Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • SHKRIMET E VITIT 2026
      • SHKRIMET E VITIT 2025
      • SHKRIMET E VITIT 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

KRIPA E PRISH SYRIN E KEQ?

February 8, 2026 at 12:50 am, No comments


Nga Katekisti: Miron Çako


Sipas këndvështrimit popullor “syri i keq” është një energji e keqe që njeriu e transmeton nga sytë e tij tek personat apo objektet me dashje apo dashje. Këtë meritë negative e kanë sidoemos njerëzit me sytë e bardhë, kështu duke i stigmatizuar njerëzit më sy të bardhë, dmth jo të zinj ose kafe të errët.

Por kjo nuk është e vërtetë, sepse “syri i keq” nuk është një energji negative që transmetohet thjesht nga syri, por nga zemra e keqe e njeriut.

Zemra është sinonim i botës shpirtërore të njeriut dhe në një zemër (shpirt) të keqe me egoizëm, lakmi, cmirë qëndron energjia e keqe e djallit, egoistitit, lakmiqarit dhe njerivrasësit që në fillim.

Kur këta njerëz me zëmër të keqe shikojnë diçka me lakmi apo keqdashje, atëhere nga sytë e tyre të bardhë apo të zinj energjia diabolike apo demoni shkon dhe shigjeton një person e dëmton, rrëzon, e sëmur madje edhe e vdes apo objekt e prish apo edhe shkatërron.

Sipas këndvështrimit të besimit Orthodhoks “ Syri i keq” lidhet me zemrën e keqe të një personi që mund të dëmtojë shpirtërisht ose psikologjikisht nga zilia, smira ose qëllimi i keq i një tjetër personi apo objekti të tjetrit.

Ashtu si edhe Krishti na i zbulon : " Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet,vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, budallallëku.
Të gjitha këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut''. ( Marku 7-21-23)

Në traditën Orthodhokse “syri i keq“ nuk shikohet apo trajtohet si fuqi mbinatyrore, si një fuqi autonome apo si supersticion magjik, që dikush e ka të lindur, si propagandohen sot njerëzit X apo “muatantët”, por e përsërisim është një zemër që ka të kultivuar egoizmin, smirën, lakminë dhe nuk i lufton këto pasione të lindura apo të fituara, por i toleron, justifikon, i zhvillon duke u bërë zemrën e tij rob të së ligës dhe banesë e demonit.

Kisha Orthodhokse e trajton “syrin e keq” si pasojë e mëkatit stërgjyshor, prindëror dhe personal dhe shikon si energji shpirtërore negative (demon) brenda njeriut.

Kështu zilia ose urrejtja mund të ndikojnë tek tjetri nëpërmjet shikimit të lig, sidoemos kur personi (viktima) është shpirtërisht i pambrojtur nga fuqia, ndihma hyjnore.

Pra, kur personi është i papagëzuar, pa kryqin në qafë, pa lutjen e ditës, i pa kishëruar dhe kur ka mëkate të rënda është viktimë e “syrit të keq”. Kurse për fëmijët që i zë “syri i keq” fajin e kanë prindërit që nuk i pagëzojnë, nuk i armatosin me shënjë e kryqit, nuk luten pët ta, ose i mbajnë larg kishërimit, kungimit.

Ne si besimtar duhet të dimë se influenca negative e “syrit të keq” nuk varet vetëm nga ligësia apo smira e njerëzve me zemër të keqe ose aq më shumë nga demoni, sepse atëhere do binim në fatalizëm, por “syri i keq” vepron me lejen e Perëndisë sidoemos tek indiferentët, ata që janë të vakët apo të pakujdesshëm për gjërat shpirtërore apo Hyjnore dhe kishtare, të cilët nga përvoja e hidhur dhe mundimi që pësojnë pas një shigjetimi të “syrit të keq” të vijnë në vete dhe të pranojnë se ka një botë të padukshme armiqësore (demoniake) dhe të përulen, pendohen dhe t’i kërkojnë ndihmë Zotit nëpërmjet Kishës që me uratat e priftërijnve orthodhoksë të lirojnë veten, fëmijët, kafshët apo objektet nga “syri i keq”.

Ka përvoja personale, shumë raste apo dëshmi të njerëzve që ata vetë, fëmijët apo të afërmit e tyre kanë vuajtur nga pasojat negative të “syrit të keq”.

Le të tregojmë një ngjarje nga jeta e Shën Paisit të Malit Athos (†1994):

Shën Paisi tregonte një rast konkret në lidhje me “syrin e keq”: Një familje e re, pas lindjes së fëmijës, filloi të përjetonte shqetësime të forta tek foshnja (qarje pa shkak, pagjumësi), tension të papritur mes bashkëshortëve, ndjenjë ankthi të vazhdueshëm në shtëpi. Mjekët nuk gjetën shkak. Kur shkuan tek Shën Paisi, ai i pyeti thjesht:
“A flisni shumë për bekimet tuaja para të tjerëve?” Ata pranuan se shpesh tregonin për fëmijën dhe jetën e mirë që bënin. Po ashtu i treguan se kishin ndjerë zili të hapur nga disa njerëz. Shën Paisi tha: “Zilia është si tymi: nuk duket, por mbyt.” Shën Paisi, patjetër u lut dhe u dha këtë këshillë: Të luteshin çdo mbrëmje, të bënin shenjën e Kryqit mbi fëmijën, të mos krenoheshin e të ruanin përulësinë, dhe të lexonin Psalmin 90. Pas disa ditësh, shqetësimet u zhdukën plotësisht.

Por kur gjërat janë më kostitente, pra energja negative nuk largohet, është mirë të shkohet në Kishë të kontaktohet me klerikun dhe të këkohet t’ju bëhet mbi ata lutja kundra “syrit të keq“ që është në “ Uratoren“ e Kishës Orthodhokse.

Le të themi edhe disa thënie të Etërve të Shenjtë për zilinë që është shkaktarja e “ Syrit të keq”:

• “Zemra e mbushur me zili errëson mendjen dhe sjell prishje në marrëdhënien me Zotin.” (Shën Vasil i Madh). Shën Vasili, pra na sqaron se “syri i keq” që është e kundërta e fuqisë jetëdhënëse të Zotit nuk vjen nga një forcë misterioze, por nga zemra e ligë e njeriut.

• “Asgjë nuk e varfëron njeriun aq sa zilia.” Shën Joan Gojarti (Joan Krisostomi). Sipas shenjtorit njeriu që ka zili dëmton më shumë veten e tij se të tjerët, ose mund të themi se ndikimi mbi tjetrin është dytësor dhe i kufizuar nga vullneti i Zotit. Ai është një mjeran që kurrë nuk kënaqet me atë që ka dhe gjithmonë shikon tek të tjerët me lakmi, zili apo “ sy të keq” dhe përsëri mbetet bosh i varfër shpirtërisht.

• “Kur shpirti largohet nga dashuria, hapet rruga për errësirën.” (Shën Maksimi Homologjeti).

Shenjtori na shpjegon se pasionet (si zilia) krijojnë çrregullim psikologjik, errësirë shpirtërore tek njeriu dhe kjo bëhet porta që e liga (demoni) të hyjë dhe të banojë në atë zemër, ashtu si gjarpëri në guvën e errët , edhe nga andej të dali jashtë edhe të veprojë tek të tjerët dhe ambjenti.

• Ndërsa Shën Efrem Siriani na thotë: “Kush mbulohet me lutje, nuk trembet nga zilia e njerëzve.”

Shenjtori na thotë se lutja dhe përulësia janë mburoja më e fortë nga “syri i keq”, sepse lutja personale, e prindërve dhe sidoemos e Kishës është mburoja hyjnore që nuk mund ta çajë asnjë shigjetim demoniak nga “syri i keq”.

Por le të sqarojmë një tjetër problem apo praktikë shumë negative që përdorin njerëzit për të prishur “syrin e keq”.

Një mikeshë më thotë se;“dje kam pasur shumë shqetësime, nuk më zinte gjumi, më dhimte koka, kisha ankth, etj . Më duket se më kanë marë mësysh aty në punë. Por më tha gjyshja që të hedh disa kokrra kripë në zjarr dhe të them lutje. Të them të drejtën u lirova, por përsëri sot nuk ndihem mirë“

E tregova këtë ngjarje, sepse jo vetëm njerëzit pa besim në Zotin (pagan), por edhe besimtarë, madje të ashtuquajtur të krishterë, bëjnë këto praktika për të prishur “ Syrin e keq”.

