KËNDVËSHTRIMI DHE QËNDRIMI BIBLIK DHE I KRISHTER PËR PUSHTETARIN DHE KORRUPSIONIN QEVERITAR!

Bibla është themeli jo vetëm doktrinal , moral për një besimtar në Zotin Triadik, por edhe treguesi se çfarë është dhe si duhet të jetë në veçanti një qeveritar, pushtetar, si mbret , president , kryeministër , deputet , politikan .
Në Bibël, qeveritari ose politikani nuk është asnjëherë një njeri i jashtëzakonshëm , me “gjakun blu” , por një qënie njerëzore normale që zgjidhet mes njerëzve nga providenca hyjnore, për t’i shërbyer vullnetit hyjnor dhe shoqërisë njerëzore .
Zoti nëpërmjet Samuelit, i tregoi popullit edhe detyrimin që ata do kenë ndaj mbretit tokësor që e kërkuan:
Në Bibël, mbretërit quheshin “ të lyerit ” ose “krisht”, sepse ata zgjidheshin nga shorti hyjnor dhe mbi ta derdhej nga profetët ose kryepriftërinjtë një vaj aromatik "miro " që ju pikonte nga maja e hundës ( 1 Samuelit 10-1), kjo ishte një simbolik e dukshme se mbi ta ndikonte Shpirti i Perëndisë që do t’i bënte ata të aftë për të qeverisur, si një ikonë e Zotit i cili mbretëron në qiell dhe mbi dhe.
Me Revolucionin Francez (1789), u tronditen tërë themelet e monarkive me të drejtë hyjnore duke i prerë kokën mbretit.
Kjo deklaratë pati një ndikim të madh në zhvillimin e koncepteve popullore për lirinë dhe demokracinë individuale në Evropë dhe në mbarë botën.
Prandaj sipas Biblës, mbretin e zgjedh Zoti me shortin hyjnor dhe zbulesa profetike (1 Samuelit 9–10); (1 Samuelit 16), por edhe në demokraci, kur zgjidhet nga votat popullore, përsëri providenca hyjnore nuk mënjanohet sepse: “Vox Populi, Vox Dei” (Zëri i popullit, zëri i Zotit”).
Në Bibël qeveritari është një shërbëtor (ministër) i drejtësisë ose kryeshërbëtor ( kryeministër) ndaj Zotit dhe shoqërisë:
Por providenca hyjnore zgjedh, ose lejon të zgjidhen dhe të ushtrojnë pushtetin shekullar, duke respektuar lirinë dhe dëshirën e popullit edhe njerëz që edhe pse duken si ateistë, ose armiq të Zotit apo të popujve,përsëri ata janë instrumenta të Zotit i cili bën historinë në planin e shpëtimit përfundimtar në Krishtin.
Zoti gjithmonë është sovran mbi mbretërit dhe nuk ka rastësi në marrjen e pushtetit tokësor por bëhet me lejen e Zotit , sepse : “Ai i ndërron kohët dhe stinët, i rrëzon mbretërit dhe i vë mbretërit.” ( Danieli 2:21)
Sidomos kur pushtetarët, njerëz, harrojnë se janë vdekatarë, ata ndëshkohen nga gjykimi hyjnor që të mësojnë ata vetë se janë të vdekshëm por edhe turmat mos t’i adhurojnë nga frika dhe interesi, ashtu si u ndëshku mbreti i Tiros që ju mor mbretëria sepse filloj të mburret sikur ishte perëndi :
Detyra e një mbreti, apo pushtetari, është hyjnore, por përsëri ai nuk duhet të harojë asnjëherë se është njerëzorë dhe i vdekshëm, kjo duhet ta bëjë atë të ketë një mendje të përulur dhe i vëmendshëm për ditën e vdekjes, ditë kur do ti lëri të gjitha në tokë dhe do paraqitet për gjykim në qiell para të pavdekshmit Perëndi :
Qeveritari duhet të jetë i përulur, jo sundues me dhunë, por në shërbim sepse: “Kushdo që do të jetë i pari, le të jetë shërbëtori i të gjithëve.” Marku (9:35)
Qeveritari duhet të ketë frikë Perëndie, sepse : “ Frika e Zotit është fillimi i njohjes” (Fjalët e urta 1:7).
Edhe Kisha Apostolike Katholike, që mbështetet mbi Shkrimin e Shenjtë, e shikon pushtetin qeveritar dhe pushtetin shekullar laik si dhuratë dhe provë nga Perëndia.
Etërit nuk e idealizojnë pushtetin, por e shohin nën gjykimin e Zotit.
Por asnjëherë pushteti dhe pushtetari nuk shikohen si shpëtimtarë absolut, sepse sipas mësimit të Shkrimit dhe të Kishës Apostolike, shpëtimi nuk vjen nga sistemi politik, por nga Perëndia në Krishtin.
Prandaj ndaj besimtarit kërkohet bindje absolute vetëm ndaj Zotit dhe Kishës, kurse pushtetit sekular një bindje relative, sepse Etërit e shenjtë i mësojnë besimtarët :
Shën Joan Gojarti, në komentin mbi (Romakëve 13: 2-7), na sqaron :“ Pavli nuk thotë se çdo gjë që bën sundimtari është e drejtë, por se rendi është i nevojshëm .”
Ky është edhe mendimi i Etërve të shenjtë: “Mos e kërko drejtësinë te sundimtarët, por te Perëndia.” (Shën Joan Gojarti) .
Sipas mësimt kishtar ; “Perandori (pushtetari) ruan rendin , mbron Kishën, edhe Kisha ruan doktrinën , moralin dhe shpirtin e popullit.
Ashtu si e përcakton edhe Shën Augustini : “Shteti kërkon paqen tokësore. Kisha kërkon shpëtimin e njeriut.”
Por në shekullin e XV kemi një risi tek kleri orthdhoks .
Kisha, duke qënë “ Shtylla e të Vërtetës” (1Timotheu 3 - 15),ka detyrën përpara Zotit, që kur shtetari bëhet i padrejtë ndaj Kishës dhe shoqërisë , kisha ka detyrë profetike t’a qortojë për korrigjim, ashtu si bën profetët me mbretërit mëkatarë , p.sh. Profeti Joan Pagëzor që qortoi publikisht Herodin se :"Nuk është e lejueshme që të kesh gruan e vëllait tënd"( Marku 6-10), pavarësisht se kjo i kushtoi jetën dhe përfiundoi si martir i moralit . ( Marku 6 :27)
Politikanët janë njerëz dhe jo engjëj, ata mëkatojnë si gjithë njerëzit e tjerë dhe kështu politikanin nuk mund t’a idealizosh sepse : “ Pushteti zbulon njeriun, nuk e shenjtëron.” ( Shën Vasili i Madh) .
Në Bibël, ka shembuj kur mbretërit janë qortuar nga profetët dhe janë penduar për veten dhe për të mirën e popullit.
Por edhe Etërit e Kishës si Shën Ambrozi i Milanit ( 7 dhjetor), kanë qortuar perandor si Thedhosin e Madh për korigjim , ashtu si na tregohet në Sinaksarin e shenjtorit : “ Perandori Theodhos shtypi me mizori të padëgjuar një kryengritje që kishte shpërthyer në Selanik dhe kishte masakruar më shumë se 7000 veta.Lajmi mbërriti deri në Milano dhe,kur perandori që po vizitonte metropolin italian erdhi te dera e kishës ku meshonte Ambrozi për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore,episkopi i shenjtë,duke u bërë zëdhënës i zemëratës hyjnore,nuk pati frikë që t’i ndalonte hyrjen në kishë perandorit.Për më tepër i ndaloi kungimin për 8 muaj.Duke respektuar disiplinën e Kishës,sovrani,përpara të cilit trembej mbarë bota e atëhershme,u tërhoq duke qarë në pallatin e tij perandorak dhe iu nënshtrua me përulësi pendesës publike.Ditën e Krishtlindjes,ai erdhi përsëri në Kishën e shenjtë,u shtri përdhe në këmbët e Ambrozit,duke e njomur dyshemenë me lotë dhe kërkoi të pranohej përsëri në kungimin e Mistereve të Shenjta.Pasi mori faljen e episkopit,në momentin e kungimit,ai hyri në altar për t’u kunguar bashkë me klerikët e tjerë sipas zakonit në Konstandinopojë.Por shërbëtori i Perëndisë,Ambrozi,u kthye nga ai dhe e përuli publikisht për herë të dytë duke e larguar që nga altari dhe duke i thënë: “ Dil që këtu dhe qëndro në mes të laikëve,sepse porfira jote nuk bën priftërinj,por perandorë.” Pa i kthyer përgjigje,Theodhosi doli nga altari dhe zuri vendin e tij në rangun e të penduarve,sepse ndiente një respekt shumë të madh për Ambrozin.Kur u kthye në Konstandinopojë,nuk u fut kurrë në altar për t’u kunguar.”( Sinaksari i Shën Ambrozit)
“Anatemizim” apo “shkishërim” është një term fetar që do të thotë dënim i rëndë shpirtëror, përjashtim nga misteret e kishës ose mallkim me karakter pedagogjik, për korrigjim dhe stopim të së keqes si masa përfundimtare për korrigjim edhe shpëtim të mëkatarit të papenduar .
Gjatë historisë kishtare, na tregohen shumë raste kur Kisha Apostolike ka anatemizuar, shkishëruar mbretër, perandorë apo qeveritarë, edhe pse kjo kishte pasoja të mëdha politike dhe shoqërore, madje edhe për vetë institucionin kishtar, por përsëri Kisha nuk mund të hesht kur pushtetari mohon dhe fyen besimin në Zot pa pendim , apo kryen vepra antikishtare , projekton dhe voton ligjet amorale dhe antietike.
Bibla gjithashtu dënon pa kompromis korrupsionin e politikës, sepse korrupsioni është mëkat kundër drejtësisë dhe dashurisë për të arfërmin që dëmton të varfërit dhe të pafajshmit.
Prandaj në Bibël ndalohet dhe dënohet ryshfeti që e korrupton qeveritarin , sepse: “Ai që merr ryshfet shkatërron vendin.”(Fjalët e Urta 29:4)
Kisha Apostolike ka të njëjtin qëndrim dhe qortim ashtu si janë shprehur Etërit e Shenjtë: “Asgjë nuk e zemëron Perëndinë më shumë se sa kur pushteti përdoret për fitim.” (Shën Joan Gojarti)
Sipas etërve të shenjtë, heshtja përballë korrupsionit është bashkëfajësi sepse: “Ai që sheh padrejtësinë dhe hesht, merr pjesë në të.” (Shën Vasili i Madh).
N.q.s. qeveritari nuk e pranon as qortimin e Kishës, atëherë vepron drejtësia Hyjnore: “Sepse unë, Zoti, e dua drejtësinë, urrej vjedhjen” (Isaia 61:8).
Për qeveritarët e pasurar me padrejtësi, apostull Jakobi qorton shumë ashpër në letrën e tij pastorale: “ Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t’ju zënë! Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja.Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën, dhe ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush dhe do t’ju përpijë mishërat si zjarr; keni mbledhur thesare në ditët e fundit.Ja, paga që u keni ngrënë puntorëve që ju korrën arat, po këlthet; dhe klithmat e atyre që korrën, arritën në vesh të Zotit të ushtrive.Jetuat mbi tokë ndër qejfe dhe shkapërderdhje; i ushqyet zemrat tuaja si për ditë të të therurit.Dënuat dhe vratë të drejtin: ai nuk ju kundërshtoi. Atje do t'i zërë një frikë e madhe, sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.” ( Jakovi 2: 2-5)
Mbretërit tokësorë janë të përkohshëm; Bibla drejton vëmendjen drejt Mbretit Mesianik (Jisui).
“ Zoti i lartë vendos mbretërinë mbi këdo që do; ata që abuzojnë me pushtetin nuk mbeten përgjithmonë.” (Danieli 4:17)
“Më mirë një kaos pa sundues, sesa një sundues pa drejtësi.” (Shën Gregor Teologu)
Ky fakt eskatologjik dëshmohet tek ëndrra profetike e Nebukadnestarit dhe interpretuar nga profeti Daniel, ëndër që shpjegon për mbretërit e botës deri në fund , mbretëri që do shkatërrohen përfundimisht ardhjen e dytë të Krishtit që simbolizohet me një shkëmb që copëton deri në themel mbretëritë e koruptuara dhe antiteiste :
Mbreti i Madh , Biri i Zotit dhe biri i njeriut , Zoti Jisu Krishti, ka lindur në botë :” Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes.Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive” ( .Isaia 9:6-7)
“Mbretëria e botës u bë mbretëria e Zotit tonë dhe e Krishtit të Tij, dhe Ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve.” (Zbulesa 11:15)
“ Mbretit të përjetshëm, të pavdekshëm, të padukshëm, të vetmit Perëndi, i qoftë nderi dhe lavdia…”. (1 Timoteut 1:17).