Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

“KUSH ËSHTË BESNIK, NË TË VOGLA, ËSHTË BESNIK DHE NË TË MËDHATË.” (Luka 16:10)

May 7, 2025 at 2:27 pm, No comments
Nga Katekisti: Miron Çako

Zoti Jisu Krisht, me këto fjalë, na vendos përpara një sfide të përditëshme, deri në fund të jetës të gjithë ne të krishterëve orthodhoksë, që pretendojmë se jemi bijë dhe nxënës të tij.

Zakonisht, njerëzit i tërheqin gjërat e mëdha, sepse ato janë më të lehta për t’u perceptuar dhe duhet më shumë angazhim, psikologjik, fizik dhe social për t’i përballuar, kurse të voglat i neglizhojnë, por harrojnë se gjërat e vogla, që anashkalohen, ose nuk i jepet rëndësi, bëhen shkak për fatkeqësi dhe humbje të mëdha, shëndeti, pasurie, marrëdhëniesh, jetë.

Historia njerëzore është e mbushur me raste të tilla tragjike. Le të përmendim një rast, që i kushtoi një qytetërimi të tërë.

Kur Kostandinopoja po sulmohej nga forcat e shumta osmane, në vitin 1453, perandori, gjeneralët, ushtarët dhe populli kishin vëmendjen dhe përforcuan muret dhe portat e mëdha.

Gabimi i tyre i madh ishte se ata kishin harruar pa siguruar dhe vendosur ushtarë në një portë të vogël, në periferi të mureve të larta të qytetit. Porta ishte aq e vogël sa me zor futej një njeri dhe drejtonte në një tunel të vogël, të ngushtë brenda qytetit.

Këtë shfrytëzuan osmanët kur e morën vesh nga një tradhëtar. Prej andej hynë, sa arritën ta pushtonin Kostandinopojën, që për 1000 vjet ishte e pathyeshme përpara armiqve të shumtë, të cilët lakmonin pushtetin dhe pasuritë e saj shekullore.

Ajo, që ne të krishterët nuk duhet të harrojmë është se ne jemi "qyteti i Zotit në majë të malit"dhe që armiku na sulmon për të na pushtuar.

Ne jemi në një luftë në çdo çast për jetë a vdekje, jo thjesht me armiq të dukshëm, por të padukshëm dmth me djallin, demonët, ashtu siç na i shpjegon apostull Pavli: “Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit, sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore. Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t’i keni kryer çdo gjë. (Efesianëve 6-12)

Armiku ynë, djalli, bashkë me demonët përdorin sulme frontale kundër besimtarit vetëm kur nuk kanë çfarë të bëjnë më, ashtu siç veproi djalli me Krishtin në shkretëtirë, (Luka 4; 1-13) ose demonët me shenjtorët.

Në shumicën e rasteve demonët gjejnë pika të dobta tek ne, ose dyer të hapura, psh shqisat tona, që ne në neglizhencën tonë, i kemi lënë të hapura dhe pa roje, apo mendime dhe veprime të shkujdesura, që ne na duken të vogla dhe nuk i vëmë rëndësi duke shkelur kështu si me mendim, shikim, të folur apo veprim porositëe Zotit.

Zoti na tha: “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t'i shfuqizuar, po për t'i plotësuar. Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka. Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t'u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t'i vërë në praktikë dhe do t'ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.( Matheu 5:17-18)

Jo vetëm që ne, duke neglizhuar dhe shkelur këto porosi hyjnore, do të kemi një pozicion të vogël në mbretëtërinë e qiejve, por rrezikojmë edhe ta humbasim atë, sepse ai që nuk është besnik në të vogla, nuk është në të mëdha dhe kështu patjetër do bjerë në mëkate të rënda dhe do të ndëshkohet.

Zoti na paralajmëroi për shkelje të porosive të vogla në dukje, por që meritojnë një gjykim të rëndë, sepse janë shkak i mëkateve dhe shkeljeve të mëdha.

Me mendim: " Ju keni dëgjuar se u qe thënë të lashtëve: "Mos vrisni"; dhe: “Kushdo që vret do t'i nënshtrohet gjyqit"; por unë po ju them: "Kushdo që zemërohet pa shkak kundër vëllait të tij, do t'i nënshtrohet gjyqit”.

Me fjalë:" Dhe kush i thotë vëllait të vet: "Rraka", do t'i nënshtrohet sinedrit; dhe kush do t'i thotë: "Budalla", do t'i nënshtrohet zjarrit të Gehenës.” (Matheu 5:21-23)

Me shikim: "Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: "Mos shkel kurorën". Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet."(Matheu 5:27)

Prandaj, sipas fjalës së pagabueshme të Zotit, ne nuk duhet të neglizhojmë shkeljet e voglat dhe mos i japim rëndësi si me mendim, shikim edhe veprim, por duhet të jemi shumë konseguent dhe korrigjues, sepse: “Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt; dhe në qoftë se dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje dhe hidhe larg teje, sepse është më mirë që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehena gjithë trupi yt.” (Matheu 5:29-31)

Ka të krishterë, që neglizhojnë kreshmët, si ato gjatë javës, të ditës së mërkurë e të premte, si edhe gjatë përiudhave të caktuara të vitit, sepse kreshma ju duket një gjë e vogël, çështje ushqimi, pa rëndësi. Këta harrojnë se stëretërit, Adami dhe Eva, që ishin vendosur në parajsë (Eden), si qënie të pamëkatëshme dhe të mbushura me hir, e humbën parajsën dhe jetën, sepse të mashtruar nga (gjarpëri) djalli, hëngrën një kafshatë nga pema e ndaluar, për të cilën Zoti ju kishte thënë: "Ha, bile lirisht, nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri".( Zanafilla 1-17)

Kështu edhe ata të krishterë, që nuk janë besnik në të voglat e kreshmës, humbasin të mëdhatë, shëndetin, parajsën dhe Zotin, sepse kur ata nuk i binden Zotit për një porosi kaq të vogël, mosngrënien e një produkti ushqimor për një kohë të caktuar, si do i binden porosive më të mëdha të ligjit, si: "Mos Vrit; Mos thyej kurorën; Mos gënje; Mos Vidh; Mos lakmo"(Eksodi 20 13-17).

Kur ata nuk kanë kaq vetpërmbajtje brenda tyre për të thonë jo një ushqimi, si do t’i thonë jo një tundimi më të madh. Ky është shkaku, që sot ka të krishterë që rrëzohen dhe bien në mëkate të vdekshme, si kurvëri (bashkëjetesë pa kurorë), tradhëti bashkëshortore, abort, vjedhje, mashtrime, dhe lakmi, që është idhujtari.

Ka të krishterë, që neglizhojnë mbajtjen e kryqit në qafë, duke thënë se kjo nuk ka shumë rëndësi, thjesht është një bizhuteri.

Jo, kryqi është: "shenja e Birit të njeriut" (Matheu 24:30).

Kryqi është mjeti i shpëtimit dhe arma kundër djallit, i cili u mund me kryqin e Zotit. Atëherë, si do luftojnë dhe shpëtohen prej demonëve dhe aq më shumë si do të shkojnë pas Zotit, që na tha: “Atëherë Jisui u tha nxënësve të vet: “Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, le ta marrë kryqin e vet e le të vijë pas meje!” (Luka 9:24)

Ka të krishterë të tjerë, që nuk e bëjnë kryqin puplikisht përpara njerëzve, sepse kanë turp ose nuk i japin rëndësi. Ky nuk është një veprim i vogël në dukje, por bërja ose jo e kryqit tregon shumë, vëtëm ajo shenjë bëhet një pohim besimi ose mohimi dhe apostazie kundër Zotit dhe përcaktues për gjykimin përfundiptar, aq sa Zoti na thotë: “Prandaj kushdo që do të më rrëfejë përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfej përpara Atit tim që është në qiej. Por kushdo që do të më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiej''.( Matheu 10 32-33)
Duhet pasur shumë kujdes, sepse fryma e antikrishtit "që tashmë është në veprim" (Selanikasve 2-7), nëpërmjet njerëzve të saj dizenjon rroba, këpucë apo orendi, që të përdhosen simbolet e krishtera sidomos kryqi, psh vendoset poshtë këpucëve, në pjesën e pasme të pantallonave, fundeve, në rrugë dhe nëpër tualete publike, që të krishterët e pakujdesshëm dhe të pandjeshëm ta shkelin e ta përdhosin, duke blasfemuar nga pakujdesia e tyre dhe të: "ecin si armiq të kryqit të Krishtit, dhe fundi i tyre është humbje" (Filpianëve 3-18)

Ka të krishterë, që nuk i vënë rëndësi të veshurit, sidomos në kishë. Ata thonë: “çfarë hyn veshja këtu, unë vishem si më pëlqen e të dihem mirë.”

Jo, veshja është tregues i dinjitetit njerëzor, i gjinisë dhe për ne të krishterët, nderim për vendin e shenjtë dhe tregues të moralit dhe pohim të besimit tonë të krishterë orthodhoks.

Sot, bota ka bërë rroba uniseks, por sipas ligjit moral të Mojsiut që e respektojmë edhe ne të krishterët, nuk duhet që gruaja të veshë rroba burri dhe anasjelltas, sepse është diçka e neveritshme para Zotit, ky parim na mësohet në Librin e Ligjit të Përtërirë: “Gruaja nuk do të veshë rroba burrash, as burri nuk ka për të veshur rroba grash, sepse kushdo që bën gjëra të tilla neveritet nga Zoti, Perëndia yt”. (Ligji i Përtërirë kap 22:5 )

Prandaj, të ardhurit në kishë, sidoemos të dielave e të kremteve, me veshje të çfarëdoshme, të rëndomta, të pista, është mungesë respekti dhe fyerje për vendin, aq më keq me veshje provokuese, që e fyejnë dinjitetin njerëzor apo me stampa simbolesh pagane dhe antikrishtera, është skandal. Zoti tha: “Në këtë botë është e pamundur që të mos ndodhin skandale, por mjerë ai që për faji të cilit vijnë”.(Luka 17-1)

Kisha Orthodhokse nuk ka rroba dhe një modë të përcaktuar për besimtarët e saj , sepse ato kushtëzohen nga klima dhe kultura në vende të ndryshme të botës, por Kisha nxit për veshje me dinjitet, me përkatësi gjinore dhe që nuk krijojnë skandale, ashtu si apostull Apostull Pavli këshillon: “Po ashtu edhe gratë të stolisin veten e tyre me rroba të ndershme, me cipë dhe modesti, pa shkaktuar turp ndaj Perëndisë, vetes, dhe të tjerëve" (1 Timotheut 2:9)

Zoti Jisu Krishti, si një Atë i dhemshur dhe një Mjeshtër i madh, na mëson, na përgatit, ne të krishterëve me gjëra të vogla, përpara se të përballemi me të mëdhatë, që ne duke u përballur me ato të vogla të akumulojmë energji hiri dhe përvojë, që kështu kur të vijnë të mëdhatë e pashmangëshme, t’i përballojmë me sukses ato dhe të fitojmë, ose në të kundërtën, nqs ne do të neglizhojmë dhe nuk do t’u japim rëndësi të voglave të porosive, do të jemi patejtër humbës në të mëdhatë dhe i gjithë faji do jetë i yni.

Prandaj, fjala e Zotit: “Kush është besnik në të vogla, është besnik edhe në të mëdhatë.” (Luka 16:10), është me karakter pohues, fitues për ata të krishterë të devotshëm, por edhe mohues e humbës për ata që neglizhojnë të voglat e porosive, sepse, mund të themi në të kundërtën: "Kush nuk është besnik në të vogla, nuk është besnik edhe në të mëdhatë.”



No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • SEPSE PO TË MOS BESON SE UNE JAM ,JU DO TË VDISNI NË MËKATET TUAJA
    18 Jun, 2025
  • Homelia XXII mbi Ungjillin sipas Mateut
    18 Jun, 2025
  • LUFTA NË KENDVËSHTRIMIN E KRISHTER DHE RREZIKU I NJË LUFTE TË TRETË BOTËRORE.
    16 Jun, 2025
  • GABIMI QË BËJMË ME SHENJTORËT
    15 Jun, 2025
  • ÇFARË HUMBASIM KUR NUK KISHËROHEMI RREGULLISHT DHE ÇFARË REZIKOJMË KUR BIEM NË APOSTAZI?
    11 Jun, 2025
  • MOS NDËRTONI VARRE MADHËSHTORE POR LUTUNI DHE BËNI BAMIRËSI PËR SHPIRTRAT E TË VDEKURVE.
    7 Jun, 2025
  • E SHTUNA E SHPIRTRAVE
    6 Jun, 2025

Shkrime nga Katekisti Miron Çako

Publikimet e vitit 2025

  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako