Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • SHKRIMET E VITIT 2026
      • SHKRIMET E VITIT 2025
      • SHKRIMET E VITIT 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

TË MIRAT SHPIRTËRORE DHE TRUPORE TË AGJËRIMIT DHE KRESHMIMIT

February 25, 2026 at 12:14 pm, No comments

Picture1-4-2.jpg Nga Katekisti: Miron Çako

Njeriu nuk është një kafshë që u ngjit nga evolucioni i dhunshëm në vendin e parë të zinxhirit ushqimor mes gjallesave në botë, por është një qenie e krijuar drejtëpërdrejtë nga Krijuesi, me një mënyrë personale, sipas ikonës së Perëndisë me shpirt edhe trup dhe u vendos si kurora, mbreti dhe menaxheri i krijimit (Zanafilla 1-27).

Shpirti është një substancë e krijuar mendore jo materiale, është uni njerëzor, kurse trupi është i krijuar nëpërmjet baltës duke qenë banesë dhe shërbëtor i shpirtit në botën fizike (Zanafilla 1-26).

Në fillim njeriut iu dha për ushqim bimësi edhe fruta (Zanafilla 1-29) dhe mund të themi se njeriu ishte vegan në mënyrën e të ushqyerit. Pavarësisht se ishte në një djetë të pasur vegane vetëm me bimë, fara edhe fruta, përsëri ju dha një ligj kreshmor për tu përmbajtur nga ushqimi (Zanafilla 2-16), që ai të ushtronte lirinë e tij edhe të tregonte besnikëri ndaj Zotit.

Agjërimi erdhi si një praktikë e mëvonshme, kur njeriu i nxitur nga djalli mëkatoj (Zanafilla 3-6) dhe nuk mbajti kreshmën.

Tradita kishtare na thotë se Adami dhe Eva agjëruan, pra qëndruan pa ngrënë edhe pa pirë, për 40 ditë edhe netë tek porta e parajsës, që ti vinte keq Zotit dhe ti fuste përsëri në Eden. Po ashtu ka agjëruar për 40 ditë Moisiu, kur mori ligjin në malin Sina, (Eksodi. 34:29), profeti Ilia kur foli me Zotin në malin Horeb (I Mbret. 19:7-8) dhe vetë Zoti Jisu Krishti përpara se të fillonte misionin e tij shpëtimtar për të gjithë farën e Adamit. (Luka 4:1-2)

Agjërimi dhe kreshma janë praktika të nevojshme asketike për jetën shpirtërore të njeriut besimtar, sepse forcojnë karakterin, e disiplinojnë për ti thënë jo tundimit, ngrenë shpirtin mbi trupin dhe vendosin hirarkinë e duhur shpirt-trup.

Nëpërmjet tyre njeriu kommunikon më lehtë me botën shpirtërore, imiton engjëjtë që kanë si ushqim soditjen dhe adhurimin e Zotit, largon demonët që e kanë pushtetin tek mëkati, që erdhi në botë nga mosmbajtja e kreshmës në Eden.(Zanafilla 3-6)

Njeriut ju lejua që në menynë e tij vegane të hajë edhe ushqime shtazore mbas përmbytjes së Noes (Zanafilla kapitulli 7 ), sepse mbas asaj katastrofe ndryshoi natyra, flora dhe fauna, shumë fruta edhe bimë u zhdukën, atmosfera ndryshoi po ashtu edhe dendësia e oksigjenit në ajër, ndryshoi klima, u shfaqën stinët, i ftoti dhe i nxeti dhe kjo ndikoi jo vetëm në natyrë por edhe në trupat e njerëzve që u shtazuan, sepse njeriu u kthye vetëm mish.(Zanafilla 6-3)

Patjetër këto ndryshime morale fizike ndikuan edhe tek menyja e tyre. Njerëzit nuk mund ti merrnin proteinat më nga bimët dhe frutat prandaj u lejuan të hanë mish dhe nënprodukte shtazore.

Por edhe pse njeriut edhe disa prej kafshëve të papastra, në kontraditë me gjendjen natyrore si pasojë e mëkatit, ju lejua të hanë mishë edhe nën produkte shtazore, duhej të bëhej një balancim në menynë e tyre. Kështu edhe njeriu duhet të mos hiqte dorë nga ushqimi vegan por edhe kafshët mishëngrënëse kishin nevojë të hanin barishte për të rregulluar flourën e stomakut të tyre, një tregues ky se njerëzit dhe të gjitha kafshët ishin krijuar në fillim të hanin vetëm barishte dhe jo të ushqeheshin me viktimat e tyre. Prandaj agjërimi dhe kreshma që na përshkruhen në Bibël janë të domosdoshme jo vetëm për shërimin dhe restaurimin e shpirtit por edhe për mbarvajtjen e trupit njerëzor.

Sot shkenca e mjekësisë me studimet rreth asaj që ndodh brenda trupit njerëzor i ka dhënë të drejtë kishës për praktikat shekullore të agjërimit dhe kreshmimit.

Praktikat e agjërimit dhe kreshmimit që ndikojnë në shëndetin psiko-somatik të njeriut janë tregues se Zoti Jisu, si kreu dhe Kisha si trupi i Krishtit, kujdesen për shërimin e shpirtit edhe të trupit, sepse për krishterimin trupi është i vlefshëm dhe bashkëpunëtor i shpirtit. Madje trupi është tempulli i Zotit për të cilin duhet të kujdesemi sepse : “Në qoftë se dikush e prish tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta prishë atë, sepse tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë.” (1 Korintasve 3-17)

Kështu çdo abuzim me trupin nga keq ushqyerja e tepërt vetëm me ushqime shtazore, jo e balancuar me ushqim vegane, është një shkatërrim i trupit të cilin na e ka dhënë Krijuesi (Zanafilla 2-7).

Në një shoqëri konsumatore, ku shumëllojshmëria e ushqimeve, sidomos e atyre me bazë shtazore, të tepërta në yndyrna dhe sheqerna, janë shkaktarë të shumë sëmundjeve vrastare, agjërimi dhe kreshma mund të jetë një kohë dhe një mënyrë vërtet e mirë për të hequr dorë nga disa ushqime që janë më pak të shëndetshme, që mund të përbëjnë një tundim të vazhdueshëm dhe vartësi.

Përfitimet e agjërimit dhe të kreshmës, sipas recetave dhe praktikave kishtare, janë vërtetuar se kanë sjell dobi në shëndetin e praktikantëve jo vetëm si mënyrë e të ushqyerit por edhe si kohë e agjërimit dhe kreshmimit.

Sot njerëzit vuajnë nga mbipesha që në moshën fëminore që është një problem sa shëndetësor aq edhe psikologjik, sepse dëmton paraqitjen dhe shkaton reagime bullizuese me pasoja psikologjike. Prandaj agjërimi dhe kreshma, që reduktojnë ndjeshëm marrjen e yndyrnave dhe sheqernave, në interes të shëndetit, janë mjete shumë efikas për uljen në peshë në mënyrë natyrale, në ndryshim nga djetat e sforcuara të dobësimit, që ndonjëherë ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe fizik.

Kolesteroli sot është bërë shkaktar kryesor i sëmundjeve të heshtura vrastare si diabeti i tipit 2 apo sëmundjeve kardivaskulare. Sot ka një industri të madhe që tregton ilaçe pa fund kundër kolesterolit të cilat kanë efekte anësore, prandaj mënyra më e mirë për ta redukatuar kolesterolin është agjërimi dhe kreshmimi, veçanërisht në kohët kur ai është i panevojshëm për trupin si koha e pranverës edhe verës.

Agjërimi dhe kreshmimi çojnë në uljen presionit të gjakut dhe normalizimin e tensionit. Është vërtetuar se kur agjërohet edhe kreshmohet trupi lëshon hormone që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, gjë që mund të çojë në uljen e niveleve të përgjithshme të presionit të gjakut, por duhet pasur kujdes të mos tepërohet me përdorimin e karbohidrateve, brumrave apo kripës.
Agjërimi dhe kreshmimi ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe është vërtetuar se janë faktorë bazik për shërimin e disa sëmundjeve kanceroze, sepse ka disa studime që kanë treguar se kushte të tilla si obeziteti dhe diabeti i tipit 2 janë faktorë rreziku për kancerin.

Po ashtu sipas studimeve shkencore është vërtetuar se agjërimi, ai i ploti, për një ditë ose disa ditë, si psh trimeri, që është në fillim të kreshmëve të mëdha, mund të luajë një rol të rëndësishëm në trajtimin e kancerit duke nxitur kushte që kufizojnë përshtatshmërinë, mbijetesën dhe rritjen e qelizave kancerogjene dhe duke çuar në ndryshime të gjera në faktorët e rritjes dhe në nivelet e metabolitëve.

Qelizat kancerogjene, duke mos iu bindur urdhrave kundër rritjes së diktuar nga këto kushte urie, mund të kenë reagimin e kundërt të qelizave normale dhe për këtë arsye bëhen të ndjeshme ndaj kimioterapisë dhe terapive të tjera të kancerit, prandaj agjërimi nxit rezistencën e qelizave normale ndaj terapisë por jo atyre kanceroze dhe kështu ndihmon në parandalimin apo minimizimin e efekteve anësore të terapisë me kimio.

Po ashtu nëpërmjet autofagjisë e shkaktuar nga uria e vullnetshme nëpërmjet agjërimit dhe kreshmimit qeliza që kërkon ushqim dhe nuk gjen hyn në sistem alert dhe ha veten e saj dhe bën riciklimin qelizor sepse largon përbërësit e panevojshëm dhe jo funksional të qelizës që janë toksina dhe i mbron qelizat e shëndosha kundër transformimit malinj .

Autofagia e lidhur me agjërimin mund të ndikojë në terapitë e kancerit sepse ka treguar se sensibilizon qelizat e kancerit ndaj kimioterapisë dhe përmirëson reagimin e njerëzve ndaj kimioterapisë, sepse nxit rigjenerimin qelizor, mbron gjakun nga efektet e dëmshme të kimioterapisë dhe zvogëlon ndikimin e efekteve anësore, të tilla si lodhja, vjellja, dhimbja e kokës dhe ngërçet.

Agjërimi dhe kreshmimi ndihmojnë në ripërtëritjen e energjive dhe ndryshimin e metabolizmit, i cili me teprimin e sheqerit në gjak ka lodhje, debulesë dhe plogështi. Agjërimi dhe kreshmimi i jepin vlerë edhe vetë ushqimeve që edhe pse mund të jenë të mira dhe të shëndetshme e humbasim dëshirën për to, sepse e teprojmë në konsumimin e tyre dhe bëhen bajate dhe të padurushme.

Gjatë kreshmës kërkohet me mirëkuptim edhe vetëpërmbajtje nga kënaqësia seksuale, sepse edhe në kënaqësinë seksuale njerëzit abuzojnë njësoj si me ushqimin, e kryejnë pa kriter dhe qëllim e kështu marrëdhënia në çift bëhet bajate madje e padurueshme dhe shkak për perversion dhe tradhëti.

Agjerimi dhe kreshmimi, në emër të Zotit sipas Kishës, na mëson sipas Krishtit se : " njeriu nuk jeton vetëm me bukë por me çdo fjalë që thotë Perëndia.(Luka 4-4).

Njeriu nuk është kafshë, njeriu ha që të jetoj dhe nuk jeton për të ngrënë, por mënyra sesi ha tregon se në çfarë stadi ai si individ e vendos veten, qenie intelaktuale apo shtazore, sepse: "Njeriu është ajo që ha”.

