Histori Mrekullie nga Shën Sofia

Shën Sofia, aketizmi i të cilës filloi në Pont, në një mal larg të afërmve të saj. Atje iu shfaq Shën Gjergji dhe e paralajmëroi të njoftonte fshatarët për një përndjekje që po vinte dhe të largoheshin, dhe në këtë mënyrë ajo shpëtoi fshatin.
Kur anija po transportonte pasagjerët nga Azia e Vogël, një stuhi e fortë i rrezikoi jetën të gjithëve. Në fund stuhia pushoi dhe të gjithë mbijetuan, por kapiteni tha, pasi bëri shenjën e kryqit: “Duhet të keni mes jush një njeri të drejtë që ju shpëtoi”, dhe të gjithë vështruan Sofinë që qëndronte në një qoshe gjatë gjithë udhëtimit duke u lutur.
Kjo ngjarje është regjistruar edhe në video, ku ajo vetë rrëfen çfarë ndodhi: “Valët ishin plot me engjëj dhe Hyjlindësja u shfaq duke thënë: “Njerëzimi do të humbasë, sepse janë shumë mëkatarë”. Dhe unë thashë: “Hyjlindësje, le të humbas unë sepse jam mëkatare, që bota të shpëtojë”.