LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
Nga Katekisti: Miron Çako
Edhe pse lufta është ferri në tokë njerëzit nuk heqin dorë prej saj, madje është bërë një element i rëndësishën i jetës dhe qytetërimit njerëzor.
Sipas Biblës edhe pse në botë ka vetëm një Perëndi Transhendent dhe Imanent që ka si qëllim paqen si në qiell ashtu edhe mbi dhe, përsëri paqja mund të arrihet vetëm në sajë të një dyluftimi, mes të mirës edhe të keqes.
Ishte Satanai i futur tek gjarpëri që i mashtroi njerëzit dhe futi konfliktin dhe luftën në Eden (Zanafilla 3; 1-7) mes Zotit dhe njeriut rebel, njeriut mes njeriut dhe me krijimin (Zanafilla 3; 16-24). Viktima e parë e kësaj lufte armiqësore mes njerëzve ishte Abeli që u vra nga zilia e vëllait ziliqar Kainit (Zanafilla 4-8). Që nga vëllavrasja e parë, lufta për gjatë shekujsh deri më sot ka vrarë shumë njerëz që në ADN e tyre janë vëllezër.
Perëndia e Biblës edhe pse është një Perëndi Triadik ndryshe nga "perënditë" pagane që ndeshen mes tyre, përsëri Bibla e konturon Perëndin luftarak që lufton me Satanain (Psalmi: 74 -13) po ashtu edhe në luftë me kombet mëkatar. (Psalmi: 89-10)
Izraeli u bë instrumenti i Zotit për të luftuar të keqen në tokë tek popujt mëkatar që duhet të zhdukeshin ( Ligji i Përtërirë 7,1-2). Duke zhdukur kombe mëkatar dhe duke u mbrojtur prej tyre Izraeli mbron njëkohësisht çështjen e Perëndisë së vërtetë kundër "perëndive" të popujve pagan, prandaj edhe mbreti i Izraelit (Psalmi 2-6) shikohej në histori si zëvëndësi i Perëndisë për të luftuar të keqen me besim dhe trimëri ushtarake që kërkonte patjetër ndihmën hyjnore, vërtet njerëzit luftojnë por vetëm Perëndia jep fitoren, ashtu si na thotë psalmisti: “Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t`i zhduk ato. Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t`i shkatërroj. Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t`i shkatërroj."(Psalmi 118: 10-12 )
Lufta sipas Biblës duhet parë si një shuplakë e Perëndisë për mëkatet kolektive të njerëzve kur nuk ka mënyrë tjetër për tu korrigjuar ai brez apo komb mëkatar i pandreqshëm, prandaj lufta nuk do të zhduket nga toka deri sa të ketë mëkatar dhe mëkate në botë “sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes”.(Efesianëve 5:6)
Edhe kjo paqe mbarë botërore do të realizohet gradualisht mes shumë luftrash dhe në fund me një luftë përfundimtare mes të mirës edhe të keqes, Zotit dhe djallit, me vdekjen e egërsirës apokaliptike në fundin e ditës(Danieli 7,11-12) ku mbretëritë e tokës nga i Lashti i Ditëve (Perëndia) do ti jepen Birit të njeriut, ashtu si profetizon Profeti Daniel: "Atij(Krishtit) iu dha sundimi, lavdia dhe mbretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t'i shërbenin; sundimi i tij është një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij është një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë".(Danieli 7,13-14)
Kur zbriti nga qiejt i Biri i Perëndisë i bërë Biri i njeriut si "Princi i paqes" (Isaia 9-5) në botën konfliktuale mes luftrash në vitin 5058 mbas Adamit, Jisu Krishti luftoi me armiqtë e njeriut, si djallin, mëkatin dhe vdekjen dhe fitoi me kryqëzimin vdekjen dhe ngjalljen e Tij të lavdëruar (Kolosianët 2-15) dhe u ngjit në qiejt me lavdi ( Veprat e Apostujve 1 -9) duke u ulur si fitimtar në fronin e Perëndisë, Atit.( Zbulesa 3-21)
Edhe pse Krishti i nxiti nxënësit e tij: “Lum ata që do bëjnë paqe se do quhen Bijtë e Perëndisë”(Mateu 5-9), asnjëherë nuk duhet kuptuar si pasivitet dhe tolerancë ndaj të keqes. Paqja e brendshme e Perëndisë nuk është mungesa e konfliktit të jashtëm. Paqebërësit e Perëndisë nuk janë ata që janë çliruar nga përpjekjet e mëdha të jetës, ose ata që mund të shkatërrojnë mungesën dhe heqjen e luftës mes njerëzve.Vetë Krishti nuk e bëri atë, Ai nuk mori një veprim paqeruajtësi në konfliktet dhe luftrat e kohës. Vetë Krishti “Princi i Paqes” (Isaia 9-5) ka shpallur se Ai vetë do të jetë shkaku i shumë konflikteve ndërmjet njerëzve. (Mateu 10,34-39)
Krishti e lavdëroi kryeqindëshin romak për besimin e tij por nuk tha asgjë kundër shërbimit të tij ushtarak (Mateu 8-5). Shën Joan Pararendësin dhe Pagëzorin kur e pyetën ushtarët: “Dhe ne, ç'duhet të bëjmë?'', nuk i tha hiqni dorë nga shërbimi ushtarak, por: ''Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!''( Luka 3-14).
Sipas Biblës drejtësia është rezultat i dashurisë. Shpesh dashuria atërore e Perëndisë imponon edhe dënimin dhe ndëshkimin për shkak të korrigjimit të keqbërësit, sepse: “Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që i pëlqen”. (Fjalët e urta 3-12)
Kjo profetësi e Krishtit ndodhi vërtet. Perëndia priti shumë vite që judenjtë të pendoheshin por ata jo vetëm që nuk u penduan por po përndiqnin të krishterët dhe Kishën Apostolike në bashkëpunim me mbretin Herodin duke vrarë apostujt. (Veprat e Apostujve 7-59; 12 -2)
Edhe Shën Pavli, goja e Krishtit dhe apostulli i kombeve nuk është kundër përdorimit të armëve dhe luftës kundër të keqes: “Sepse pushtetari është shërbëtor i Perëndisë tek ty për të mirën. Po nëse bën të keqen, frikësohu; sepse ai nuk e mban më kot thikën; sepse është shërbëtor i Perëndisë, shpagimmarrës që përmbush zemërimin ndaj atij që kryen të keqen”.(Romakët 13-4)
Sipas Tertulianit shekulli i III : “Të krishterët mbanin armë në ushtrinë romake, pa u dalluar nga paganët”. Ky mobilizim në ushtrinë pagane nuk ishte një pengesë për shenjtërimin e tyre, përkundrazi vyrtytet e tyre të krishtera, si dashuria, drejtësia i ndihmon të ishin ushtarak të dalluar dhe të fitonin tituj dhe ndere ushtarake të ushtrisë romake sipas trimërisë në luftë, si Shën Gjergji (23 Prill), Shën Dhimitri (26 Tetor), Shën Theodhor Stratillati (8 Shkurt), Shën Theodhor Tiron (17 Shkurt) etj.
Ky nuk është kusht por një këshillë dhe kisha nuk e ka praktikuar.
Krishtërimi Orthodhoks duke u mbështetur në doktrinën Ungjillore dhe në traditën e Shenjtë nuk është kundër përdorimit të armëve dhe luftës mbrojtëse në këtë fazë të tanishme të botës mëkatare. Kisha Apostolike e toleron luftën si një e keqe më të vogël që parandalon një të keqe më të madhe, si apostazia, proselitizmi me dhunë, herezia, shthurja morale dhe perversioni, por asnjëherë Kisha Orthodhkse nuk i bekon luftërat dhe nuk lutet për luftën, por për paqen: “Sepse nuk ka luftë të shenjtë, por paqe të shenjtë” (Kryepiskopi i Tiranës , Durësit dhe i gjithë Shqipërisë +Anastasi)
Prandaj, kur njeriu shkon në luftë, sakrifikohet dhe vdes si një dëshmorë për të mbrojtur, besimin ,familjen atdheun, është një akt i lavdërueshëm që nderohet sipas kriterit të dashurisë mes të krishterëve, sepse: “Askush s’ka dashuri më të madhe se kjo, të vërë ndonjë jetën e tij për miqtë e tij”(Joani 15-13).
Patjetër askush nuk e do luftën, por ajo ndonjëherë është e pashmangshme dhe e lejueshme nga drejtësia hyjnore si ndërhyrja e fundit kirurgjikale për ta shpëtuar që të mos vdesë trupin e shoqërisë njerëzore nga pjesët e gangrenizuara. Është shumë mbresëlënës biseda e Shën Jakovit me Shën Joan Rusit.
Vetëkuptohet se të krishterët, përpara se të përdorin armët, duhet të shterojnë të gjitha mjetet paqësore të dialogut: "Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit". (Roamakët 12 -18) dhe ta përdorin luftën vetëm si mjetin e fundit për zgjidhjen e problemeve dhe për mbrojtjen.
Shumë herë nga luftërat dhe hidhërimet doli një jetë e re nga hiri, më superiore dhe më e bukur se ajo e mëparshmja, si në aspektin kulturor, teknik, ashtu edhe në atë shpirtëror dhe moral. Kjo sepse nën presionin e luftës shpirti njerëzor pastrohet nga mëkatet, intensifikon forcat për zbulimin e metodave të reja teknike, por edhe për krijimin e idealeve të reja dhe për shtytjen për të krijuar një jetë të re pas luftës ashtu si ndodhi dhe pas luftës së dytë botërore në vitin 1945 ku Evropa përparoi në solidaritet dhe në vlera morale sa kaluan gati 81 vjet pa luftë deri më sot 2026.
Kur e pyetën Shën Paisin shekulli XX: “Jerond përse e lejon Perëndia të ndodhin fatkeqësi? Ai u përgjigj: “Ka shumë raste. Nganjëherë, Perëndia lejon diçka që të dalë një gjë më e mirë dhe herën tjetër lejon një fatkeqësi, për ta urtësuar njeriun. Disa shpërblehen dhe disa të tjerë shlyejnë, asgjë nuk shkon dëm. Ta dini se edhe atëherë, kur Perëndia e lejon të shkatërrohen njerëzit, kjo gjë është në të mirën e njeriut, sepse Perëndia ka dhembshuri.”
Edhe lufta e Parë Botërore (1914-1918) që humbën jetën 14 milion njerëz dhe e dyta Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) ku humbën jetën gati 60 milion jetë, ushtarakë dhe civilë u nisën nga këto forca të errëta okulte me planet e tyre.Në të parën u rrëzuan mbretëritë shekullore, në të dytën u varfëruan kombet dhe grumbulluan pasuritë në oligarkë dhe bankierë të familjeve më të fuqishme të botës dhe në të tretën, që duket se ka nisur defakto, po kërkohet me armë të shkatërrimit në masë, bakterologjike, kimike, atomike të ulet popullata me një holokaust të pashëmbullt në historinë e njerëzimit.
Po edhe shenjtorët kanë folur të ndriçuar nga Zoti Jisu Krisht.
Shën Kozmai :"Kur dëgjon se filloi lufta, atëherë është afër". (Profetësia 23).
Shën Kozmai “ Është mirë që gratë dhe fëmijët të dalin në mal”.
Shën Kozmai "Një grusht ari një grusht miell".(40.)
Shën Kozmai "Do të shkoni të banoni diku tjetër dhe të tjerët do të vijnë të banojnë në vendin tuaj".(Profetësia 36).
Shën Kozmai "Do të jetë shekulli i tetë kur këto do të ndodhin".
Shekulli I XIII i madh është periudha midis viteve 7000 dhe 8000, përafërsisht që nga Adami njeriu i parë. Për shkak se Krishti u lind në vitin 5508 që nga Adami, 1992 ishte viti 7500 që nga Adami, bazuar në këtë numërim të Etërve të Kishës Orthodhokse ndryshe nga ajo e hebrenjve, viti 2022 ps K është viti 7530 që nga Adami.
Shën Kozmai: “Ajo një ditë do të bëhet romake ( e krishterë) dhe fatlum kush do të rrojë në atë mbretëri”(Profetësia 1)
Shën Paisi: “Zoti na ka lejuar dhe na lejon që të tronditemi nga fatkeqësia. Kohë të vështira janë përpara. Ne do të testohemi shumë. Duhet ta marrim seriozisht këtë paralajmërim dhe të jetojmë shpirtërisht … Megjithatë, unë ndiej ngushëllim të madh përbrenda. Kjo është vetëm një stuhi, si stuhitë e kaluara, ajo do të kalojë. Zoti i Mirë le ta marrë të keqen dhe ta shndërrojë në të mirë. Amin ".
Atë Efrem i Arizonës: “Jeta në këto kohë do të jetë një parajsë në tokë për sa i përket të mirave dhe besimit”.
Kur njerëzit të pendohen dhe t’i kërkojnë falje për mëkatet dhe të heqin dorë nga veprat e mishit, që janë të zbuluara publikisht dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria (perversioni), ndyrësia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, sikurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. (Galatasve 5 19-21) “Sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes” ( Efesianëve 5 -6).
Dhe Zbulesa e Joanit vazhdon, pastaj: “Dhe do të zbresi Mbretëria e Perëndisë dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më. Dhe unë, Joani, pashë qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, që zbriste nga qielli, nga Perëndia, që ishte bërë gati si nuse e stolisur për burrin e vet. Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre. Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.”Dhe ai që rrinte mbi fron tha: “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja.” Dhe më tha: “Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike.”(Zbulesa 21 -1-5)