GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT

Nga Katekisti: Miron Çako
Disa herë na ndodh që për shkak të një devocioni të tepruar ose të pamundësisë për të besuar veprat e pendimit të shenjtorëve ne i retushojmë gabimet e tyre njerëzore ose i anashkalojmë pendesat dhe veprat e tyre mbinatyrore në Zotin për shpëtimin e shpirtit që është më i vlefshëm sa e gjithë bota ( Marku 8-36).
Kjo mënyrë të shprehuri, ose të shkruari na vjen për shkak se ne i shikojmë ose i trajtojmë shenjtorët me mendësinë tonë egoiste, se duam : “që të gjithë njerëzit të flasin mirë për ne”, por në qoftë se kjo është një gjë që na pëlqen edhe na përkëdhel sedrën e sëmurë neve, për shenjtorët është krejtësisht e papranueshme, sepse ata kujtojnë fjalët që na tha Zoti: “Mjerë ju kur të gjithë flasin mirë për ju, sepse në këtë mënyrë vepëruan etërit e tyre me profetët e remë” (Luka 6-26).
Kjo cilësi morale edhe pse mëkatar i bën shenjtorët njerëz të vërtetë dhe spontant ndryshe nga njerëzit mëkatar hipokrit dhe pozant me dy fytyra .A nuk paralajmëroj Zoti kur iu tha apostujve :
Shenjtorët ndryshe nga ne nuk i fshehën dobësitë e tyre, por edhe kur ata si njerëz u frikësuan, u stepën, mohuan, u rrëzuan, mëkatuan, ata i treguan publikisht ato rënje me kurajo dhe me vetëmohim u ngritën dhe në fund patën një vdekje të krishterë “faqe bardhë”.
Shembujt se si shenjtorët janë të vërtetë në rënje dhe në ngritje, në të keq e në të mirë , në çnderim edhe lavdi janë të shumta si në Shkrimin e Shenjtë ashtu edhe në sinaksarët e shenjtorëve.
Shkrimi i Shenjtë na tregon qartë se Apostull Petro e mohoi Krishtin tre herë nga frika (Marku 14; 66-71), më pas qau si fëmijë, u pendua, e rrëfeu mëkatin para Zotit dhe dishepujve. Ai mbas ngjalljes së Krishtit e vriste ndëgjegjja , por u lehtësua kur e pohoi tre herë se e donte Krishtin kur u pyet nga Zoti: “Simon, bir i Jonait, a më do më tepër se këta? I thotë: Po, Zot, ti e di se të dua” (Joan.21-15).
Sipas Sinaksarit, Apostull Thomai nga besimi dhe apostullimi në emër të Krishtit të vdekur si njeri por të ngjallur si Perëndi u arrestua në Indi dhe aty pati një vdekje martirike me shtizë në brinjë, duke shlyer prekjen e tij trazovaçe me dyshim tek brinja e shpuar e Krishtit.
Le të shikojmë në Sinaksarin e shenjtorëve.
Shën Theodhora e Aleksandrisë (11 shtator) ishte një grua e krishterë por nga ndikimi i magjisë tradhtoi burrin e saj, u pendua dhe u ushtrua në jetë asketike e shfaqur si burrë deri në fund me emrin Theodhor.Sinaksari na thotë që igumeni i manastirit pa shpirtin e saj që u ngrit i lavdishën në qiell.
Si këto raste janë të shumta në jetët e shenjtorëve.
E para; nqs ne nuk tregojmë rënjen e tyre njerëzore, ku do tregohej mëshira dhe dashuria e Perëndisë, i Cili nuk e do vdekjen e mëkatarit, por do që të kthehet e të jetë gjallë (Jezekel:33-11). Ku të dukej vlera e gjakut të Krishtit, që falë dhe i shpaguan mëkatet tona (1Petro 1-18) dhe është avokati ynë përpara Atit (1Joani 1-2)?
E treta; ku do të ishte shembulli i tyre frymëzues për ne mëkatarët, që rrëzohemi çdo ditë dhe kemi nevojë për shembuj që të mos biem në dëshpërim dhe të nënshtrohemi ndaj së keqes, por të ngrihemi me pendim-rrëfim, vetëmohim dhe shpresë në mëshirën e pafundme të Perëndisë, me ndërmjetimin e shenjtorëve, ashtu siç edhe ata u ngritën kur u rrëzuan.
Prandaj, kur ne njerëzit e zakonshëm i anashkalojmë gabimet e shenjtorëve dhe vetëm i glorifikojmë, sikur ata ishin mbi njerëzorë, sepse mendojmë se ata do të mërziten po të themi të vërtetën ashtu siç është shkruar në Bibël apo në Sinaksar,bëjmë një gabim jo vetëm ndaj shenjtorit por një mëkat kundër Shpirtit të së Vërtetës (Joani 14-17), që i fali dhe i shenjtëroi shenjtorët, sepse Zoti e tha tek të gjithë: “ Pa mua nuk bëni dot azgjë”( Joani 15-5)
Prandaj kur predikojmë jetët e shenjtorëve, kur shkruajmë sinaksarët e tyre,apo historinë e kishës edhe asaj lokale, por ndërkohë përpiqemi të retushojmë gabimet njerëzore, apo duam të heqim nga historiku çdo histori apo individ që na duket i papërshtatshëm, që sipas nesh prish imazhin e Kishës, kjo nuk është e drejtë madje edhe e dëmshme sepse do të kuptohet shpejt që ne nuk paraqesim gjithë të vërtetën, por një trill tepër të zbukuruar për të qenë i vërtetë.
Pavarësisht se ne do mendonim që nuk duhet ti vendosim këto personazhe apo ngjarje , sepse kështu prishej imazhi i nxënësve të Krishtit, apo do kështu ulim nderin e tyre që gabuan , ky do ishte një gabim i madh dhe Bibla nuk do ishte fjala e vërtete Zotit tek njerëzit dhe shenjtorët do të ishin thjeshtë mite, ashtu si vepronin paganët me “zotat” e tyre të remë.
Të themi gjithmonë të vërtetën sipas shembullit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë Atë, që u bë Biri i Njeriut, Jisu Krishtit që kur po gjykohej nga Pilati tha: “për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim” (Joani 18-37).Amin.