Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2026
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

MOS E NISNI VITIN E RI ME KËMBË, POR ME DORË!

January 6, 2026 at 4:50 pm, No comments
Picture1-3.png

Nga Katekisti: Miron Çako


Viti i Ri i bën njerëzit shumë supersticiozë. Për këtë natë-ditë mbarimi dhe fillimi të një Viti të Ri kalendarik, njerëzit kanë shpikur shumë veprime dhe ushqime sipas tyre fatsjellëse, të cilat kërkojnë një listë shumë gjatë për t’i përmendur.

Të gjitha këto rituale edhe pse janë të ndryshme nga forma, kanë një të përbashkët nga përmbajtja. Njerëzit që i bëjnë besojnë në fuqinë e tyre magjike, sikur ato sjellin mbarësi tek individi dhe familjet e tyre për Vitin e Ri.

Të gjitha këto rite "fatsjellëse"quhen bestytni.

Madje edhe koha kalendarike, që është relative, kur kthehet nga njerëzit në fatsjellëse, shndërrohet në bestytni .

Bestytni do të thotë një besueshmëri e paarsyeshme nga individë ose grupe, ku ngjarjet e së ardhmes ndikohen nga sjellje ose objekte të veçanta pa patur një lidhje llogjike shkak-pasojë midis tyre.

Shpesh, bestytnitë janë shprehje e injorancës së njerëzve primitivë dhe sot lidhen me mungesën e arsimit si sekular ashtu edhe fetar.
Këto bestytni trashëgohen nga prindërit tek fëmijët ose mësohen përgjatë jetës. Pavarësisht arsimimit të njerëzve, sot kemi një përzierje të bestytnive dhe një tendencë në rritje të tyre dhe kjo për shkak të informacionit të shpejtë për traditat e vendeve të ndryshme të botës, që kalojnë nxitimthi nga njëri skaj i saj në tjetrin. Ky fenomen është tregues i një neopaganizmi në këtë brez të pabes dhe apostat.

Këtyre bestytnive pa kuptim i japin rëndësi jo vetëm neopaganët, por edhe ateistët, të cilët edhe pse nuk besojnë në fuqi të mbinatyrshme, çuditërisht, këto rite i bëjnë me shumë dëshirë.

Ky është një tjetër tregues se njeriu është në vetvete një qënie fetare, por kur ai nuk është i mirë arsimuar fetarisht, krijon "zotat" e tij që e tregojnë atë, që beson në bestytni, sa naiv aq edhe qesharak.

Shqetësuese është se edhe besimtarët sipërfaqësorë, që i kap mentaliteti i turmës neopagane bëjnë rituale të tilla, që janë të dëmshme, sepse kështu pa e kuptuar ata tradhëtojnë besimin e tyre në Zotin Trashedent, që është përmbi krijimin dhe Imanenet që përshkon dhe mban gjithë krijimin pa u prekur prej tij .

Mes kësaj morie ritualesh për Vitin e Ri, dua të dalloj një bestytni që e kanë shumë vende të botës edhe tek ne, si hyrja në shtëpi në ditën e parë të vitit me këmbën e djathtë.

Disa superticiozë të fiksuar e kanë shumë merak këtë ritual, aq sa para se të hyjnë në derë ndalojnë dhe shohin mirë këmbët se mos i ngatërrojnë dhe hyjnë me të majtën, sepse pastaj do t’i ndjekë tersi për gjithë vitin.

Njeriun si qënie e arsyeshme, që e dallon nga kafsha, duhet ta udhëheq llogjika kur ai bën një veprim me prapaveprim. Kurse besimtarin e u dhëheq edhe fjala e Zotit, që është dritë për mendjen.

E djathta si shprehje e të mirës është përmendur në Shkrimin e Shenjtë, por është e përmendur si gjë e bekuar në lidhje me dorën dhe asnjëherë me këmbën, ashtu si lexojmë për Dorën e djathtë të Zotit, që bën çudira dhe ndihmon njeriun besimtar: “E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.” ( Psalmi :118 ;16-18).

"Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime".(Isaia 41-10)

Po ashtu me dorën e djathtë të krishterët orthodhoksë bëjnë shenjën e Kryqit, që është burimi i çdo bekimi dhe të mire që vjen nga Zoti Jisu Krisht dhe fuqi kundër çdo të keqe të dukshme e të padukshme që futet tek njerëzit, shtëpitë, objektet dhe kafshët e tyre.

Sipas Shkrimit të Shenjtë, Zoti Perëndi, i neverit bestytnitë, si tallje demonësh, si kotësira me të cilat njerëzit mohojnë Providencën Hyjnore mes tyre, ashtu siç na thotë me anën e profetit Jeremia : "Çfarë kanë gjetur të padrejtë tek unë etërit tuaj për t’u larguar nga unë, për të shkuar pas kotësisë dhe për t’u bërë ata vetë kotësi?” (Jeremia 2:3-5)

Madje apostull Pavli na thotë se bestytnitë nxisin edhe zemërimin e Perëndisë: “Zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi… Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamendë në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë”. (Romakëve 1:17-25).

Duhet të dimë se këto bestytni e fyejnë Zotin dhe bëhen pengesë që bekimi dhe ndihma e Tij të vijnë tek ne dhe në shtëpitë tona për një vit të ri të pëlqyer nga Zoti, që aq shumë kemi nevojë pas një viti që po lëm pas me kaq shumë vështirësi, pasiguri, sëmundje, humbje jete dhe trishtim.

O njerëz nën qiell le të bëhemi të arsyeshëm dhe mos ta nisim punët e këtij Viti të Ri përsëri me këmbë, por me dorë, me djathtën e fuqishme të Zotit, që bën çudi dhe na jep çdo të mirë, shëndet e jetë dhe na mbron nga i ligu dhe e keqja.

Ta nisim vitin duke hyrë në derën tonë ose tek i afërmi me dorën tonë të djathtë duke bërë kryqin dhe duke i`a afruar Zotit dhe të afërmit për bashkëpunim të sinqertë, për një vit të bekuar të mbarë, me dritë, me shëndet dhe me solidaritet.

Dhe po të doni ngrini të dyja duart lart të djathtën e të majtën dhe lutuni këtë lutje Zotit: “O Krijetar i gjithësisë, që ke në dorë kohët dhe stinët, bekoje kurorën e motit sipas mirësisë sate, o Zot, dhe ruaje popullin dhe shtetin tonë me ndërmjetimet e Hyjlindëses dhe shpëtona”. Amin.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • KËNDVËSHTRIMI DHE QËNDRIMI BIBLIK DHE I KRISHTER PËR PUSHTETARIN DHE KORRUPSIONIN QEVERITAR!
    14 Jan, 2026
  • PSE DUHET T’I PAGËZOJMË FOSHNJAT?
    9 Jan, 2026
  • A KA PROVA QË TREGOJNË EGZISTENCËN E PERËNDISË TRIADIK ?
    6 Jan, 2026
  • MOS E NISNI VITIN E RI ME KËMBË, POR ME DORË!
    6 Jan, 2026
  • Welcome post
    6 Jan, 2026

Extra contentus

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat.

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako