Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • SHKRIMET E VITIT 2026
      • SHKRIMET E VITIT 2025
      • SHKRIMET E VITIT 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Shërimi i shpirtit!

May 12, 2026 at 2:56 pm, No comments

Nga: Çenkuela Selenica


Shpirti i njeriut lodhet, plagoset dhe errësohet sa herë që largohet nga dashuria e Perëndisë. Shenjtorët e krahasojnë shpirtin me një kopsht: kur nuk ujitet me lutje dhe hir, fillojnë të rriten ferrat e trishtimit, frikës, krenarisë dhe boshllëkut. Por ashtu si toka e thatë ringjallet nga shiu, edhe shpirti mund të rilindë nga hiri i Zotit.

Shën Isaak Siriani thoshte se zemra e njeriut shërohet përmes lotëve të pendimit dhe mëshirës. Jo lotët e dëshpërimit, por ata lotë që pastrojnë brendësinë dhe e bëjnë zemrën të butë. Sipas tij, kur njeriu mëson të përkulet me përulësi para Perëndisë, atëherë fillon shërimi i vërtetë.

Shën Siluani i Athosit mësonte se plagët më të mëdha të shpirtit vijnë nga mungesa e dashurisë. Ai thoshte se njeriu që nuk ka paqe me Zotin, nuk mund të ketë paqe as me veten dhe as me të tjerët. Për këtë arsye, ai këshillonte lutjen e vazhdueshme dhe ruajtjen e zemrës nga urrejtja, gjykimi dhe dëshpërimi.

Edhe Shën Serafimi i Sarovit fliste për gëzimin shpirtëror si shenjë të pranisë së Frymës së Shenjtë. Ai i përshëndeste njerëzit me fjalët: “ Krishti u Ngjall, Gëzimi im!”

Sepse për të, shpirti shërohej jo vetëm nga pendimi, por edhe nga drita e Ngjalljes. Kur Krishti hyn në zemrën e njeriut, errësira fillon të humbasë fuqinë e saj.

Shenjtorët na mësojnë se shërimi i shpirtit nuk ndodh brenda një dite. Është një luftë e heshtur dhe e gjatë. Ka momente kur njeriu bie, lodhet apo humbet forcën, por Zoti nuk largohet prej tij.

Shën Paisi i Malit Athos thoshte se Perëndia lejon disa sprova që zemra të pastrohet dhe të mësojë dashurinë e vërtetë. Sipas tij, plagët shpirtërore shpesh bëhen porta përmes së cilës hyn hiri hyjnor. 

Në jetën ortodokse, shërimi vjen përmes lutjes, heshtjes, rrëfimit dhe Kungimit. Kur njeriu hap zemrën para Perëndisë pa maska dhe pa krenari, ai fillon të ndiejë një paqe që bota nuk mund t’a japë. Kjo paqe nuk do të thotë mungesë vështirësish, por prania e Krishtit brenda zemrës.

Shën Porfirios thoshte se shpirti shërohet më shumë nga dashuria se sa nga frika. Sa më shumë njeriu afrohet tek Krishti, aq më shumë largohet errësira e brendshme. Drita nuk lufton me errësirën, ajo thjesht ndriçon.

Dhe ky është shërimi më i madh: kur zemra, edhe pas shumë plagësh, arrin përsëri të dojë, të falë dhe të shpresojë.


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Gjendja e zemrës dhe raporti i saj me dashurinë!
    15 May, 2026
  • Përse shkojmë në kishë?
    14 May, 2026
  • Mrekullitë e Zotit Krisht!
    13 May, 2026
  • Shërimi i shpirtit!
    12 May, 2026
  • Asgjë nuk është më e fortë se një zemër e pastër dhe asgjë më e dobët se një zemër e robëruar nga mëkati.
    11 May, 2026
  • Histori Mrekullie nga Shën Sofia
    8 May, 2026
  • Pse Zoti kërkon zemrën tonë?
    8 May, 2026
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako