A KA PROVA QË TREGOJNË EGZISTENCËN E PERËNDISË TRIADIK ?

Nga Katekisti: Miron Çako
Besimi dhe dyshimi në ekzistencën e Perëndisë janë dy bashkudhëtar antagonist (të kundërt), deri në ditën e fundit të njerëzimit.
Të dyja këto energji mendore ekzistojnë brenda çdo njeriu të arsyeshëm dhe bëjnë një luftë për jetë a vdekje me njëri-tjetrin edhe kur duken sikur kanë vendosur paqe me njëri-tjetrin dhe këtë mund ta quajmë periudha e indiferencës për temën e besimit.
Problemi është se Perëndia, qenia absolute që ekziston nga vetvetja i gjithë pushtetshmi, i gjithë dituri, i gjithi mirësi dhe dashuri dhe i kudo ndodhur është i mistershëm, i fshehtë, i pa dukshëm dhe i pa prekshëm për shqisat tona fizike dhe racionale.
Kush e solli? Kush e krijoi?
Dhe mendimi i cili nuk është material kapërcen kufijtë e fizikës dhe kalon tek metafizika, shpirtërorja tek e padukshmja, tek inteligjenca superiore, tek Zoti.
Por a është ky një konkluzion intelektual i arsyeshëm.
Ata injorojnë, fyejnë si të prapambetur një tjetër grup njerëzish qe quhen besimtarë, të cilët nuk janë më pak inteligjent dhe të aftë, por ndryshe nga ateistët besojnë se Perëndia pavarësisht se është i padukshëm, Ai ekziston përjetësisht dhe na jep prova të ekzistencës së tij nga vetvetja, nëpërmjet fenomeneve, natyrore dhe të mbinatyrshme.
Këta sëbashku me apostullim e kombeve Pavlin thonë “Ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme ndër ta sepse Perëndia u ka shfaqur atyre. Në fakt cilësitë e tij të padukshme fuqia e tij e përjetshme dhe Hyjnia e tij duke qenë e dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës shihet qartë"(Romakët 1-19-20).
Madje për këtë frazë të Biblës është bërë dhe një dialog që ka mbetur në kujtesë të historisë midis një shkrimtari bolshevik ateist Ditëro dhe Patriarkun e kishës së madhe Ruse, të shenjtërisë së tij Tihonit.
Patriarku u përgjigj me shumë urtësi “Asgjë më shumë se çfarë tha Davidi tremijë vjet përpara :“ Tha i marri në zemrën e vet se nuk ka Perëndi”.
Por unë nuk do të zgjatem në thënie dhe kundërthënie ndërmjet ateistëve dhe besimtarëve se kjo është një histori e gjatë që do të vazhdoj deri në fund të njerëzimit, por po i rikthehem pyetjes: “A ka prova sot, që ekziston Perëndia?”
Në datën 6 janar në kishën Orthodhokse në shumë vende te botës, bëhet një shërbesë e veçantë brenda në kishë ose në vende publike; e rëndësishme është që të ekzistojë elementi i ujit i cili është një nga katër elementët më me shumicë në planet.
Priftërinjtë e zhysin kryqin tre herë në ujë duke kënduar :"Në Jordan kur pagëzoheshe o Zot falja e Trinisë u shfaq”…
Ata që kanë ardhur deri këtu duke lexuar me durim, mund të thonë ku është prova që ekziston Perëndia, as e pamë Atë, as dëgjuam zërin e Tij, as ndonjë Pëllumb, siç zbriti mbi Krishtin nuk pamë, uji ishte, uji mbeti.
Ose si ateistët që shkojnë më larg duke thënë se feja është si "opiumi" që i mashtron njerëzit me iluzione.
Uji i bekuar nuk prishet, nuk qelbet siç bëhet me ujin kur ai ri në një vend i mbyllur dhe pa qarkulluar.
Këtë gjë ju mund ta provoni shumë thjeshtë mund të kontaktoni me një besimtar orthodhoks dhe ai do t’ju tregoj në mënyrë konkrete ujin e bekuar që e mban për gjithë vitin në shtëpinë e tij të paprishur dhe mund ta konsumoj pa problem, nuk ka as erë të keqe as hidhërim.
Kam dëgjuar se në kohën e ateizmit komunist në propagandën kundër fesë u nxorr një kundër argument gjoja shkencor për të përgënjeshtruar shenjtërimin e ujërave. Ata thonin se priftërinjtë hedhin në ujë një kryq prej argjendi duke e lënë aty për gjithë natën edhe argjendi sipas tyre lëshonte në ujë disa molekula që nuk e lejon ujin që të prishet, por kjo akuzë bie shpejt poshtë dhe nuk i reziston dot logjikës së ftohtë, që arsyeton sipas fakteve, kokëforte
Por pse duhet të harxhojmë kohën duke pyetur të tjerët çdo kush mund ta provoj vet të shkoj dhe të marri ujin e bekuar në kishë dhe ta mbaj për gjatë gjithë vitit dhe vet ai do të shikoj me sytë e tij se uji i bekuar në Kishën Orthodhokse nuk prishet.
Disa thonë se priftërinjtë i hedhin kripë ujit që të mos prishet,kjo mund të ndodh, në kisha eterodokse ,por jo në Kishën Orthodhokse dhe nga priftërinjtë e saj.
Ky fenomen nuk është njerëzore dhe fizike, që ne mund ta shohim dhe ekzaminojmë por një veprim i Perëndisë së padukshëm, që na jep një shenjë të dukshme që ne të mund të besojmë se Ai ekziston.
Domethënia e kësaj mrekullie është shumë e madhe dhe do të na duheshin shumë faqe për ta sqaruar, por më lejoni t’ju them shumë shkurt për ata që janë të interesuar çfarë ndodh në mënyrë të padukshme tek uji i bekuar.
Në fillim çdo gjë ishte harmonike dhe e përsosur qielli dhe natyra, çdo gjë ishte e papritshme dhe vetë njeriu ishte i pavdekshëm, por gjithçka në natyrë pësoi korruptim prishje dhe vetë njeriu u bë i vdekshëm nga zilia e djallit e një engjëlli të rënë nga parajsa qiellore për shkak të krenarisë i cili pati zili dhe smirë për krijimin e ri të Zotit, në mënyrë të veçantë për njeriun që ishte i krijuar sipas ikonës se Perëndisë dhe në ngjashmëri me të.
Njeriu u gënjye e hëngri frutin e ndaluar me dëshirë rebele të bëhej Perëndi pa Perëndi, ai vërtet e mësoi të mirën që është Perëndia dhe të keqen që është djalli, por nuk mbeti i pavdekshëm dhe për shkak të mëkatit të njeriut e gjithë natyra që u bë për njeriun ra në prishje në sundimin e djallit, princin e kësaj bote mëkatare.
Disa njerëz nuk e dinë këtë të vërtetë, bëjnë fajtor krijuesin Zotin, si shkaktar të çrregullimit në natyrë dhe midis njerëzve.
Ai në moshën 30 vjeçe u pagëzua në ujërat e Jordanit, për të shënjtëruar me Tërë shënjtërinë e tij Hyjnore, natyrën e ujrave, për të shkatërruar foletë e demonëve që banojnë në ujra dhe duke i dhënë ujit shënjtërinë, Hirin e Shpirtit të Shënjtë e bënë atë mjet për larjen e mëkateve të njerëzve me anë të misterit të pagëzimit.
Zoti nëpërmjet kishës Orthodhokse, duke na dhënë këtë provë, pra ujin e bekuar që nuk prishet, është duke na treguar, se si ka qenë krijesa dhe njeriu në fillim para rënies, si u restaurua ajo dhe njerizimi mbas rënies ne mëkat,me Krishtin vdekjen dhe ngjalljen e Ti, sepse pagëzim që do të thotë zhytje në ujë, është tregues i vdekjes dhe i ngjalljes së Krishtit dhe i kujtdo që pagëzohet në emër të Krishtit siç thuhet:"Po a nuk e dini se ne që u pagëzuam në Jisu Krishtin,u pagëzuam me vdekjen e tij? ”(Rrom 6; 3).
Uji i bekuar, me mos prishjen e tij na tregon që tani, si do të jetë, krijesa dhe njerëzimi në ardhjen e dytë të lavdëruar të Krishtit si Perëndi -Njeri, për të bëjë gjyqin e drejtë në ditën e fundit të botës. Ai djallin dhe demonët bashkë me vdekjen do ti çojë në humbje në ferrin e përjetshëm, do të ringjallë të vdekurit duke bërë gjyq të drejtë mbi gjithë njerëzit, për ata që kanë besuar dhe kanë bërë mirë në ringjallje jete,kurse të pabesët dhe mëkatarët në ringjallje mundimi që quhet vdekja e dytë.
Njerëzimi e ka para syve pavdekësinë dhe mund ta shohë ta prek ta shijoj që tani me anën e provës së Ujit të bekuar.
Të gjithë këtë doktrinë të krishterë na i tregon kjo e kremte e 6 Janarit, Theofania ( shfaqja e Perëndisë) dhe Uji i bekuar, kjo provë që e mbajmë në dorë e kungojmë dhe e prekim.
Kështu edhe ne kur të shohim dhe prekim këto prova të largojmë dyshimin dhe të besojmë se Zoti ekziston dhe është më afër, seç e mendojmë dhe ka bërë për ne, gjëra të mëdha.Amin.
Dhe meqe jemi ne kete dite , dua te flas edhe per nje praktike lokale qe behet ne disa kisha ortodokse ketu ne Shqiperi : ANKANDI I IKONAVE.Kryesisht behet cdo vit ne Korce , por sivjet edhe ne Fier apo diku tjeter. Kur e kam pare per here te pare jam SKANDALIZUAR !!!! Prifti qe merr ikonat me rradhe dhe besimtaret qe citojne cmime ne leke derisa te mos kete me oferta dhe ai qe ka ofruar vleren me te larte e merr ikonen ne shtepi per 40 dite !!! Kjo sipas meje eshte minimumi nje tallje ne radhe te pare me Perendine e se dyti me shenjtorin ne ikone !!! E dime qe kisha ka nevoje per te ardhura , por arka eshte ne kishe dhe besimtaret mund te hedhin leke aty per te ndihmuar kishen. Por kjo menyre per te siguruar te ardhura eshte SKANDAL !!!! Ikonat nuk jane placka per ne ankand !!! Besimtaret mund ti marrin ikonat ne shtepi per 40 dite per bekim , FALAS , pa ankand .....por ju siguroj 100% se cdo besimtar qe i merr , do te hedhe patjeter leke ne arken e kishes fshehurazi (ashtu sic e kerkon Zoti ne ungjill). Nuk mund te gjej fjale te pershkruaj ate qe ndodh ne ankand : "...Hajde , ikona e Shen Marise ...cmimi i pare 3000 lek , kush ofron tjeter cmim , 4000 ...5000 ...iu dha filanit per 6000 !!!" A jeni ne terezi , cfare po beni !!!!??? nuk e di , si mundet Hiresi Joani e ka lejuar kete praktike ne Korce per kaq vjet sa ka qene mitropolit....Te shpresojme te pakten te mos filloje edhe ne Tirane !!!! Eshte nje turp !!!!!