U ZHDUKËN DINOZAURËT ME METEOR SIPAS EVOLUCIONISTËVE, APO ME PËRMBYTJE SIPAS BIBLËS?
    12 Mar, 2026
  • A NUK E DINI JU SE AI QË BASHKOHET ME LAVIREN BËHET NJË TRUP ME ATË?SEPSE THUHET: “DO TË JENË TË DY, THOTË ZOTI, NJË MISH I VETËM”.(1 Korinthasit 6-16)
    11 Mar, 2026
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    3 Mar, 2026

Extra contentus

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat.

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako