Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.

June 7, 2025 at 10:58 am, No comments

Picture1-3.jpg

Nga Katekisti: Miron Çako


Apostull Pavli na thotë: “Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi"(Hebrejntë 9,27) "Sepse ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen". (2 e Korintasve 5,10).

Vdekja që është një borxhi i mëkatit për të gjithë njerëzit nuk është gjë tjetër veçse ndarja e dhimbshme e trupit nga shpirti. Shpirti është vetë vetja jonë i futur në një trup, ose mund ta quajmë në një shtëpi, çadër ose makinë. Shpirti nuk është material dhe i përbër si trupi nga elementë të ndryshëm kimik të tokës (Zanafilla 2-7), por substancë e thjeshtë shirtërore që Krijuesi e ka vendosur brenda trupit (Zanafilla 2-7) dhe përbëhet nga pjesë si mendja, dëshira, vullneti së bashku me shqisa shpirtërore.

Shën Grigori i Nisës na thotë: "Se kur vdes njeriu i hapen sytë e shpirtit, ashtu si hapen sytë e foshnjes kur del nga trupi i nënës dhe shikon jo vetëm materialet por edhe shpirtëroret, hapet dëgjimi dhe dëgjon të mbindjeshmet, hapet të shijuarit dhe shijon gjëra jo materiale, hapet nuhatja dhe nuhat ato që nuk merren me mënd, hapet të prekurit dhe ndjen gëzimin dhe vuajten shpirtërore, hapet goja dhe fiton zërin shpirtëror, pra shpirti ka shikim, dëgjim, të folur, kujtesë, ndjenja cilësi që i kishte edhe në trup".

Shën Pais Agjoriti na thotë: “se shpirti që është brenda trupit mund të jetë edhe i përgjumur dhe i pavetëdijshëm ashtu si i dehuri për realitetin shpirtëror, por sapo del nga trupi shpirti me anën e shqisave shpirtërore bëhet shumë i vetëdishëm për vetveten, për të gjitha ato që ka bërë në jetën tokësore dhe veçanërisht për përballjen e tij me Zotin Gjykatësi me drejtësi.

Që shpirti egziston mbas vdekjes parashijon gëzimin e parajsës edhe vuajtjet e Ferrit na i mëson vetë Zoti Jisu Krisht tek " Parabola e Lazarit edhe të pasurit": Por ndodhi që lypësi vdiq dhe engjëjt e çuan në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën. Dhe, duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij. Atëherë ai bërtiti dhe tha: "O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë.(Luka 16 22-24)

Jo vetëm në Shkrimin e Shenjtë edhe në jetët dhe mësimet e shenjtorëve kemi dëshmi për egzistencën e shpirtit pas vdekjes trupore por edhe nga njerëzit e thjeshtë që kanë pasur eksperincën e vdekjes edhe ringjalljes. Në vitin 1962 në Rusinë komuniste ndodhi një ngjarje e pazakontë që tronditi gjithë opinionin ateist të kohës. Një infermiere ateiste me emrin Ustjuza Klavidja Nikishmja vdiq në sallë të operiacionit. Trupin e saj e vendosën në morg, për ta pasur si studim studentët. Por mbas dy javësh trupi i saj u ngjall aty e kishin vendosur si gadavër dhe kjo ishte një nga ngjarjet më shokuese për kohën. Vetë infermierja tregon për të gjitha eksperiencat e saj mbas vdekjes trupore në sallë, ajo shkruan në kujtimet e saja: "Sapo më hapën barkun në kirurgji, menjëherë vdiqa. Shpirti më doli nga trupi dhe qëndroja mes dy doktorëve dhe unë me tmerr të madh shikoja sëmundjen time në trupin e hapur. Rrija e mendoja pse jemi dy? Nuk e kisha idenë se egzistonte shpirti".

Mbas vdekjes shpirti i njeriut do të gjykohet për veprat e tij që bëri në tokë në bashkëpunim me trupin: “sepse punët e tyre shkojnë prapa bashkë me ata"(Zbulesa 14-13).

Shën Vasili i Madh thotë: "Çdo vepër që bën njeriu nuk humbet dhe kur ai e harron ato stamposen në shpirt dhe shpirti bëhet njësoj si ajo. Kështu shpirti merr formën e veprave dhe njeriu me anë të veprave bëhet ashtu siç dëshiron".

Prandaj për ata që kanë pasur eksperianca të botës pas vdekjes shikojnë që shpirti merr forma që i përshtaten gjendjes morale, për të drejtët si pëllumb ose për mëkatarët e papenduar si qen, gjarpër etj që i përshtatet gjendjes mëkatare të shpirtit.

Në momentin që del shpirti ai prezantohet me qënie shpirtërore si engjëjt dhe demonët të cilë vijnë të marrin shpirtin në gjendjen që ai ndodhet mbas vdekjes, nqs është besnik dhe me vyrtyte i afrohen engjëjt e shenjtë dhe e ndimojnë që të ngjitet në qiej drej Zotit, nqs është ateist dhe mëkatar i papenduar i afrohen demonët dhe e drejtojnë me dhunë në humnerat e Hadit, në botën e nëndheshme të vdekjes.

Shën Makario thotë: "Në rast se shpirti është përgjegjës për mëkate vijnë turmat e demonëve dhe e çojnë në Had. Njeriu nuk duhet të çuditet për këtë, sepse nqs njeriu në këtë jetë i`u nënshtrua vullnetarisht dhe ju bind demonëve pa u penduar dhe u bë shërbëtor i tyre besnik, aq më tepër mbahet prej tyre kur vdes dhe ikën nga kjo botë. Ndërsa shpirti i njeriut besimtar dhe të vyrtytshëm tek Perëndia kur del nga trupi mbas vdekjes e marrin engjëjt dhe e shpien në parajsë dhe ja afrojnë Zotit, sepse ashtu si në këtë jetë qëndrojnë pranë njeriut të Perëndis dhe e rrethojnë, kështu edhe më tepër bëhet kjo mbas vdekjes së tij".

Shpirti njerëzor kalon në dy gjykime, në të parin mbas vdekje që quhet gjykimi paraprak ose i pjesshëm dhe në gjykimin përfundimtar në ditën e ardhjesë së dytë të Zotit ashtu si themi në Simbolin e Besimit: "Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykoj të gjallë edhe të vdekur".

Sipas mësimeve të Etërve të Shenjtë që është edhe mësimi i Kishës Orthodhokse në gjykimin paraprak shpirti njerëzor kalon në disa faza, sipas Shën Makarios kur shpirti del nga trupi, ai për tre ditë qëndron afër trupit dhe me të afërmit e tij dhe mbas tre ditësh fillon udhëtimin për në qiej, nqs do mund të shkoj deri tek froni i Zotit Jisu Krishtit që shpirti ta adhurojë Zotin duke bërë tre metani të mëdha para fronit hyjnor dhe pastaj urdhërohet të kthehet në tokë i shoqëruar nga engjëlli rojtar për të parë në tokë vendet ku bëri mirë edhe ky rikthim në tokë zgjatet deri në ditën e nëntë. Në ditën e nëntë paraqitet përsëri para Zotit dhe adhuron pastaj i jepet e drejta të shohë nga larg gëzimet e parajsës për të drejtët dhe mundimet e ferrit për mëkatarët e papenduar deri në ditën e dyzet. Në ditën e dyzet paraqitet përëri për herë të tretë para Zotit dhe atë ditë merret gjykimi përfundimtar nga Zoti Jisu Krisht i Cili gjykon me drejtësi dhe mëshirë duke pritur për këtë shpirt lutjet e klerikëve, Liturgjitë Hyjnore, ndjesën dhe bamirësitë nga të gjallët në tokë.

Prandaj të krishterët orthodhoks bëjnë në kishë, trisai ose Liturgji në këto ditë që quhen të tretat, të nëntat edhe të dyzetat. E gjitha bëhet për ndihmuar shpirtin që ai të gjejë mëshirë nga Zoti dhe të vendoset në një vend të mirë në parajsë duke pritur ngjalljen e të vdekurve për gjykimin përfundimtar në ardhjen e dytë të Zotit.
Kisha Orthodhokse është kundër doktrinës së purgatorit, ashtu si mëson Kisha Romano Katolike që nga shekulli i XIII në Koncilin e Lionit 1274.

Purgatori (nga latinishtja purgatorium = pastrim) sipas doktrinës së kishës katolike, është një gjendje e nevojshme, por e dhimbshme e pastrimit nëpër të cilin duhet të kalojnë ata shpirtra të njerëzve të vdekur, që megjithëse janë në Hirin e Perëndisë në çastin e vdekjes, nuk janë plotësisht të pastër, por atyre u është siguruar shpëtimi i amëshuar dhe hyrja në parajsë pas pastrimit. Ata duhet të vuajnë në Purgator në vendin e ndërmjetëm për të shpërblyer Drejtësinë Hyjnore, që të hyjnë në parajsë dhe të shijojnë praninë e fytyrës së Perëndisë.

Orthodhoksët në lindje nuk i njohin dhe nuk i pranojnë mësimet mbi purgatorin sepse për orthodhoksët nuk ka një vend të tillë. Ata besojnë se fati i shpirtit njerëzor është në duart e Perëndisë, por është e nevojshme të lutemi për të vdekurit. Si përgjigje e argumentave theologjike të theologëve latinë, Shën Marku mori fjalën në emër të Kishës Orthodhokse dhe tha për këtë pikë: “Sigurisht, shpirtrat e të fjetuve mund të përfitojnë njëfarë ‘progresi’, madje edhe të dënuarit një ‘lehtësim’ relativ të shortit të tyre, falë lutjeve të Kishës dhe mëshirës së pafundme të Perëndisë, por ideja e një ndëshkimi para Gjykimit të Fundit dhe pastrimi nga një zjarr i lëndshëm është krejtësisht e huaj për traditën e Kishës Katholike Apostolike”.

Ngjitja e shpirtit për në Mbretërinë e Qiejve është shumë e vështirë sepse ajo pengohet nga demonët ajrorë. Apostull Pavli na i thotë këtë: “Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit, sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymrave të mbrapshta në vendet qiellore (Efesianëve 6-11-12).

Shën Andoni i madh pati një eksperincë jashtë trupit të tij. Ai pa sesi engjëjt e morën shpirtin e tij për ta ngjkitur lart tek Zoti, demonët ajror kundërshtonin engjëjt që e kishin marrë shpitin e shenjtorit për ta çuar në parajsë. Ata kërkonin llogari për mëkatet e Andonit që kur kishte lindur, engjëjtë pengonin demonët, duke i thënë : Mëkate që nga lindja ja ka falur Perëndia. Kontrolli ju lejohet që atëhere kur u bë murg. Pavarësisht se ata e hetuan nuk gjetën gjë dhe rruga ishte e lirë."

Po ashtu në jetën e Markut të Athinës na thuhet se kur i doli shpirti demonët e mbajtën një orë në ajër që ta hetonin për mëkate, por mqs nuk i gjetën gjë e lanë të lirë për në qiell.

Sipas një vengimi të Shën Grigorit murgut që gjendet i dokumentuar në Malin e Shenjtë(Athos) na thuhet se kur del shpirti nga trupi hetohet dhe kontrollohet në mënyrë të frikshme nga 23 dogana që kontollohen nga rreshta demoniak që i përkasin tundimit të një mëkati specifik që kanë blloqet e tyre të regjistruara gjithë mëkatet e njerëzve me medime, fjalë dhe veprime si, kur, ku dhe me kë u kryen.

Këto dogana janë: Dogana e fjalëve të kota ose e kritikës, e sharjes, e zilisë, e gënjeshtrës, inatit dhe zemërimit, e krenarisë, e blasfemisë, e mallkimit, e thashethemeve, e fajdes dhe fitimit të pandershëm, e përtacisë dhe gjumit të tepërt, e argjendashjes, e dehjes, e mërisë dhe hakmarjes, e magjisë dhe joshjes, e grykësisë, e idhujtarisë, e homoseksualitetit, e makjazhit, tradhëtisë bashkëshortore, e vrasjes (abordit, vetëvrasjes), e vjedhjes, e kurvërisë, e pamëshirës.

Në këto dogana mund të kalojë dhe të hetohet nga demonët në mënyrë të hollësishme vetëm shpirti i çdo të pagëzuari në emër të Atit të Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, të tjerët që janë të papagëzuar nuk kanë të drejtë të ngjiten në qiejt dhe të hetohen, por zbresin të rrëmbyer nga demonët direkt në Had në vende të errëta të pista dhe të mundimshme nëntokësore, në burgje dhe vuajnë mundime nga demonët sipas masës së mëkateve të tyre deri në ardhjen e dytë të Zoti ku do të bëhet gjykimi përfundimtar shpërblimi ose mundimi i përjetshëm me shpirt dhe trup.

Shën Anastas Sinaiti thotë: Demonët e doganave janë doganier të aftë të vendosin taksa . Ata takojnë shpirtin dhe e thërrasin të japi llogari. E mbajnë e akuzojnë, paraqitin shkresat ku kanë shkruar mëkatet e tij në tokë dhe ja thonë të gjitha mëkatet. Atje në dogana shpirti ndjen frikë, kur ata armiq ajrorë e pengojnë që të mos ngjtet në qiej dhe të mos hyjë në vendin e të gjallëve por të bjerë në vendet e errta të frikëshme të Hadit".

Në këto dogana shpirti i të krishterit shoqërohet nga engjëlli rojtar që e mori si mbrojtës nga Perëndia kur u pagëzua, po ashtu edhe nga engjëjt e tjerë shoqërues që ia dërgon Zoti. Në çdo doganë shpirti hetohet për mëkatin përkatës që i korrespondon reshtit demoniak, nqs nuk gjendet fajtor shpirti kalon në tjetër dogan më lartë, por nqs gjendet fajtor paguan në doganën ku ka mbetur taksën dmth nga veprat e tij të mira që ka grumbulluar në tokë dhe vetëm pasi paguan mund të kalojë më sipër. Nqs ju mbaruan veprat e tij të mira dhe nuk ka ndihmë nga shenjtorët, apo nga të gjallët, të afërm që luten dhe bëjnë të mira për atë së bashku me lutjet e kishës, shpirti nuk ka më të drejtë të vazhdoj për më lart, engjëjt largohen me shumë hidhërim dhe mbi atë shpirt fatkeq marrin të drejtë demonët që e zbresin rrufeshëm me ligësi të madhe në humnerat dhe burgjet e Hadit. Ka shpirtra që kalojnë të gjitha doganat por mbetën në të fundit, atë të pamëshirës dhe nqs nuk ka kush ti ndihmojë ata rrëzohen poshtë.

Shën Joan Damaskini thotë: "Nga ora vdekjes veprat e njeriu peshohen si në peshore. Nëse peshorja anon nga veprat e mira, atëhere e marrin shpirtin engjëjt, nëse peshorja anon nga të këqiat e marrin demonët, por nëse nuk anon as nga të mirat as të këqijat, por qëndron në mes, atëhere fiton njeridashja e Zotit dhe shpirtin e marri përsëri engjëjt të cilët e shpien duke kënduar në Parajsë.

Tek vegimi i murgut Shën Grigor thuhet se engjëjt i thoshin shpirtit të Theodhorës: "A e shikon sa sa rrezikon shpirti, gjersa t`i kalojë doganat e papastra të demonëve ajror? Shkrimet e shenjta i thonë këto, por luksi, mirëqënja, kënaqësitë dhe rehatitë e tepërta i verbojnë njerëzit dhe nuk i shohin dhe as nuk i mendojnë. Jetojnë sikur nuk do të vdesin kurrë dhe neglizhojnë veprat e mira, sidomos dashurinë, faljen dhe lëmoshën ndaj tjetrit që e ndimojnë shumë shpirtin që të kalojë doganat pa u shqetësuar".

Prandaj që të na falen mëkatet duhet të kryejmë sa jemi në këtë jetë në Kishën Orthodhokse Misterin e Pagëzimit që i shlyen të gjitha mëkatet që nga lindja, po ashtu Misterin e Pendim Rrëfimit që fal ato mbas pagëzimit, vetëm kështu mëkatet fshihen nga librat e demonëve dhe kur shpirti mbas vdekjes trupore të kalojë në doganat ajrore të demonëve nuk i gjejnë më ato mëkate dhe vetëm kështu ata nuk kanë të drejtë ta mbajnë shpirtin në doganat e mëkateve.

Prandaj të dashur më Krishtin le ta marrim seriozisht kohën që na ka dhuruar Zoti në këtë jetë provizore, të lutemi që të kemi një vdekje të krishterë, pa dhimbje edhe faqebardhë. Me frikë Perëndie të përpiqemi të jemi gati përballë vdekjes që vjen papritur, me besimin orthodhoks dhe me mëkate të falura nëpërmjet Mistereve të Shenjta, si Pagëzimi, Pendim Rëfim, Kungim, po ashtu të kemi sa më shumë vepra të mira dashurie ndaj çdo kujt edhe ndaj armikut, sepse Zoti na tha: "E ngushtë është dera dhe plot hidhërime është rruga që shpie në jetën e përjetëshme dhe pak janë ata që e gjejnë" (Mateu 7-14).

Ndima që mund ti bëjmë ne të gjallët të fjeturve ose shpirtrave të njerëzve tanë të dashur është të lutemi tek Zoti Jisu Krisht i cili është Zoti i jetës dhe i vdekjes dhe i ka “çelësat e Ferrit dhe vdekjes” (Zbulesa 1-18).

Lutja duhet të bëhet sipas tipikos të Kishës Orthodhokse në të tretat, të nëntat, të dyzetat, në gjashtë mujorin, vitin dhe sa herë të duam çdo të shtunë dhe në të Shtunën e Shpirtrave si para Kreshmëve të Mëdha dhe të Shtunën e Shpirtrave para Pendikostisë. Zakonisht orthodhksët sjellin edhe grurë të zier që ka kuptimin simbolik të ringjalljes, ashtu si e tha edhe Zoti: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt! (Joani 12-24).

Gruri përzihet me bajame të hidhura dhe kanell që tregon hidhërimin e vdekjes por edhe me sheqer që tregon ëmbëlsimin e vdekjes me shpresën e ngjalljes(1 Korintianët 15-22).

Gruri pasi bekohet nga lutjet e klerikëve në shërbesën e trisaisë ndahet tek të pranishmit të cilët duke e konsumuar thonë: “i përjetshëm kujtimi i tij”. Ky urim së bashku me lutjet, qirinjtë, bamirësit, ndjesën, faljen e armiqve, larjet e borxheve dhe çdo gjë e mirë që bëhet në kujtim të të ndjerit ngjitet tek Zoti që e kujton shpirtin dhe e shpërblen ose e lehtëson sipas gjëndjes.

Kjo është e vlefshme dhe e domosdoshme për ndimën e shpirtit mbas vdekjes për njerëzit që janë larguar nga kjo jetë kurse ti ndërtojmë varre me beton e mermer sa më të shtrenjtë si shtëpi nuk ka vlerë por është e dëmshme si për të gjallët që shpenzojnë kot për dheun dhe kockat edhe për shpirtin e të fjeturit (vdekurit) që nuk banon në varr por është vendosur mbas gjykimit të Zotit o në Parajs o në Hadh (bota e erët e vdekjses).


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025
  • DUHET APO JO T’A PËRDORIM FJALËN KURVËRI ?
    28 May, 2025
  • "Kush të dojë të vijë prapa meje, le të mohojë veten e tij edhe le të ngrerë kryqin e tij edhe le të më vijë pas." (Marku 9-34)
    23 May, 2025
  • YLBERI, ËSHTË SHENJA E PAQES SË ZOTIT ME NJERËZIT BESIMTAR QË SHPËTOJNË PREJ PËRMBYTJES NDËSHKUESE NË BOTËN E NDOTUR NGA MËKATET, DHE JO SHENJË E MËKATARËVE TË PAPENDUAR QË NXISIN ZEMËRIMIN E PERËNDISË NË BOTË.
    17 May, 2025
  • BASHKËJETESA PA KUROR ËSHTË NJË MËNYRË JETESE SHUMË E GABUAR DHE MËKAT I MADH!
    15 May, 2025

Shkrime nga Katekisti Miron Çako

Publikimet e vitit 2025

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako