ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?

Nga Katekisti: Miron Çako
Për t’a kuptuar këtë të keqe të madhe të moskishërimit dhe apostazisë, duhet në fillim të kuptojmë çfarë është Kisha, dhe çfarë përfitojmë prej saj me anën e kishërimit.
Kisha në aspektin organizativ, nuk është thjeshtë një organizatë apo shoqatë njerëzore si parti politike, OJQ, por është një organizëm i gjallë Perëndi-njerëzor , është Trupi mistik i Krishtit (Efesianët 1-23) , ku sipas emrit “Eklisia”, njerëzit ftohen nga jashtë-brenda dhe me misteret e Kishës bëhen qeliza të gjalla dhe gjymtyrë aktive të këtij trupi mistik të Krishtit ( 1 Korintasve: 6-15), që gjallëron jetën e përjetëshme, ashtu siç bashkë me priftin orthodhoks lutemi në Liturgjnë Hyjnore :
Kisha është një Kishë , Apostolike,Katholike, Orthodhokse por me dy forma qiellore dhe tokësore, ose triumfante dhe militante , ashtu siç është edhe Krishti me dy natyra , hyjnore dhe njerëzore, por një Person, (hipostazë), ashtu siç thotë edhe Shën Qirili dhe Sinodi i Efesit ( 431 psK ); Biri i Perëndisë dhe Biri i Njeriut – një Bir !”.
Kështu duke patur një himn Trishenjtor me ëngjëjt dhe shenjtorët, ne besimtarët tokësorë, bashkohemi në një Kishë qellore -toksore që të jemi ashtu siç edhe Krishti me Atin, një njësi , kjo u relizua dhe realizohet në Kishë nga lutja kryepriftërore e Krishtit : “Që të gjithë të jenë një, ashtu si ti o Atë je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne, që bota të besojë se Ti më ke dërguar. Dhe unë u kam dhënë lavdinë që më ke dhënë, që ata të jenë një, ashtu si ne jemi një. Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë të përsosur në unitet dhe që bota të njoh që ti më ke dërguar dhe që i ke dashur, ashtu siç më ke dashur mua.” (Joani 17: 21-23).
Në kishë ndodh mistikërisht transformimi rrënjësor i botës shpirtërore të njeriut të dëshpëruar dhe të humbur në kaosin e botës së mëkatit dhe ndodh çudia e madhe , ku mëkatari vdekëtar bëhet shenjtor i pavdekshëm dhe konkuron ëngjëjt e patrup dhe të shenjtë.
Kisha është një liman paqeje në këtë botë mëkatare dhe rebele , që ngjajnë me detin e trazuar dhe arrogant ( Isaia 57-20) .
Në ato vende ku mblidhet kleri orthodhoks së bashku me psaltët dhe besimtarët,në të cilat kryhet Liturgjia Hyjnore, përjetojnë të njëjtat mistere të perëndishme si në Darkën Mistike dhe Pendikostinë , sepse prifti orthodhoks i veshur me Krishtin merr bukën dhe verën dhe thërret të zbresë Shpirti i Shenjtë me (lutjen epiklisis ). Shpirti i Shenjtë që është “kudo dhe i mbush të gjitha dhe të gjitha ” zbret dhe shndërron dhuratat bukë edhe verë në Trup dhe Gjak të Krishtit, dhe i afron të “shenjtat e të shenjtëve” me duart e klerikëve tek ata që afrohen dhe kungohen me frikë, besë dhe dashuri, duke e përjetuar Mbretërinë e Perëndisë të vijë me fuqi në kohë dhe hapësirë, sepse aty ku është Mbreti është edhe Mbretëria.
Ata besimtar rebel indiferent për kishërim quhen të vdekur shpirtërisht se përbuzin edhe nuk marin rregullisht të përgatitur Kungatën Hyjnore sepse Zoti tha: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se, po të mos hani mishin e Birit të Njeriut dhe të mos pini gjakun e Tij, nuk keni jetë në veten tuaj”. (Gjoni 6:53).
Kisha është si “Arka e Noes”, ku vetëm ata që u vendosën brenda saj shpëtuan nga përmbytja globale , ashtu si shpëtoj Noheu vetë i shtatë.( Zanafilla: 7-23)
Prandaj jo më kot Zoti Jisu Krisht tha:
“ Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lartë, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë. Kini në mend gjërat që janë atje lartë, jo ato që janë mbi tokë, sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin, në Perëndinë. Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me Të.” ( Kolosianëve 3: 1-4) .
Kështu mallkohen edhe ata besimtar hipokrit kur Krishti i uritur për virtute nuk gjen asnjë fryt të Shpirtit të Shenjtë tek ata , si : "gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli." ( Galatasve 5-22) , por më keq se fiku i pafrut , gjen fryte të mishit, si : kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.( Galatasve 5 ; 17 -21
Mos harrojmë se në kohën e Noes, njerëzit u bën apostatë , ata të gjithë duke ndikuar tek njëri- tjetri, mohuan Zotin, Krijuesin, dhe patjetër krijuan zotat e tyre dhe njeriun- zot, madje përzien racën e bekuar me atë mëkatare dhe lindën gjigantë (Zbulesa 6-4),njerëzimi u shthur dhe u prish moralisht,biologjikisht dhe shoqërisht,aq sa Zoti u pendua që i krijoi, ashtu citohet në Bibël :
Ka një ngjashmëri të madhe të brezit të sotëm me atë të Noes.
Edhe sot njerëzit janë bërë mish ,, lakriqësi , instikt, e keqja morale në çdo kohë është normaliteti i shoqërisë , adrenalina e mëkatit si ushqimi i përditshëm, dhuna është një argëtim në ritje dhe mjeti jetik në këtë xhungël “moderne”, po ashtu ndërhyrja në kodin gjenetik dhe transformimi i njeriut natyral në atë mutant,një makineri humanoide, një mostër pa itegritet.
Duhet të dimë se e gjthë kjo situatë amorale dhe denatyrale , vjen nga apostazia e ashtëquajtur besimtar.
Sot po ka një shtim të apostazisë edhe mes të krishterëve, të cilët po largohen nga besimi dhe feja e tyre tradicionale shekullore .
Po ndodh ajo që ka paralajmëruar apostull Pavli :
Këta të krishterë me emër përsërisin tradhëtinë dhe apostazinë e Juda Iskariotit , që edhe pse Zoti Krisht e kishte bekuar dhe nderuar me apostullim dhe e kishte vlerësuar me detyrën e ikonomatit,madje i lau edhe këmbët,ai e mohoi , tradhëtoi dhe e shiti për 30 monedha (Mateu 26; 14 -16) , dhe pastaj tek ai hyri djalli , ( Joani 13-27), doli jashtë Darkës Mistike dhe rrethit të apostujve ( Joani 13-30), vari veten , u nda në mes i plasën të përbrenshmet dhe shkoi në ferr ( Veprat e Apostujve 1-18;25)
Duhet të dimë se kur të krishterët largohen nga Krishti dhe nga Kisha Apostolike , nuk humbet as Zoti dhe as Kisha Apostolike katholike Orthodhokse , sepse Zoti është i Vetëmjaftueshëm dhe një Qënie e Lumtur, që nuk cënohet nga rebelimi i krijesës, por edhe Kisha, si Trupi i gjallë i Krishtit, ka në veten e saj vetëm qeliza dhe gjymtyrë të gjallë dhe jo shpirtra të vdekur dhe gjymtyrë të aforizuar, sepse : “Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve.”( Mateu 22-33)
Ata aposta humbasin mbrojtjen e Kishës dhe mbeten të zbuluar nga sulmet dhe shigjetimet vdekjeprurëse të falangave demoniake bëhen shpejt viktima të profetëve të remë , heretikëve që janë uqër me lëkurë dele ( Mateu 7-15), si magjistarëve , satanistëve ,okultistëve, spiritistëve, fallxhorëve,mashtrusëve, sharlatanëve edhe çdo punëtori të paudhësisë.
“ Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të Vërtetën, sepse në të nuk ka të Vërtetë.” ( Joani: 44 -8).
E gjithë kjo apostazi edhe mes të krishterëve patjetër që përmbledh brenda vetes energji negative dhe mëkatare dhe i jep të drejta djallit, armikut të racës njerëzore, të shkatërrojë jetët e njerëzve dhe të vendosi ferrin në tokë, dhe ky ferr nuk është gjë tjetër veçse lufta shkatrrimtare mes njerëzve të qytetëruar, që çnjerëzohen dhe shkatërrohen nga pabesia dhe lakmia, ashtu si na thotë apostull Jakovi : “Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju? A nuk vijnë, nga pasionet që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja? Ju lakmoni dhe nuk keni, ju vrisni dhe keni smirë dhe nuk fitoni gjë; ju ziheni dhe luftoni, por nuk keni, sepse nuk kërkoni. Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja. O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që do të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë. Apo pandehni se Shkrimi thotë kot:
''Fryma që rri në ne a lakmon deri në smirë''?”( Jakovi 4 ; 1-5)
Sot përveç mëkati edhe atij pervers është rritur ndjeshëm kërshëria dhe praktikat e okultizmit, spiritizmit, magjisë , bestytnisë , paganizmit dhe satanizmit.
Zbulesa:
“Mbas luftës njerëzit do të rendin gjysëm ore në rrugë, do gjesh një njeri edhe do ta bësh vëlla” (Profecia 76).
“Zemërimi i Zotit nuk ra vetëm mbi Sodomën, por mund të bjerë edhe mbi qytete të krishtera të ngjashme me Sodomën.” ( Shën Nikolaj Velimiroviç ).
“ Kaq per sot. Sodoma u dogj, po ashtu edhe kur të bien bombat bërthamore. Krishti nuk i toleron këto mëkate. Mëkati i mishit adhurohet kudo. Nuk ka pendim. Shën Maria e Egjiptit u pendua. Të gjithë homoseksualët do të shfarrosen. Gjithë fëlliqësitë... Bërthamoret... Lufta do të bëhet për shkak të mëkateve ”.
Ky është një dënim i merituar , sepse: “Ç’dënim më të keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e Besëlidhjes me të cilin u shenjtërua, dhe ka fyer Frymën e hirit?” (Hebrejntë: 1-29)
“ Ata (pelegrinët) mendojnë se jam në gjumë, i vdekur, dhe asgjë nuk llogarisin të krishterët. Mirëpo unë jam i gjallë. I shikoj të gjithë. Trupi im gjendet brenda në larnakën ( arka, vendi ku qëndrojnë heshtrat e shenjta) por që unë dal shpesh herë që andej. Rend midis njerëzve për t’i ndihmuar. Dhimbja është e madhe. Ata nuk më shohin. Ndërsa unë i shikoj dhe i dëgjoj çfarë thonë. Dhe sërish futem në larnakën time. Por që dëgjo, o at, të të them diçka. Shumë mëkat i madh në botë, shumë shkelje dhe mosbesim…
- Shumë janë ata që vijnë, at Jakov, por pak prej tyre janë fëmijët e mi (të krishterë të vërtetë orthodhoks). Ndaj duhet bërë luftë sepse shumë i madh mëkati në botë.
- Duhet të bëhet luftë, duhet të bëhet luftë, duhet të bëhet luftë,- u përgjigj shenjtori i trishtuar.”