Kjo është një traditë e lashtë që na vjen nga besëtytnitë pagane . Si psh në Mesopotami, Egjipt, Greqi dhe Romë, kripa përdorej në rite “pastrimi” dhe njerëzit e besonin se largonte shpirtrat e këqij. Po ashtu edhe popujt në Ballkan besonin tek fuqia magjike si tek kripa apo uji, zjarri, hiri, si objekte “mbrojtëse” nga e keqja.

Këto praktikat kalonin gojë më gojë, sidoemos nga gratë e moshuara dhe trasmetoheshin brez pas brezi deri më sot.

Edhe pas përhapjes së krishtërimit në këto vende shumë zakone pagane nuk u zhdukën, madje u përzien me fjalë dhe simbole fetare të krishtera si: kryq + kripë, apo edhe lutje të përziera me ato të kishës apo të shpikura nga njerëzit që nuk janë të mësuara nga kisha, por që njerëzit i thonë të mësuara nga paraardhësit apo të afërmit e tyre.

Ky fenomen i përzierjes së simboleve dhe lutjeve, pagane edhe të krishtera, quhet sinkretizëm (përzierje besimesh) që Kisha dhe shenjtorët gjithmonë i kanë kundërshtuar dhe luftuar, sepse ka shumë pasoja negative si një mjegullnajë që i shërben “Ujkut të mentçëm”, djallit që t’i hajë, pa u pikasur, delet e Zotit (besimtarët).

Edhe sot Kisha Ortdhoshokse ka një sfidë me këtë fenomen pagan, sepse njerëzit janë të dhënë më shumë nga gënjeshtra se vërteta.
Po pse njerëzit besonin edhe besojnë tek fuqia magjike e kripës? Kripa që nga lashtësia konsiderohet si simbol pastrimi dhe mbrojtjeje.

Kjo është arsyeja që edhe sot njerëzit vendosin pak kripë në një gotë me ujë pranë shtratit, ose hedhin kripë mbi shpatull për “ta larguar të keqen”. Disa e mbajnë kripën në xhep ose në shtëpi si “mbrojtje”. Apo e hedhin në zjarr për të prishur syrin e keq, duke përmëndur emrat e atyre që mendojnë se i kanë marrë mësysh. Dhe kur kripa kërcet atëhere tregohet personi “sy keq” dhe prishet syri i keq.

E gjitha kjo është besëtytni, sepse njerëzit kripën e shikojnë si element i bardhë simbol i pastërtisë, që nuk prishet lehtë simbol i qëndrueshmërisë, apo edhe pastrues për plagët, apo edhe mos prishjen e mishit, bulmetit, perimeve, kjo përqasje kimike e kripës i ka bërë njerëzit supersticioz që ta shikonin apo përdornin kripën si “pastruese” që thith energjinë e keqe, apo si mbrojtëse, që krijon “barrierë” ndaj zilisë dhe syrit të keq, ose balancuese që rikthen qetësinë dhe harmoninë tek njeriu.

Të gjitha këto janë besime kulturore/tradicionale, besëtytni të mirëfillta dhe asnjëherë fetare apo mjekësore shkencore të provuara.

Për kishën besëtytnitë si edhe ajo e kripës “çudibërëse” nuk pranohen, por edhe diskriminohen jo vetëm si shprehje e injorancës personale apo kolektive, por edhe të dëmshme, sepse besëtytnitë e largojnë njeriun nga besimi i vërtetë.

Njeriu fillon të mbështetet te kripa, jo tek Zoti, bie në idhujtari shkel urdhëresën hyjnore: “Mos ki perëndi të tjera para Meje”.( Eksodi 20-3).

Njeriu fillon të jetojë me frikë: “mos më morën mësysh?” Kështu humbet paqen shpirtërore. Krijohet ankth, jo qetësi. Dëmtohet liria e brendshme. Personi lidhet me rituale të kota.
Kjo kthehet në varësi shpirtërore. Mund të hapë derë për mashtrim shpirtëror nga demonët dhe hap rrugën për të tjera besëtytni dhe një posedim i frymëve gënjeshtare.

Shenjtorët paralajmërojnë se praktikat besëtyt e mjegullojnë ndërgjegjen e bëjnë njeriun më të prekshëm ndaj gënjeshtrave shpirtërore dhe mbush me frikëra të pajustifikuara. Shën Joan Gojarti thotë: “Të besosh se gjërat e pajeta mbrojnë njeriun është mashtrim i djallit.” Shën Paisi thoshte se besëtytnitë janë: “besim i rremë që sjell frikë”.

Po kur flasim për “syrin e keq” nuk është besëtytni, sepse si e sqaruam më sipër Kisha dhe shenjtorët e pranojnë, pasi është shprehje e së keqes që fatkeqësisht ekziston, nga zilia dhe mëkati dhe dëmtojnë shpirtin dhe jetën njerëzore edhe krijimin, por besëtytni është kur besojmë edhe praktikojmë mbrojtje që nuk vjen nga besimi, lutja, misteret e kishës apo jeta e pastër shpirtërore dhe virtytet.

Jo vetëm kisha por edhe shkenca është kundër besëtytnive, si psh ajo e kripës. Sipas shkencës kripa është një element kimik NaCl (natrium + klor), dhe në vetëvete kripa nuk ka asnjë mekanizëm fizik, kimik apo biologjik që të “thithë energji të keqe”.

Por pyetjes : Pse njerëzit mendojnë se “funksionon”?

Psikologjia e shpjegon se është efekti placebo.

Dmth kur dikush beson se diçka e mbron, truri e pranon si komandë, ul stresin, jo sepse kripa vepron, por sepse truri beson se është i sigurt, trupi qetësohet, pra është është një autosugjestion. Shkencëtarët thonë se njerëzit kërkojnë kontroll kur ndihen të pasigurt dhe duan shpjegime për gjëra të papritura kanë prirje të shohin lidhje aty ku s’ka.

Kjo quhet “bias kognitiv”. “Biasi kognitiv” është një prirje e pavetëdijshme e mendjes që na ndihmon të mendojmë shpejt, por shpesh na çon në përfundime të gabuara.

Por si e shpjegojnë Etërit e shenjtë fenomenin e qetësimin pas përdorimit të kripës si largim edhe qetësim nga “syri i keq”?

Ata duke parë përtej perdes fizike shikojnë veprimet e padukshme shpirtërore të demonëve që manipulojnë mëndjen e njerëzve, pra nuk kemi thjeshtë një placebo, apo “bias kognitiv”të trurit, por kur demonët injektojnë një gënjeshtër dhe njerëzit e pranojnë edhe e praktikojnë atëhere ata marrin të drejta mbi mendjen, trupin, jetën njerëzore dhe bëjnë skenarin që njerëzit të besojnë në ato që bëjnë.

Konkretisht kur dikush hedh kripë në zjarr dhe pastaj qetësohet, në mënyrë të padukshme demoni vetë largohet nga i poseduari dhe e liron që ai të besojë se ishte kripa që e liroi, kjo bëhët që demoni ta futi në rrethin vicioz të supersticionit, besëtytnisë dhe jo vetëm ai të gabojë, por të mësojë edhe të tjerët dhe gënjeshtra përhapet dhe mbetet, njerëzit viktimizohen demonët gëzohen edhe sundojnë mbi ta.

Problemi nga ana fetare është akoma më i madh sepse përdorimi i kripës nuk është thjesht një gënjeshtër, por një rit i mirëfilltë magjie.

Në magjitë si popullore, por edhe ato në librat e magjisë trajtohet si objekt me fuqi të fshehtë, kombinohet me fjalë, rite, orë të caktuara, zjarr, ujë, etj për të arritur qëllimet e magjistarit. Prandaj ata që përdorin kripën për të prishur “syrin e keq”, jo vetëm “syrin e keq” nuk e prishin, por bëhen me dashje pa dashje magjistar apo përdorues të magjisë.
Çfarë thonë shenjtorët për këto praktika okulte?

Ata janë shumë të prerë.

“Djalli fshihet pas gjërave që duken të pafajshme.” (Shën Joan Gojarti). Ne nuk duhet ta largojmë të keqen me të keqen , magjinë me magji, demonin e vogël me demonin më të madh, sepse kjo është sa e gabuar aq edhe pamundur, por të keqen me të mirën, magjinë me lutjen e Zotit, dhe djallin me fuqinë e Krishtit.

Shën Porfiri thoshte: “Mos u merr me të keqen. Shiko Krishtin dhe errësira largohet vetë.”

Po ashtu kanonet kishtare shumë janë shumë të qarta që i ndalojnë besëtytnitë, magjinë dhe praktikat si përdorimin, psh të kripës për “mbrojtje” nga “syri i keq” që është magji e mirëfilltë.

• “Nëse ndonjë i krishterë shkon te magjistarët, fallxhorët, astrologët ose njerëz të tillë, të përjashtohet nga Kisha për gjashtë vjet.” (Kanon Apostolik 61)

• “Klerikët dhe laikët nuk duhet të jenë magjistarë, fallxhorë ose astrologë, as të bëjnë hajmali, sepse këto janë lidhje të shpirtit me mashtrimin.” (Kanoni 36 ).

• Sinodi i Laodicesë (shek. IV) Sinodi i Trullos (Quinisext) – Kanoni 61 (shek. VII)- Ky kanon ndalon magjistarët,fallxhorët,ata që bëjnë “pastrime”,ata që përdorin rite popullore për mbrojtje. Dhe thotë se besimtarët duhet të largohen nga këto zakone përndryshe i nënshtrohen pendimit kishtar.

• Shën Vasil i Madh (Kanonet kanonike) Kanoni 65: “Ata që merren me magji ose helme trajtohen si vrasës dhe u nënshtrohen të njëjtave pendesa.”

• Sinodi i Ankirës (314), (Kanoni 24) “Ata që praktikojnë magjinë ose thërrasin demonë, le të kalojnë shumë vite në pendesë.”

Të gjitha kanonet kishtare e kanë të ndaluar rreptësisht praktikimin e magjisë, shortarisë, fallit ,astrologjisë, horoskopit, hajmalitë, ritualet popullore supersticioze.

Këtu futet edhe rituali i hedhjes së kripës në zjarr.

Kisha Apostolike si Trupi i Krishtit nuk dënon, nuk frikëson, por as nuk i toleron këto veprime. Kisha nxit në pendim dhe rrëfim të këtij mëkati që të merret urata e faljes për ata të krishterë që kanë rënë në këto praktika besëtyt dhe magjike si psh edhe përdorimi i kripës për të prishur “syrin e keq”.

Por mund të ketë disa që thonë se edhe Krishti ka folur për përdorimin e kripës. Psh: “Keni kripë në veten tuaj dhe jini në paqe me njëri-tjetrin.” (Marku 9:50)

“Ju jeni kripa e botës; por nëse kripa e humb shijen, me çfarë do të kripëzohet?” (Mateu 5:13)

Zoti Jisu Krishti po e përdor simbolikën e kripës jo si një fuqi magjike, por si një figurë alegorike për të dhënë mesazhin e Tij tek dishepujt.

Në Bibël kripa përdorej në flijime (Levitiku 2:13) dhe ishte shenjë e besëlidhjes së qëndrueshme dhe po ashtu kripa simbolizon urtësinë, mendjen e ndriçuar, aftësinë për të dalluar të mirën nga e keqja, prandaj, Krishti u thotë nxënësve: ruani brenda vetes urtësinë që vjen nga Zoti të pastër, pa herezi, që të mos bini në grindje, krenari apo gabim, ose mos e humbni shijen shpirtërore (mos u bëni të vakët) kini vetë-disiplinë dhe pendesë si kripa që djeg, por pastron plagën dhe është dhimbja e pendesës që shëron shpirtin. Krishti po mëson besimtarët se me jetën, besimin dhe dashurinë tuaj, jeni thirrur ta ruani botën nga prishja dhe t’i jepni asaj shijen e së vërtetës së Zotit.

