Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA

June 18, 2025 at 6:10 pm, No comments



Nga Katekisti: Miron Çako



Lufta është ferri mbi tokë, ku njerëzia shtazohet duke viktimizuar vetveten me shumë viktima dhe shkatërron gjithçka që i del përpara nga qytetërimi i tij  sa e transformon tokën në: “ luginën e hijes dhe vdekjes” (Psalmi 23-4)

Luftrat  për politotologët, ekonomistët, sociologët, historianët edhe fetarët vijnë zakonisht nga probleme gjeopolitike për territore, tregje, hegjemoni që përkthehet në lakminë e më të fortëve. Lakmia sjell një reaksion zinxhir armiqësor si individual ashtu dhe social që degjeneron deri në luftë çnjerëzore së bashku me vdekjen ashtu si e përmbledh apostull Jakovi në letrën e tij: “Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen” (Jakovi 1-15).

Apostulli me këto fjalë na zbulon shumë qartë edhe shkurt trinomin e shkakut të luftës që është: lakmia, mëkati dhe vdekja.

Lakmia që do thotë: “Dëshirë e madhe dhe e pangopur për ta pasur vetë diçka a dikë,  synim i padrejtë për të pasur diçka me çdo mënyrë”, nëpërmjet  shqisave ngjizet në psiqikë tonë dhe pastaj kur ajo pranohet dhe inkubohet bëhet dëshirë e papërmbajtshme dhe pastaj fillon të shfaqë veten e saj jashtë në forma të ndryshme mëkatesh personale dhe kolektive.

Mëkati literalisht do të thotë: “të mos qëllosh në shenjë, të dështosh në çfarë duhet të bësh dhe të mos arrish atje ku duhet të shkosh”.

Njeriu sipas Biblës i krijuar sipas ikonës së Perëndisë ka një destinacion, të arrijë në ngjashmëri  me Zotin (Zanafilla 1-26), por kur njeriu mëkaton ai e humbet këtë qëllim dhe destinacion. Njeriu rebelohet dhe shkel Ligjin e Perëndisë (1Joani,3-4) bashkohet me djallin që mëkatoi i pari nga krijesat mendore (Jezekeli 28,12-18) dhe pastaj i yshtur nga demonët që i përshtaten mëkateve të ndryshme nëpërmjet lakmisë  shkatërron vetveten, tjetrin dhe krijimin që i është dhënë atij për tu kujdesur.

Njeriu nga mëkati i tij dhe nëpërmjet mëkateve të tij, sjell vetveten dhe tërë krijimin nën sundimin e të ligut dhe të vdekjes, në një varrezë kozmike.

Vdekja është rezultat i mëkatit dhe vdekja është fitorja përfundimtare e djallit si “vrasës që nga fillimi”(Joani 8-44),ajo është rezultati i aktivitetit të tij  shkatërrimtar. Njeriu pëson në fillim vdekjen shpirtërore dhe pastaj atë trupore : “dhe vdekja u shtri tek të gjithë  njerëzit, sepse  të gjithë mëkatuan” (Rom.5-12)
Mëkati që vjen nga lakmia është një energji e akomuluar demoniake që errëson psiqikën dhe e kthen njeriun në instikt shtazor në ligjin e xhunglës “peshku i madh ha të voglin”.

Nqs mëkati nuk falet apo shlyet, mëkati shton akoma mëkat në qënien njerëzore psiko-somatike dhe atëhere automatikisht kjo energji negative që shtohet në mënyrë progresive sjell dhe do të sjellë patjetër konflikt të pashmangshëm dhe luftë si me Tërëshenjtërinë e Perëndisë që i rri kundër mëkatit, po ashtu me njerëzit afër tij që i shikon si objekt fitimi  dhe me krijimin që e shikon si pronë, prandaj aty ku ka shumë lakmi ka po ashtu shumë mëkat dhe patejtër do ketë edhe  vdekje me luftë vëllavrasëse dhe shkatërrim të natyrës.

Kjo duket shumë qartë tek dy fëmijët e parë të Adamit, ku Kaini duke mos dashur të kontrolloj cmirën ndaj vëllait i shpalli luftë dhe e vrau Abelin. Atëherë Zoti i tha Kainit: “Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar? Në rast se bën mirë a nuk do të pranohesh? Por në qoftë se bën keq, mëkati po të ruan te porta dhe dëshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh”. Dhe Kaini foli me të vëllanë, Abelin; kur u gjendën në fushë, Kaini u ngrit kundër vëllait të tij Abelit dhe e vrau” (Zanafilla 4,6-8).

Prandaj luftrat janë të pashmangshme mes njerëzve sespe ata vuajnë nga sëmundja e lamisë dhe lakmia sjell mëkatin dhe mëkati vdekjen, ashtu si përsëri apostull Jakovi na thotë: “Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju? A nuk vijnë, nga pasionet që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja? Ju lakmoni dhe nuk keni, ju vrisni dhe keni smirë dhe nuk fitoni gjë; ju ziheni dhe luftoni”(Jakovi 4,1-2).

A ka një mundësi për ti shpëtuar luftës dhe vdekjes?
Nga ana njerëzore jo, sepse mëkati lahet me gjak, sepse tek gjaku është jeta e njeriut (Levitiku17,11), këtu nuk bëhet fjalë për gjakun e kafshëve që nuk mëkatuan  por të vetë njeriut që është përgjegjës për mëkatin.

Njerëzit duhet të paguajnë me gjakun e tyre për mëkatet e tyre, prandaj vijnë luftrat e përgjakshme si një pagesë për mëkatet e akomuluar mishore që janë: “kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto” (Galatasve 5,19-20).

Kjo pagesë me luftë nuk është përsëri zgjidhje e problemit, dmth e shpagimit të mëkatit, sepse vërtet një brez paguan mëkatet e tij me gjakun e derdhur nëpër luftra, por përsëri mëkati nuk zhduket prej atyre, sepse gjaku mëkatar nuk lan mëkatet e njerëzve mëkatar. Madje edhe pas vdekjes trupore, shpirtrat e tyre mbeten në luftë dhe armiqësi me Zotin dhe njëri-tjetrin dhe gjithë kjo situatë armiqësore krijon vuajtjet e ferrit të përjetshëm “që është  vdekja e dytë”(Zbulesa 2-8).

Jo vetëm shpirtrat e të vdekurive nuk pushojnë nga lufta edhe mundimi në botën e vdekjes por edhe të gjallët që mbeten mbi dhe bashkë me  fëmijët e tyre përsëri nuk mund ti shmangen përfundimisht luftës sepse njeriu e trashëgon mëkatin, atë prindëror (Psalmi 50) dhe rritet  në  një botë të kontaminuar me mëkat, kështu kur përsëri mëkati të shtohet me tepri do rifillojë lufta si një valvul shkarkimi i të keqes në botë, sepse përndryshe në bashkëpunim me mëkatet e njerëzve djalli dhe demonët marrin  pushtet absolut mbi botën dhe ajo mund të  shkatërrohet përfundimisht nga ligësia e tyre.

Zgjidhjen përfundimtare për ti shpëtuar luftës si ndëshkim  e dha Perëndia: “që nuk e do vdekjen e mëkatarit por të kthehet të mbetet dhe të jetë gjallë” (Jezekeli 33 -11).

Perëndia është dashuri por edhe i drejtë, ashtu siç na tregon vetë emrin e tij në shfaqen që i bëri Mojsiut në Malin Sina : “Atëherë Zoti zbriti në renë dhe u ndal aty pranë tij, dhe shpalli emrin e Zotit. Dhe Zoti kaloi pranë tij dhe thirri: “Zoti, Perëndia i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri, që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin por nuk e lë të pandëshkuar fajtorin, dhe që viziton padrejtësinë e etërve mbi bijtë dhe mbi bijtë e bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt”.(Eksodi 34,5-8)

Këtë përmbushje të dashurisë dhe drejtësisë, që duket e pamundur nga ana njerëzore  përsëri mund ta zgjidhte vetëm dashuria e  Perëndisë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.” (Joani 3;16-17)

Kështu mëkati njerëzor lahet vetëm me gjakun e pafajshëm të Krishtit “të qingjit të Perëndisë që shlyen  mëkatet e botës”. (Joani 1-29)

Vetëm Krishti është i aftë të shlyejë mëkatet e njerëzve dhe ti shpëtoj sepse ai është i pamëkatshëm si Fjala dhe Biri i Perëndisë që u bë njeri prej Shpirtit të Shenjtë dhe Gjithmonë Virgjëreshës Mari. (Simboli i Besimit në Kishën Orthodhokse).

Krishti pagoi për gjithë mëkatet e njerëzve me gjakun e tij: “Dhe ju e dini se Ai u shfaq për të hequr mëkatet tona, dhe në të  nuk ka mëkat”( 1Joani 3-4) kështu ai duke shpenguar mëkatin ja heq të drejtat djallit dhe na pajton me Perëndinë me njëri-tjetrin dhe kështu luftrat pushojnë , ashtu si është profetizuar për kohën Mesianike. “Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr.” (Psalmi 46 -9)

Krishti erdhi në botë edhe ai e shlyen mëkatet tona  me gjakun e flijimit të tij në kryq (Hebrejnve 9-26) dhe ne jemi shpenguar nga mëkatet  me një çmim të paçmuar “duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit,por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë, të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju”. (1 Petros 1; 18-20)

Pse përsëri edhe sot ka luftra në botë, madje edhe në mes të të krishterëve?

E para, jo të gjithë njerëzit janë të falur në mëkatet e tyre, sespe jo të gjithë fatkeqësisht  e pranojnë Krishtin si Shpëtimtarin e tyre. Pra vetëm ata që e pranojnë si Zotin edhe Shpëtimtarin e Tyre do të falen dhe do të shpëtojnë, të tjerët mbeten në mëkatet e tyre që si mëkatar kurrë s’mund ti paguajnë dhe kështu do vuajnë si dënim nga lufta dhe pasojat e saj, sepse Krishti e tha qartë “Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë” (Joani 3;17)

Arsyeja tjetër e luftës edhe mes të “krishterëve” është se ata bëjnë mëkate që meritojnë ndëshkim madje edhe dënim edhe më të madh se ata që nuk e njohin Krishtin  “si Princi paqes” (Isaia9-6 ).
Sot në vende me traditë të krishterë po gëlon mëkati dhe gjëndja e tyre shpirtërore dhe morale është si kurrë ndonjëherë e degjeneruar, ashtu si apostull Pavli profetizon: “Dhe dije këtë: se në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s’e duan të mirën, tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës, të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu.” (2 Timotheut 3;1-6)

Jo vetëm deri këtu por njerëzit në vende  me traditë të krishterë po i largohen mësimit të Krishtit dhe po shkojnë, në fe okulte, magji, astrologji, joga, herezi që janë mësime demonësh, ashtu si paralajmëron apostulli: “Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre, të cilët do të ndalojnë martesën” (1Timotheut 1-2)

Sot në vende me traditë të krishterë po nxjerin ligje që po shpërbëjnë familjen e krishterë një burrë-grua të bekuar në Kishë prej shekujsh dhe po legalizojnë bashkëjetesën pa kurorë, bashkëjetesën homoseksuale, madje po heqin edhe emrin dhe rolin e prindit baba- nënë, në prindi një edhe dy, po legalizojnë adobtimin e fëmijëve nga këto bashkëjetesa perverse.

Kjo kohë “NEW AGE” është si koha e Lotit kohë kur njerëzit e Sodomës dhe Gomorës e legalizuan homoseksualitetin edhe u ndëshkuan me zjarrë edhe squfur nga qielli si ndëshkim shëmbullor për brezat. (Zanafilla 19,14-25) dhe ashtu si edhe Krishti e profetizoj:“ Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin;por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë. Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet.(Luka 17 28-30)

Prandaj sipas ligjeve shpirtërore lufta është e pashmangshme edhe në vendet me traditë të krishterë ashtu si janë  bërë edhe dy luftra botërore edhe tani rrezikon një e tretë sepse përgjegjësia e tyre është më e madhe se e atyre në vendeve jo të krishtera ashtu si Zoti tha: “Shërbëtori (krishteri) që e dinte vullnetin e zotërisë së tij dhe nuk u bë gati e nuk e kreu vullnetin e tij, do të rrihet shumë.”(Luka 12-48)

Kur njerëzit, madje të krishterët, janë brenda në luftë me tmerret që lufta përcjell fillojnë kërkojnë Krishtin që të ndërhyjë në favor të paqes ai ju përgjigjet: “Përse më thirrni, "Zot, Zot" dhe nuk bëni atë që ju them?”(Luka 6-46). “Unë s'ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi”.(Mateu 7-23)

Njerëzit e këtij brezi “kurvar dhe të pabesë” janë mes dy zgjidhjeve imediate për jetë a vdekje.

E para edhe më emergjente është  të pendohen për mëkatet e tyre dhe do ta pranojnë Krishtin si Shpëtimtarin e tyre që tu falen të gjithë mëkatet me anën e Misterit të Pagëzimit në Kishën Apostolike Orthodhokse, ashtu si apostull Petro thiri turmën në ditë  e Pendikostisë :''Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.” (Veprat 2-37) , kurse të krishterët mëkatar duhet pendohen dhe tu falen mëkatet me anën e Misterit të Pendim-Rrëfimit, me lutjet Kishës Apostolike sipas urdhërit që Ai  ju dha Apostujve :  Kujt do t'ia falni mëkatet, do t'i jenë falur, kujt do t'ia mbani, do t'i jenë mbajtur''. (Joani 20-23)

Vetëm atëhere Krishti “Princi i Paqes”(Isaia 9-6)  do të jetë avokati i tyre tek Perëndia ashtu si na thotë shën Joan Ungjillori: “Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jisu Krishtin të drejtin, Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës. (1Joani 2;1-2)

Dhe e dyta nqs paganët, gnostikët, ateistët, heretikët apo të “krishterët” mëkatar e refuzojnë Zotin Jisu Krisht si Shpëtimtarin dhe Avokatin e tyre,ata  përpara drejtësisë së Perëndisë do të mbeten  në mëkatet e tyre  dhe do të paguajnë me gjakun e tyre për mëkatet, me luftra  të përgjakshme duke shkatërruar jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre jo vetëm me vdekje trupore por edhe atë të përjetshmen shpirtërore në ferr, ashtu si Krishti na tha: “Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja''.(Joani 8-24)

No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025

Shkrime nga Katekisti Miron Çako

Publikimet e vitit 2025

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako