Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • SHKRIMET E VITIT 2026
      • SHKRIMET E VITIT 2025
      • SHKRIMET E VITIT 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

PSE KRISHTI HIPI MBI NJË GOMAR?

April 5, 2026 at 6:53 pm, No comments
Picture1-6.png Nga Katekisti: Miron Çako

Çdo detaj në Shkrimin e Shenjtë , ka një domethënIe mistike që duhet ta gjurmësojmë që të mësojmë mesazhin që na jep.

Krishti gjatë gjithë veprimtarisë së tij tre vjeçare si apostull i Atit eci në këmbë zbathuar në të gjithë tokën e Izraelit kjo mënyrë ishte shenjë e varfërisë vullnetare ose të vetëzbrazies së Krishtit , ashtu si dhe apostull Pavli na mëson për këtë mister kristologjik : “Sepse ju e njihni hirin e Zotit tonë Jezu Krisht, i cili, duke qenë i pasur, u bë i varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij.” ( 2 e Korintasve 8:9)

Krishti nuk hypi asnjëherë në ndonjë kafshë sepse kishte marrë trajtë shërbëtori : “ Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve” (Mateu 20-8).

Por mbasi ai ngjalli Lazarin mikun e tij që shënon edhe fundin e veprimtarisë së tij mesianike urdhëron nxënësit:
"Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër Malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,duke u thënë atyre: ''Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m'i sillni!Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t'i kthejë shpejt''.Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç'ishte thënë nga profeti, që thotë:''I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë''.Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jisui.Sollën gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: ''Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!''.Dhe kur hyri Jisui në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: ''Kush është ky?''.Dhe turmat thoshin: ''Ky është Jisui , profeti nga Nazareti i Galilesë.( Mateu 21 ;1-11)

Zotit Jisu Krisht hipi mbi një këriç gomareje dhe hyrja e tij triunfale në qytetin e shenjtë Jeruzalem hipur mbi një gomar të ri , ashtu si e kujtojmë në të “Dielën e Dafinave" ka patjetër një domethënje simbolike , historike ,teologjike dhe eskatologjike .

E para historike Jisui ishte duke përfunduar të gjithë misionin e tij që Ati Perëndi i kishte caktuar për popullin jude , për : “tek delet e humbura të Izraelit” ( Mateu 15-24).

Ai duhej ta përmbushte pritjen shekullore të popullit për Mesian dhe duhej të hynte në Jeruzalem ( qyteti i paqes ) si Mbreti paqësor i shumëpritur sipas profetësive si profeti Zaharia që thoshte se Mesia, Mbreti do të vinte i përulur, duke hipur mbi një gomar : “Gëzohu shumë, bijë e Sionit! Bërtit nga gëzimi, bijë e Jerusalemit! Ja, mbreti yt po vjen te ti; ai është i drejtë dhe shpëtimtar, i përulur dhe i hipur mbi një gomar, mbi një këlysh gomari.” (Zakaria 9:9)

Kjo profetësi më në fund u realizua kur Krishti hyri mbi një gomar në Jeruazalem dhe populli e priti me thirje “ hozana” ( të falemi ) dhe me palma ose dafina .

Sipas kohës kjo ishte një pritje e denjë për një mbret dhe fitimtar mbi armikun, aq më shumë Jisui mundi armikun më të madh të njerëzimit që është vdekja, sepse Krishti ngjalli Llazarin ( Joani 11-43) dhe kjo mrekulli bindi popullin të besoj për një kohë të shkurtër se ai është vërtet Mbreti, Mesia i shumëprituri, prandaj : “ Shumë nga judenjtë që kishin ardhur te Maria, kur panë ato që bëri Jezui, besuan në të, por disa prej tyre shkuan te farisenjtë e u treguan çfarë kishte bërë Jisui “ ( Joani 11 -47)

E dyta është teologjike, sepse hyrja e pa zakontë e Krishtit mbi një pulisht gomare , një kafshë e përulur , ka një domëthenie.

E para kjo ka të bëjë me vetë njerëzimin e tij . Ai ishte nga përjetësia si Biri dhe Fjala e Atit : " dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi” ( Jaoni 1-1 ) por : “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.” ( Joani 1-14).

Ai është një person me dy natyra hyjnore dhe njerëzore , dhe tek natyra e tij njerëzore qëndron e plotë Perëndia :“Sepse në Të banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.” (Kolosianëve 2:9), kështu natyra njerëzore e Krishtit që mbajti natyrën hyjnore të Fjalës është e ngjashme me shfaqen e Krishtit i cili hypi në një kafshë barre si konsiderohej gomari.

Shumë Etër si Shën Andrea i Kretës, Shën Joan Gojarti në mënyrë të tërthortë e interpretojnë gomarin si natyra jonë e thjeshtë, e rënduar, “e papërpunuar”, dmth njerëzimi që ka nevojë të drejtohet, që Fjala e merr nën vete dhe udhëheq natyrën tonë njerëzore drejtë shpëtimit me anën e bindjes e përulur në trupin e tij , ashtu si na thotë apostulli : “ i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme porsi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.” (Filipianëve 2:6-8)

Prandaj mund të themi si analogji se ashtu si Krishti hipi mbi gomar, po ashtu hyjnorja udhëheq dhe mbart njerëzoren në Perendi- njeriun , Jisu Krisht :“Sepse Atit i pëlqeu që në Të të banojë gjithë plotësia.”( Kolosianëve 1:19).

Në mishërim, Zoti merr natyrën njerëzore pa e shkatërruar atë, Ai nuk e zhduk njerëzoren (gomarin), por e përdor dhe e nderon, nuk e shtyp, por e çon drejt qëllimit drejt Jerusalemit qiellor, pavdeksisë dhe hyjnizimit me vdekjen dhe ngjalljen e tij trupore që u krye në Jeruzalemin tokësor.

Krishti në trupin e tij si një kafshë bare mbajti barrën e mëkateve tona : “Ai vetë i mbarti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit, që ne, të vdekur për mëkatet, të jetojmë për drejtësi.” (1 Pjetri 2:24)

Duhet të dimë se në traditën judaike kur mbretërit dhe luftëtarët hipnin mbi kuaj dhe hynin në qytete ata vinin për luftë, sepse kali ishte simbol fuqie dhe lufte, kurse kur vinin hipur mbi një gomar ata vinin për paqen , sepse gomari ishte simbol i paqes, thjeshtësisë dhe përulësisë.

Kështu hyrja e Krishtit mbi gomarë kërkon të na thotë teologjikisht se Ai, Biri dhe Fjala e Perëndisë i bërë Biri i njeriut, prej Shpirtit të Shejntë dhe Virgjëreshës Mari , nuk erdhi për të gjykuar , sepse duke zgjedhur gomarin, Krishti tregoi se nuk vinte si mbret luftëtar, por si Mbret paqësor si “ Princi i Paqes “ ( Isaia 9-6 ) për të paqtuar popullin mëkatar me Perëndinë, nëpërmjet vetes së Tij :” Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij”. (Joani 3:17)

Krishti përdori simbolikën e gomarit duke thënë se pushteti i tij mbretëror nuk do ishte i dhunshëm por paqësor dhe i përulur , ashtu si i nxiste turmat ; “mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur." ( Mateu 11 ;18-29)

Po ashtu Krishti zgjodhi këtë kafshë të përulur , sepse ai nuk deshi ti bënte qejfin elitës që kërkonte të mburrej me Mesian e tyre si një triumfator ushtarak kundra romakëve, por të tregonte afërsi me njerëzit e thjeshtë të përulur që mbanin barat e padrejtësive të mbretërve arrogant, por edhe të krerëve fetar egoist dhe hipokrit.

Biri dhe fjala e Perëndisë që në qiejt lëviz përmbi keruvime, ashtu si na i interpreton psalmisti : “Ai i uli qiejt dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij;i kishte hipur një kerubini dhe fluturonte; fluturonte shpejt mbi krahët e erës.” ( psalmi 18;9-10), kurse kur : “ Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne;” ( Joani 1 -14), Ai u shfaq në tokë mbi një gomar, sepse gomari simbolizon edhe kombet që kishin humbur arsyen edhe ishin në pasione shtazore , Ai këto kombe i bën popullin e Tij, Izraelin e ri, ashtu si Apostull Petro shkruan për kombet :" Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme;ju, që dikur nuk ishit një popull, kurse tani jeni populli i Perëndisë; ju, dikur të pamëshiruar, por tani të mëshiruar. ( 1Petros 2;9-10_)

Tashmë besimtari i krishtere është si gommari i Krishtit që mban mbi vete edhe zgjellën e lehtë të Krishtit , ashtu si mësonte Zoti : “ Merrni mbi vete zgjedhën time …dhe ju do të gjeni freskim për shpirtin, sepse zgjedha ime është e këndshme dhe ngarkesa ime është e lehtë."Mateu 11:28-30 )

Pra në mënyrë simbolike, si gomari që mbarti Krishtin drejt Jerusalemit edhe besimtari i krishter thirret të “mbajë” në jetën e vet në rrugën për në Jeruzalemin qiellor mësimet dhe praninë e Krishti, sipas hirit që trasmetohen nga misteret e Kishës Apostolike , pra të jetojë sipas besimit dhe porosive në Krishtin .

Prandaj ashtu si gomari është një kafshë e thjeshtë dhe pa krenari, edhe mban barra pa u ankuar edhe besimtari thirret të jetë i përulur, i thjeshtë dhe të të jetë i gatshëm të bajë barrën e dashurisë me vepra për Zotin edhe të afërmit , dmth të ndihmojë të tjerët dhe të mbajë përgjegjësi me durim derisa ato janë për lavdinë e Zotit të mirën e shpëtimit të tij dhe të afërmit në Krishtin.

Gomari një kafshë e butë tregon simbolikisht se kur e mbajmë Krishtin në zemër edhe ne duhet të jemi të butë , jo të dhunmshëm , dominues dhe arrogant ndaj të tjerëve dhe botës , sespe Zoti thotë : “Lum të butët, sepse ata do të trashëgojnë dheun.”(Mateu 5:5)

Hypja e përulur e Krishtit mbi gomar kur erdhi në Jeruzalem si shenjë përulësie dhe paqe me njerëzit është edhe eskatoligjike , sepse kur Ai të vij për herë të dytë nga qielli, do të vijë për luftë që ti mundë përfundimisht kundërshtarët e tij në botë, si djallin , demonët , ateistët, mbretërit e ligj, antikrishtët, mëkatarët e papenduar, por atëhere do vijë me fuqi hipur mbi një kal qiellor të bardhë bashkë me ushtrinë qiellore si "Zot i Zotërve dhe Mbret i Mbretërve",dhe besnikët e përulur do ta presin me palma në Jeruazalemin qiellor që do zbresë nga qielli, ( Zbulesa 21-10),ashtu siç thuhet tek Zbulesa:
"Dhe pashë qiellin e hapur, dhe ja, një kalë i bardhë, dhe ai që e kalëronte quhet Besniku dhe i Vërteti; dhe ai gjykon dhe lufton me drejtësi.Dhe sytë e tij ishin si flakë zjarri dhe mbi kryet e tij ishin shumë kurora; edhe kishte një emër të shkruar, që askush nuk e di përveç atij;Dhe ishte i veshur me një rrobe të ngjyer në gjak; dhe emri i tij quhet: "Fjala e Perëndisë".Dhe ushtritë që janë në qiell e ndiqnin mbi kuaj të bardhë, të veshur me rroba liri të hollë, të bardhë dhe të pastër….. Dhe mbi rroben e vet dhe mbi kofshën ishte shkruar një emër: MBRETI I MBRETËRVE dhe ZOTI I ZOTËRVE.
Pas këtyre gjërave, pashë një turmë të madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit dhe përpara Qengjit, të veshur me rroba të bardha dhe me palma në duart e tyre.Dhe thërrisnin me zë të madh, duke thënë: ``Shpëtimi është i Perëndisë tonë që është ulur mbi fron dhe i Qengjit``( Zbulesa;19 11 16, 7 9 10)

Është edhe një faktë që nuk duhet injoruar.

E vetmja kafshë në krijim që ka një kryq të dallueshëm në trupin e tij është gomari.
Sipas legjendës, gomari që Jisui i hipi në Jerusalem kur bëri hyrjen e tij triumfale ,që e festojmë si të “Dielën e Dafinave” gomarit nuk i hipi askush më pas , gomari më vonë kur e pa Krishtin të munduar dhe ngarkuar me barën e kruqit nëpër Kalvar, e ndoqi Krishtin e munduar deri në vendin e quajtur Golgotha , një kodër pranë Jerusalemit, ku e kryqëzuan Krishtin bashkë dy hajdutë .

Goamari u bë bartësi i parë i shenjës dalluese të kryqit, sepse i pikëlluar nga pamja e Jisuit në kryq atë ditë që tani njihet si “E Premtja e Madhe” gomari nuk mundi të largohej dhe hija e Kryqit të Krishtit ra mbi supet dhe shpinën e gomarit dhe qëndroi aty e stamposur si një shenjë deri më sot .

Ky gomar i përulur i nderoj gjithë gomarët, sepse në shpinën e tyre kanë një kryq , që njihet si kryqi i Jisuit në shpinë e gomarit.

Kjo tregon se edhe pse gomarin shumë e përçmojnë ose keq përdorin si kafshë bare, përkundrazi Zoti e nderoj si kafshë e butë dhe sakrifikuese dhe e përdori për lavdinë e Tij në tokë , që të përuli të fortët dhe të turpëroj të diturit : “Por Perëndia zgjodhi gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtat; dhe Perëndia zgjodhi gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortat; dhe gjërat e pavlera të botës dhe të përbuzurat zgjodhi Perëndia… që asnjë mish të mos mburret përpara Tij.”(1 Korintasve 1:27–29)

Madje gomari ka zgjuarsi më të madhe se kali, se atje ku ecën gomari nuk ka rezik dhe përdorej për të gjetur shtigje të sigurta në male , kurse kali mund të bjeri edhe në humnera.

Gomari me kryq , kjo kafshë e përulur është vënë para nesh njerëzve që të mendojmë në këtë ditë si ( E Diela e Dafinave ) dhe të zgjedhim para Zotit do të jemi egoist, arogantë , rebel si kali apo mushka dhe Krishti nuk do na pranojë dhe përdori për punët e Perëndisë , ashtu si na thotë psalmisti :” Mos u bëni si kali dhe si mushka që nuk kanë mend, goja e të cilëve duhet të mbahet me fre dhe me kapistër, përndryshe nuk të afrohen.” ( Psalmi 32-9) ,apo do të jemi të përulur të bindur, sakrifikues si gomari i Krishtit që Jisui siç qëndroj me butësi tek gomari të qëndrojnë në ne me hirin e shejntë dhe të na shënoj me shenjën e kryqit , që të quhemi Kristofor ( Krishtë mbajtës), ashtu si dhe Apostull Pavli thoshte :"Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.” ( Galatasve 2:20) Amin.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • PSE KRISHTI HIPI MBI NJË GOMAR?
    5 Apr, 2026
  • A' U ZHDUKËN DINOZAURËT ME METEOR SIPAS EVOLUCIONISTËVE, APO ME PËRMBYTJE SIPAS BIBLËS?
    12 Mar, 2026
  • A NUK E DINI JU SE AI QË BASHKOHET ME LAVIREN BËHET NJË TRUP ME ATË?SEPSE THUHET: “DO TË JENË TË DY, THOTË ZOTI, NJË MISH I VETËM”.(1 Korinthasit 6-16)
    11 Mar, 2026
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    3 Mar, 2026
  • “DO VIJE KOHA QË NJERIIU DO HAJË NJERIUN!”
    25 Feb, 2026
  • TË MIRAT SHPIRTËRORE DHE TRUPORE TË AGJËRIMIT DHE KRESHMIMIT
    25 Feb, 2026
  • A DUHET T`I BESOJMË ASTROLOGJISË, OROSKOPIT , SI NJË SHKENCË EKZAKTE ?
    19 Feb, 2026

Extra contentus

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat.

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako