Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • SHKRIMET E VITIT 2026
      • SHKRIMET E VITIT 2025
      • SHKRIMET E VITIT 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

A DUHET T`I BESOJMË ASTROLOGJISË, OROSKOPIT , SI NJË SHKENCË EKZAKTE ?

February 19, 2026 at 1:05 pm, No comments


640-0-1762596068xhoroskopi-javor-687.webp

Nga Katekisti: Miron Çako



Horoskopët e ndryshëm për ditët, javët, muajt dhe vitin kanë përmbytur gazetat, revistat, televizionin, internetin dhe me to këshillohen çdo ditë të vegjël e të mëdhenj, me shkollë e pa shkollë.

Çfarë është Horoskopi?

Fjala horoskop rrjedh nga fjalët greke hõra dhe scopos, që do të thotë “kohë” dhe “vëzhgues”. Horoskopi, në vetvete, është një lloj diagrami, i cili e tregon pozicionin dhe ndikimin e yjeve dhe planetëve në momentin e një ngjarjeje me shumë rëndësi  p.sh. të ditës së lindjes së një personi dhe kjo bëhet në lidhje me një sistem të hartave astronomike.

Çfarë është Astrologjia?
Gjithmonë, duke filluar nga lashtësia, njerëzit, pasi sigurojnë dhe harrojnë të tashmen, shqetësohen për të nesërmen, se si mund të njohin të ardhmen, sepse mosnjohja e së nesërmes i bën kureshtarë, madje i frikëson me të papriturat që ajo ka rezervuar për ta. Dhe, ata ngaqë nuk kanë aftësi për të njohur të ardhmen nga vetvetja,  kanë besuar se ajo fshihet në gjithëdijen e "perëndive".

Në mënyrë të veçantë, popujt primitivë i hodhën sytë drejt kupës  qiellore dhe, të mahnitur nga shkëlqimi i diellit, hënës dhe yjeve, duke vëzhguar lëvizjet e tyre, nga padija, i personifikuan si qenie hyjnore, dhe me emra përkatës të veshur me mite të krijuara nga vetë fantazia e tyre, sikur ndikonin sipas pozicionit të tyre te njerëzit edhe te bota.

Astrologjia vjen nga një fjalë e lashtë greke astro që do të thotë yll dhe logos që ka kuptimin njohuri, pra që do të thotë njohuri për yjet ose shkenca e yjeve. Në fakt, i vetmi yll që ndikon në astrologji është Dielli. Hëna dhe të tjerët janë planetë dhe satelitë. Hënën dhe disa planetë që duken si yje për shkak të rrezatimeve të Diellit që bie mbi ta, njerëzit e lashtë i mendonin si yje.

Astrologjia është datuar të paktën në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit dhe i ka rrënjët në sistemet kalendarike që përdoreshin për të parashikuar ndërrimet sezonale dhe për të interpretuar ciklet qiellore si shenja të komunikimit hyjnor. Astrologjia mund të gjurmojë rrënjët e saj në shekullin XIX-XVII pr K, në Mesopotami, nga e cila u përhap pastaj në Greqinë e lashtë, Romë, në botën arabe dhe përfundimisht në Europën Qendrore e Perëndimore.
Astrologët e parë njihen magët në Babiloni. Fjala mag vjen nga latinishtja: magi, që në vetvete rrjedh nga fjala greke (magë)  që do të thotë dijetar me prejardhje nga besimi i priftërinjve të  Zoroastrianizmit nga Persia e lashtë. Këta priftërinj bazoheshin te vëzhgimi dhe studimi i yjeve dhe brez pas brezi, ata lanë dijet e tyre së bashku me trillet, që vazhdojnë deri sot. Magët, duke vëzhguar yjet, bënë disa harta në yje duke e ndarë në 12 zona zodiake me shenja simbolike, si Dashi, Demi, Binjakët, Gaforrja, Luani, Virgjëresha, Peshorja, Akrepi, Shigjetari, Bricjapi, Ujori, Peshqit, të cilat formojnë hartën e horoskopit.

Gjatë gjithë historisë së saj, astrologjia konsiderohej një traditë shkencore dhe ishte e zakonshme në qarqet akademike, shpesh në lidhje të ngushtë me astronominë, alkiminë, meteorologjinë dhe mjekësinë, ashtu siç citon Hipokrati (460 -375 pr K.) "Një mjek që nuk ka dije për astrologjinë, nuk ka të drejtë të quhet mjek”.
Astrologjia ishte e pranishme në qarqet politike dhe artistike, dhe përmendet në vepra të ndryshme letrare, si nga Dant Aligeri (1265 – 1321), Shekspiri (1564 -1616) etj.

Mbas shekullit të XVI korifenjtë e astronomisë Xhordano bruno (1548-1600), Galileo Galilej  (1564 -1642) dhe Isaak Njutoni ( 1642 – 1727 ), të  cilët, duke vëzhguar diellin, hënën, planetët dhe yjet, hodhën bazat e astronomisë dhe ndikuan që  Astrologjia dhe Horoskopi  të humbiste autoritetin deri atëherë si shkencë ekzakte, madje të shihej  si sharlatanizëm, siç shprehet me cinizëm Volteri (1694 -1778): “Supersticioni është për fenë, ashtu si astrologjia për astronomin; është një  vajzë e çmendur e një nëne të mençur. Këto vajza kanë dominuar shumë kohë në tokë."

Gjatë shekullit XX dhe pas miratimit në shkallë të gjerë të metodës shkencore të të parit të qiellit, astrologjia është sfiduar me sukses si në bazë teorike, ashtu edhe në ato eksperimentale dhe ka treguar se nuk ka vlerë shkencore ose fuqi shpjeguese. Kështu astrologjia humbi pozicionin e saj akademik dhe teorik, dhe besimi i përbashkët tek ajo ra në masë të madhe në ambiente shkencore.
Pyetje të tilla, si: “A është Astrologjia një shkencë? A ka astrologë që thonë të vërtetën? A drejtohet jeta jonë nga yjet?”, mund t’iu drejtohen për një përgjigje korrekte shkencëtarëve dhe veçanërisht astronomëve.

Astronomi i shquar Pol Guderk i Observatorit të Parisit, që studioi sistematikisht edhe astrologjinë dhe botoi një libër me titull
"Astrologjia", deklaroi në mënyrë kategorike: "Nuk ekziston në ditët tona në gjithë botën asnjë astronom, i madh a i vogël, që të besojë në astrologji".

Astronomët që e dinë me saktësi këtë gjë, e shohin astrologjinë me mosbesim të plotë dhe pozicionohen përballë sharlatanëve që i shërbejnë asaj.Në ditët tona ajo që titullohet Astrologji, Kozmobiologji etj, nuk është veçse një përzierje supersticioni, sharlatanizmi dhe tregtie. Astrologjia nuk është gjë tjetër veçse një sistem rregullash që pranohen vullnetarisht".

Shkrimtari francez Rexhinald Ome, në librin e tij që qarkulloi me titull: "A është e vërtetë që yjet nuk gënjejnë kurrë”, shkruan: "Nga komunikimi i parë me astronomët, bëhet e qartë se ata i hedhin poshtë dhe i dënojnë gjithë thëniet e astrologëve gjoja të sigurta për sa i takon gjuhës së yjeve dhe horoskopëve. Për eksploratorët e vërtetë të qiellit dhe yjeve, që zbulojnë vazhdimisht ekzistencën, largësinë, përbërjet, zhvillimet, transformimet dhe energjitë e planetëve dhe yjeve, të gjitha sa u mësojnë astrologët të tjerëve, janë sajesa sipas dëshirës, që nuk i përgjigjen asnjë të vërtete. Dhe përfundon: "A flasin yjet? Çdo gjë që astrologjia bashkëkohore ua dedikon gjoja yjeve, është një përrallë e qartë që nuk korrespondon me asgjë shkencore. Janë astrologët dhe jo yjet që flasin ose, më mirë, që thonë pallavra".

