MJERË AI QË SKANDALIS NJË NGA KËTA FËMIJË TË VEGJËL.

Nga Katekisti: Miron Çako
Kur shikon edhe dëgjon mijëra fakte të publikuara për rëmbime, abuzime seksuale, pedofili madje edhe veprime kanibale të bëra në ishullin e Epstein, një nga ishujt shumë të njohur për elitat të një vendi si SHBA , që deri më sot mbahet si vëndi më demokratik dhe i respektimit të të drejtave të njeriut edhe veçanërisht i fëmijëve, patjetër shumë shkohen dhe mbushen me zemërim, urrejtje, përçmim, neveri por mbi të gjithë edhe me disa pyetje tronditëse që kërkojnë përgjigje:
Fatkeqësisht kur shikojmë të dokumentuar këto dhunime, abuzime, përdhunime mbi fëmijët, ku dinjteti dhe jeta e tyre po nëpërkëmbet frikshëm si nëpër botë edhe konkretisht edhe në vendin e “lirisë”, po duket se jemi gënjyer kur pretendojmë se brezi i sotëm, njeriu modern “Neë Age“ është një qenie e evoluar (Homo sapiens), duke u shkëputur përfundimisht nga primitiviteti dhe kemi hyrë në një stad të ri qytetrimi atë dixhital, ose në Antropoceni (term shkencor gjeologjik, që tregon epokën ku njeriu ka ndikim vendimtar mbi Tokën) ose në Transhumanizmi (koncept filozofik për fazën ku njeriu përmirësohet përmes teknologjisë).
Në botën shtazore në shumicën e specjeve kafsha nuk e dhunon, nuk e përdhunon, nuk ha pjellën e vetë, por edhe kur e bënë në disa raste si në disa bisha mishëngrënëse apo insekte kanibalë , e bën për mbijetesë apo seleksionimi natyror dhe kjo sipas instiktit pa logjik ,prandaj ato as nuk gjykohen as nuk imitohen nag njerëzit, kurse nga këto fakte që shikojmë apo dëgjojmë për burra edhe gra “vipa” që përdhunojnë, dhunojnë madje hanë mish fëmije, ata e bëjnë këtë jo nga instikti shtazor ,apo nevoja biologjike mbijetese, por nga kënaqësia sadiste.
Shën Vasil i Madh thotë: “Kafsha drejtohet nga natyra, njeriu nga arsyeja.”
Por kur njeriu në keqpërdorimin e lirisë së tij degjeneron moralisht e errëson arsyen, tradhëton natyrën e tij mendore dhe të mirë dhe mund të degradojë, bëhet i lig pafundësisht, aq sa t’ja tejkalojë edhe kafshës, ashtu siç Shën Joan Gojëarti na thotë: “Kafsha ndjek natyrën; njeriu, kur mëkaton, e tradhton natyrën e tij.”
Madje kjo lloj mostre me pamje njeriu ia kalon edhe djallit (njerivrasësit) dhe demonëve të ligj, dhe kur ata kanë mundësi dhe pushtet e bëjnë shoqërinë njerëzore një xhungël, ku njeriu të hajë njeriun, një botë paudhësie, një ferr për të tjerët, si ai i projektuar nga demonët në nëntokë, sepse ;“mëkati lind ferrin” (Isak Siriani) dhe “Pasioni është ferr i vullnetshëm.”(Shën Joani i Shkallës).
2.Por pse çnjerzorja shfaqet më së shumti tek fëmijët?
Djalli edhe pse e urren njeriun, ai vetë si shpirt nuk mund t’i bëjë vetë krimet, abuzimet, përdhunimet, por përdor si instrumeta të tij këta çnjerzorë, që i nxit në instikte denatyrale, perverse, i mbush me impulse dhe adrenalinë sadiste që të gjejnë “kënaqësi” kur fëmijtë përpëliten të tmerruar në duartë dhe peshën e trupave të tyre monstruoze ose tmerrohen nga frikërat që t’ju marrin më pas “adrenocrom”, që ta përdoren si drogë elitat për rigjenerim.
Fëmija, sipas Krishtit është ikonë e pastërtisë, shembull i Mbretërisë së Qiellit. (Matheu 19:14; Marku 10:14; Luka 18:16). Shën Joan Gojëarti na thotë: “Të dëmtosh fëmijën do të thotë të ngresh dorë kundër veprës së Perëndisë.”
Ky mëkat çnjerëzor, urren Perëndinë, urren njeriun, urren veçanërisht pafajësinë, shkatërron besimin, paqen dhe sigurinë e fëmijëve, përdor dobësinë për kënaqësi egoiste. Kjo është llogjikë djallëzore, jo thjesht një pasion njerëzor, prandaj pedofilia asnjëherë nuk normalizohet, nuk justifikohet, kurrë nuk duhet të relativizohet. Ata që e bëjnë këtë mëkat edhe njëherë në jetën e tyre nqs nuk pendohen dhe kërkojnë mëshirën e Krishtit për faljen dhe shfuqizimin e këtij mëkati nuk kanë kurrë, paqe, shpëtim as në këtë jetë edhe në përjetësi.
Etërit janë shumë të qartë: pasionet nuk e heqin përgjegjësinë morale, sepse mëkati lind kur vullneti bashkëpunon. Shën Maksim Rrëfimtari thotë: ”Mëkati lind kur mendimi pranohet dhe kthehet në vepër.”
Aq shumë djallit i pëlqen kjo punë e ndyrë, sadiste, sa është bërë standart dhe praktikë e adhurimit satanik. Në adhurimin satanik janë të mirprogramuara akte pedofile dhe sakrifica fëmijësh.
3.Por si është e mundur që mund t’i bëjnë këto veprime çnjerëzore burra dhe gra shteti, ose “elita” që kanë nëpër duar fatet e njerëzimit e të botës?
Këta njerëz që kanë sëmundjen më torturuese; “lakmia për pushtet”, që do të thotë dëshirë e tepruar ose e pangopur për të pasur kontroll, autoritet apo dominim mbi të tjerët, nuk ndalen, që të bëjnë gjithçka për të arritur majatë pushtetit , por fatkeqësisht arrijnë fundin e të qënit sa të adhurojnë vetë djallin dhe të sundohen sa bëjnë gjithshka që ai iu nxit si: medime të pandershme, veprime të ulëta, perverse, çnjerëzore, në këmbim të pushtetit që ai u premton, sepse: “Kudo ku pushteti kërkohet pa Perëndinë, aty sundon djalli.”(Shën Joani i Shkallës)
E para; djalli po flet jo përpushtetin absolut, por pushtetin relativ që sot është dhe nesër humbet në tokë.
Kështu këta “mashtrues të mashtruar” (2 Timoteut 3:13) harrojnë të besojnë se sipas Biblës vetëm Zoti Jisu Krisht është sovran absolut, që tha për veten: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell dhe në tokë.” (Mt 28:18) dhe ata nuk besojnë se një ditë të gjithë dhe ata vetë do të japin llogari para Krishtit kur të vdesin, si të gjithë frymorët e vdekshëm, në gjyqin e posaçëm, ose personal , por edhe publik kur Zoti Jisu Krishti të vijë si gjykatës për herë të dytë në botë, ashtu si na profetizohet në Zbulesën: “Mbretërit e tokës, njerëzit e mëdhenj, prijësit e ushtrive, të pasurit dhe të fuqishmit dhe çdo njeri: skllav dhe i lirë, të gjithë u fshehën në shpellat dhe në vrimat e maleve e u thoshin maleve dhe shkrepave: bini mbi ne e na mbuloni nga fytyra e Atij që rrin mbi fron dhe nga zemërimi i Qengjit, sepse arriti dita e madhe e zemërimit të tyre! Kush mund t’u qëndrojë për ballë?“ (Zbulesa 6,15-17)
Por djalli ka leje të ketë ndikim aty ku njeriu largohet nga Zoti nga ligji dhe morali duke premtuar “liri “ ai jep robëri, sepse: “Djalli premton mbretëri, por jep robëri.”(Shën Isak Siriani)
Satanai ka edhe një plan diabolik, atij nuk i pëlqen të shkojë në ferr, por as nuk përulet as kërkon falje Zotit që të falet se nuk e lë krenaria eusforike, por mendon që të bëjë sa më shumë mëkatarë që të mbushet ferri me njerëz dhe sipas tij meqënëse Krishti është njeridashës t’i vijë keq për njerëzit t’i tolerojë ata e kështu të tolerojë pastaj edhe djallin.
Pra ferri është zgjedhje, jo dënim arbitrar. Është gjendja e shpirtit që thotë: “Nuk dua Ty, Perëndi.”
Prandaj të gjitha ato krime që janë të faktuara në ishullin Epstein nuk janë krime thjesht pasioni, por krime pushteti ose një adhurim satanik nga elitat e kohës së antikrishtit që pritet të shfaqet kur të krijohet e gjithë infrastruktura politike, ekonomike, fetare dhe amorale, perverse e shoqërisë apostate,pastaj ai të shfaqet si maja e piramidës së ligësisë dhe perversionit njerëzor dhe apostat , si periudha më e lig, ku e gjthë bota do gjëndet në ligësi, koha e fundit të botës, ashtu si edhe apostull Pavli na i profetizon: “Misteri i paudhësisë në fakt është tashmë në veprim, duke pritur vetëm që të hiqet nga mesi ai që e ndalon tani. Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij. Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrekullish të rreme dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës,që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë! (2 Selanikasve 2 8-12)
Madje këto janë këmbana se ne kemi hyrë në shenjat apokaliptike dhe një ndër to është degjenerimi moral shpirtëligësia i brezit të fundit ashtu si apostull Pavli na profetizon: “Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s’e duan të mirën, tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës,të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu. Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme, të cilat mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës… janë njerëz mendjeprishur, të neveritshëm në çështjen e besimit. Por këta nuk do të shkojnë shumë përpara, sepse marrëzia e tyre do të dalë në shesh për të gjithë “(2 Timotheu 3 1-9)
Prandaj apostulli na paralajmëron: “Fëmijë, është ora e fundit; dhe siç keni dëgjuar se Antikrishti po vjen, edhe tani shumë antikrishta kanë dalë.” (1 Joanit 2:18)Shën Maksim Rrëfimtari thotë : “Kur e keqja quhet e mirë dhe e mira e keqe, atëherë rruga është për Antikrishtin.”
Fatkeqësisht ata kanë hyrë në një valle që zor se mund të dalin, në vallen e demonëve ose në vallen e vdekjes së vetes së tyre, sepse “djalli quhet edhe vdekje” thotë Shën Qirili i Aleksandrisë.
Shën Pais Agjioriti Agjoriti thotë : “Mos mendoni se magjistarët ia kalojnë mirë me demonët dhe iu plotësojnë kërkesat në çdo rast. Demonëve u mjafton fakti që ata kanë mohuar Krishtin njëherë. Në fillim magjistarët bëjnë kontratë me demonët dhe ata iu nështrohen për disa vite, por pas disa kohësh fillojnë të mos iu binden, sidoemos atëhere kur magjistarët nuk arrijnë dot të kryejnë gjërat që duan demonët, vuajnë gjëra të tmerrshme.”
Shën Qirili i Aleksandrisë thotë: “mjerë-mjerë çfarë demonësh të pamëshirshëm janë ata dënojnë mëkatarët në Had, ndërsa mëkatarët thërasin: “këtu nuk na shpëton njeri”.
Bashkë me djallin edhe demonët do të shkojnë në ferr me shpirt edhe trup mbas ngjalljes edhe që kanë bërë punët e djallit dhe nuk penduan ashtu si na thuhet në Bibël: “Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.” (Zbulesa 21 -8).
Për ne njerëzit të kufizuar në kohë edhe hapësirë e kemi të vështirë të kuptojmë se si vepron providenca hyjnore e kudondodhur, në gjykimin e drejtë për veprimet e gjithë njerëzve.
Është kohë e lig prandaj prindërit duhet t’i bëjnë sytë katër për mirë edukimin dhe ruajtjen e fëmijëve të tyre, sepse fatkeqësisht ka prindër që i shesin fëmijët e tyre tek këta grupe satanistësh ose nuk bëjnë kujdes me kë komunikojnë ose shoqërohen fëmijët, kështu fëmijët fatkeq nga indiferenca dhe pakujdesia prindërore bëhen preja e pedofilëve, manjakëve , satanistëve.
Prindërimi sot është një detyrë e vështirë madje e pamundur, por me Perëndinë është e mundur prandaj Zoti i nxit prindërit: “Le të vijnë tek unë fëmijët, dhe mos ua pengoni; sepse e të tillëve është Mbretëria e Qiellit.” (Matheu 19:14) dhe apostulli na thotë: “Ju, baballarë, mos i shqetësoni fëmijët tuaj, por i rrisni ata në disiplinën dhe këshillën e Zotit.” ( Efesianëve 6:4)
6.Pse Zoti lejon të vuajnë fënijët dhe nuk i dënon përdhunuesit, vrasësit menjëher ?
Jeta në tokë është një kalim pa kthim shumë e shkurtër ose si një ëndërr ose një çast përballë përjetësisë së pafundme. Kështu për Zotin është e rëndësishme lumturia e përjetësisë se sa hidhërimmi i të përkohshmes.
Aq më shumë do të gëzojë shpirti i një fëmijë në Mbretërinë e Zotit, sepse Parajsa ëshë bërë për fëmijët ashtu si Krishti tha: “Lërini fëmijët të vijnë tek unë, sepse e tillëve u përket Mbretëria e Qiellit.” (Matheu 19:14). Fëmijët janë si engjëj në tokë, dhe Parajsa është shtëpia e tyre e vërtetë në qiejt.
Ashtu si fëmija harron dhe nuk mban mend jetën e vështirë, të izoluar në plaçentë dhe vështirësitë në lindje, po ashtu do të harrojë çdo mundim, abuzim, përdhunim apo martirizim që ka vuajtur në këtë jetë. Madje ata fëmijë që vriten me abort ose abuzohen dhe vriten nga satanistët, janë dhe nderohen me lavdinë e martirëve, sepse ata u martirizuan nga ligësia e satanait dhe satanistëve. Ata janë të bashkuar me renë e martirëve që kërkojnë hakmarrje: “Deri kur, o Zot, që je i Shenjtë dhe i Vërtetë, nuk gjykon dhe nuk merr hak për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi dhe? Dhe secilit prej tyre ju dha një petk i bardhë dhe ju tha që të preheshin edhe për pak kohë, deri sa të plotësohej numri edhe i bashkësherbëtoreve e tyre dhe i vëllezërve të tyre që duhet të vriteshin posi ata.” (Zbulesa 6 9-10)
Shën Paisi i Malit Athos thotë: “Zoti nuk harron asnjë lot fëmije; ata janë më afër fronit të Tij se shumë të rritur.”
Por mjerë ata që skandalisin një fëmijë të vogël në këtë jetë tokësore, Zoti Jisu Krisht e tha qartë: “Mjerë bota për shkak të skandaleve! Sepse është e nevojshme të vijnë skandale, por mjerë ai njeri përmes të cilit vjen skandali.” (Matheu 18:7) “Nëse dikush skandalizon një nga këta fëmijë të vegjël…do të ishte më mirë për të që t’i varej në qafë një gur mulliri dhe të fundosej në thellësinë e detit.” (Matheu 18:6)
Zoti duke ditur vuajtjet që do pësojnë mëkatarët përjetësisht në ferr i jep kohë mëkatarit për pendim dhe korrigjim madje edhe për të tillë mëkatarë, si pedofil apo satanistë kanibal, sepse: “mëkati e ka dëmtuar dhe errësuar imazhin e Zotit tek njeriu, por nuk e ka shkatërruar atë” (Shën Athanasi i Madh)
Por kur mëkatarët nuk e dëgjojnë as ndërgjegjen as qortimet si pasojë e mëkatit dhe ngulmojnë deri në fund, atëhere ju vjen vdekja papritur dhe pastaj dalin në gjykatoren e Perëndisë për të dhënë llogari për çdo mendim, fjalë, veprim të tyre, sepse “Është caktuar që njerëzit të vdesin njëherë, dhe pastaj gjykimi.” (Hebrenjve 9:27) dhe “Mjerë ai që bie në duart e Perëndisë!” (Hebrenjve 10:31) “Perëndia do të japë secilit sipas veprave të tij.” (Romakëve 2:6)
7.Mos jemi në fund të botës ku thuhej se : “njeriu do hajë njeriun”?
Patjetër që edhe pse njerëzit mund të harrojnë edhe çudia më e madhe tek njerëzit zgjat tre ditë, kujtesa e Zoti nuk harron, i ka të gjitha padrejtësitë edhe krimet para syve, ai duron dhe pregatit gjykimin e tij të drejtë dhe përfundimtar, që na paralajmërohet me katastrofa natyrore, tërmete, përmbytje, zjarre, thatësirë, sëmundje, luftra, ankth, që fatkeqësisht po ndodhin dhe do të ndodhin patjetër në këtë brez të pabesë edhe imoral si ndëshkim për qortim.