Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

NJOHJA E PERËNDISË NË TRADITËN ORTODOKSE !

August 26, 2025 at 9:56 am, No comments


Nga: Çenkuela Selenica


1. Qëllimi i jetës shpirtërore

Në traditën ortodokse, njohja e Perëndisë nuk është thjesht një informacion tërësisht intelektual, por një përvojë e thellë mistike dhe ekzistenciale. Kjo njohje shihet si qëllimi kryesor i jetës shpirtërore:

“Në traditën shpirtërore të Kishës, njohja e Perëndisë dhe e së Vërtetës së Tij është qëllimi kryesor i jetës!”

2. Shenjtorët dhe Etërit mbi njohjen e Perëndisë

a) Shën Grigori i Nazianzit, Theologu

Shën Grigori i Nazianzit quhet Theologu në Kishën Ortodokse, sepse përjetoi dhe shqiptoi Zbulesën e Perëndisë në mënyrë mistike. Ai nuk e kufizoi njohjen e Perëndisë në fjalë të zhveshura, por ecilësoi si një përbashkim të qënies njerëzore me Hyjninë.

b) Shën Gregori i Nisës ,njohje si zotërim

Shën Gregori i Nisës thekson: “Zoti nuk thotë se është e bekuar të dish diçka për Perëndinë, por të posedosh Perëndinë në vetvete”.

Pra, njohja e vërtetë duhet të përjetohet në zemër dhe mendje të pastër.

c) Shën Joan Damaskinoi, Teologjia Apofatike

Në teologjinë ortodokse apofatike, theksohet se thelbi i Perëndisë është i papërfytyrueshëm. Njohja realizohet jo nëpërmjet asaj që Perëndia është, por përmes çfarë Ai nuk është , përshkrime negative, që i mbajnë njerëzit larg nga idetë antropomorfike.

d) Shën Grigor Palamai , dritë e pacaktuar dhe deifikim

Gregor Palamai thekson se njohja e Perëndisërealizohet përmes “Natyrës jo të krijuar, një dritë hyjnore të cilën e sheh shpirtërisht ai që është i bashkuar me Perëndinë”. Kjo përvojë quhet “Teori” (shoh) si pjesë e deifikimit: Bashkimi ekzistencial me Hyjninë. Njohja e Perëndisë sipas Palamait është më shumë se intelekt, është një përfshirje e qëniesnjerëzore në veprimin hyjnor.

e) Shën Simeon Teologu i Ri , përvoja personale

Shën Simeon Teologu i Ri “ Foli nga përvoja personale e shikimit të Perëndisë”. Ai theksoi “Theorian” , domethënë shikimin mistik të Perëndisë, si rrugën drejt njohjes së vërtetë.  

f) Shën Siluani nga Athoni , njohja nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë

Shën Siluani sqaron: Të besosh është një gjë, por të njohësh Perëndinë është diçka tjetër. Ai shton se kjo njohje realizohet përmes Shpirtit të Shenjtë, jo përmes dijes njerëzore. Edhe fëmijët, pa arsim të veçantë, e njohin Perëndinë përmes Shpirtit të Shenjtë .

g) Gnosis , njohja mistike

Në mendimin ortodoks, “Gnosis” është njohja shpirtërore e atyre që kanë arritur Theosis (deifikimin). Ajo nuk është kuptim racional, por përvojë mistike dhe intuitë e ardhur nga Theoria, nga përjetimi hyjnor.

3. Mbi njohjen e Perëndisë

Njohja lind nga besimi dhe frytet e tij, siç lutet Shën Pavli që besimtarët të

“ Mbushen me njohjen e vullnetit të Krishtit dhe të rriten në njohjen e Perëndisë”.

Një burim apostolik citon: “Fryma e së Vërtetës... do t’ju mësojë gjithçka dhe do t’ju udhëzojë në të gjithë të Vërtetën” (Joani 14:26, 16:13), duke nënkuptuar që Shpirti i Shenjtë është mësuesi i thellë i njohjes së Perëndisë.

4. Ndërtimi i njohjes shpirtërore në praktikë

Hesychasm (via hesychia – qetësia e brendshme) është praktika murgërore e lutjes dhe e heshtjes së brendshme. Ai ka tri faza: Katharsis(pastrim), Theoria(shikim) dhe Theosis (deifikim). Në këtë praktikë ndodh kontakti me “Dritën e pakrijuar” ,një formë njohjeje hyjnore.

5. Përmbledhje dhe përfundim

Në ortodoksi, Njohja e Perëndisë është:

Ekzistenciale: Nuk është thjesht dituri, është të bashkohesh me Hyjninë. Mistike: Arrihet përmes Theorisë (shikimit hyjnor), jo nga logjika.Shpirtërore: Realizohet përmes Shpirtit të Shenjtë, jo dijes njerëzore.Asketike: Kërkon pastrim,heshtje,lutje,përkushtim (hesychasm).                                       Teologjike: Etërit  si Grigor Palamai, Gregori i Nisës, Simeon Teologu i Ri, dhanë interpretimin më të thellë të kësaj njohjeje.

Në fund, Njohja e Perëndisë, në traditën ortodokse nuk është koncept abstrakt, por  një jetë që preket nga drita hyjnore, një përvojë e brendshme që udhëhiqet nga hiri i Zotit dhe asketizmi shpirtëror. Shenjtorë  të ndryshëm si Grigori i Nisës, Palamai, Simeon Teologu i Ri, Siluani, theksojnë se, përmes pastrimit, deifikimit dhe Shpirtit të Shenjtë, njerëzit mund të bëhen pjesë dhe njohës të Përjetësisë!


No comments

Leave a reply







Recent Posts

  • Frytet e Shpirtit të Shenjtë !
    4 Oct, 2025
  • KU NA ÇON AXHENDA E INDETITETIT GJINOR (SHPREHJE GJINORE)
    1 Oct, 2025
  • Homelia XI mbi Ungjillin sipas Mateut
    30 Sep, 2025
  • Shpirti i Shenjtë: Drita dhe Forca e Jetës Ortodokse !
    30 Sep, 2025
  • FALJA: UDHËZIMI I SHENJTORËVE !
    25 Sep, 2025
  • Verbëria fizike vs verbëria shpirtërore !
    24 Sep, 2025
  • Homelia X mbi Ungjillin sipas Mateut
    19 Sep, 2025
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
  • Shenjtorët e ditës
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
  • Historia Kishtare
  • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
  • PREDIKIME KISHTARE
  • Miron Çako