192 shkencëtarë me famë botërore (19 prej tyre të dekoruar me çmimin Nobel) e konsiderojnë astrologjinë mitologji.
Shoqëria Amerikane e Studimeve Psikologjike dhe Shoqërore botoi këtë deklaratë zyrtare: "Psikologët nuk gjejnë asnjë provë, as astrologjia nuk ka ndonjë vlerë në lidhje me informatat e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes, për jetën dhe destinacionin e kujtdo qoftë".

Por përsëri çuditërisht në këtë shekull të ri XXI po rishfaqet besimi tek astrologjia edhe te horoskopi.

Volteri besonte se do të vinte një kohë kur popujt do të zbulonin dredhit dhe marrësit e astrologëve. Ai i mbështeste shpresat te shkenca, në zgjerimin e arsimit, që të gjitha këto do t?ia hapnin sytë popullit për të parë mashtrimin dhe gënjeshtrën.

Por ajo kohë nuk erdhi, se kaluan më shumë se dy shekuj që atëherë, dhe shifrat janë të tmerrshme. Arritën gjer aty saqë studentët e shumë universiteteve të huaja ndjekin mësime astrologjie.

Studimet e kanë treguar se rreth 25% e amerikanëve, kanadezëve dhe britanikëve thonë se vazhdojnë të besojnë se pozicionet e yllit dhe të planetit ndikojnë në jetën e tyre, astrologjia tani njihet si pseudoshkencë.

Sot,  çuditërisht,  astrologjia paraqitet si një "shkencë", që mund të parashikojë, të ndihmojë dhe të zgjidhë problemet e njerëzve.
Shpesh reklamuesit e horoskopit thonë:  "A e dini se një astrolog në bashkëpunim me mjekun tuaj personal do të mund t`ju bënte njeri tjetër trupërisht dhe shpirtërisht" Ose yjet, përderisa lexohen nga shkencëtarë të shquar dhe përgjegjës, janë të afta të sjellin pranverën në çdo marrëdhënie tuajën problematike, të hapin horizonte të reja në karrierën tuaj profesionale dhe t`u japin zgjidhje shumë problemeve tuaja".

Por, pavarësisht se astrologjia, siç e citojnë shkencëtarët astronomët e sotëm, është mashtrim, përsëri ajo ka elemente shkencore që erdhën nga hulumtimi për shumë breza nga magët,  ashtu si shprehet N. Herceku: "Astrologjia është nëna e astronomisë, e bija e mitologjisë dhe motra e madhe e psikologjisë”.

Në këtë këndvështrim Ajshtajni(1879 ?1955)  ka shprehur: "Astrologjia është një shkencë më vete, ndriçuese. Falët e saj unë i kam mësuar shumë dhe i detyrohem shumë. Njohuritë gjeofizike nxjerrin në dukje fuqinë, ndikimin e yjeve dhe planetëve mbi fatin tokësor. Në një farë mënyre, astrologjia i përforcon ato. Prandaj ajo është një lloj bari magjik për jetën njerëzore".

Ajshtajni, në konceptimin e tij për astrologjinë, kërkon të na thotë se edhe brenda saj ka argumente edhe fakte shkencore të gjetura nga vëzhgimi ndër shekuj nga astrologë dhe kjo ka ndikuar edhe te shkenca e astronomisë.

Por, kur lëvizja e yjeve dhe pozicioni i tyre interpretohej si pozicioni i "perëndive" me ndikim në ditën e lindjes njerëzore ose të çdo dite të jetës së tyre, atëherë nuk kemi më shkencë të mirëfilltë, por trille mite, pjella të fantazisë nga padija dhe frika për të nesërmen.
Por le të japim një faktë tjetër  shkencor që e rëzon mitin e astrologëve , psh boshti i Tokës me pingulen e planit të orbitës rrotull Diellit ka këndin 23 gradë, por gjatë çdo rrotullimi të Tokës rrotull Diellit ky bosht nuk orientohet egzaktësisht në të njëjtin drejtim, por si nijfet shkencërisht lëviz pak nga ky bosht rrotullues  .

Kur vëzhgojmë nga toka shohim që një vit më vonë dielli nuk ndodhet në po atë pozicion që duhet të ishte në lidhje me hartën e qiellit, me konstilacionet, por ndodhet pak i spostuar për nga perëndimi dhe llogaritet që dielli të bëj një rrotullim të plotë në konstelacionet e zodiakut apo në ekliptikë për 26 mijë vjet.

Që nga koha që u formua, u krijua, u zbulua astrologjia dhe përcaktoi pozicionet ku ndodhet dielli tek konstelacionet në lidhje me muajt e vitit ne shohim që dielli është spostuar me gjerësinë e një konstelacioni, , por kjo i prish punë ostrologëve sepse sipas tyre dielli kalon në 12 yjësi, në 12 muajit e vitit , por realishtë sipas astronomisë dielli kalon në 13 yjësi, sepse midis  yjësisë së Shigjetarit dhe Akrepit , gjëndet yjësia e Ofiukusit dhe kjo e bënë të pasaktë përcaktimin e astrologëve , sepse psh për të lindurit e datës 30 mars astrologjia thotë që ata i përkasin shenjës së binjakëve por realisht ata i bie që ti përkasin shenjës së demit dhe këtu shkencërisht del sharlatanizmi i astrologëve që thonë se ata  janë të aftë të lexojnë yjësitë , për ditët, javët muajit dhe vitet e njerëzve nën diell.

Astrologjia,Horoskopi mund të justifikohej në kohët e vjetra të popujve paganë, si te babilonezët, kinezët, indianët, majat, grekët, romakët etj., por është krejt e pajustifikueshme në kohën e sotme ku shkenca e astronomisë ka mësuar shumë të fshehta për qiellin, nëpërmjet teknologjisë me sondat hapësinore, teleskopëve elektronikë ose nga zbritja e vetë njeriut në Hënë.

Me një arsyetim të thjeshtë,  ne mund të vërtetojmë se astrologjia, horoskopi nuk thonë të vërtetën.
P.sh. astrologët, duke u bazuar tek yjësia zodiake, të cilëve iu përkasin (shenjat e Horoskopit)  d.m.th. tek yjësia në cilën gjendej dielli gjatë muajit kur linde, të japin të dhëna për karakterin dhe për ato që do të bësh ose parashikojnë të ardhmen tënde.

Por a mund të na e shpjegojnë astrologët?

Në qoftë se doni vërtet të bindeni vetë për vërtetësinë e horoskopit, çdokush ka mundësi të vendosë nën kontrollin e vet në fund të vitit të gjitha ato që u shkruan në kalendarët almanakë në fillim të vitit. Por në qoftë se do t’i mbanim shënim, jam i bindur se do të konstatohej që parashikimet e tyre do të ishin të gënjeshtërta dhe qesharake.

Ose po ta shikoni astrologët përdorin përcaktime të përgjithëshme që quhet metoda "forer" dhe njerzve në përgjithësi ato ju ndodhin në jetëne tyre të përditëshme, por kjo nuk i jep besushmëri oroskopit sepse nuk janë specifike .

Aq më tepë astrologët  përdorin jo metoda fikse por të huazuara nga popuj edhe kultura të ndryshme dhe kështu kemi mospërputhje në përcaktimine të ardhmes tek njerëzit që edhe pse kanë limdur në një ditë, përsëri oroskopët nuk pëputhen mes tyre,  ose në fund të ditës nuk jo ndodh të gjithëve e njëjta gjë e përcaktuar nga oroskopi dhe astrologu sharlatan.

Por le të sqarojmë edhe diçka tjetër për të cilën astrologët në interpretimin e horoskopit  justifikohen edhe me yllin që u shfaq në lindjen e Krishti te magët në Persi, Iraku i sotëm.

Disa thonë se ai ka qenë një bashkim planetësh, "ylli mbretëror" (Jupiteri) dhe "ylli i Izraelit" (Saturni), të cilat u bashkuan në një vijë të drejtë, tri herë në atë vit.

Por ai nuk ishte yll, por një engjëll i dërguar nga Perëndia,  i cili  iu paraqitej si yll që t’i tërhiqte kombet pagane që adhuronin yjet si "zota" në adhurimin e Zotit të vërtetë, Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë-Birit të Njeriut, Krijuesit të universit dhe Shpëtimtarit të botës.

Magët e kuptuan kotësinë e astrologjisë dhe janë përfaqësuesit e parë të kombeve  që u ndriçuan nga e vërteta për Zotin dhe për krijimin. Ata ishin: Melkiori, një njeri i ditur nga Persia; Gaspari, një i urtë indian; Baltazari, një i urtë nga Babilonia. Këta magë ishin të parët që shkuan ndër kombe edhe treguan atyre gabimet e astrologjisë që e kishin besuar prej shekujve të padijes.

Këtë na thotë edhe përlëshorja e Krishtlindjes:
“Lindja jote, o Krisht, Perëndi dhe Zot,
i lindi botës dritën e dijes së yjëshme
se ata që adhuronin çdo yll në qiell
prej yllit po mësoheshin të adhuronin ty, Diellin e drejtësisë,
dhe të të njohin si lindjen që lartazi. O Zot, lavdi më ty."
Si përfundim, na del përpara një pyetje që kërkon përgjigje:
Përse njerëzve iu pëlqen të shpresojnë te horoskopi edhe pse nuk i besojnë qind për qind atij?

Sepse disa njerëzve iu pëlqen të jenë fatalistë, besojnë se nuk kanë shpresë të ndryshojnë fatin e tyre, d.m.th. se nuk kanë fuqi të bëjnë të mirën, as të parandalojnë të keqen. Kështu, sipas tyre, njerëzimi nuk mund të jetë fajtor, dhe normalisht ai nuk duhet të gjykohet, sepse, kur nuk ka liri për të zgjedhur, nuk ka as përgjegjësi dhe njerëzit nuk do të klasifikohen fajtorë me ndërgjegje përderisa veprimet e tyre ishin të paracaktuara nga yjet.

Por këtë logjikë e kundërshton zëri i ndërgjegjes brënda nesh, që na qorton kur bëjmë keq edhe na përgëzon kur bëjmë një të mirë me vullnet të lirë, ose kur na gjykojnë ligjet juridike edhe vetë ligjet Hyjnore,sepse njeriu është një qenie e arsyshme dhe përgjegjës për veprimet e tij dhe pasojat.  

Në Shkrimin e Shenjtë thuhet: "Shikoni, unë vë sot para jush bekimin dhe mallkimin; bekimin, në rast se u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, që sot ua përcaktoi; mallkimin, në rast se nuk u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe largoheni nga rruga që ju përcaktoi sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i keni njohur kurrë" (Ligji i Përtërirë 11:26-28)

Zoti Jisu Krisht Biri i Perëndisë dhe Biri i njeriut , që pritet të vijë përsëri për të gjykuar gjithë njerëzimin, thotë :"Ati nuk gjykon asnjë,por të gjithë gjykimit ia la Birit (Krishtit)…sepse është Biri i njeriut" ( Joani 5 22-27)dhe  thotë përsëri  :”Koha është afër… Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë; kush është i ndyrë, le të vazhdojë të jetë i ndyrë; kush është i drejtë, le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë; dhe kush është i shenjtë; le të vazhdojë të shenjtërohet. Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t’i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë. Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit" (Zbulesa 22:10-13).