Agjërimi dhe kreshma ndihmon edhe mendjen që është shumë e rëndësishme, sepse mendja dhe sistemi nervor i trurit ndikon në të gjithë mbarvajtjen e trupit, pasi ka hierarki, shpirti është më i rëndësishëm se trupi.

Agjërimi dhe kreshmimi ndimojnë që shpirti të ngrihet nga barra e trupit dhe të shikoj qartë mëkatet dhe pasojat e tyre. Shërimi i shpirtit vjen nga meditimi ndihmuar nga leximi dhe lutja. Kur ai shikon një gjë të keqe të huaj si mëkati kërkon ta nxjerrë jashtë me pendim-rrëfim dhe kështu bashkë me mëkatin ikën edhe vrasja e ndërgjegjes, ankthi, stresi, mbingarkesa nervore dhe vetë demoni që i korrespondon një mëkati specifik i cili banon edhe qëndron në një shpirt dhe trup mëkatar. Prandaj edhe Krishti tha: “Ky farë demoni largohet me lutje dhe me agjërim”(Marku 9-29).
Agjërimi dhe kreshmi i krishter ndryshon nga çdo agjërim dhe kreshmi vegan i ndonjë feje tjetër, sepse është më asketik, më i gjatë dhe nuk i jep shumë rëndësi dhe detaje djetës ushqimore si qëllim në vetëvete pavarësisht se ajo nuk përjashtohet si traditë, por për Krishterimin nuk ka ushqime të mallkuara, apo të bekuara sepse çdo gjë është e mirë kur meret me falenderim por e vendos agjërimin dhe kreshmën nga disa ushqime shtazore dhe nënprodukte në disa periudha kohe të vitit si mjet, që ndimon në afrimin e besimtarit drejt Zotit dhe për benefitet shpirt -trup të besimtarit.

E rëndësishme është që kreshma duhet të bëhet në heshtje, pa zhurmë, tërheqje vëmëndje apo vetëlavdërim, dmth duhet të kryhet me përulësi, vetpërmbajtje dhe kur është personale duhet të kryet e fshetë (Mateu 6 16-17) që duke u nisur nga ushqimet të çojë në kreshmimin nga kënaqësitë e trupit dhe në ndalim të pasioneve, dhe mbi të gjtha të drejtoj shpirtin në pendim dhe rrëfim të mëkateve që konsiderohet si ripagëzim në vdekjen dhe ngjalljen në Krishtin.

Prandaj edhe agjërimi i kreshmëve të mëdha prishet vetëm në ditën e Pashkës mbas Liturgjisë paskale, sepse kur Zoti i ngjallur është i bashkuar me besimtarët me Kungatën Hyjnore kreshma nuk është më e nevojshme, por besimtari gëzohet në prani të Zotit, si gëzohet nusja me dhëndrin dhe i krishteri shijon përfitmet shpirtërore dhe trupore të agjërimit dhe të kreshmës, sespe Zoti tha: “ Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t’i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë” (Zbulesa 22-12).

No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • “DO VIJE KOHA QË NJERIIU DO HAJË NJERIUN!”
    25 Feb, 2026
  • TË MIRAT SHPIRTËRORE DHE TRUPORE TË AGJËRIMIT DHE KRESHMIMIT
    25 Feb, 2026
  • A DUHET T`I BESOJMË ASTROLOGJISË, OROSKOPIT , SI NJË SHKENCË EKZAKTE ?
    19 Feb, 2026
  • MJERË AI QË SKANDALIS NJË NGA KËTA FËMIJË TË VEGJËL.
    9 Feb, 2026
  • KRIPA E PRISH SYRIN E KEQ?
    8 Feb, 2026
  • MOS U GËNJENI SHOQËRITË E KEQIJA PRISHIN ZAKONET E MIRA !
    19 Jan, 2026
  • KËNDVËSHTRIMI DHE QËNDRIMI BIBLIK DHE I KRISHTER PËR PUSHTETARIN DHE KORRUPSIONIN QEVERITAR!
    14 Jan, 2026

Extra contentus

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat.

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako