MOS U GËNJENI SHOQËRITË E KEQIJA PRISHIN ZAKONET E MIRA !

Nga Katekisti: Miron Çako
Në këndvështrimin e krishterë orthodhoks, shoqëria shihet si bashkësi personash të krijuar nga Zoti, sipas modelit të Perëndisë, të thirrur për dashuri, përgjegjësi dhe shpëtim të përbashkët.
Pra edhe njeriu i krijuar sipas ikonës së Perëndisë ( Zbulesa 1-26) është një qenie shoqërore edhe nuk mund të rri vetëm .
Prandaj sipas Orthodhoksisë, njeriu nuk është krijuar për të jetuar i vetëm por në shoqëri , si familjare, sociale, fetare.
Prandaj edhe gjithë ligji dhe praktikat fetare përmblidhen nga Krishti në këtë dy dashuri që janë një : “Dhe Jisui i tha: ''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde". Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten". Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët''. (Mateu 22:37-40)
Pra shoqëria është me dashuri të vertetë , vetëm atje ku ka themel dashurinë për Zotin , sepse: " Zoti është dashuri" (1 Joani 4), një dashuri pa interes dhe aty mbi këtë themel hyjnor ndërtohet dashuri të vertetë për të afërmin, si prind , fëmijë, familje , bashkëshortë, miq shokë njerëz.
Katekizmi i Kishës Orthodoks i mbështetur ne mësimet apostolike thekson se shoqëria mund të ndikojë edhe ndimojë në dy mënyra, sepse kur ajo nuk është neutrale :
2. Ose do të çojë në mëkat dhe largim nga Zoti dhe i afërmi.
Kisha që në shekujt e parë e ka parë shoqërinë në Krishtin jo personale , egoiste , por si një shoqëri personash që kanë të njëjtin besim, shprese edhe dashuri per Zotin , Triadik, prandaj edhe Shën Agustin thoshte :“ një i krishter nuk është i krishter”.
Brenda kësaj shoqërie mbeshteten dhe ushtrohen virtytet e Shpirtit të Shenjtë : “Dashuri, gëzim, paqe , zemergjersi , ëmbëlsi ,mirësi, besim, butësi , vetëpërmbajtje”.( Galatasve 5-22)
Por sipas etërve oshënar edhe ai që ri i vetmuar nuk është se e urren shoqërinë njerëzore , por kërkon të shërohet nga pasionet me pendim dhe asketizëm personal, dhe pastaj pa pasion të hyj në shoqërinë njerëzore i shëruar dhe për shërim për të tjerët si një instrument i Zotit, sepse gjendja dhe çdo veprim personal ndikon te shoqëria dhe anasjelltas shoqëria tek personi.
I krishteri nuk është thirrur të jetë i izoluar vetëm me një shoqëri të krishterë, sepse pastaj shoqëria e krishterë do të ishtë si një geto e izoluar në botë , por duke qënë se i krishteri është një qenie shoqërore në botë ai është i detyruar të ketë shoqëri me njerëzit e botës ,ashtu si Apostull Pavli këshillon : “ Ju kam shkruar në letër, të mos përziheni me kurvarë, dhe aspak me kurvarët e kësaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarët, sepse atëherë duhet të dilni nga bota. Por tani ju shkrova të mos përziheni me atë, të ashtuquajturin vëlla, që është kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fës, o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë.Sepse a më takon mua të gjykoj edhe ata që janë jashtë? A nuk i gjykoni ju të brendshmit?” ( 1 Korintasve 5 10 11)
Për apostullin problemi në këtë këshillë nuk është marrëdhënia me jobesimtarët, si ateist, pagan,apo antikrisht, por me ata që quhen vëllezër( i krishter), pretendojnë se janë besimtarë me emër dhe pjesë e një komuniteti të krishterë, por jetojnë si paganët në mëkat edhe vese , dmth me të krisherët hipokrit.
Besimtari është thirrur të jetojë në shoqëri edhe në botë sipas rethaneave te kushtëzuara, si ato sociale, profesionale, ekonomike por pa u bërë rob i mëkatit të botës.
Shkrimi i Shenjtë tek fjalët e urta tërheqë vemëndje për zgjedhjen e kujdesshme të shoqërisë në botë
“Ai që shoqërohet me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të dëmtohet.”(Fjalët e Urta 13:20)
Thamë se Bibla na mëson se shoqëria ndikon fuqishëm te njeriu dhe besimtari duhet të jetë i kujdesshëm në shoqërim ,sepse nuk ka neutralitet në shoqëri.
Për Etërit orthodhoks shoqëria ka qenë gjithmonë një element thelbësor i jetës njerëzore dhe një temë e rëndësishme në teologjinë orthodokse.
Kjo krijon një tension të vazhdueshëm mes jetesës në botë dhe ruajtjes së pastërtisë shpirtërore, prandaj shoqëria dhe shoqërimi kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën shpirtërore të njeriut.
Etërit orthodhoksë theksojnë se shoqëria nuk është neutrale. Ajo ushtron ndikim të drejtpërdrejtë mbi mendimet, zakonet dhe gjendjen shpirtërore të njeriut.
Në këtë kuptim, shoqëria bëhet ose mjet shenjtërimi, ose shkak rënieje. Ai na shkruan konkretisht : “ Ashtu si sëmundjet ngjitëse, edhe zakonet e këqija përhapen nga shoqëria e keqe “. (Shën Vasili i Madh)
Kështu mësuesi ekumenik shkon edhe më tej, duke paralajmëruar se asnjë këshillë e mirë nuk ka fuqi, nëse njeriu jeton vazhdimisht në rreth shoqëror të prishur.
Ky është mendimi edhe i të gjithë Etërve në çdo kohë :
Shën Isaku Siriani ati oshënar na thotë :“Ik nga ai që të ftoh nga zelli për Zotin, edhe nëse fjalët e tij duken të mençura.”
“Ashtu si një qymyr i ndezur ndez tjetrin, po ashtu shpirti i keq e ndez të keqen te tjetri.” (Shën Dorotheu i Gazës)
Shën Paisi i Malit Athosit përmbledh qartë mësimin patristik kur thotë se shoqëria ose të ndërton, ose të shkatërron. pra sipas tij nuk ka neutralitet dhe nuk ekziston në jetën shpirtërore, por ndikim për mirë apo për keq, ai thotë: “Shoqëria ose të shenjtëron, ose të shkatërron” ( Shën Paisi i Malit Athos )
Kjo është edhe përvoja njerëzore :” Më thuaj me ke ri, të them se cili je “.
Etërit Orthodhoksë mësojnë se si të krishterë nuk shpëtohemi vetëm, por as nuk shpëtohemi me çdo shoqëri.
Prandaj Etërit këmbëngulin t’i japim rëndësi shoqërisë kishtare se asaj të botës , sepse si thamë më sipër kisha nuk është thjesht institucion, por Trupi i Krishtit.
Në përfundim, sipas Etërve orthodhoksë, shoqëria është një dhuratë, por edhe një përgjegjësi.
Vetëm në këtë mënyrë shoqëria shndërrohet nga rrezik shpirtëror në mjet shpëtimi.
"Një ditë, një nënë shkoi te Shën Paisi shumë e shqetësuar dhe i tha:“O At, djali im ishte i qetë, shkonte në kishë, nuk pinte, nuk shante.Tani është ndryshuar krejt. Ka shoqëri të keqe.”