Këtë interpretojnë edhe shenjtorët, Etërit e Kishës:

• “Kripa është mësimi i Krishtit që ruan shpirtin nga prishja” (Shën Joan Gojëarti). “Kripa është hiri i Shpirtit të Shenjtë që mban njeriun të gjallë shpirtërisht” (Shën Theofilakti).

• “Dishepujt janë kripë, sepse u është besuar shërimi i botës” (Shën Joan Gojëarti).

• (Shën Augustini): “Kripa është dashuria që ruan nga korrupsioni i mëkatit”.

• Ose çfarë kuptimi kanë fjalët e Krishtit: “Sepse çdo gjë do të kripet me zjarr dhe çdo flijim do të kripet me kripë.” (Marku 9:49).

• “Zjarri janë tundimet që pastrojnë shpirtin” (Shën Gjon Gojëarti)

• (Shën Theofilakti): “Kripa është hiri që e bën vuajtjen shpëtuese” .

Pra, “çdo gjë me kripë do të kripet” do të thotë që besimtari në Krishtin do të kalojë domosdoshmërisht nëpër pastrim shpirtëror, ose tani me pendesë, ose më vonë me gjykimin e Zotit sëmnudje, vuajtje për pastrim.

Prandaj të dashur të krishterë le të heqim dorë nga këto praktika pagane për të prishur me kripë “syrin e keq”, por të kërkojmë ndihmën Zotit dhe të kishës që lutet me anën të klerit me urata në emër të Zotit Jisu Krisht kundër “syrit të keq” dhe çdo energjie demoniake.

Le t’i lutemi Zotit: “O Zot Perëndia ynë, Mbret i Përjetësisë, i Tërëpushtetshëm dhe i Tërëfuqishëm, që i bën të gjitha dhe transformon vetëm nëpërmjet Vullnetit Tënd, që transformove në vesë furrën e shtatëfishtë dhe flakën në Babiloni dhe mbajte të paprekur,të pacënuar dhe të shëndoshë tre Djemtë e tu të shenjtë. Mjek dhe shërues i shpirtrave tanë, sigurimi i atyre që shpresojnë më Ty, të lutemi dhe të kërkojmë dëbo dhe largo nga shërbëtori yt (aksh) çdo veprim djallëzor, çdo sulm satanik dhe çdo dashakeqësi dhe kureshtje dinake, dëm dhe marrje më sysh prej njerëzve keqbërës dhe dinakë dhe nëse ndodhi ose nga bukuria ose burrëria ose lumturia ose xhelozia dhe keqdashja apo marrja mësysh, Ti,o Zot Njeridashës, shtjer dorën tënde të fortë dhe krahun tënd të fuqishëm dhe të lartë dhe mbikqyr këtë krijesën tënde dhe dërgoji atij engjëll paqeje të fuqishëm, mbrojtës shpirti dhe trupi, i cili do të dënojë dhe do të dëbojë prej tij çdo vendim dinak, çdo esencë magjie dhe marrje mësysh prej njerëzve shkatërrimtarë dhe ziliqarë, që duke u ruajtur prej Teje të psalë me gëzim: “Zoti është ndihmësi im dhe nuk do të kem frikë prej atyre që do të më bëjë njeriu!”....Amin! (Urata e marrjes mësysh)

No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • “DO VIJE KOHA QË NJERIIU DO HAJË NJERIUN!”
    25 Feb, 2026
  • TË MIRAT SHPIRTËRORE DHE TRUPORE TË AGJËRIMIT DHE KRESHMIMIT
    25 Feb, 2026
  • A DUHET T`I BESOJMË ASTROLOGJISË, OROSKOPIT , SI NJË SHKENCË EKZAKTE ?
    19 Feb, 2026
  • MJERË AI QË SKANDALIS NJË NGA KËTA FËMIJË TË VEGJËL.
    9 Feb, 2026
  • KRIPA E PRISH SYRIN E KEQ?
    8 Feb, 2026
  • MOS U GËNJENI SHOQËRITË E KEQIJA PRISHIN ZAKONET E MIRA !
    19 Jan, 2026
  • KËNDVËSHTRIMI DHE QËNDRIMI BIBLIK DHE I KRISHTER PËR PUSHTETARIN DHE KORRUPSIONIN QEVERITAR!
    14 Jan, 2026

Extra contentus

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat.

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako