Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

E SHTUNA E SHPIRTRAVE

June 6, 2025 at 9:43 pm, No comments

Te_rrojme_dhe_ti_kujtojme-1.jpg


  • PSE LUTEMI PËR ATA QË KANË NDËRRUAR JETË (që kanë fjetur - siç thuhet edhe në gjuhën kishtare).

Lutja për të fjeturit (vdekurit) është lutje për prehjen e shpirtrave të të vdekurve. Personi i vdekur nuk u zhduk si krijesë, por vazhdon të jetojë në një formë tjetër. Ai vazhdon të jetojë shpirtërisht sepse shpirti i njeriut nuk vdes, ai është i përjetshëm. Kështu lutja për ta bëhet ndihmë dhe ndërmjetim i ofruar nga ne për llogari të tyre drejtuar Perëndisë mëshirues dhe njeridashës. Kjo lutje shfaqet si shprehje e dashurisë sonë të krishterë. Megjithëse ata nuk janë tashmë pranë nesh trupërisht, ne vazhdojmë t’i duam ata. Ne ndjejmë një nevojë të brendshme që të mbajmë të gjallë marrëdhëniet që kemi krijuar me ta. Marrëdhëniet e dashurisë fitojnë mbi vdekjen, e kapërcejnë atë. Prandaj Kisha na inkurajon që të vazhdojmë të shprehim dashurinë tonë për vëllezërit e fjetur përmes shërbesave dhe lutjeve përkujtimore.
Shërbesat përkujtimore, të cilat pranojnë realitetin e vdekjes si dhe realitetin e ngjalljes por edhe të jetës së përjetshme, luajnë një rol jetik në edukimin e njerëzve (të rritur e fëmijë) për të përballuar çdo lloj dhimbjeje, në rrugë të krishterë dhe konstruktive.
Ndonëse përvjetori i vdekjes së një njeriu të dashur është vërtet i dhimbshëm, Kisha na ndihmon ta përballojmë këtë dhimbje, duke na inkurajuar.


  • SHËRBESAT PËRKUJTIMORE

Shërbesat përkujtimore kryhen në kishë e më pas në varr, në ditën e 3-të, 9-të, 40-të, në muajin e 6-të, 9-të, 1-vjetorin etj., në 3-vjetorin etj., por edhe në ditë të tjera që dëshirojnë të afërmit. Kisha ka caktuar, përveç çdo dite të shtunë të javës, edhe dy të shtuna (Shtuna e shpirtrave) në kalendarin e saj vjetor kremtues:

a) përpara Kreshmës së Madhe të Pashkës
b) përpara Pentikostisë
Me këtë Kisha Orthodhokse na kujton ne të krishterëve se duhet t’i kujtojmë patjetër të fjeturit tanë, para dhe pas periudhës përgatitore dhe kremtuese të Pashkës, Ngjalljes së Krishtit, që përbën edhe paratregim të Ngjalljes së përgjithshme të gjithë njerëzimit. Me të gjitha Kisha na kujton që ne të bëjmë diçka për njeriun tonë të dashur.


  • KËTO LUTJE TË PËRSHPIRTSHME NA NDIHMOJNË EDHE NE QË I KRYEJMË.

Ato na rikujtojnë se edhe ne, një ditë, do ta lemë këtë botë. Na ndihmojnë në forcimin e besimit e të shpresës në Mëshirën Hyjnore dhe na ushqejnë me dashurinë vëllazërore ndërmjet të gjallëve dhe na kultivojnë nderimin për të fjeturit. Ata na bëjnë më të kujdesshëm dhe më të zellshëm në përgatitjen tonë për udhëtimin final, i cili do të na bashkojë me të dashurit tanë të fjetur dhe do të na drejtojë tek prania e Perëndisë. Ato na kujtojnë se e tashmja është koha për të luftuar për kurorën e drejtësisë, të cilën Perëndia, Gjykatësi i Drejtë, do t’ua japë atyre që u përpoqën me nder, përfunduan garën dhe ruajtën besimin (2 Tim. 4:7).


  • SHKOJMË EDHE NË VARREZA

Është zakon, ndërmjet të krishterëve orthodhoksë, që në këto ditë të sjellin në kishë, një pjatë ose tabaka ose enë me kokrra gruri të zier për shërbesat e përshpirtjeve. Kokrrat e grurit simbolizojnë besimin në jetën e përjetshme, siç na e thotë edhe Jisu Krishti: “Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, në mos rëntë kokrra e grurit në dhé e të vdesë, ajo mbetet e vetme; por në vdektë, sjell shumë fryt!” (Joani 12:24). Ashtu si një jetë e re buron nga një kokërr e vdekur gruri, kështu besojmë se të fjeturit do të ngrihen, një ditë, për një jetë të re me Perëndinë. Kokrrat e grurit mbulohen me sheqer dhe rrush të thatë, që simbolizojnë thesaret e jetës së përjetshme me Perëndinë në qiejt.

Pas lutjeve në kishë (të Mëngjesores, Liturgjisë hyjnore dhe Përshpirtjes) shkohet në varreza.
Një pjesë e ndan grurin në kishë dhe një pjesë në varreza tek të afërmit e mbledhur për këtë rast. Eshtë detyrë e të gjithëve për të kujtuar e për t'u lutur për të gjithë sa njohin.


  • RECETË PËR PËRGATITJEN E GRURIT TË ZIER:

Përbërësit e nevojshëm:

1- Grurë 1 kg
2- Arra të shtypura 2 filxhanë çaji
3- Sheqer 1 filxhanë e gjysmë çaji
4- Kanellë pluhur 2 lugë kafeje
5- Majdanoz (nqs duam) dy lugë buke
6- Rrush të thatë hollë 1/2 filxhanë çaji
7- Sheqer pluhur 1 filxhanë çaji
8- Bukë e thekur ose biskota 2 filxhanë çaji (ose në varësi të lagështirës që ka gruri).

Përgatitja:

1- E vendosim grurin në tenxhere dhe e mbushim me ujë 4-5 gisht mbi grurin.
2- E lemë të zieje për 20 minuta (derisa kokrrat e grurit të jenë zbutur).
3- Mbas zierjes ashtu sic është me ujë të nxehtë e mbledhim tenxheren me batanije dhe e lemë për një orë. Pastaj e marrim grurin dhe e kullojmë.
4- Mbasi ka kulluar gruri, e vendosim në një tepsi dhe e përgatisim.
5- Për të thithur lagështirën e grurit i hedhim bukë të thekur të bluar. Mund t’i hedhim grurit edhe rrushë të thatë, arra, bajame, kanellë për aromë, borzilok dhe sheqer pluhur.
6- Vendosim grurin në pjatancë, e mbulojmë me sheqer pluhur dhe e zbukurojmë duke i bërë një kryq lart.
285356268_2169722673202739_4465011594787017919_n__1_-1.jpg


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025
  • DUHET APO JO T’A PËRDORIM FJALËN KURVËRI ?
    28 May, 2025
  • "Kush të dojë të vijë prapa meje, le të mohojë veten e tij edhe le të ngrerë kryqin e tij edhe le të më vijë pas." (Marku 9-34)
    23 May, 2025
  • YLBERI, ËSHTË SHENJA E PAQES SË ZOTIT ME NJERËZIT BESIMTAR QË SHPËTOJNË PREJ PËRMBYTJES NDËSHKUESE NË BOTËN E NDOTUR NGA MËKATET, DHE JO SHENJË E MËKATARËVE TË PAPENDUAR QË NXISIN ZEMËRIMIN E PERËNDISË NË BOTË.
    17 May, 2025
  • BASHKËJETESA PA KUROR ËSHTË NJË MËNYRË JETESE SHUMË E GABUAR DHE MËKAT I MADH!
    15 May, 2025


  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako