DUHET APO JO T’A PËRDORIM FJALËN KURVËRI ?
Nga Katekisti: Miron Çako
Kur sot përdoret ose dëgjohet privatisht apo publikisht fjala kurvëri, disa njerëzve iu bën shumë përshtypje negative , duket si fjalë shumë e rëndë , fyese, e patolerueshme, turp të thuhet ,apo si një skandal për publikun . Madje edhe kur dikush e thotë mediatikisht,e çensurojnë dhe është një tendencë që fjalën kurvëri në diskutim, apo edhe në predikim, t’a zëvëndësojnë me fjalën imoralitet ose prostitucion.
Fjala kurvëri në çdo gjuhë,edhe në shqip, ka kuptimin e saj specifik.
Jo vetëm në zhargonin e përditshëm të gjuhës popullore, por dhe në Shkrimin e Shenjtë që është fjala e Zotit të Tërëshenjtë drejtuar njerëzimit në çdo kohë, fjala kurvëri është përdorur shumë herë si diskretitim dhe qortim ndaj këtij mëkati me një konotacion të dyfishtë, si kurvëri mishore dhe frymore.
Sqarojmë se edhe pse në Dekalogun, në porosinë e shtatë urdhërohet: “ Mos shkel besnikërinë bashkëshortore ” ( Eksodi 20-14), asnjëherë nuk do të thotë se ishte e toleruar kurvëria mes të pamartuarve, si ishte e ndaluar kurorëshkelja mes të martuarve , por që të dyja kurvëria dhe kurorëshkelja ishin të dënuara kategorikisht sipas Ligjit Mosaik .
Kurse dënohej me gjobë dhe me marrjen për grua, burri që kurvëronte dhe i mori virgjërinë një vajze të pafejuar :
Dikujt që sot jeton në një shoqëri liberale seksualisht ku edhe bashkejetesa pa martesë, kurorë, disi është ligjëruar , këto ligje kundër kurvërisë dhe kurorëshkeljes, i duken absurde, shumë të ashpra, denigruese dhe çnjerëzore , por ne nuk harrojmë se të gjitha këto ligje ishin porosi të Zotit Perëndi tek populli i Izraelit, i vetmi popull monoteist që duhet të bekonte dhe nderonte martesën sipas Zotit , ashtu ishte bërë me çiftine parë në botë Adamin edhe Evën , që mbasi i krijojë i bekoji dhe ju tha :"Të jeni të frutshëm dhe shumëzohuni "( Zanafilla 1-28).
Kujtojmë se edhe kur popuj të tjerë paganë u bënë monoteist, të krishterë, këto ligje Biblike mbi martesën dhe kundra bashkëjetesës frymëzuan në këto popuj kanune , kode civile pro martesës dhe kundra, bashkëjetesës, kurvërisë dhe kurorëshkeljes.
Por le të kthehemi të sqarojmë edhe konceptin biblik, se çfarë është kurvëria shpirtërore!
Jo vetëm Izraeli por në Bibël edhe Babilonia që simbolizon pushtetet ateiste të kombeve paganë, është cilësuar “kurva e madhe” që qortohen nga Drejtësia Hyjnore dhe dënohen gjatë historisë kozmike, sepse këto qytetërime kurvërojnë si trupërisht edhe shpirtërisht :
Edhe në Dhiatën e Re, ku theksohet mëshira e Perëndisë me anën e hirit të Jisu Krishtit, i cilësuar “miku i mëkatarëve”,(Mateu 11:19 falësi i doganierëve dhe i prostitutave ( Joani 8-11) , përsëri fjala “kurvëri” është e përdorur shumë herë si denoncim dhe qortim për mëkatet trupore jashtë martese.
P.sh. në Ungjillin sipas Mateut që u përkthye që shekullin e I ps.K në greqisht, si gjuha e kombeve, përmenden fjalë të Krishtit , Birit të Zotit dhe Birit të njeriut kundra kurvërisë (pornéia):
Në Ungjill kemi gjithashtu këshillat e Apostujve të Krishtit kundër kurvërisë ndaj të krishterëve që vinin nga kombet :
Po ashtu apostulli i kombeve Pavli, që cilësohej edhe si goja e Krishtit, shkruan në letrat e tij pastorale kundra kurvërisë :
Po ashtu edhe në librin e fundit profetik të Biblës ,Zbulesës, flitet qartë kundra kurvërisë si trupore edhe asaj frymore :
Folja “pornéio”, që në BR-në është përkthyer «praktikoj kurvërinë», «kryej kurvëri» ose «kurvërohem», shfaqet në 8 vendet vijuese në Dhiatën e Re, p.sh. :
Po ashtu tek Libri i Zbulesës:
“ Edhe erdhi një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat, dhe foli me mua dhe më tha: Eja, do të të tregoj gjyqin e kurvës së madhe që është ulur në ujëra të shumta, me të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me verën e kurvërisë së saj.” (Zbulesa 17:2) .
Pra thamë, se ajo që vihet re sot është se fjala “kurvëri” , iu vret veshin njerëzve, madje kjo ka ndikuar që ndonjëherë t’a heqim nga përkthimi apo leximi i Ungjillit, apo edhe nga predikimi, nga frika se mos njerëzve nuk do iu pëlqejë si fjalë dhe ofendohen .
Kështu, nga ky presion disaherë nxitemi t’a zëvëndësojmë fjalën kurvëri me terma të tjerë si me termin “imoralitet” apo “prostitucion”.
Pra “imoralitet” si fjalë është shumë subjektive, ndryshe nga “kurvëria” që është specifike për atë që kryen kurvëri, kurorëshkelje.
Fjala “kurvëri” fornication gjendet në Biblën King James, por përkthimet moderne dhe më të sakta, të tilla si NASB dhe ESV, thjesht zgjedhin t’a përkthejnë atë në “imoralitet”immorality , por ky përkthim në të vërtetë nuk na e jep të saktë konotacionin e fjalës “porneia” ,kurvëri, dhe në një farë mënyre e zbeh si mëkat të vdekshëm .
Prostitucioni mund të shfaqet në shumë forma dhe është i pranishëm në shumicën e shoqërive, me rregullore dhe ligje të ndryshme që e rrethojnë.
Kjo është arsyeja që Zoti Jisu Krisht edhe pse është kategorikisht kundër prostitucionit, përsëri i shikon me dhëmbshuri dhe i trajton me tolerancë prostitutat, sepse ato jo gjithmonë ishin kurva të rëndomta, por shpesh punëtore , skllave seksi , plotë drama dhe fatkeqësi , prandaj edhe Krishti iu thoshte farisenjve hipokritë :
Kjo nuk do të thgotë tolerim për profesionin denigrues dhe çnjerëzor të prostitucionit , por do të thotë se prostituta që detyrohet , do tolerohet më shumë nga Drejtësia Hyjnore, se sa një kurvë që kurvëron nga epshi, pa detyrim, dhe aq më keq nuk pendohet, por justifikohet.
Por pse ka sot një reaksion kur dëgjohet fjala “kurvëri”?!
Ky lloj reagimi i këtyre njerëzve është një hipokrizi e pastër por edhe i dëshëm për ata vetë, sepse është i ngjashëm me ata të sëmurë që janë mësuar me sëmundjen dhe nuk duan të shërohen, se kanë frikë jo vetëm nga diagnoza, por edhe nga terapia e dhimbshme e shërimit.
Këtu nuk është vetëm mëndjelehtësia e pacientit ,por edhe papërgjegjshmëria dhe hipokrizia e mjekut, që për të mos prishur relatat dhe përfitimet nga pacienti, nuk i tregon të vërtetën se ka kancer .
Këtu po flasim për fjalën e Zotit “ Që është e gjallë dhe vepruese. Ajo është më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e frymës së jetës nga shpirti, të kockës nga palca. Ajo shqyrton mendimet dhe qëllimet e zemrës.” ( Hebrenjtë: 4 -12).
“ Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.” (Mattheu 15:19) .
Dhe Zbulesa e përcakton dënimin përfundimtar , për kurvëruesit e pa penduar , si të gjithë mëkatarët e tjerë : “Kurse për frikacakët dhe të pabesët,të neveritshmit dhe vrasësit, kurvëruesit dhe magjistarët,idhujtarët dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.” ( Zbulesa 21 -22)
Prandaj nuk është turp dhe skandal të thuash fjalën “kurvëri”siç është edhe në Bibël , por të bësh “kurvëri” dhe mos pendohesh është turp dhe skandal !