A NUK E DINI JU SE AI QË BASHKOHET ME LAVIREN BËHET NJË TRUP ME ATË?SEPSE THUHET: “DO TË JENË TË DY, THOTË ZOTI, NJË MISH I VETËM”.(1 Korinthasit 6-16)

Fatkeqësisht sot në këtë brez të pabesë edhe imoral ose në këtë shoqëri panseksuale, marrëdhënia seksuale jo vetëm ka humbur qëllimin e shenjtë për çfarë është dhënë tek njeriu, për bashkim në një mish dhe riprodhim të çiftit heteroseksual, por është kthyer si një marrëdhënie e rëndomtë mishore, vëtëm për instikt apo shfryrje gjenitale, kënaqësi e çastit ose mund ta krahasojmë si një ushqim fastfood që dikush e ha me nxitim, fshin buzët, hedh mbeturinat në rrugë dhe vazhdon rutinën e ditës duke e harruar ose bën sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe nuk ka asnjë ndikim me prapaveprim.
Dmth, ata mendojnë se derisa kemi instiktin edhe organet seksuale ne duhet t’i përdorim, pa e vrarë mendjen se çfarë pasoja mund të kenë ato, sepse kështu i ka krijuar natyra.
Në fillim le ta shikojmë seksualitetin në këndvështrimin pagan, hebre dhe të krishterë.
Seksualiteti te paganët kishte liri veprimi dhe martesa kishte kryesisht funksion riprodhues dhe trashëgimor, por kjo nuk i ndalonte burrat, që shpesh kishin edhe marrëdhënie jashtëmartesore. Ajo që dënohej zakonisht ishte shkelja e normave shoqërore si tradhëtia martesore, që cënonte trashëgiminë, por jo akti seksual në vetvete.
Pra instikti seksual shikohej si pjesë e natyrës si forcë natyrore dhe por edhe hyjnore. Tek paganët, grekë/romakë seksualiteti ose erotika ishte personifikuar me idhuj pagan si Afërdita, që simbolizonte dëshirën seksuale pa turp ose moral, po ashtu tek romakët ishte Venusi, perëndesha e dashurisë.
Demosteni orator (shekulli i IV) prK thoshte: “Ne kemi hetaira për kënaqësi, konkubina për kujdesin e përditshëm të trupit, dhe gra për të lindur fëmijë të ligjshëm dhe për të ruajtur shtëpinë.”
Kjo ishte në përgjithësi përqasja seksuale tek grekët, paganët.
Seksualiteti në traditën hebraike dhe brenda judaizmit trajtohet si pjesë e rëndësishme dhe e shenjtë e jetës njerëzore.
Tekstet kryesore të Biblës, si Torah , ose Pentaoteku (pesë librat e parë të Biblës) na tregojnë se marrëdhëniet seksuale janë të lejuara dhe të inkurajuara brenda martesës sidoemos për riprodhim të popullit ashtu siç Zoti urdhëroi çiftin e parë njerëzor sipas urdhrit hyjnor : “Bëhuni frytdhënës dhe shumëzohuni”.( Zanafilla 1:28)
Seksi ishte edhe për kënaqësi reciproke mes tyre si vulë e dashurisë së çiftit heteroseksual: “Burri nuk duhet t’i mohojë gruas “ushqimin, veshjen dhe marrëdhëniet bashkëshortore.” (Eksodi 21:10)
Gjithashtu inçeste ndryshe nga paganat ishte i ndaluar :“ Asnjë nga ju nuk do t'i afrohet ndonjë të afërmi nga gjaku për të zbuluar lakuriqësinë e tij. Unë jam Zoti.” ( Levitiku 18-6)marrëdhënie gjatë menstruacioneve ishin të ndaluara : “Nuk do t'i afrohesh një gruaje për të zbuluar lakuriqësinë e saj në periudhën e papastërtisë së saj të shkaktuar nga zakonet”. ( Levitiku 18-19) .
Edhe në krishtërim që u themelua nga vetë Jisu Krishti, Fjala dhe Biri i Perëndisë i bërë biri i njeriut për shpëtimin e botës, seksualiteti trajtohet si dhuratë e Zotit, por që duhet jetuar në mënyrë të shenjtë dhe me përgjegjësi, brenda jetës shpirtërore të Kishës.
Seksualitet mund të ushtrohet vetëm në martesë, e cila nuk është thjesht një akt shoqëror, por një mister i Kishës.
Në martesën e bekuar seksualiteti ushtrohet lirshëm pa turp në çifte.
Kjo përqasje e krishtërimit mbi seksualitetin u përhap edhe në të gjithë botën pagane, që kishte një orientim seksual liberal, pa kriter moral, pa limit dhe pervers.
Kjo situatë kërkonte një trajtim më teologjik të problemit dhe jo thjesht vetëm ligjin: “mos kurvëro” ose “Mos thyej kurorë”.( Mateu 5-27)
Korinti ishte port i madh tregtar, kozmopolit, shumë i pasur dhe shumë i shthurur. Për këtë arsye, në botën greke, Korinti u krijua si stereotipi i qytetit të shthurur dhe i dhënë pas luksit dhe kënaqësive. Madje ekzistonte shprehja greke “korinthiazesthai” “të jetosh si korintas”, që nënkuptonte jetë të shfrenuar seksuale pa moral.
Në Korint ishte themelosur edhe një komunitet i krishter që brenda tyre kishte edhe të krishter liberal që nuk i jepnin rëndësi disiplinimit të seksualitetit sipas doktrinës edhe katekizmës kishtare, por mendonin se mjafton të besosh me shpirt dhe nuk ka rëndësi se çfarë bën trupi, sepse sipas tyre trupi ka funksionet e veta të pavarura natyrore, që nuk ndikojnë tek shpirti dhe bashkimi me Zotin.Kjo ishte një herezi që u përhap nga nikolaitët , kjo ishte një herezi që lejonte mes të krishterëve imoralitetin seksual, ngrënjen e mishit të flijuar idhujve.Këto ishin të uryera për Zotin dhe të dënushme nga Apostujt dhe Kisha Apostolike : “Por këtë e ke të mirë: se i urren veprat e Nikolaiteve, të cilat edhe unë i urrej.” Zbulesa 2:6)
Apostulli ishte i qartë edhe i drejtperdrejtë dhe ju shkruan kundra të krishterëve me pikëpamje liberale në Korint por jo vetëm, që thoshin se nuk është problem të shkosh për kënaqësi me një prostitutë, siç ishin ato edhe të tempullit të Afërditës , sepse kjo nuk e cënon as besimin as edhe qenien trupore të personit, se pas një akti seksual çdokush shkon në punën e vetë pa ndikuar në çështjet e besimit që janë shpirtërore por as edhe tek trupi i secilit .
Apostulli, në trajtimin e tij teologjik kur shkruan se: “A nuk e dini ju se ai që bashkohet me një kurvë bëhet një trup me të? Sepse thuhet: “Do të jenë të dy, thotë Zoti, një mish i vetëm” ( 1 Korinthasve 6-16),e mbështet argumentin tek Zanafilla : “të dy do të bëhen një mish i vetëm”(Zanafilla 2:24).
Pra, bashkimi seksual krijon një lidhje reale mes dy indivitëve, prandaj sipas mendimit biblik, marrëdhënia seksuale nuk është thjesht akt trupor, por një bashkim i thellë që përfshin trupin dhe dimensionin shpirtëror dhe emocional.
Për më tepër për një të krishter kjo ka një rëndësi shumë të madhe, sepse apostulli thotë se: “A nuk e dini ju se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr, pra, unë gjymtyrët e Krishtit dhe t'i bëj gjymtyrë të një kurve? mos qoftë ashtu! (1 Korintasve 6-15) dhe: “A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes?” (1 Korintasve 6-19)
Kështu i “krishteri” liberal me frymë bote, kur abuzon me seksualitetin se tradhëton në martesë dhe kurvëron , ai mëkaton si kundër vetes dhe bashkëshortes\ it, por edhe më keq mëkaton kundër Krishtit dhe Frymës së Shenjtë dhe Atit, pra kundër Trinisë ( Perëndisë) , që e bëri njeriun mashkull edhe femër (Zanafilla 1-27) që të bashkohet në një mish ( Zanafilla 2-24) që të shtohet edhe të shumohet ( Zanafilla 1-28).
Prandaj apostulli urdhëron në emër të Zotit: “Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet” ( 1 Korinthasve 6;18)
Shkenca nuk flet për “një mish” në kuptim shpirtëror, por ka disa gjetje interesante biologjike, sepse marrëdhënia seksuale çliron oksitocinë dhe vazopresinë. Oksitocina lidhet me ndjenjën e afërsisë dhe besimit. Këto hormone forcojnë lidhjen mes partnerëve. Nga marrdhënia transmetohen edhe viruse seksualisht të trasmetueshme dhe madje këto transmetohen edhe tek të tjerët që nuk janë pjesë e aktit seksual mëkatar si në kurvëri ose kuroshkelje, si psh burri tradhëtar ja çon gruas edhe anasjelltas virusin, por madje është edhe një ide interesante që këto elementë transmetohet edhe tek embrioni dhe fëmijët që vijnë nga të tjera marrëdhënie.
Telegonia është një hipotezë biologjike që sugjeron se pasardhësit e një femre mund të shfaqin karakteristika të një partneri të mëparshëm, edhe kur babai biologjik është një mashkull tjetër. Ideja është se marrëdhëniet e mëparshme të femrës mund të “lënë gjurmë” në pasardhësit e saj.
Charles Darwin e përmendi në veprën e tij “Variacioni i Kafshëve dhe Bimëve nën Zbutje”, duke sugjeruar se ndikimi i një mashkulli mund të shtrihej përtej një fekondimi të vetëm.
• Depërtimi i spermatozoideve jo-fekonduese: spermatozoidet e partnerëve të mëparshëm mund të hyjnë në indet somatike të femrës dhe të ndikojnë në oocitet (vezët) e ardhshme.
• Fshikëza jashtëqelizore (uterosome): këto transportojnë proteina dhe molekula ARN-je që mund të përmbajnë informacion biologjik mashkullor nga partnerët e mëparshëm.
Si përfundim, “Telegonia” mbetet një hipotezë interesante me rëndësi historike dhe teorike në studimin e trashëgimisë. Ajo ka nxitur kërkime mbi mikro-kimerizmin, transferimin e ADN-së dhe mekanizmat epigjenetikë.
Por edhe pse “Telegonia” është akoma një hipotezë dhe e ardhmja e kërkimeve shkencore do ta vërtetojë po apo jo si një fakt shkencor, përsëri kur dikush tundohet për të bërë kurvëri marrdhënie jashtëmartesore ose tradhëti bashkëshortore duhet të mendohet më gjatë, sepse nuk është vetëm një kanaqësi erotike e çastit, një shfryrje të energjisë seksuale instiktive, por më shumë një bashkim shpirtëror, emocional madje bioloigjik.