Shën Marta, Maria dhe Martiri Oshënar Lukarion
Marta dhe Maria ishin motra dhe u gjykuan si fajtore nga idhujtarët, sepse e kishin përkushtuar jetën e tyre për përhapjen e besimit të krishterë mes botës së grave. Heparku, gjatë gjyqit bëri sikur kishte mëshirë dhe i internoi për të hidhëruar rininë e tyre. Ato u përgjigjën se jetën do ta humbasin të gjithë, por mjerë ata që humbasin shpirtin e tyre. Sepse sipas Ungjillorit Joan “Ai që i beson Birit të Perëndisë ka jetë të përjetshme; po ai që nuk i bindet Birit, nuk do të shohë jetë, por zemërimin e Perëndisë mbetet mbi atë”. Heparku urdhëroi atëherë që ato të vriteshin me vdekje në kryq. Idhujtarët e pranishëm u mahnitën nga madhështia e tyre rinore dhe atëherë heparku urdhëroi që shenjtoreve t’ju pritej koka.
Në disa Sinaksarë, gjatë kësaj dite, bashkë me dy shenjtoret e mësipërme virgjëresha, përmendet edhe Shën Lukarioni. Ky shenjtor, tregohet si ishte një fëmijë që murgjëronte bashkë me motrat Marta dhe Maria. Edhe ai u kryqëzua bashkë me shenjtoret, dhe më pas edhe atij ju pre koka. (Është e mundur që Martiri Oshënar Lukarion është i njëjti me atë që kremtohet më 7 Qershor).