MREKULLITË E IKONËS SË HYJLINDËSES “ PORTAITISSA ” !
Nga: Çenkuela Selenica
1. Shërimi i të paralizuarit në Athos, nga Hyjlindësja Mari
Në Malin e Shenjtë, në manastirin Vatopedi, ruhet një ikonë e Hyjlindëses që quhet “ Portaitissa”. Në mesin e shekullit XIX, një burrë i paralizuar nga gjymtyrët e poshtme, i quajtur Nikolla, erdhi në Athos për t’u lutur. Ai kishte shpresë të veçantë te Hyjlindësja, pasi prej vitesh kishte dëgjuar për mrekullitë që ndodhnin përpara kësaj ikone.
Nikolla qëndroi për ditë të tëra në kishë, duke u lutur dhe duke qarë. Një natë, ndërsa lexoheshin lutjet e mesnatës, ai pa një grua të ndritur dhe madhështore që iu afrua, e preku me dorën e saj të djathtë dhe i tha:
“ Ngrihu dhe ec; besimi yt të shpëtoi.”
Ai u zgjua menjëherë dhe ndjeu forcë në këmbët e tij. Para gjithë murgjve, ai u ngrit dhe filloi të ecte, duke lavdëruar Perëndinë dhe Hyjlindësen Mari. Pas kësaj, Nikolla qëndroi për ca kohë në Athos për të ndihmuar manastirin, dhe mrekullia u përhap në të gjithë Greqinë, si një dëshmi e gjallë e ndërmjetësisë së saj!
Kjo ngjarje është përmendur nga kronikat e manastirit dhe në librat e pelegrinëve të shek. XIX, si shembull i qartë se Hyjlindësja nuk braktis asnjë njeri që i drejtohet me besim të plotë!
Një natë, një flotë piratësh iu afrua Manastirit Iviron me qëllim që t’a grabisnin. Murgjërit ishin në gjumë dhe nuk e dinin rrezikun. Papritur, kambanat e manastirit filluan të bien vetë, dhe një dritë e fortë ndriçoi nga porta kryesore, aty ku ndodhet ikona Portaitissa.
Sipas dëshmisë së murgjërve të asaj kohe, ata panë që Zonja Hyjlindëse qëndronte mbi portë, e veshur me dritë të pamatë, duke mbajtur në krahë Krishtin-Fëmijë dhe duke iu drejtuar piratëve. Pamja ishte aq e frikshme për ta, saqë piratët u tërhoqën menjëherë,pa tentuar më sulmin.
Pas ngjarjes, murgjërit e quajtën këtë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Hyjlindëses për të ruajtur portën e manastirit dhe kështu mrekullia lidhet akoma më fortë me emrin e saj “Portaitissa”, Mbrojtësja e Portës!
Kjo ngjarje përmendet në kronikat e manastirit dhe vazhdon të kujtohet nga vëllezërit murgj, si shembull i gjallë i mbrojtjes së saj!
Një nga rastet e dokumentuara ndodhi në vitin 1981 në manastirin e Ivironit, në Malin Athos. Në atë kohë, murgjit vunë re se ikona kishte filluar të nxirrte një aromë të mrekullueshme, e cila vinte nga një vaj i hollë dhe i ëmbël që rridhte nga fytyra e Hyjlindëses dhe nga skajet e ikonës. Ky vaj ishte aq i bollshëm, saqë murgjit e mblidhnin me pambuk dhe ia shpërndanin pelegrinëve si bekim.
Shumë dëshmi tregojnë se ata që u lyen me këtë vaj ose e morën në shtëpi për bekim, përjetuan ndihmë hyjnore:
- Një grua nga Selaniku, e cila vuante nga një tumor në stomak, u shërua pas lyerjes sëpërditshme me mirrën e ikonës.
- Një burrë, që kishte vite të tëra infertilitet me bashkëshorten, mori bekimin e mirrës dhe brenda vitit çifti pati një fëmijë.
- Shumë njerëz rrëfyen paqe shpirtërore dhe kthesë të jetës nga rruga e mëkatit, pas kontaktit me këtë bekim.
Kisha Ortodokse e sheh këtë si një shenjë të kujdesit të vazhdueshëm të Hyjlindëses për bijtë e saj, duke i ftuar ata në pendim dhe besim të fortë!