A' U ZHDUKËN DINOZAURËT ME METEOR SIPAS EVOLUCIONISTËVE, APO ME PËRMBYTJE SIPAS BIBLËS?
Nga Katekisti: Miron Çako
Sipas shkencës së Paleontologjisë Dinozaurët “ Gjigandët e Tokës” kanë qënë zvarranikë, shpendë dhe kafshë me përmasa të mëdha që kanë jetuar në tokë miliona vjet më parë. Arsyeja pse dinosaurët mendohet se kanë ekzistuar janë fosilet e eshtrave të tyre gjigante nëpër gjithë botën. Fosilet e para janë gjetur në vitin 1677 nga Dr Robert Plot dhe u mendua se ato i përkisnin një elefanti gjigant. Në vitin 1841 Sr Richard Owen, një paleontolog i famshëm, krijoi fjalën "dinozaur"që do të thotë "hardhucë e tmerrshme".
Po sipas "Teorisë së Evolucionit" dinozaurët jetuan në tokë gjatë Erës Mesozoike ose epokës së dinozaurëve. Në bazë të shkallës matëse të kohës sipas mënyrës evolucioniste kjo mendohet të ketë ndodhur rreth 230 milionë dhe 65 milionë vjetësh të shkuar. Pastaj në fund të Periudhës Kretaket të Erës Mesozike ata u zhdukën përfundimisht nga një meteor i quajtur "Galafurious" që goditi tokën me një shpejtësi të madhe afërsisht 2.000.000.000 km/h që zhduku në çast lëkurën dhe mishin e tyre duke na lënë nga pas vetëm fosilet.
Por si kanë qenë pamjet e dinosaurve në të vërtetë para zhdukjes askush nuk mund ta thotë me saktësi, sepse edhe ata që merren sot me fosilet, rikostruksionin e skeletëve deri tek pamja e jashtme e dinozaurve e bëjnë atë me hamendësi, sepse fosilet e eshtrave shpesh nuk janë të gjendura të plota në një vend që i përkasin një specie të plotë por të përziera të fosilizuara nëpër xhepa shkëmbor.
Kjo teori utopike e zhdukjes së dinozaurve nga meteori nxitur nga "Teoria e Evolucionit” ose ajo e “Big-Bengut” u ngritën apriori nga rrethe shkencore ateistësh që të rrëzonin dëshmitë e Biblës mbi krijimin teistë (Zotit) të jetës në të gjithë format e saj në ujë, ajër edhe tokë, me një harmoni, bukuri dhe funksion të veçantë në rendin e kijimit, ashtu si na thuhet tek Bibla. (Zanafilla 1,20-24)
Ky kaos armiqësor nxiti zemërimin e Perëndisë që u "pendua" që krijoi njeriun dhe krijimin për atë, i Cili vendosi të ndërhyjë me drejtësi dhe urtësi me përmbytjen për balancimin e forcave të të mirës dhe të keqes tek njeriu dhe mes specjeve, ashtu siç na i tregon përsëri Bibla.
Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit…Dhe Perëndia i tha Noeut: “Kam vendosur t'i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja, unë do t'i zhduk bashkë me tokën…Dhe Noeu bëri pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti. Noeu ishte gjashtëqind vjeç kur mbi tokë ndodhi përmbytja e ujërave. Kështu Noeu u fut në arkë bashkë me bijtë e tij, me të shoqen dhe me gratë e bijve të tij, për shkak të ujërave të përmbytjes. Nga kafshët e pastra dhe nga kafshët jo të pastra, nga zogjtë e nga të gjitha llojet që zvarriten mbi tokë, erdhën dy nga dy para Noeut, në arkë, një mashkull e një femër, ashtu si e kishte porositur Perëndia atë…Dhe përmbytja ra mbi tokë për dyzet ditë me radhë; dhe ujërat u rritën dhe e ngritën arkën lart mbi tokë…Ujërat u ngritën pesëmbëdhjetë kubitë mbi to; dhe malet u mbuluan prej tyre.Kështu u shuan të gjitha llojet e mishit që lëviznin mbi tokë: zogjtë, bagëtia, bishat, rrëshqanorët e çdo lloji që zvarriteshin mbi tokë dhe tërë njerëzit.Vdiq çdo gjë që ishte mbi tokën e thatë dhe që kishte frymë jete në vrimat e hundës. Dhe të gjitha gjallesat që ishin mbi faqen e dheut u shfarosën: duke filluar nga njeriu deri te bagëtia, te gjarpërinjtë dhe zogjtë e qiellit; ato u shfarosën nga toka dhe shpëtoi vetëm Noeu bashkë me ata që ishin me të në arkë.” (Zanafilla 6: 1-8; 7 -5-17-23)
Toka para përmbytjes kishte një mbulesë uji dhe avulli (Zanafilla 1-6) që i jepte asaj efektin serë me një klimë tropikale të njëjtë, me një bimësi të harlisur kudo si një ushqim bazë për kafshët e mëdha barëngrënëse.
Rënia e dendësisë së ajrit në katër herë më pak e bënte të pamundur fluturimin e dinozaurve shpend (Arkeopetariksi), prandaj Noehja nuk mori në arkë dinosaurët ose më mirë ishte vetë Zoti që i seleksionoi kafshët dhe përjashtoi njerëzit që nuk do vazhdonin të jetonin më në tokë, ashtu si lexojmë në Bibël: “Nga kafshët e pastra dhe nga kafshët jo të pastra, nga zogjtë e nga të gjitha llojet që zvarriten mbi tokë, erdhën dy nga dy para Noeut, në arkë, një mashkull e një femër, ashtu si e kishte porositur Perëndia atë.” (Zanafilla 7;8-9)
Por kjo hipotezë e rënies së një meteori që shkatërroi vetëm dinozaurët dhe jo të gjithë specjet mbi tokë është i pa logjikshëm kur dihet se një meteor është i ngjashëm me një shpërthim mijëra here më të madh dhe shkatërues të një bombe bërthamore që i bënë të gjitha hi dhe nuk lë nga pas asnjë shenjë jete, as fosile, ashtu si ato janë ruajtur të varrosura deri më sot në të gjthë botën.
Që dinosaurët kanë ekzistuar ne nuk duhet të dyshojmë por duhet ta pranojmë që ato janë të krijuara drejtpërdrejt nga Perëndia në ditën e pestë edhe të gjashtë (Zanafilla 1,14-25), ose këto kafshë gjigantë mund të ishin produkt i një mutacioni të pakontrolluar nga ndikimi i djallit në krijim mbas mëkatit fillestar (Zanafilla 3,1-7) ashtu siç na thotë edhe apostull Pavli: “sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi, me shpresë që vetë krijesa të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë. Sepse e dimë se deri tani mbarë bota e krijuar rënkon dhe është në mundim”.(Romakët 8:18–22)
Këto bisha njerëzit pagan i kanë adhuruar si të mbinatyrshme me flijime. Kështu nga përmasat dhe agresiviteti kanë pasur ndikim në psikologjinë dhe fetë pagane të njerëzve primitiv. Psh kur Aleksandri i Madh bashkë me ushtarët e tij marshuan për në Indi ata zbuluan se indianët adhuronin zvarranikë të mëdhenj që fishkëllenin të cilët ata i mbanin të mbyllur në shpella.
Të pranosh se dinozaurët u zhdukën vetëm nga një meteor dhe të hedhësh poshtë çdo mundësi tjetër si ajo që e thotë Bibla se u zhdukën me një përmbytje globale ku shenjat e kësaj përmbytje duken bindshëm në të gjithë rruzullin nuk është logjike, sespe në botë shumë specje vazhdojnë dhe zhduken deri më sot, jo nga meteorët por nga ndryshimi i kushteve atmosferike klimaterike ekstreme.
Unioni Ndërkombëtar i Konservimit të Natyrës (IUCN) thotë në raportin e tij të fundit se ka në “listën e kuqe” të kafshëve të kërcënuara me zhdukje rreth 35,765 nga 128,918 specie të listuara.
Dinozaur ose krijesa, bisha që do dëmtojnë njerëzit edhe natyrën mund të shfaqen përsëri si ndëshkim për brezin e fundit mëkatar i cili do demonizohet si ata vetë edhe natyra, ashtu si ishte dhe në kohës Nohes.
Mos të çuditemi për këto shfaqje të këtyre bishave, sepse Zotit e tha: “Dhe, ashtu siç ndodhi në kohën e Noes, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut. Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë.” ( Luka 17,27)