Astrologjia (Horoskopi) nuk është asgjë tjetër veçse një ofendim për logjikën njerëzore dhe  një mashtrim i djallit, "babait të gënjeshtrës", i cili, duke shfrytëzuar kureshtjen e njerëzve për të nesërmen, i tall, i gënjen, për t’i larguar nga Perëndia, nga Providenca Hyjnore, se vetëm Ai, Perëndia, e di të ardhmen edhe mund ta ndryshojë atë në të mirën e njeriut.Këtë gjëndje anormale dhe tragjike  e ka paralajmëruar apostull Pavli:"Dhe Fryma e thotë hapur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre"(1Timoteut 4:1-2).

Dielli, Hëna, planetët, yje, galaktikat, universi patjetër nuk janë të rastësishëm në pozicionin e tyre; patjetër e kanë një domethënie, një mesazh për njerëzit. Ato na thonë me një formë të heshtur, por shumë të qartë mesazhin, që na krijoi Perëndia, ashtu si na e thotë psalmisti David (1005?965 pr K): "Qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë; dhe kupa qiellora shpall vepren e duarve të tij. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë i tregon tjetrës, as fjalë as zëri i tyre nuk dëgjohet; por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës "( Psalmi 19:1 -4).

Yjet, këto trupa qiellor na ftojnë çdo ditë ne njerëzit nëpërmjet tyre të ndriçohemi dhe lavdërojmë  gjithëditurinë, madhështinë  e pamasë të Krijuesit Perëndi, që është i padukshëm për sytë fizik, por bëhet i dukshëm nëpërmjet arsyes duke parë veprën e krijimit edhe së bashku me adhurimin e krijesës së pashpirt të bashkohemi edhe ne në adhurimin me shpirt të arsyeshëm duke zënë vendin e parë të nderit në rendin e krijimit, si dirigjues në simfoninë adhuruese të krijesës ndaj Krijuesit, ashtu si na fton përsëri psalmisti: "Lëvdojeni Zotin nga qiejt; lëvdojeni në vendet shumë të larta. Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij; lëvdojeni, ju mbarë ushtritë e tij. Lëvdojeni, o diell dhe hënë; lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme… ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës; të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë. Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Aleluja" (Psalmi. 148).

Edhe astronomi gjerman Johanes Kepler (1571-1603), i pranuar gjerësisht si babai i astronomisë moderne, si zbulues i ligjeve të lëvizjes në orbitë të planetëve, shkroi: "Meqë ne astronomët jemi priftërinj të Perëndisë së tejlartë në lidhje me librin e natyrës, e kemi për detyrë që të mendohemi mirë,jo për lavdinë e mendjes sonë, por, përkundrazi, për lavdinë e Perëndisë".

No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • “DO VIJE KOHA QË NJERIIU DO HAJË NJERIUN!”
    25 Feb, 2026
  • TË MIRAT SHPIRTËRORE DHE TRUPORE TË AGJËRIMIT DHE KRESHMIMIT
    25 Feb, 2026
  • A DUHET T`I BESOJMË ASTROLOGJISË, OROSKOPIT , SI NJË SHKENCË EKZAKTE ?
    19 Feb, 2026
  • MJERË AI QË SKANDALIS NJË NGA KËTA FËMIJË TË VEGJËL.
    9 Feb, 2026
  • KRIPA E PRISH SYRIN E KEQ?
    8 Feb, 2026
  • MOS U GËNJENI SHOQËRITË E KEQIJA PRISHIN ZAKONET E MIRA !
    19 Jan, 2026
  • KËNDVËSHTRIMI DHE QËNDRIMI BIBLIK DHE I KRISHTER PËR PUSHTETARIN DHE KORRUPSIONIN QEVERITAR!
    14 Jan, 2026

Extra contentus

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat.

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako